Albatlanta

Nė Kuvendin e Shqipėrisė promovohet libri i politikanit Ylli Bufi
Nė Kuvendin e Shqipėrisė promovohet libri i politikanit Ylli Bufi Me mbėshtetjen e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, sot nė mjediset e selisė sė Kuvendit u promovua libri i politikanit nė karrierė Ylli Bufi.

Nė aktivitetet merrnin pjese deputetė, personalitete tė jetės politike, ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth dhe pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik.

Nė fjalėn pėrshėndetėse, Kryetarja e Kuvendit tha se libri ėshtė njė kontribut dhe ndihmė shumė e rėndėsishme pėr jetėn parlamentare dhe pėr punėn e deputetėve nė veēanti. Duke vlerėsuar rolin e ish deputetit Bufi nė arritje tė veēanta tė reformave parlamentare gjatė kėtyre viteve, Kryetarja e Kuvendit u shpreh: “Kujtoj periudhėn e bashkėpunimit me projektin e OSBE, kur zoti Bufi bashkė me zotin Beja ishin bashkėpunėtorė kryesorė, nė atė qė ne kemi sot ligjin themelor se si funksionon Kuvendi i Shqipėrisė, qė ėshtė Rregullorja e Kuvendit tė Shqipėrisė".

"Me shumė respekt unė dua tė pėrcjell edhe njėherė me mirėnjohje, kontributin tuaj, nė kėtė ligj tė rėndėsishėm. Pa dyshim, vet titulli i autorit flet shumė. Parlamenti, tempulli i demokracisė! Nė fakt, Parlamenti, ėshtė tempulli i demokracisė, ėshtė zemra e demokracisė, ėshtė institucioni qė mbart nė vetvete sė pari rolin pėrfaqėsues, sė dyti, rolin e ligjvėnėsit, sė treti rolin e kontrollit mbi pushtetet dhe agjencitė e tjera. Ėshtė njė institucion, i cili nė vendin tonė ka njė histori jo shumė tė gjatė, pėr fatin tonė tė keq, tė historisė sonė tė palumtur”.

Nė fjalėn e saj, Kryetarja Jozefina Topalli theksoi se Kuvendi ka qenė lider nė reformat esenciale pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe heqjen e vizave me BE: “Kuvendi i Shqipėrisė nė tė gjithė kėtė periudhė, me kontributin e tij thelbėsor, me lidershipin e tij ka bėrė tė mundur qė nė dy vite, Shqipėria tė anėtarėsohet nė NATO, qė nė dy vite tė marrė vendimin e Kėshillit, tė hapė apo pėr ti kėrkuar komisionit mbi procesin e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian; kemi qenė dėshmitarė tė vendimit tė komisioneres Malmstrom, mė 27 maj, duke i kėrkuar Parlamentit Evropian dhe Kėshillit votėn e tyre pėr heqjen e vizave dhe pėr tė arritur vendimin historik tė 7 tetorit, dita kur Parlamenti Evropian me njė mazhorancė tė konsoliduar votoi pėr heqjen e vizave pėr shqiptarėt”.

Autori i librit, Ylli Bufi tha se libri “ Tempulli i demokracisė”, do ti shėrbejė njė reflektimi mė tė plotė rreth procedurave parlamentare, debatit politik dhe veprimtarisė sė deputetėve, veēanėrisht atyre tė rinj nė jetėn parlamentare.

Bufi nė ekspozenė e tij, theksoi se "Shqipėria nė kėto momente historike integrimi evropian ka nevojė pėr konsensus politik pėr njė reformė tė thellė parlamentare, ku nė qendėr tė jetė Parlamenti si tempull i demokracisė".

Aktivitetin e pėrshdentėn personalitete tė ndryshme, mes tė cilėve dhe ambasadori i OSBE-sė, Eugen Wollfarth, i cili e vlerėsoi librin, si njė kontribut i shquar pėr punėn e deputetėve dhe stafit tė Kuvendit.
Bota Sot | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com