Albatlanta

Pse u gabova nė gusht
Ilir Yzeiri
Nė shkrimin e fundit qė pata botuar nė “Shqip” kėtu e disa javė mė parė, nė mėnyrė krejt tė pavetėdijshme a ndoshta i nxitur nga instinkti i kotėsisė dhe i dėshirės pėr tė gjetur njė titull ndryshe, pata shkruar dhe e pata titulluar atė shkrim pak a shumė nė formėn qė nė gusht nuk ndodh asgjė. Nė atė shkrim pata pėrmendur shumė gjėra e, meqenėse ishte gusht dhe meqenėse prej vitesh pushimet i bėj nė Himarė, pata folur edhe pėr Himarėn, duke treguar me pak provokim edhe ndjenjat e pėrshtypjet e mia pėr Himarėn si ndoshta i vetmi qytet nė Jug qė nuk ėshtė ndotur nga betonizimi katastrofik si ai qė ka ndodhur nė Sarandė e mė tej. Krejt nė mėnyrė vetjake dhe i bindur pėr zemėrimin, nervozizmin, bezdinė apo edhe pėr efektin krejtėsisht negativ qė do tė prodhonte konstatimi im, nė atė shkrim pata thėnė se meritėn pėr mosbetonizimin e Himarės e ka edhe Vasil Bollanoja. Mirėpo isha i bindur qė kėtė konstatim e pata bėrė nė gusht dhe isha gjithashtu i bindur sėrish se nė gusht nuk ndodh asgjė, ndaj nuk pata hezituar qė tė bėja atė deklarim apo tė shkruaja atė fjalė, tė pėrmendja atė emėr i cili nė rrethet e shumta shqiptare zgjon ndjenja tė pėrziera. Mirėpo, e pėrsėris, ishte gusht dhe unė pata menduar se nė gusht nuk ndodh zakonisht asgjė.

Pėr fat tė keq isha gabuar. Nė gusht ndodhi njė nga ngjarjet mė tė rėnda tė kėtyre viteve tė fundit dhe Himara u bė kryetema e qindra shkrimeve. Si nė ethe, drejt faqeve tė bardha tė gazetave u turrėn tė gjithė dhe kush e kush mė shumė nisi tė shfaqė anėn e munguar, atė pjesė gjysmė gri qė fle nė nėnvetėdijen tonė dhe qė na bėn trima sa herė ėshtė fjala pėr tė ringjallur folklorin e nacionalizmit. Gara dukej e lodhshme dhe vapa e gushtit gati i ndizte zjarr ofshamat dhe pėrgjėrimin pėr gjuhėn shqipe, pėr viset arbėrore, pėr tokėn e tė parėve, pėr atdheun qė na lanė tė parėt dhe nė anėn tjetėr ishin projektuar ata, tė ndryshmit nga ne, “antishqiptarėt”, ata qė kanė zgjedhur tė identifikohen me gjuhėn dhe me karakteristikat e njė kombi tjetėr. Pėr njė ēast u harrua i vdekuri dhe qė tė gjithė nxitonin kush e kush mė shumė qė tė zinin njė vend nė arenėn apo nė lozhat e teatrit pėr tė parė aktorėt tragjikė qė recitonin vargje pėr nacionalizmin dhe pėr atdhedashurinė, qė ofshanin e sillnin nė mend rrėnjėt tona tė lashta e tė lara me gjak. Teatri madhėshtor dhe spektakli u bė aq joshės sa nuk mbeti gazetė e nuk mbeti njeri qė ka dy gramė shkollė pa marrė penėn e pa ia thėnė vendēe e me iso apo me sfond majekrahi kėngės pėr atdheun e dashur e pėr gjuhėn e ėmbėl shqipe. Nė anėn tjetėr ishin gjithmonė ata, tė kundėrtit tanė, ata qė nuk e duan gjuhėn shqipe dhe atdheun e shqiponjave. Mirėpo kishin kaluar ditė dhe i vrari me makinė ishte varrosur. Mirėpo deri atėherė, askush nuk e kishte marrė vesh me siguri se ēfarė kishin diskutuar nė kafenenė apo nė njė cep tė Himarės djemtė nga Vlora dhe djali nga Himara. U raportua pėr gjithēka, por vetėm pėrmbajtja e asaj bisede nuk u tha asnjėherė, nga asnjė gazeta, nga asnjė media. Jo se ai dialog do tė kishte zgjidhur ndonjė gjė tė rėndėsishme nė fabulėn e ngatėrruar edhe ashtu keq tė nacionalizmit qė po ndėrkryhej e po merrte hov, porse po tė kishim mėsuar atė dialog, ndoshta do tė kishim marrė vesh se tė rinjtė u grindėn pėr njė femėr, fjala vjen ose pėr para ose pėr njė hesap tė vjetėr, sepse shqiptarėt (tė mė ndiejnė bashkėkombėsit e mi) po, nė tė shumtėn e herės, e tregojnė nacionalizmin e tyre tė ēartur pėr femra e pėr para. Nėse ata janė grindur pėr gjuhėn, pra pėr motive nacionaliste kjo ėshtė njė anė tjetėr dhe nė fakt ne tė gjithė po presim qė tė dėgjojmė vendimin e drejtėsisė. Vetėm se unė edhe kėtė radhė dua tė rreshtohem nė krah tė atyre grekėve ballkanas qė, nė njė manifestim kundėr ekstremizmit grek, mbanin nė duar njė pankartė gjigande nė tė cilėn shkruhej: Vėllezėr shqiptarė - na falni. Nė kėtė rast edhe unė, cilido qė tė jetė vendimi i gjykatės pėr vrasjen e tė riut nga Himara, rreshtohem nė anė tė atyre grekėve qė mbanin nė duar pankartėn nė tė cilėn nė kėtė rast mund tė shkruhet: Vėllezėr himarjotė na falni. Tė gjitha tė tjerat mė duken jo vetėm tė tepėrta e tė dala boje, por edhe pa kuptim. Ofshamat nacionaliste, nga cilado anė qė tė vijnė, nuk mė bėjnė asnjė pėrshtypje dhe nuk mė shėrbejnė si ftesė pėr tė marrė pjesė nė teatrin e madh ku jepen shfaqje me aktorė qė recitojnė vargjet e njė nacionalizmi tė vjetėr.

Unė dhe Marianne Giraud
Mesa dukej isha gabuar dyfish, sepse nė gusht, pikėrisht atėherė kur sipas tė vetėndjerit tim tė parė nuk ndodhte asgjė, pikėrisht nė gusht, unė vetė rashė nė grackėn e nacionalizmit apo tė atdhedashurisė apo tė patriotizmit, nuk e di. Edhe unė ngjesha parzmoren e atdhedashėsit dhe me shpatėn zhveshur iu vėrsula Marinnė Giraud. Marianne ėshtė gazetare franceze e sapodiplomuar dhe kishte fituar njė projekt nė “Le Monde” pėr tė shkruar njė seri me reportazhe nė “Le Monde”, nė rubrikėn “Le Blog”, tė titulluar: “Njė rrugė dy vende - Pėrgjatė rrugės sė Kombit” (Le blog de Marianne Rigaud Le moinde fr). Aty njė ditė tė bukur gushti lexoj se kjo rrugė, nė thelb kishte si synim Shqipėrinė e Madhe. Nė atė prolog, qė do t’u printe mė pas dhjetėra shkrimeve tė tjera, jepej njė pamje jo e qartė dhe jo e drejtė e realitetit shqiptar tė tė dy anėve tė kufirit. Kjo ishte e kuptueshme, sepse Marianne ėshtė vetėm 24 vjeē dhe njohuritė e saj pėr realitetin nė fjalė i kishte mė sė shumti nga profesori dhe gazetari Jean-Arnault Derens, i cili edhe pėr shkak tė origjinės, por edhe pse pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė e realizon nga Beogradi nė Paris, pra pėr kėto apo edhe pėr arsye tė tjera, ai e vėshtron realitetin shqiptaro-kosovar me syzet firmato tė njė nacionalisti serbo-europian. Mė duket do tė ketė qenė mesi i gushtit kur po lexoja kėtė reportazh dhe nė ajėr nderej ende perdja e trashė e nacionalizmit dhe Himara ishte nė qendėr tė tė gjitha shkrimeve. Mė duket do tė ketė qenė edhe njė ditė pasi ish-ambasadori Xhon Withers kishte dhėnė intervistėn e lamtumirės nė “Top Channel”. Tė gjithė e kujtojnė atė intervistė dhe besoj ndaj mendimin e tė gjithėve po tė them se ish-ambasadori amerikan tė turpėronte kur fliste pėr Shqipėrinė. Dashuria qė shfaqte dhe ndiente vėrtet ai pėr vendin tonė ishte e ēuditshme dhe Sokol Balla e tha shumė bukur atė ditė qė prej teje ne shqiptarėt po mėsojmė ta duam Shqipėrinė. E pra, mė duket se me kėtė vetėdije dhe me kėto emocione nė trup iu turra, siē thashė dhe mė lart, Marianne-s me njė e-mail aspak tė qetė, madje deri-diku fyes. I thosha se ju gazetarėt e kategorisė sė tretė, kur vini nė Shqipėri, projektoni njollat e errėta tė vetėdijes e tė nėnvetėdijes suaj, mbi njė popull qė nuk ka bėrė asnjė krim, mbi njė popull qė nė historinė e tij tė gjatė ka bėrė vetėm njė mėkat: ka vuajtur, tragjikisht ka vuajtur herė prej tė huajve e herė prej vetė shqiptarėve. Ndėrsa ju flisni pėr Shqipėrinė e Madhe dhe pėr frikėn e nacionalizmit shqiptar. Ajo m’u pėrgjigj menjėherė dhe nė emailin e saj unė lexova jo vetėm pėrgjigjen justifikuese, por edhe njė lloj ndjese. Ajo, pasi unė i thosha se ti pėrfaqėson tipin e gazetarit tė vjetėr, mė thoshte se jam vetėm 24 vjeēe dhe se ky ėshtė reportazhi im i parė. Unė do tė shkruaj edhe shumė tė tjerė dhe mė kėrkonte qė tė mė takonte. Intervista ime nė “Le Monde” u botua mė 14 gusht, ndėrsa Marianne Giraud, gjatė gjithė muajit gusht botoi thuajse ēdo ditė njė reportazh nga Shqipėria nė blogun e saj nė “Le Monde”, blog qė u ndoq nga mijėra lexues. Ajo shkroi pėr Durrėsin, Tiranėn, Kukėsin, pastaj u hodh nė Kosovė dhe shkroi pėr Prishtinėn, Mitrovicėn. Nė fund blogu i saj u bė aq interesant dhe ajo u prek aq shumė nga ajo qė pa nė dy vendet qė i lidh njė autostradė sa tė dukej se nuk ishte Marianne e fillimit. Ishte hera e parė qė “Le Monde” i kushtonte faqe tė tėra dhe thuajse ēdo ditė, Shqipėrisė dhe Kosovės. Nė qoftė se nė fillim mund tė lexoje komente qė thoshin se Shqipėria dhe Kosova nuk duhet tė futen kurrė nė Europė se duhet tė shuhen, nė fund po kėta njerėz e akuzonin Marainne-n pėr shqiptarofile. Mirėpo unė kisha harruar se e gjitha kjo kishte ndodhur nė gusht, nė atė muaj qė unė nuk e di pse e kisha quajtur si kohėn apo stinėn, si periudhėn apo ditėt kur nuk ndodh asgjė.

Me Ali Pashėn nė gusht
Kisha kohė qė e kisha filluar dhe nuk po e mbaroja dot librin e Pukėvilit mbi Ali Pashėn, tė kthyer nė shqip nga Ardian Klosi. Dhe atė e pėrfundova nė gusht. Kėtu nuk ėshtė rasti qė tė shkruaj pėr atė libėr, por ėshtė rasti tė pėrmend se mbi atė periudhė dhe mbi atė figurė do tė duhet tė diskutojmė shpesh. Nė atė libėr ėshtė pėrmbledhur njė pjesė thelbėsore e vetėdijes sonė tė pėrbashkėt. Po tė kuptojmė mirė Aliun e Pukėvilit do tė shpjegojmė mė mirė, shumė anė tė natyrės e tė karakterit tonė. Mirėpo natyrisht kėtu nuk ėshtė vendi dhe as argumenti i duhur. Si pėr ironi dhe si pėr tė mė kujtuar edhe njė herė se nė gusht asosacionet janė me tepri, unė, duke u pėrpjekur tė shkėputem nga libri i Pukėvilit mbi Aliun e kam tė pamundur, sepse njė deputete e PD-sė, me njė mbiemėr qė tė sjell nė mendje epikėn e Kosovės (Vokshi), pėrflitet se ka favorizuar atė qė bashkėjeton me gjashtė hidrocentrale nė Kardhiq. Unė qė sapo jam shkėputur nga libri pėr Aliun e kam tė vėshtirė tė ndaj Kardhiqin e Aliut nga Kardhiqi i Vokshit. Pse duhet tė pėrmendej kjo aferė e Kardhiqit nė gusht dhe unė pse zgjodha ta lexoj librin mbi Aliun nė gusht. Nuk e di. Natyrisht masakra e Aliut mbi Kardhiqin nuk ka asgjė tė pėrbashkėt nga mbrothėsia qė kėrkon tė ndėrtojė mbi lumin Kardhiq ai qė bashkėjeton me njė deputete tė PD-sė qė rastėsisht mban njė mbiemėr, qė tė sjell nė mendje epikėn luftarake tė Veriut.

Edhe Nėnė Tereza ka lindur nė gusht
Sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, nė gusht ishte edhe pėrvjetori i lindjes sė Nėnė Terezės. Nė kėtė muaj ajo mbush plot 100 vjet. Mirėpo ne, meqenėse muaji gusht na gjeti nė vlim ta nacionalizmit, nuk u pėrmbajtėm mė dhe mbushėm rrugė e sheshe me banderola blu e mė thėnie tė Nėnės sė Madhe. Pa pasur turp dhe pa pasur asnjė drojė, milionerėt e rinj demokratikas qė lundrojnė nė miliona tė vėna nė kėto 20 vjet tranzicion, betohen se do ta kujtojnė mot e jetė Nėnėn e Madhe. Ndėrsa unė prita mė kot qė tė gjeja nė ndonjė cep fytyrėn e Tritan Shehut dhe tė priftit qė kryeson fondacioni “Zoja e Kėshillit tė Mirė”. Ata janė tek Universiteti se bėhen gati tė fillojnė vitin e ri. Mirėpo shqiptarėt nuk shqetėsohen fort. Nė tė gjitha shkrimet qė janė bėrė pėr pėrvjetorin e Nėnė Terezės, por sidomos nė shkrimet kritike, pra nė ata shkrime qė pėrpiqeshin tė zbulonin hipokrizinė e qeverisė ndaj Nėnė Terezės, nuk gjeta njė referencė qė tė pėrmendte se pėrse nuk u mbajt amaneti i Nėnė Terezės, pra pėrse nuk u ndėrtua Spitali qė dėshiroi ajo nė vendin pranė pallatit tė sportit “Asllan Rusi”. Unė, pse e kam investiguar kėtė rast nė njė reportazh tė programit “Hapur”, jam sot nė gjyq dhe ata qė shkelėn amanetin e Nėnė Terezės, pra Tritan Shehu me shokė qė fshihet pas disa emra priftėrinjsh, mė kėrkojnė 100 milionė lekė dėmshpėrblim. Nuk e di, por edhe sot e kam tė vėshtirė ta kuptoj se si nuk rimerret ky argument, jo pėr tė thėnė se kush e zbuloi, por pėr tė qenė tė paktėn pak solidarė, sidomos kur ėshtė fjala pėr simbole siē ėshtė Nėnė Tereza. Mirėpo, nė gusht, zakonisht nuk ndodh asgjė pata thėnė nė njė shkrim tė mėparshėm. Nė fakt nė gusht ne zbulojmė mė shumė se ndonjėherė tjetėr se nuk jemi tė aftė pėr asgjė, as pėr tė dashur kėtė vend, tė cilin mė shumė e vjedhim sesa e duam. Kėtė e kuptojmė mė mirė nė gusht...
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com