Albatlanta

Imuniteti, kurth i ri per opoziten
Andrea Stefani
Pėr tė kuruar imazhin e dėmtuar rėndė nga denoncimi i korrupsionit deri edhe lidhjeve mafioze ministrash nė kabinetin e tij, Berisha ka hedhur pėrsėri nė qarkullim idenė e heqjes sė imunitetit tė deputetėve. Njė ide qė fatkeqėsisht e mbėshteti kėto ditė edhe Presidenti i Republikės. Nė fakt, qėllimi i Kryeministrit nuk ėshtė qė me heqjen e imuniteteve tė luftojė korrupsionin, por qė t’i shtojė edhe njė tjetėr mjet arsenalit tė tij tė shantazhimit tė opozitės. Kjo bėhet edhe mė e mundur nė kushtet kur nė Shqipėri nuk ekziston njė drejtėsi qartazi e pavarur nga pushteti dhe kur pavarėsia e institucionit tė prokurorisė ėshtė reduktuar edhe mė shumė pas amendimeve kushtetuese tė prillit 2008. Janė kėto dyshime tė ngritura me kohė edhe nga Komisioni i Venecias nė njė opinion tė dhėnė pėr kėtė ēėshtje mė shumė se 4 vjet mė parė.

* * *

Heqja e imuniteteve tė deputetėve ėshtė njė ambicie e hershme e Berishės, e ngjashme me atė tė ujkut tė fabulės qė i kėshillon demit tė heqė brirėt, se ashtu “duket mė bukur”. Prandaj qė nė vitin 2005, qeveria i bėri njė kėrkesė Komisionit tė Venecias pėr njė opinion mbi projektligjin “Pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve”, pėr rastet e krimeve korruptive dhe abuzimit me detyrėn. Opinioni mbėrriti nga Venecia nė mars 2006 dhe nuk qe aq optimist pėr iniciativėn e Berishės qė ende ruante imazhin e “princit blu qė do vriste kuēedrėn e korrupsionit”.

Sipas Komisionit tė Venecias, imuniteti parlamentar ėshtė dizenjuar, para sė gjithash, qė tė mos e lejojė pushtetin ekzekutiv (qeverinė) dhe shumicėn parlamentare qė ta pengojnė Parlamentin nė funksionet e tij normale dhe veēanėrisht duke dobėsuar opozitėn me hetime selektive. A mund tė besohet se autoritaristi Berisha nuk mund tė mos ushqejė ambicie tė tilla kur qysh nė fillim tė karrierės sė tij si pushtetar, njė nga manipulimet e para qė realizoi me anė prokurorėsh dhe gjykatėsish tė kapur ishte burgosja e liderit tė opozitės Fatos Nano? Imuniteti parlamentar ėshtė njė element i rėndėsishėm i organizmit tė institucioneve tė mbikėqyrura nga Kushtetuta dhe ka tė bėjė edhe me pozicionin e Parlamentit nė kornizėn kushtetuese dhe me marrėdhėniet e tij me pushtetet e tjera tė shtetit. Prandaj Komisioni i Venecias ka hedhur dyshime nėse vėrtet ekziston njė nevojė urgjente nė Shqipėri pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve. “Duhet nėnvizuar se deri nė ditėn e sotme– theksohet nė opinionin e Komisionit tė Venecias -ka pasur vetėm njė rast nė tė cilin ėshtė diskutuar heqja e imunitetit tė deputetėve nė bazė tė Kushtetutės ekzistuese. Ēėshtja nuk kishte tė bėnte me korrupsionin dhe nuk ēoi nė heqjen e imunitetit. Ky sfond historik hedh hije dyshimi nėse vėrtet ekziston njė nevojė urgjente pėr kėtė reformė, sikundėr pretendohet nė shpjegimet e dėrguara nga qeveria shqiptare”, shpjegonin ekspertėt e Venecias. Sot, pas mė shumė se 4 vjetėsh, situata ėshtė po ajo. Vetė shumica dhe Berisha qė stėrbetohen se nuk do fshihen pas imunitetit, nė prapaskenė kanė bėrė dhe bėjnė lloj-lloj makinacionesh qė ministra tė akuzuar pėr korrupsion, si Fatmir Mediu apo Lulzim Basha, t’i shmangen pėrballjes me ligjin. Nėse vėrtet do kish vullnet pėr tė luftuar korrupsionin, Berisha duhej ta demonstronte kėtė me tė vetėt. Dhe ekzistojnė tė gjitha kushtet ligjore pėr njė gjė tė tillė. Imuniteti nė fakt nuk pėrbėn pengesė nėse shumica ka vullnet ta luftojė korrupsionin nė radhė tė parė aty ku ai ėshtė mė prezent, nė radhėt e pushtetit dhe qeverisė. Edhe Komisioni i Venecias ka sqaruar se Parlamenti ka tė drejtė t’ia heqė imunitetin ēdo deputeti tė tij, sepse imuniteti nuk ėshtė njė privilegj privat i deputetit, por njė rregull pėr tė mbrojtur vetė Parlamentin dhe funksionimin e tij normal. Prandaj edhe Kushtetuta e Republikės i njeh Kuvendit tė drejtėn tė heqė imunitetin pėr secilin nga anėtarėt e tij. Ēdo tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se Kushtetuta shqiptare i ka tė gjitha standardet europiane lidhur me heqjen e imunitetit tė deputetėve. Kjo do tė thotė se heqja e imunitetit nė tėrėsi jo vetėm nuk favorizon luftėn kundėr korrupsionit, por vė nė rrezik funksionimin normal tė Parlamentit, duke rrezikuar opozitėn pėrballė njė pushteti autoritarist dhe tė korruptuar.

* * *

A duhet tė hiqet imuniteti i deputetit rast pas rasti, apo nė avancė pėr tė gjithė deputetėt? Ky ėshtė problemi qė ngrihet dhe Komisioni i Venecias shqyrton rreziqet e njė persekutimi tė mundshėm politik tė opozitės.

Dhe thekson se vėrtet ka njė praktikė tė Bundestagut (Parlamentit) gjerman pėr heqjen e pjesshme tė imunitetit pėr tė gjithė periudhėn e mandatuar parlamentare, por shton se edhe Gjykata Kushtetuese nė Gjermani nuk ka mundur akoma tė vendosė nėse kjo praktikė ėshtė me tė vėrtetė kushtetuese. Nė literaturėn gjyqėsore janė shfaqur shumė dyshime pėr kėtė problem. “Dyshimet bazohen pjesėrisht nė shqetėsimin se heqja e pėrgjithshme e imunitetit mund tė ndikojė nė punėn e Parlamentit, sepse mund tė lejojė hetime selektive, arbitrare ose edhe politikisht tė motivuara”, thuhet nė opinionin e Venecias. Ndaj dhe sugjeron qė ēėshtja tė shqyrtohet me seriozitet dhe nė kontekstin shqiptar, sepse nė Gjermani, krejt ndryshe nga Shqipėria, ekzistojnė ndėrkaq masa mbrojtėse dhe mbi tė gjitha njė drejtėsi shumė mė e pavarur qė mbrojnė deputetėt nga hetime selektive me motive arbitrare.

“Njė tjetėr set rregullash qė mbrojnė kundėr hetimeve arbitrare dhe politikisht tė motivuara janė ato qė mbrojnė pavarėsinė e prokurorisė nga ndikimet politike dhe marrjes sė instruksioneve nga nivele tė ndryshme politike”, thuhet nė opinionin e komisionit. Kjo ėshtė tamam situata qė shqetėson nė Shqipėri. Nga instruksionet e Topallit pėr Kryeprokuroren Ina Rama nė rastin e hetimit tė Gėrdecit e deri te presionet e kohėpaskohshme tė Kryeministrit mbi Prokurorinė, si dhe projektet e tij pėr heqjen e imunitetit tė prokurorėve dhe gjykatėsve. Komisioni i Venecias sqaron se “nė Gjermani prokurorėt janė normalisht organe tė shteteve Lande, qė do tė thotė se ata nuk varen nga shumica qeverisėse nė nivel federal”. Njė distancė e tillė nuk ekziston nė Shqipėri dhe mundėsitė e shumicės qeverisėse pėr tė ndikuar mbi prokurorinė janė shtuar shumė tani qė, pas ndryshimeve kushtetuese, Kryeprokurori nuk ka mė njė mandat tė pakufizuar, por vetėm 5-vjeēar. Kėshtu, nė kontekstin e Shqipėrisė, ku mungojnė ende garancitė dhe balancat, dhe njė tendencė e fuqishme autoritariste ekziston nė kokėn e politikės, heqja e imunitetit pėr tė gjithė deputetėt nuk mund tė mos ēojė nė hetime selektive dhe politikisht tė motivuara. Duhet tė jesh i verbėr tė mos shohėsh se ky ėshtė edhe qėllimi i kėsaj “reforme” tė iniciuar nga Kryeministri Berisha qė nė momentet e para tė riardhjes sė tij nė pushtet. Njė kurth i ri politik po projektohet pėrsėri nė horizont pėr opozitėn. Nuk ėshtė njė rastėsi qė edhe Komisioni i Venecias ka konstatuar se drafti i qeverisė nuk parashikon plotėsimin e ndonjė prej kushteve qė do ta bėnin tė pamundur hetimin selektiv dhe tė motivuar politikisht tė deputetėve
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com