Albatlanta

Lotaria amerikane, ndryshojnė rregullat
Kritere tė rrepta pėr arsimimin dhe formimin profesional
Zv/ambasadorja e SHBA, Makley
Zėvendėsambasadorja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Emily Makely, ka zgjedhur qytetin e Shkodrės pėr tė bėrė publik fillimin e aplikimeve tė lotarisė amerikane DV 2012. Kėto aplikime do tė fillojnė mė 5 tetor dhe do tė pėrfundojnė mė 3 nėntor 2010 dhe diplomatja tėrhoqi vėmendjen pėr ndryshimin e disa rregullave.

Ajo ka folur pėr aplikimet e lotarisė amerikane dhe rregullat nė njė takim me gazetarėt e Shkodrės nė ambientet e bibliotekės “Marin Barleti” tė qytetit.

Zėvendėsambasadorja Makely vuri theksin tek rregullat e aplikimit qė duhet tė kenė parasysh qytetarėt shqiptarė. Znj. Emily Makely tha se “periudha e aplikimit pėr lotarinė amerikane ėshtė nga data 5 tetor 2010 deri mė 3 nėntor 2010 dhe se nuk ka asnjė tarifė pėr tė aplikuar. Tarifa do tė ketė vetėm pėr ata qė do tė rezultojnė si tė pėrzgjedhur tė lotarisė. Aplikimi do mund tė kryhet online nėpėrmjet internetit nė adresėn http://dvlottery.state.gov.

Para se tė aplikojnė, qytetarėt duhet tė shohin rregullat, nėse pėrmbushin kėrkesat e arsimimit dhe punės. Kėrkesa pėr arsimimin parashikon kryerjen e shkollės sė mesme, qė ėshtė e barabartė me shkollėn e mesme nė SHBA dhe kjo ėshtė njė kėrkesė e rreptė.

Diplomatja amerikane tha se, aplikimi duhet bėrė vetėm njė herė brenda vitit dhe duhet tė pėrfshijė bashkėshortin dhe fėmijėt nėn 21 vjeē, si dhe fėmijėt e adoptuar dhe fėmijėt nga martesa tė mėparshme.

Nėse regjistrimi bėhet dy herė nė vit, atėherė aplikanti skualifikohet. Para aplikimit qytetarėt duhet tė shikojnė rregullat e aplikimit, pasi ka disa ndryshime. Kėto rregulla mund tė lexohen nė gjuhėn shqipe nė adresėn e internetit http://tirana.usembassy.gov/dv.html. Pasi tė regjistroheni aplikanti do tė marrė njė numėr konfirmimi. Numri nuk duhet humbur pasi ėshtė e vetmja metodė pėr tė parė nėse aplikanti ėshtė fitues ose jo.

Sipas statistikave zyrtare, Shqipėria ėshtė vendi i parė nė Europė pėr nga numri i emigrantėve qė shkojnė ēdo vit nė SHBA (mbi 3000 nė vit). Nga tė dhėnat e vitit 2009, rezulton se rreth dy tė tretat e kėtyre emigrantėve kishin pėrfituar viza amerikane nėpėrmjet lotarisė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com