Albatlanta

15 shtatori-Ditėn e ndėrkombėtare tė demokracisė
Tryeza “ Parlamenti-Tempulli i demokracisė”
Fjala e kryetarit tė Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi nė 
tryezėn “ Parlamenti-Tempulli i demokracisė”


Tė nderuar zėvendėskryetarė tė Kuvendit tė Republikės sė 
Shqipėrisė, zoti Ardian Turku dhe zoti Namik Dokle 

I nderuar zoti Ylli Bufi 
I nderuar pėrfaqėsues i USAID, zoti Jose Garzon 
I nderuar pėrfaqėsues i NDI, zoti Robert Benjamin 
Tė nderuar deputetė 
Zonja dhe zotėrinj 

Kosova kėtė vit u bashkėngjitet shumė vendeve tė 
demokracive anembanė botės pėr kremtimin e 15 shtatorit - 
Ditės sė Demokracisė. Duke respektuar Deklaratėn e 
Pėrgjithshme pėr Demokracinė, tė Unionit Interparlamentar, 
miratuar mė 16 shtator 1997 dhe Rezolutėn pėr Demokracinė, 
tė miratuar dhjetė vjet mė vonė, mė 13 dhjetor 2007, nga 
Asambleja e Pėrgjithshme e OKB, Kuvendi i Kosovės nė 
bashkėpunim dhe me ndihmėn e Institutit Demokratik 
Kombėtar (NDI) ka organizuar njė varg veprimtarish, nė 
shenjė tė 15 shtatorit - Ditės Ndėrkombėtare tė 
Demokracisė. 

Nė kuadėr tė manifestimeve pėr Ditėn e Demokracisė ėshtė 
edhe kjo tryezė jona, nė tė cilėn kam ardhur me kėnaqėsi 
tė marr pjesė. Jam i bindur qė diskutimi i sotėm do t’i 
kontribuojė pėrparimit tė demokracisė nė pėrgjithėsi dhe 
tė demokracisė parlamentare nė veēanti, si nė kuptimin 
teorik ashtu edhe nė atė praktik. 

Kėtė takim dhe pėrmbajtjen e tij do ta begatojė nė mėnyrė 
tė veēantė promovimi i librit voluminoz tė autorit Ylli 
Bufi, me titull kuptimplotė “Tempulli i demokracisė”, qė 
sapo doli nga shtypi. Kam arritur vetėm ta shfletoj kėtė 
projekt madhor tė realizuar me profesionalizėm tė lartė 
dhe shkencor nga autori i mirėnjohur nė jetėn shoqėrore, 
politike dhe akademike, zoti Ylli Bufi. Siē e ka thėnė 
edhe autori, qėllimi i kėtij libri ėshtė pėrcaktimi i 
vlerave demokratike dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, se 
si kėto vlera tė vihen nė praktikė nė mjedisin konkret 
historik, social dhe politik tė vendit, duke pėrballuar 
sfidat e kohės dhe sidomos tė sė ardhmes. 

Demokracia pėrbėn njė ideal madhor dhe tė pėrbashkėt tė 
botės sė sotme. Liria dhe demokracia, pėr tė cilat ka 
aspiruar gjatė Kosova, sot janė realitet i saj, janė tė 
arritura historike me mund dhe sakrifica tė panumėrta. 
Kosova po i bashkon vlerat e saj me popujt e pėrparuar dhe 
demokratikė, tashti nė kushte tė reja tė lirisė dhe 
barazisė. 

Siē thuhet edhe nė Deklaratėn e Unionit 
Interparlamentar, “... demokracia nė thelb ka pėr qėllim 
ruajtjen dhe promovimi i dinjitetit dhe tė drejtave 
themelore tė individit, pėr tė arritur drejtėsi shoqėrore, 
pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe social tė 
bashkėsisė, tė forcojė kohezionin e shoqėrisė dhe 
pėrmirėsimin e paqes kombėtare, si dhe pėr tė krijuar njė 
klimė tė favorshme pėr paqen ndėrkombėtare. Si njė formė e 
qeverisjes, demokracia ėshtė mėnyra mė e mirė pėr arritjen 
e kėtyre objektivave, por ėshtė edhe sistemi i vetėm 
politik qė ka kapacitetin pėr vetėkorrigjim”. 

Nė Kosovė tashmė ėshtė vendosur rend kushtetues qė bazohet 
nė parimet e lirisė, paqes, demokracisė, barazisė, 
respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe sundimit tė 
ligjit, mos-diskriminimit, tė drejtės pėr pronėn, 
mbrojtjes sė mjedisit, drejtėsisė sociale, pluralizmit, 
ekonomisė sė hapur tė tregut. E drejta kushtetuese nė 
Kosovė ngėrthen parimet dhe vlerat moderne tė demokracisė 
sė avancuar. Kushtetuta e ka sanksionuar shtetin e ri tė 
Kosovės, ka krijuar kushtin bazė tė fuqizimit tė tij, duke 
gėrshetuar vlerat e traditės sonė me ato tė demokracisė 
moderne ndėrkombėtare. Nė proces tė zbatimit tė 
Kushtetutės ėshtė stabilizuar qeverisja e mirė dhe ėshtė 
siguruar mbrojtja e lirive dhe tė drejtave themelore tė 
individit dhe tė komuniteteve pakicė. Kushtetuta ka 
legjitimuar funksionimin e sistemit institucional tė 
Kosovės sė pavarur dhe sovrane. Ajo garanton ekonominė e 
tregut me konkurrencė tė lirė dhe siguron pronėn private e 
publike, siguron tė drejta ligjore tė barabarta pėr tė 
gjithė investitorėt dhe ndėrmarrjet vendore dhe tė 
jashtme. Nė Kosovė, me Kushtetutėn e saj, askush nuk ėshtė 
mbi ligjin dhe tė gjithė janė tė barabartė para ligjit. 
Shoqėria e re e Kosovės po ndėrtohet mbi bazėn e 
diversitetit etnik, kulturor e fetar dhe tė tolerancės. 
Gjatė kėtyre dy viteve tė pavarėsisė nė Kosovė janė 
ndėrtuar institucione demokratike, mirė tė strukturuara 
dhe funksionale, sipas standardeve tė avancuara dhe mbi 
bazėn e vullnetit tė shoqėrisė sonė. 

Duke zbatuar demokracinė pėrfaqėsuese, Kosova ka ndėrtuar 
institucionin e saj mė tė lartė ligjvėnės, Kuvendin e saj. 
Rėndėsia e Kuvendit nė sistemin demokratik tė Kosovės 
konsiston nė rolin e tij legjislativ, pėrfaqėsues dhe atė 
tė kontrollit mbi institucionet qė zgjedh. Hartimi dhe 
miratimi tash sė voni i Rregullores sė Punės tė Kuvendit 
ka ndikuar nė pėrcaktimin e qartė tė funksioneve 
kushtetuese e tė procedurave tė tij dhe nė forcimin e sė 
drejtės parlamentare nė Kosovė. Duke pasur parasysh 
pėrvojėn e kufizuar parlamentare nė Kosovė, ne po 
zhvillojmė bashkėpunim intensiv dhe mjaft tė gjerė me 
parlamente tė vendeve mike, duke pėrfituar nga praktikat e 
avancuara tė tyre. Njė ndihmė kontinuele dhe tė 
gjithanshme, parlamentit tė ri tė Kosovės i kanė dhėnė 
shumė donatorė zemėrgjerė, tė cilėt kanė ngritur 
kapacitetet e nevojshme dhe e kanė pėrmirėsuar kualitetin 
e veprimtarisė sė pėrditshme tė deputetėve dhe tė stafit 
administrativ e ndihmės. Pėrfaqėsimi i tė gjitha 
komuniteteve pakicė nė Legjislaturėn III tė Kuvendit, 
miratimi i tė gjitha ligjeve tė shtetėsisė dhe tė atyre qė 
dalin nga provizionet e Pakos sė presidentit Ahtisaari, 
kohezioni politik dhe fuqizimi i opozitės, duke qenė shumė 
aktive dhe duke drejtuar komisione, madje edhe tepėr tė 
ndjeshme, si kontrolli financiar dhe ai i Inteligjencies, 
debatet e hapura e tė lira, janė vetėm disa nga tė 
arriturat brilante tė demokracisė sonė parlamentare. 

Vitin e kaluar, Kosova pėr herė tė parė mbajti zgjedhje tė 
lira nė nivel lokal, tė organizuara tėrėsisht nga vetė 
institucionet e pavarura tė vendit. Zgjedhjet ishin dėshmi 
e zhvillimit demokratik e institucional tė Kosovės dhe e 
pjekurisė e kulturės sė lartė tė elektoratit tė saj. 
Kosova i ka ngritur tė gjitha institucionet kushtetuese e 
demokratike tė shtetit, e ka stabilizuar shoqėrinė e lirė 
me qytetarė tė barabartė dhe ėshtė njohur ndėrkombėtarisht 
nga 70 vende anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė 
Bashkuara, duke u bėrė faktor paqeje nė rajon. 
Kosova qeveriset nėpėrmjet tė organeve legjislative, 
ekzekutive dhe gjyqėsore, me pushtete tė ndara dhe tė 
pėrcaktuara me kushtetutė. Sovraniteti i Kosovės buron nga 
populli dhe i takon popullit 
Nė Kosovė ėshtė instaluar njė sistem i tėrė i qeverisjes 
sė mirė dhe tė pėrgjegjshme dhe jemi nė rrugė tė mirė pėr 
tė krijuar gjyqėsorin e pavarur, tė paanshėm, efektiv dhe 
profesional, nė mbrojtje tė ligjshmėrisė dhe tė 
Kushtetutės sė vendit, si garant i sundimit tė ligjit. 
Kushtetuta jonė e sanksionon njė pushtet gjyqėsor unik, tė 
pavarur, tė drejtė, tė paanshėm, apolitik, i cili siguron 
qasje tė barabartė nė gjykata. 

Kosova sot ka njė rrjet tė tėrė tė organizatave tė 
pavarura tė shoqėrisė civile aktive, me kapacitete pėr tė 
marrė pjesė nė proceset demokratike. 

Por, proceset demokratike nuk mund tė imagjinohen pa njė 
bazė ekonomike tė zhvilluar, prandaj po bėhen pėrpjekje tė 
gjithanshme pėr rritje ekonomike, nėpėrmjet tė 
investimeve, privatizimit dhe tė reformave tė vazhdueshme. 
Janė bėrė pėrparime tė dukshme nė fushėn e lirisė sė 
mendimit e tė shprehjes dhe tė zhvillimit tė lirė tė 
medies sė shkruar dhe elektronike. 

Pushteti lokal nė Kosovė bazohet nė qeverisje tė mirė, 
transparencė, efikasitet dhe efektivitet nė ofrimin e 
shėrbimeve publike. Ai po decentralizohet, jo vetėm pėr 
t’i ofruar shėrbimet e administratės qytetarit, por edhe 
pėr tė akomoduar sa mė mirė komunitetet pakicė. 
Decentralizimi e ka zgjeruar bazėn e pjesėmarrjes publike. 

Kosova, si subjekt ndėrkombėtar, merr obligime pėr 
respektimin e sė drejtės ndėrkombėtare. Nė plan 
ndėrkombėtar, Republika e re e Kosovės, sillet nė 
pėrputhje me parimet e njohura demokratike dhe konform tė 
drejtės ndėrkombėtare, qė rregullojnė marrėdhėniet midis 
vendeve, qė presupozojnė pėrmbajtje nga pėrdorimi i forcės 
dhe nga ēdo rrezikim i sovranitetit dhe integritetit 
territorial tė vendeve tjera. 

Kosova zhvillon bashkėpunim dypalėsh, rajonal dhe 
ndėrkombėtar, duke kėmbyer pėrvojat me demokracitė 
botėrore. Ne kemi siguruar mbėshtetje nė pėrpjekjet tona 
pėr tė arritur qėllimet e demokratizimit tė institucioneve 
dhe shoqėrisė. 

Kosova njeh dhe i ka adoptuar parimet e dokumenteve tė OKB 
dhe po jep kontributin e saj pėr paqen dhe marrėdhėniet 
ndėrkombėtare. 
Kosova hyn nė marrėdhėnie tė jashtme duke respektuar 
parimet ndėrkombėtare, do tė aprovojė dokumentet e KE, 
OSBE dhe bashkėpunon e do tė bashkėpunojė me organizatat 
tjera ndėrkombėtare, politike, ekonomike, financiare, 
tregtare, kulturore etj., duke synuar anėtarėsimin e plotė 
nė to dhe duke u siguruar mbėshtetje agjencive dhe 
pėrfaqėsive tė tyre nė territorin e saj. Do tė vazhdojmė 
respektimin e marrėveshjeve tė arritura rajonale tė 
bashkėpunimit dhe tė marrėdhėnieve bilaterale e 
multilaterale. 
Republika e Kosovės ka vendosur marrėdhėnie miqėsore me 
shumė vende tė botės. Nga tė gjithė fqinjėt tanė, vetėm 
Republika e Serbisė nuk e ka njohur shtetin e Kosovės dhe 
nuk ka denjuar tė ketė marrėdhėnie me tė. 

Zonja dhe zotėrinj 
Demokracia nė Kosovė, si shtet i ri, ėshtė nė tranzicion 
dhe konsolidim. Kriter bazė i zhvillimit demokratik tė 
institucioneve tona ėshtė procesi i integrimit evropian, i 
cili nė formėn e njė mekanizmi pėrcjellės nė Kosovė ka 
filluar shtatė vjet mė parė. Integrimet euroatlantike pėr 
vendin tonė dhe institucionet e tij pėrbėjnė prioritet tė 
lartė dhe strategjik. 
Demokracia nganjėherė kuptohet si njė liri pa kufij, qė 
shndėrrohet nė anarki, ku mund tė bėsh ēfarė tė duash dhe 
si tė teket. Zhan Zhak Ruso (Jean-Jacques Rousseau) 
thoshte: „Liria e njeriut nuk qėndron nė faktin se ai mund 
tė bėjė ēfarė tė dojė, por nė faktin se ai nuk ėshtė i 
detyruar tė bėjė diēka qė nuk dėshiron“ 
Nė fund dėshiroj tė falėnderoj tė gjithė ata qė ndihmuan 
organizimin e kėtyre veprimtarive kremtuese, Institutin 
Demokratik Kombėtar (NDI) pėr mbėshtetjen e pakursyer pėr 
Kuvendin gjatė gjithė viteve tė pasluftės nė Kosovė dhe 
Agjencionin Amerikan pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) pėr 
financimin e programeve tė NDI nė Kosovė. 

Ju faleminderit. 

Kuvendi i Kosoves | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com