Albatlanta

Po me Piramidėn ē’patėn xhanėm?
Adri Nurellari
Vendimi i ēuditshėm pėr tė prishur piramidėn dhe pėr tė ndėrtuar aty Parlamentin e ardhshėm ngjalli jo vetėm mėrzi pėr shkatėrrimin e kėsaj ndėrtese emblematike tė kryeqytetit, por edhe ngriti shumė pikėpyetje nė mbarė opinionin publik.

Gjėja e parė qė tė bie nė mendje ėshtė papėrgjegjshmėria me tė cilėn shpėrdorohen fondet dhe prona publike. Pėr Parlamentin tashmė ėshtė bėrė njė konkurs nė qershor 2007, ėshtė zgjedhur fitues projekti i pėrgatitur nga Campi, Reinhart dhe Jano, pėr t’u ndėrtuar nė pjesėn e prapme tė ndėrtesės sė zyrave tė Kuvendit. Pak muaj mė herėt ėshtė bėrė njė rikonstruksion qė ka kushtuar mbi 80 milionė lekė, pėr tė cilin u krekos aq shumė Kryetarja e Parlamentit. Po ashtu, ndaj Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės “Arbnori” tashmė ėshtė nisur njė proces rikonstruktimi, janė bėrė tashmė punime dhe janė thirrur nė tė kaluarėn edhe konkurse pėr ta modernizuar piramidėn, duke e shndėrruar nė njė qendėr tė arteve moderne. Tė gjitha kėto veprime kanė mbajtur kosto nga buxheti, dhe tė gjitha ato pare ēohen dėm, sepse dikujt i ka shkuar nė mendje befas pa pėrfillur kostot qė tė heqė dorė nga nismat e mėparshme dhe ta ndėrtojė Parlamentin te piramida. Gjithashtu kėta vendimmarrės tė papėrgjegjshėm nuk kanė bėrė llogari vlerėn e ndėrtesės qė ka pėr t’u prishur, edhe pse ngrehina ėshtė relativisht e re dhe tėrėsisht funksionale.

Sė dyti, tė vjen ēudi pėr mungesėn e theksuar tė seriozitetit tė vendimmarrėsve, tė cilėt nuk e kanė pėr gjė qė tė ndėrrojnė mendje nė rrugė e sipėr dhe tė vėnė nė zbatim teka tė reja. Kjo gjė dėshmon pėr njė nivel tė lartė tė arbitraritetit tė titullarėve tė cilėt qeverisin me dorė tė hekurt dhe vullneti i tyre ėshtė baza absolute, ndėrkohė qė mungon tėrėsisht fryma institucionale e vazhdimėsisė sė impenjimeve tė marra mė herėt, sikurse ishte rasti i projektit tė miratuar tė Parlamentit, si dhe planeve pėr transformimin e QNK-sė.

Njė shqetėsim i tretė dhe mė domethėnės ka tė bėjė me vetė vlerėn historike tė kėsaj ndėrtese qė prej kohėsh ėshtė shndėrruar nė njė ndėr vendet mė simbolike dhe karakteristike tė fytyrės sė Tiranės. Gjithashtu ka tė bėjė edhe me vetė domethėnien qė ka pasur nė tė kaluarėn piramida, duke pėrfaqėsuar si pak ndėrtesa tė tjera tė ngelura nė Tiranė gjurmėt e sė kaluarės. Fatkeqėsisht nė Tiranė ka njė traditė tė keqe pėr tė prishur ndėrtesat me rėndėsi, sikurse ka qenė bashkia e vjetėr, xhamitė, kishat, tregu etj., dhe ėshtė e pafalshme qė ne tė tregohemi kaq bukėshkalė me trashėgiminė historike dhe kaq tė pakujdesshėm me brezat e ardhshėm qė meritojnė tė marrin tė pacenuara sa mė shumė monumente nga e kaluara.

Sė katėrti, ky veprim tregon edhe njė nivel tė lartė imoraliteti pėr sa i pėrket ligjėrimit politik tė pushtetarėve, tė cilėt pėrdorin standarde tė dyfishta sipas leverdisė. Nėse ata do tė besonin me tė vėrtetė nė argumentet me tė cilat aq zellshėm kanė kundėrshtuar gjatė vitit tė kaluar projektin e Edi Ramės pėr ndėrtimin e sheshit tė Tiranės, apo pėr shkatėrrimin e teatrit disa vite mė pėrpara, ata kurrsesi nuk do tė ēonin ndėr mend tė preknin piramidėn.

Si pikėpyetje e pestė mund tė shtrohen motivet e dyshimta pėr tė cilėn ėshtė nė plan shkatėrrimi i piramidės dhe qė lėnė tė mendojnė pėr vazhdimin e gjuetisė sė shtrigave ndaj televizionit mė tė rėndėsishėm nė Shqipėri, “Top Channel”. Synimi pėr t’i pėrzėnė nga ambientet publike tė marra me qira si ndėshkim pėr qėndrimin editorial, ėshtė bėrė tashmė histori e vjetėr, sikurse e dėshmon edhe ēėshtja e turbullt e ish-ekspozitės “Shqipėria Sot”. Gatishmėrinė pėr tė “djegur jorganin pėr njė plesht” tė kėsaj mazhorance hakmarrėse ne e kemi parė pėr muaj me radhė me rastin qesharak tė mbikalimit tė “Zogut tė Zi”, edhe pse nė atė rast tė paktėn mund tė pretendohej ndonjė argument teknik apo procedural, kurse ky i tanishmi ėshtė dukshėm njė rast tekash apo huqesh.

Sė gjashti, nė mėnyrė tė natyrshme tė lind njė keqardhje pėr vlerat konkrete arkitektonike tė piramidės. Ajo ėshtė njė ndėrtesė shumė autentike dhe interesante, e vendosur nė harmoni tė mirėfilltė me rrethinat, e dizenjuar e plotė e me karakter tė qartė, me njė formė qė duket si rreze drite, qė dalin nga qendra dhe shpėrndahen si tė ishin krahė shqiponje, duke shpalosur njė pamje tė hijshme qė bėn pjesė nė aq shumė kartolina dhe fotografi private.

Padyshim, njė ndėr veprat arkitekturore mė dinjitoze tė kohės kur ėshtė ndėrtuar, qė dallon shumė prej ndėrtesave tė tjera qė janė nė ndėrtuar kuturu nėpėr Tiranė dhe qė shpesh janė plagjiarizma tė lodhura tė kopjuara nga tjetėrkund.

Nė rend tė shtatė vlen tė pėrmendet edhe shqetėsimi pėr zvogėlimin nė pėrgjithėsi tė ambienteve publike, tė cilat i shėrbejnė zbukurimit dhe pasurimit tė jetės sė qytetarėve. Pra, njė vazhdim i shkatėrrimit tė shesheve, parqeve apo ambienteve sportive, duke zvogėluar mundėsitė pėr tė pasur njė jetė tė shėndetshme kulturore e sportive, ndėrkohė qė popullsia e kryeqytetit ėshtė duke u rritur. Nė njė vend tė varfėr si yni, QNK-ja ishte shndėrruar nė njė oaz e pikė reference pėr jetėn modeste kulturore e artistike tė qytetit dhe ka gėluar me ekspozita, shfaqje, koncerte, panaire e seminare. E gjithė kjo hapėsirė pėr kėto aktivitete do tė zhduket e nuk do tė kompensohet tjetėrkund, duke pėsuar fatin qė patėn parqet e lulishtet, palestrat si ajo e “Qemal Stafės”, pishinat dhe pjesė tė kompleksit “Dinamo”, ish-ekspozita “Shqipėria sot” e kėshtu me radhė.

Njė shqetėsim i nėntė lidhet me shanset qė ofronte projekti i njė Parlamenti tė ri pėr tė vėnė nė jetė idenė e Tiranės policentrite, qė aq shumė ėshtė proklamuar nė retorikėn e fushatave nga tė gjitha forcat politike. Nėse do tė ishte me tė vėrtetė e domosdoshme pasja e njė ndėrtese tė re, atėherė alternativa mė e mirė do tė ishte qė Parlamenti i ri tė ndėrtohej krejt nga e para nė periferi tė Tiranės, pse jo nė Kinostudio apo Kamzė pėr t’u dhėnė jetė e rėndėsi zonave nė zhvillim dhe pėr ta ēuar Parlamentin sa mė afėr popullit dhe sa mė larg bllokut (tė ri apo atij tė vjetėr).

Nė numrin e 10 tė ēudive qė ngjall nisma, njė ndėr mė tė mprehtat ėshtė padyshim edhe ēėshtja e kostos sė ndėrtimit tė Parlamentit tė ri. A ėshtė me tė vėrtetė e domosdoshme kjo ndėrtesė pikėrisht nė kėto kohė tė vėshtira ekonomike, ku buxheti ėshtė i mbytur nė fyt me borxhe dhe qeveria ka nisur shkurtime kudo e ka lėnė pėrgjysmė tė tjera projekte infrastrukturore? Pse vjen pikėrisht tani ndėrtimi i njė ndėrtese luksoze tė re, “qeresteja” e sė cilės mund tė shkojė nė dhjetėra milionė euro, kur Kryetarja e Parlamentit bėn shkurtime tė skajshme nė shpenzimet e tjera operative tė Kuvendit e u heq dieta e makina deputetėve? Nėse me tė vėrtetė nevojitet njė sallė e re, atėherė pse mos tė pėrshtatet e pėrdoret vetė piramida, e cila qė nė fillim ėshtė menduar si ndėrtesė polifunksionale. Fundja ku ka mė bukur qė tempulli i demokracisė tė vendoset pikėrisht nė fronin ku ka sunduar kulti i individit.

Njė shqetėsim i njėmbėdhjetė ka tė bėjė me vetė mėnyrėn e rrufeshme me tė cilėn u mor vendimi, pa u konsultuar apo pa e diskutuar publikisht projektidenė e ndėrtimit tė Parlamentit mbi rrėnojat e Piramidės. Gjithė kjo mungesė transparence, gjithė ky ngut, dhe mospyetje e opinionit publik lidhur me kėtė nismė, me tė vėrtetė e ndot nė mėnyrė tė turpshme ndėrtimin e njė Kuvendi tė ri tė popullit pa marrė nė konsideratė fare mendimin e popullit. Kur pushtetarėt nuk janė tė aftė tė mbjellin, nxisin e marrin konsensus edhe pėr njė gjė kaq teknike dhe qė na pėrket tė gjithėve, siē ėshtė ndėrtesa e Parlamentit tė ri, ē’mund tė presim pastaj nga realizimi i tė tjerave nismave qė kėrkojnė konsensus tė gjerė, siē janė pėr shembull reformat drastike qė nevojiten pėr gjyqėsorin nė kuadėr tė integrimit europian!?

Kėto pikėpyetje tė mėsipėrme dhe plot tė tjera tė ngjashme, dalin natyrshėm kur ballafaqohesh me vendime tė pabluara tė marra shpejt e shpejt, tė ndikuara nga ngarkesa emocionale dhe nga njė arrogancė e shpėrfillje e skajshme lidhur me opinionin apo mendimin e palėve tė tjera. Ka ardhur koha qė t’i jepet fund kėtij stili delirant dhe amator tė tė administruarit tė pushtetit, duke menduar nė mėnyrė dritėshkurtėr pa marrė nė konsideratė impaktin afatgjatė dhe vullnetin e publikut, si dhe t’i vihet fre njėherė e mirė shkatėrrimit tė monumenteve, qė i pėrkasin memories sonė kolektive dhe trashėgimisė sonė historike.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com