Albatlanta

Duke ngulmuar pėr kuti tė mbyllura..
Pellumb Kulla


Nuk i njoh tė gjithė ata qė u etiketuan si pjesėtarė tė elitės sė kombit, se janė bėrė shumė. Duke mos pritur ditaditės listėn e plotė, qė me siguri do tė arrijė tė njėjtin numėr me ata qė kanė votuar vėrtet pėr Berishėn, po u drejtohem atyre njėzet a tridhjetė artistėve dhe shkrimtarėve, me tė cilėt njihem.

Dalja nga diktatura nė njė sistem demokratik ėshtė si dalja nga honi, nga gremina me shkėmbinj tė thepisur dhe vendosja mbi njė tra ekuilibri qė mund tė tė shpjerė pėrsėri nė hon. Qė ky tra tė ketė drejtpeshim, nė njėrin skaj qėndrojnė qeveritarėt me turmėn e tė interesuarve pėr jetėgjatėsinė e qeverisė dhe nė skajin tjetėr ndodhet Opozita me interesaxhinjtė e saj. Nė skajin e Opozitės, qė nė fėmijėri tė njerėzimit ze vend dhe komuniteti i intelektualėve, - filozofėve, shkrimtarėve, artistėve, njerėzve tė shkencės dhe tė dijes. Nė tėrė demokracitė e thekura, ndėrrohen shpesh skajet: Opozita shkon e zėvendėson qeverinė duke marrė pas interesaxhinjtė e vet dhe qeveria vjen e bėhet Opozitė. Vendi i intelektualėve mbetet po atje, krah Opozitės. Ėshtė njė vend i nderuar ku fryjnė erėrat e lira tė idealeve tė pastėr dhe gjenerojnė frymėzimet pėr zhvillim.

Duke ndjekur prononcimet tuaja, more miq, me keqardhje vija re, se pėrpos deklarimit tė njėzėshėm - firmosjes sė peticionit,- anėsia juaj binte erė interesash imediate dhe statukuosh, binte erė frikė, erė antipatirash tė pafshehura dot, ndaj kreut tė PS, i cili meriton njė mal me kritika, por jo pėr ata mėkate qė mundoheshit t'i faturonit ju - "prishės i trafikut", "i plotfuqishmi i grevės", "aspirant pėr kryeministėr" e plot tė tjera tė bartura nga vitet e bashkjetesės tuaj artistike me tė. Por nė asnjėrėn ju nuk preknit thelbin e ndėrmarrjes sė tij tė kėtyre ditėve, atė qė do t'i priste krahėt, duke filluar nga vetė ai, tė gjithėve qė do tė donin tė devijonin vullnetin e zgjedhėsve shqiptarė. Deklaratat e shumėve prej jush, ato jashtė sofrės sė pėrbashkėt "elitare", tingėllojnė edhe mė mjerueshėm nė veshėt dhe sytė e mi, ngaqė kemi ngrėnė tok njė thes me kripė nė tė shkuarėn dhe nė tė sotmen. Dhe kemi shkėmbyer plot mendime mbi demokracinė dhe mbi ata qė po heqin sot Vallen e Shqipeve.

Po si, more miqtė e mi, fatlumė qė bėni pjesė nė listė nuk shqetėsoheni dhe nuk ngrini zėrin pėr shkėlqimet e rrema qė ju imponojnė tė duartrokisni?! Si mund tė pajtoheni dhe tė bėheni palė tė mashtrimit me njė demokraci qė ėshtė e prapambetur dhe qesharake, sa nuk gjen tė dytė mbi rruzull, me njė liri qė po rudhoset llahtarisht ditė pėr ditė, me njė informacion shtetėror tė mbajtur nė shtatė palė kyēe?!

Demokracia e vėrtetė ėshtė larg. Nė Shqipėri ajo do tė quhet e ardhur atė ditė, kur ata qė do tė marrin pushtetin, nuk do tė ndėrrojnė doganierėt. Duket larg, vėrtet!
Unė megjithatė ju drejtohem juve dhe jo deputetėve pa identitet, qė pėrbėjnė mazhorancėn. Se, a mund tė quhet Kuvend njė vend ku nuk bėhet kuvend, ku nuk ka gjallėri, ku nuk ka ide tė ndryshme, pleqėsime dhe ku shtatėdhjetė vetė mendojnė sikur tė ishin njė?! A mund tė flitet pėr pavarėsi, kur koka mbahet e kthyer vetėm nga njėri prej deputetėve dhe kur pėr tė shprehur njė qėndrim, pritet zbritja e tij nga aeroplanėt qė vijnė nga Europa?! Apo, kur nė Bruksel pesė deputetė presin telefonin e kryedeputetit, pėr tė ēartur njė marrėveshje?! E ēfarė detyrimi ka vendi ynė i rreshkur nga varfėria, tė rrijė e tė paguajė 140 deputetė kur mund tė paguante vetėm dy, qė do tė mund tė pillnin po tė njėjtin rezultat, qė mund tė krijonin tė njėjtin ngėrē dhe tė bėnin tė njėjtat allishverishe?!

Ja, pikėrisht njė peticion mbi kėtė mėkat mund t'ia drejtonit Edi Ramės qė ka pėrgjegjėsinė - nga moseksperienca, a nga synime ambicjoze, nuk e saktėsoj dot - pėr ca allishverisheve antidemokratike me atė kundėrshtar, me tė cilin tani kanė humbur gjuhėt. Pėrpilimi i listave tė deputetėve nga vetėm kryetarėt e nxjerr parlamentin jashtė loje. Nė favor tė Ramės megjithatė flet njė grup deputetėsh socialistė qė nuk i vijnė pas avazit dhe qė me ekzistencėn dhe ashpėrsinė e tyre, nė vend tė turpėrojnė Ramėn, e nderojnė atė dhe turpėrojnė Berishėn, qė nė vathėn e tij nuk ka kundėr as grup, as individ dhe as edhe njė shofer tė kryeministrisė.

Disa fjalė tė veēanta, Monda Bulkut

Lejomėni megjithatė tė veēoj njė deputet, se vetvetiu ėshtė megjithė tė drejtat nė listėn e miqve tė mi artistė, tė cilėve po u drejtohem. E dashur Rajmonda, mė duhet me keqardhje tė tė them se performanca jote mė e shquar politike do tė mbetet ajo qė tė nderoi nė ditėt e para tė vitit '91. Pėrse tani merr pėrsipėr njė mision qė nuk tė pėrshtatet, qė ėshtė i natyrshėm pėr ēdo artist, dhe pėr ty, por megjithatė tė rri si njė kostum me mėngė tė gjata: atė tė zėdhėnėsit tė familjeve tė pėrndjekura, tė grave qė kėrkojnė varret e tė pushkatuarve tė Enver Hoxhės?! Pėrse merr pėrsipėr tė jesh ti gishti, qė drejtohet jo tamam aty ku duhet, dhe plotėson nevojėn djallėzore tė Berishės, pėr krijimin e imazhit komod e simpatik, qė po luftoni me bllokmenėt, me komunistėt, ju, tė handakosurit nga komunizmi?!

Nėse rikthehemi nė fillimet, moj shoqe e mirė, kėtu e njėzet vjet tė shkuara, kur erdhėm nė fuqi nuk u treguam kaq tė egėr kundėr bllokmenėve qė ishin ende gjallė dhe nė jetė dhe, befas, u egėrsuam tani, kur bllokmenėt kanė vdekur dhe caktojmė vetė ca tė tjerė, se ashtu e lyp narkoza, me tė cilėn mbahen tė handakosurit e vėrtetė, qė ende mendojnė se kryetari PD-sė ėshtė shpata e tė madhit Zot mbi bėmat kriminale tė Hoxhės. Nuk ishim kaq tė rreptė dhe ti e di se kujt duhet t'ia kėrkojmė kėtė gjynah. Jo Edi Ramės tė kėsaj kohe, por Presidentit tė Plotfuqishėm tė asaj kohe, i cili na paskėsh marrė pėrsipėr detyrėn historike qė tė provonte t'i ngopte ujqėrit dhe t'i shpėtonte qė tė gjitha delet! Pra, hiqeni atė term tė neveritshėm tė lidhur me Bllokun, nė truallin e tė cilit, daē pėr nevoja profesionale, daē pėr nevoja jetese, ju deputetėt e PD-sė sė sotme keni kaluar orė, ditė dhe vite mė shumė se kolegėt tuaj tė PS-sė sė sotme!
Vendin tend mes pėrfaqėsuesve tė popullit, unė do ta pėrmendja me krenari sikur ti, moj Monda, tė kishe thėnė njė fjalė tė rėndė nė fushėn e kulturės, ku lėvrojnė projektet klienteliste e pėrjashtohen tė mallkuarit. Mund tė bėje, psh njė propozim penalizimi pėr gafat e figurshme tė Ministrit tė Kulturės. Mė shumė se njolla qė i lanė eshtrat e Ismail Qemali, ai meriton njė qėndrim mė tė ashpėr pėr mungesėn e tij, apo njė tė dėrguari tė tij, nė pėrurimin e monumentit tė Kutelit nė Pogradec. Mė thanė se nė festėn e pėrurimit ishin tė pranishėm kryetarėt e bashkive tė Strugės dhe tė Ohrit, teksa nuk u pa asnjė telegram pėrshėndetje nga ministri i vendit! Vėrtet skulptori i mirėnjohur Muntaz Dhrami nuk ėshtė "me ne" por "me ne" ėshtė Kuteli, mjeshtri magjistar i narrativės kombėtare, tė cilin na e burgosėn, na e syrgjynosėn, na e mallkuan.
Nuk e mendoja kurrė se ti mund tė pajtoheshe me kėto dasira e pozicionime tė urryera e tė neveritshme tė mesjetės jo tė largėt komuniste.

Lidhur me grevėn

Mė duhet tė them se nė ditėt e fundit edhe unė u bėra disi, kundėr asaj greve. Bashkohesha me synimin, vlerėsoja thellėsisht ēka i shtyu njerėzit drejt saj dhe mė dhimsen dėmet fizike dhe shėndetėsore qė mund tė kenė pėr pasoja grevistėt. Dhe, sidomos, nuk ndaj aspak opinionin rrugaē dhe poshtėrues, qė dyqind veta na ishin ndryrė aty pėr ambicie liderash. Nė dramėn e J.P.Sartrit "Tė vdekur tė pakallur", njė personazh me emrin Sorbič kėrcen nė parvazin e dritares sė katit tė gjashtė dhe u thotė kolaboracionistėve nazistė qė po e torturonin: "Mos m'u afroni! Do tė hidhem nga kati i gjashtė po tentuat tė vini dorė mbi mua!" Kriminelėt u afruan dhe Sorbič u hodh nga dritarja dhe vdiq! Ai vuri njė kusht njerėzor dhe mendonte se kundėrshtarėt do t'ia respektonin, por dėshtoi.

Ju, grevistė tė nderuar mos keni pėrfytyrimet e indianėve tė Gandit? Kujtonit ju se kishit pėrballė fisnikėt britanikė dhe mbretėreshėn e Anglisė?! Ju duhet tė ishit tė ndėrgjegjshėm dhe duhet ta dinit se po i vinit njė kusht njerėzor njė njeriu qė ėshtė larg jush, mė larg seē ishin kolaboracionistėt hitlerianė me Sorbičnė. Nuk janė grevat e urisė tė dala mode, por ėshtė ai jashtė standarteve. Ai ju urren dhe ka arsye, se ju me kėtė akt madhor flijues, po kėrcėnonit ekzistencėn e tij politike, historike dhe jetėsore. Ai ju urren dhe ju duhet ta kishit llogaritur se ai do t'ju linte tė hidheshit nga dritarja, pa mė tė voglėn brerje ndėrgjegje.

Qėnia e tij nė pushtet tashmė ėshtė oksigjeni i tė sėmurit nė reanimacion. Pėr kėtė ekzistencė ai ka shpenzuar dekada, ka lėnė tė vriten mijėra e mijėra njerėz, tė thėrmohen ushtri dhe armatime, ka mbjellė konflikte tė panumėrta pronėsie, ka lėnė vendin nė skaj tė bishtit tė varganit europian, ėshtė angazhuar nė krime qė me siguri do tė zbardhen njė ditė, por tani i duhen tė jenė tė mbyllura. Pėr kėtė ai ka hequr nga statuti i partisė nenin qė e kėrkon kryetarin tė jetė i pėrkohshėm dhe i zėvėndėsueshėm pas dy zgjedhjesh. Ėshtė e natyrshme qė ai tė mund ta justifikojė kėtė me dashurinė e madhe qė ka partia e tij pėr tė, por ai mund ta gėzonte kėtė dashuri edhe pranė kryesisė dhe vendimeve tė saj, si kėshilltar bile si orientuesi mė autoritar i vendimeve tė saj.

Tė tillė janė psh presidentėt amerikanė, qė fare mirė, secili prej tyre mundej tė pretendonte se ėshtė njeriu mė i dashur i kėtij kontinenti. Por ata i binden kanunit dyqindecavjeēar amerikan dhe pasi lenė detyrėn rreptėsisht tė kufizuar, sakohė qė janė gjallė, nuk janė kurrė tė pėrjashtuar nga kabineti i presidentit nė fuqi, pavarėsisht republikan apo demokrat. Dashurinė e popujve tė tyre do ta pretendonin tė gjithė politikėbėrėsit e tranzicioneve tė vendeve lindore, ku nuk gjen asnjė nga figurat e shquara qė bėnė startin e theqafjeve komuniste. Berisha ėshtė kapur me thonj e me dhėmbė pas majės sė pushtetit, pas kryekulltukut, ku merren vendimet, ku jepen favoret, ku caktohen presidentėt, ku urdhėrohen gjykatat... Kjo e ka bėrė terrenin politik shqiptar tė neveritshėm.

Se le tė arsyetojmė kėrkesėn qė mban vendin tė mbėrthyer nė vendnumėro. Dhe pėr kėtė kėrkoj vėmendjen e deputetes Bulku dhe miqve tė mi elitarė. Nuk ėshtė e vėrtetė se lėshimi ndaj kėrkesave opozitare do tė sjellė qė kjo pėrvojė tė ndiqet nga pėrvoja tė tilla pėrsėritėse. Ėshtė e pamundur qė njė vit pas zgjedhjeve tė bėhen 65 deputetė tė tjerė tė vazhdojnė si kėtė herė, tė shohin me pėrbuzje sallėn e parlamentit. Nuk ėshtė kollaj tė pėrsėritet greva e urisė. Nė respekt tė gjysmės sė elektoratit, nė respekt tė mbarėsisė sė punėve tė vendit, falė kėsaj sacrifice tė shumėkushtueshme kombėtare, transparenca sot merr jetė dhe do tė vihet nė shėrbim tė tė gjithėve qė mund ta kėrkojnė atė. Pa grevė urie. Ajo mund tė ishte bėrė qė para njė viti. Nuk lejojnė gjykatat? Ku na qėnkan kėto gjykata tė mbipushtetshme, qė rrijnė nėpėr llozha dhe shohin pėrleshjen poshtė nė arenė? Sovrani voton dhe i jep jetė parlamentit. Parlamenti pastaj ėshtė ai qė gjeneron gjithēka: ai cakton Kushtetutėn, gjykatat, prokurorėt. Ai cakton Presidentin dhe qeverinė. Vendit i ka mbetur veza kryq. Ėshtė rasti pėr njė amendament nė kushetutė, pėr njė kėshillim plebishitar.

Dhe njė pikė arsyetimi mė shumė akoma: ashtu siē thuhet, se Partia Demokratike ėshtė mjaft e interesuar pėr zgjidhjen e krizės, pėrse nuk i drejtohet ajo Gjykatės Kushtetuese, qė tė japė lejėn dhe tė hapet Thesi i Shenjtė me sekretet e votimeve mė tė mira tė tėra kohėrave?! Ne do tė fėrkonim duart se njėra nga vezėt do tė thyhej. E nėse vėrtet kėto do tė ishin zgjedhjet mė tė shkėlqyera qėkurse shqiptari ėshtė shqiptar, do tė thyhej veza e Ramės dhe ne do tė shpėtonim nga ai. Kėshtu Partia Socialiste do tė merrte njė plagė tė thellė pėr disa fushata zgjedhjesh rresht dhe gjithėēka do tė na vinte mbarė.

Por, ēuditėrisht, Rama kėrkon hapjen e thesit dhe Berisha nuk e do! Kaq mjafton. Pėr mua interesi u zhbė. Por mendoj se edhe pėr shqiptarin mė tė fundit, nuk mbetet mė asnjė dyshim dhe asnjė e fshehtė. Kutitė janė tashmė tė hapura dhe pėrmbajtja e tyre ėshtė nė dritėn e diellit! Duke u pėrpjekur t'i mbajė tė mbyllura, Berisha i ka hapur sė katrash ato!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com