Poema e Mjerimit |
Milosh Gjergj Nikolla
(Migjeni) |
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tjeshilta qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin. E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e majė, flamujt e njė shprese t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese. Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa, kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat. Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit! Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis. Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet, don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet, atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė, dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė, mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem - thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem. Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash. Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt. Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh, qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė, t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė. Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj. |
Shqiperia.com | View webpage for this Publication |