Albatlanta

ILUZIONE TĖ PAHUMBURA TĖ PRESIDENTIT
Andrea Stefani
Mos duhet tė besojmė se njė vit krizė politike dhe thuajse paralizė parlamentare qenka rrjedhojė e njė keqkuptimi nga ana e klasės politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do tė ndryshojė? Ėshtė kjo pyetja retorike qė mund tė formulosh pasi je njohur me deklaratėn ku Bamir Topi, Presidenti i Republikės, shprehu njėherazi edhe zhgėnjim pėr legjislaturėn e kaluar, por edhe shpresė pėr legjislaturėn e re. Nė fakt, perceptime e pritshmėri jorealiste dhe tė gabuara. Sepse shpėtimi mund tė vijė vetėm nga ajo qė shfaqet si burim zhgėnjimi, pra nga kriza, nė njė kohė qė e ashtuquajtura “shpresė” ėshtė e dėnuar tė pjellė, si pėr herė nė kėto 20 vjet, pėrsėri zhgėnjim.

* * *

Por le tė nisim me zhgėnjimin. Pėrse legjislatura e vitit tė kaluar na paska qenė njė zhgėnjim si pėr Presidentin Topi, ashtu edhe pėr partnerėt “ndėrkombėtarė”? Mos vallė se ata kanė pasur iluzionin se me njė Kryeministėr autoritarist si Berisha mund tė ketė jetė normale politike nė Shqipėri? Me sa duket po. Por zhgėnjimi nė kėtė rast u mbetet iluzionistėve. Nė tė kundėrt, ata qė kanė paralajmėruar se Berisha nuk do tė heqė dorė nga objektivi pėr tė sunduar me ēdo kusht, duke u konfrontuar ashpėr me opozitėn politike dhe tė gjithė ata qė e kritikojnė, nuk janė tė zhgėnjyer. Sepse ka ndodhur, as mė shumė dhe as mė pak, por ajo qė prisnin. Nga njėra anė kemi pasur njė Berishė qė pasi ka manipuluar zgjedhjet, ėshtė vėrsulur tė kapė tė gjitha institucionet e pavarura pėr tė betonuar njė pushtet gjithnjė e mė tė korruptuar, dhe nga ana tjetėr njė opozitė qė pavarėsisht disa tė metave, nuk ėshtė pėrkulur, por i ka rezistuar me sukses nė rritje intolerancės dhe agresionit berishist. Nė kėtė kuptim situata nuk ėshtė zhgėnjyese dhe ėshtė pikėrisht rezistenca e opozitės ajo qė jep shpresė. Dhe kriza do tė ishte zgjidhur me kohė pa rezistencėn e opozitės. Por paqja qė do pasonte do ishte maska e nėnshtrimit, triumfi i manipulimit. Elektorati opozitar ėshtė i shqetėsuar, por jo i zhgėnjyer. Ai do tė ishte i zhgėnjyer sikur lidershipi opozitar tė ishte pėrulur pėrpara presioneve tė pushtetit dhe ca miqve tė tij “ndėrkombėtarė”, duke braktisur kauzėn e transparencės nė emėr tė gjoja “stabilitetit” tė demokracisė parlamentare. Opozita nuk lejoi qė kriza tė mbyllet pa ērrėnjosur tė keqen, pra ashtu si operacioni i njė tė sėmuri pa shėrim. Tė shpresosh pėr mė shumė, sikundėr duket se ka ndodhur me Topin dhe ndoshta me disa “ndėrkombėtarė”, do tė thotė tė mos kesh mėsuar asgjė nga e kaluara. Dhe e kaluara nuk ėshtė viti 2009. Politikisht viti 2009 ėshtė ende pjesė e sė sotmes politike. E kaluara ėshtė gjithė tranzicioni shqiptar i mbytur nė kriza e tragjedi. Dhe nė secilėn prej tyre, njėri nga polet i fiksuar dhe permanent i ēdo krize ka qenė dhe mbetet politikani Sali Berisha. Dhe pas analizės sė kėsaj tė kaluare, tė mos dalėsh nė konkluzionin se me politikanė si Berisha dhe me shėrbėtorė tė tij mund tė ketė vetėm kriza, ėshtė njė miopi e pafalshme politike dhe fatale pėr fatet e vendit. Prandaj Presidentit Topi mund t’i japim vetėm njė porosi po me fjalėt e Topit: “…qė ta ndėrtojmė tė ardhmen mė mirė, ėshtė detyrim tė analizojmė tė kaluarėn. E vėrteta mbi tė kaluarėn qartėson natyrshėm edhe tė tashmen”. Plotėsisht e vėrtetė! E vėrteta e sė kaluarės sė tranzicionit qartėson natyrshėm se pėrse me Berishėn pėrsėri nė pushtet, jemi pėrsėri nė krizė.

* * *

Tani tė kalojmė te besimi dhe shpresa. Pasi shpreh zhgėnjim qė politika shqiptare u tregua e paaftė tė krijojė “…njė platformė tė pėrbashkėt dhe tė qėndrueshme politike… pėr tė krijuar njė marrėveshje tė gjerė politike mbi ēėshtjet mė jetike dhe problemet tė cilat kapėrcejnė kufirin e interesave tė ngushta, ato partiake e tė pushtetit…”, Topi nuk ngurron tė shprehė besimin dhe shpresėn se njė gjė e tillė mund tė arrihet nė legjislaturėn qė sapo ka nisur. Por si, me ēfarė magjie do arrihet kjo, nuk e thotė. Deklarata e Presidentit vetėm nėnkupton se pėr gjėra tė tilla duhet konsensus. Por mos vallė Berisha nuk e dinte kėtė dhe me ta mėsuar nga Topi kriza do zgjidhet si me magji? Asgjė e kėtillė nuk do tė ndodhė. Problemi nė Shqipėri nuk ėshtė paqartėsia ideore e liderėve, por mungesa e dedikimit ndaj ideve dhe parimeve tė demokracisė. E kemi thėnė dhe do ta themi pa u lodhur, Berisha ėshtė njė autokrat i vendosur. Ai nuk pėrpiqet pėr demokraci e pėr liri, por vetėm pėr sundim. “Demokracia” i duhet atij vetėm si mjet pėr tė qėndruar pafundėsisht nė pushtet. Si e tillė, i duhet e pervertuar vetėm si guaskė, por pa votė tė lirė, pa drejtėsi, pa liri. Teorikisht Berisha i di parimet e demokracisė, ndoshta edhe mė mirė se Topi e shumė tė tjerė. Nė disa raste ai i ka kapur gafil edhe kundėrshtarėt e tij qė kanė propozuar procedura jodemokratike. Por puna ėshtė se nė praktikė Berisha ėshtė kundėrshtar i vendosur i demokracisė liberale. Demokraci me fjalė dhe antidemokraci me vepra, kjo ėshtė ajo qė e bėn tė rrezikshėm Berishėn pėr demokracinė. Prandaj ėshtė iluzion tė shpresosh se mund tė ketė konsensus me Berishėn. Si tė gjithė autokratėt, Berisha ofron vetėm njė alternativė: nėnshtrimin ndaj vullnetit tė tij despotik. Tė gjitha tė kėqijat qė ndodhin nė Shqipėri (edhe kriza qė nuk po mbyllet dot) lidhen me kėtė vullnet qė kėmbėngul i pakufizuar nga asnjė pushtet dhe nga asnjė ligj. Ėshtė njė vullnet prej Fyhreri, qė nėse nuk krasitet nga opozita dhe nga shteti ligjor, do bėhet pengesė e pakapėrcyeshme pėr integrimin, por edhe burim mynxyrash tė tjera pėr vendin. Provat janė pa fund. Topi vetė thotė se integrimi nė BE kėrkon njė administratė publike tė qėndrueshme, “..tė reformuar sipas standardeve europiane, larg emėrimeve partiake dhe presioneve politike, apo tė frikėsuar nga pushteti apo ndryshimi i tij”. A ka shqiptar qė nuk e di se sot nė Shqipėri administrata publike ėshtė ēiflig i pushtetit dhe se nėpunėsi publik ėshtė njė ēifēi qė flaket nga puna nėse nuk voton pėr pushtetin e radhės, apo nuk i shėrben korrupsionit tė tij? Dhe kjo nuk ndodh pa vullnetin politik tė lidershipit salinist. A mund tė bėjė kushdo qė aspiron Shqipėrinė europiane konsensus me njė qeverisje tė tillė tė dhunshme? Topi thotė me tė drejtė se integrimi europian i Shqipėrisė kėrkon njė pushtet gjyqėsor tė pavarur nga politika dhe tėrėsisht profesional, si dhe njė drejtėsi tė qytetarėve dhe jo tė shtetarėve. Por ai e di fare mirė se Berisha (i cili sapo ja ka hedhur poshtė disa kandidatura pėr Gjykatėn e Lartė dhe atė Kushtetuese), ka bėrė dhe do tė bėjė gjithēka t’i fusė njerėzit e tij nė organet mė tė larta tė gjyqėsorit, qė ta ketė gjyqėsorin njė vegėl tė tij kundėr qytetarėve dhe opozitės. Topi thotė prapė me tė drejtė se ēėshtja e pronės, e kthimit dhe e kompensimit tė saj mbetet themel i shtetit ligjor dhe gur prove pėr njė demokraci, por nė sajė tė vullnetit prej despoti tė Berishės, sapo ėshtė pėrfunduar njė tjetėr projektligj qė e sikteris tė drejtėn e pronarėve pėr nė kalendat greke. Nėn komunizėm jo pak pronarė janė internuar fizikisht, sot nė tė ashtuquajturėn demokraci berishiane ėshtė e drejta e tyre qė internohen. Madje juristė berishistė si Alibeaj, marrin edhe guximin ta izolojnė kėtė tė drejtė nga drejtėsia europiane, nga Strasburgu, me ligje qė s’kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė drejtėn. Kėto ligje janė telat e rinj me gjemba tė izolimit qė i ngrihen sė drejtės sė pronės sė dhunuar pėr 45 vjet nga komunizmi nga qeveria “demokratike”. Tė gjithė kėta elementė dhe detyra thelbėsore pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, dhe shumė tė tjera, janė zgjidhur keq dhe nė mėnyrėn mė neokomuniste tė mundshme nga pushteti berishist. Dhe si mund tė shpresosh qė ky pushtet dhe ky lidership tė jenė premisė pėr konsensus demokratik? Prandaj larg hipokrizisė me “konsensuse” tė pamundura, larg iluzioneve qė sjellin zhgėnjim miopėsh, themi se sot situata politike ofron dy alternativa: Ose pushteti berishist do tė mposhtet, ose opozita do tė nėnshtrohet. E para do qe njė shpėtim pėr demokracinė liberale, ndėrsa e dyta fundi i saj.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com