Albatlanta

Qeveria pa numra dhe opozita pa kokrra
Ylli Manjani
Pa dashjen e tyre, Rama dhe Berisha sė bashku, dhanė definicionin mė tė pėrshtatshėm tė polititės Shqiptare tė vitit tė fundit, por i pari pėr Kuvendin, pas zgjedhjeve tė vitit 2009. Rama, duke akuzuar Berishėn, tha njė tė vėrtetė tė njohur qė Berisha “nuk ka numra” pėr tė qeverisur vetėm. Kjo e vėrtetė lindi menjėherė pas zgjedhjeve kur ai u detyrua tė bėnte aleancė me LSI-nė e Ilir Metės (parti e majtė), pėr tė siguruar njė mandat tė dytė qeverisjeje. Ndėrsa, Berisha nga ana tjetėr, konfirmoi njė tė vėrtetė tė dukshme qė Rama (dmth kjo opozitė) ėshtė “pa kokrra” pėr tė bėrė detyrėn e saj politike. Vitin e fundit e kemi parė tė gjithė se sa “pa kokrra” ka qenė opozita e Edi Ramės. Tė dyja kėto pohime plotėsojnė qartėsisht panoramėn e politikės Shqiptare tė vitit tė parė pas zgjedhjeve tė 2009-s.

Ndėrsa u mbyll viti i parė i Kuvendit tė pas zgjedhjeve tė 2009-s, u provua qartėsisht saktėsia e dy pohimeve tė udhėheqėsve tanė politikė. Qeveria nė kėtė vit nuk arriti tė miratojė asnjė ligj me 3/5 –tat, sepse nuk i ka kėto numra nė Kuvend. Nga ana tjetėr shumė pak u bė pėr tė siguruar njė mjedis konsensual pėr tė arritur normalitetin e funskionimit tė legjislativit. Kuvendi,jo vetėm qė nuk bėri dot vendin me Gjykatė Administrative (pėr tė cilin duhen 3/5-tat e votave), por dėshtoi tė fshinte 29 Nėntorin nga kalendari i festave kombėtare, krijoi konfuzion me ditėt e pushimit, nuk arriti tė kryente asnjė reformė tė qenėsishme dhe as tė miratonte ligjin e SHISH (pėr tė cilat mjafton edhe shumica e thjeshtė), sepse nuk i pati numrat.Ndėrkohė megjithėse pa numra, qeveria arriti tė shtojė konfuzionin nė ēėshtjet e pronėsisė, arsimit, financave tė shtetit dhe tė funksionimit tė institucioneve. Nga ana tjetėr, megjithėse pa numra, u arrit tė sigurohet njė premtim solid nga BE qė Shqiptarėt do tė lėvizin lirisht nė zonėn Schengen.

Nga ana tjetėr, nė kėtė vit tė parė tė Kuvendit tė pas zgjedhjeve tė 2009-s, opozita dėshtoi tė bėnte transparencėn e zgjedhjeve qė ju premtoi votuesve. Ajo nuk njohu zgjedhjet,nuk njohu Parlamentin (dmth as veten e vet), braktisi zgjedhjet e pjesshme nė disa komuna e bashki, hyri nė grevė urie kot fare dhe doli mė keq se hyri, hyri-doli-hyri nė Kuvend pa marrė vesh se ē’po bėn pasi dėshtoi tė digjte mandatet, sepse nuk pati kokrra pėr tė bėrė detyrėn e opozitės. Pati njė moment qė opozita e pranoi pozitėn e vet pa kokrra, kur doli tė mbledhė firma pėr tė propozuar njė projekt-ligj pėr transparencėn e zgjedhjeve, ndėrkohė qė mjaftonte tė dėrgonte thjesht njė deputet nė Kuvend tė depozitonte njė nismė ligjvėnėse. Megjithėse “pa kokrra”, opozita arriti tė krijojė tymnajėn e vjedhjes sė votave,tė mashtrojė socialistėt sistematikisht, tė shkatėrrojė tė majtėn dhe tė fshehė pėrgjegjėsinė e Edi Ramės pėr humbjen e zgjedhjeve. Opozita mblodhi rreth vetes tė gjitha partitė e tjera pa kokrra, pėrtej tė majtės dhe sė djathtės, duke krijuar kėshtu aleancėn mė tė madhe politike tė “pa kokėrr-save”.

Nė kushtet e njė politike ku ana qė qeveris ėshtė pa numra dhe ana qė bėn opozitė ėshtė pa kokrra (takat), jetojnė shqiptarėt qė janė tė detyruar tė bėjnė tifozllėk pėr njėrėn ose tjetrėn palė. Them janė tė detyruar, sepse nuk kanė alterantivė tjetėr nė kushtet kur gjetja e njė vendi pune ėshtė bėrė shumė e vėshtirė dhe jetesa ėshtė gjithnjė e mė e shtrenjtė. Sot vetėm me tifozllėk politik mund tė sigurosh njė vend pune ose ca para apo ndonjė lėmoshė pėr tė shtyrė ndonjė ditė. Edhe ata qė punojnė nė bisneset e tyre, janė tė detyruar tė jenė tifozė tė njėrės apo tjetrės palė, sepse pa tifozllėk nuk ecėn bisnesi. Tė paktėn psikologjikisht, konsumatori shqiptar ėshtė kapur nga makthi i njė krize ekonomike (tė gjitha krizat nė ekonomi janė me komponent psikologjik) dhe kjo shkakton frikė dhe pasiguri nė qarkullimin e kufizuar tė parasė nė vend. Kėtė gjė nuk e mohon dot, as qeveria pa numra e, as opozita pa kokrra.

Qeveria pa numra dhe opozita pa kokrra shkatėrruan pėrfundimisht shtetin. Institucionet e shtetit janė pėrfundimsiht tė paralizuara nga politika. Vetė parlamentit, si (krye)institucioni mė i rėndėsishėm i shtetit i ka rėnė vlera pėrtokė, teksa mban nė gjirin e tij ushtarė politikė qė sillen sipas urdhėrave tė kryetarėve dhe zengjinėt pasurohen vit pas viti nė mėnyrė tė paligjshme. Nė sytė e njė njeriu normal qė jeton nė Shqipėri, parlamenti ėshtė njė vend ku mblidhen ca njerėz qė duan tė pasurohen duke folur nė emėr tė popullit. Kurse pėr shumicėn e njerėzve,parlamenti ėshtė njė vend ku mund tė zihesh edhe me grushta, pėr njė spektėr tė gjerė ēėshtjesh koti, si psh “shishja” e Erionit apo “kokrrat” e Ramės. Institucionet e tjera tė shtetit si gjykatat, Prokuroria, inspektoriatet, zyrat e shėrbimeve publike etj, funksionojnė vetėm me tė njohur (pra me para) ose me urdhėr nga lart (kjo e fundit nuk ėshtė dhe aq funksionale).

Ligjet qė parlamennti miratoi kėtė vit janė cilėsisht tė dobėta dhe me probleme serioze. Nė kėto ligje vihet re qartėsisht fryma e destabilitetit institucional dhe pasigurisė juridike (heqje e tė drejtave tė fituar nga ligjet e mėparshme). Legjislacioni pėr pronat, fiskun dhe arsimin i miratuar nė kėtė vit ėshtė mjaft i diskutueshėm dhe tepėr problematik. Nė kėtė rast mungesa e kokrrave tė opozitės (kokrra tė cilat i vari tek kutitė e votimit) bėri qė tė shmanget vemendja nga kėto ligje.

Mjedisi ynė politik pa numra dhe pa kokrra ėshtė bėrė shqetėsim edhe pėr tė huajt. Ligji pėr SHISH qė propozon qeveria pa numra dhe nuk e miraton opozita pa kokrra, ėshtė bėrė shqetėsim pėr vetė NATO-n dhe shtetet kryesore aleate. SHBA, nėpėrmjet Ambasadės nė Shqipėri, ishte e para qė shprehu mosdakortėsinė e saj mė projektligjin. Por qeveria pa numra nuk e mori seriozisht, ndėrkohė qė opozita nė mungesė tė kokrrave pėrpiqet tė pėrfitojė ndonjė kokėrr duke u shfaqur publikisht edhe mė amerikane se vetė amerikanėt. Nė kėtė mjedis, ambasadorėt e tjerė tė vendeve tė NATO-S, gjejnė mjedise periferike pėr tė dhėnė mesazhet e tyre diplomatike (Ambasadori Gjerman e ngriti ēėshtjen e ligjit pėr SHISH nė Korcė), me shpresė qė njė ditė kokrrat dhe numrat do mblidhen bashkė pėr tė bėrė ndonjė gjė me mend. Ky model sjelljeje qė servir politika jonė nė raport me tė huajt ėshtė nė fakt shija mė e hidhur e mund mund tė lėrė njė shtet nė marrėdhėnie me shtetet e tjera. Anėtarėsimi nė NATO, mė shumė sesa merita jonė, ishte njė shans i artė qė na dha Perėndimi pėr t’u bėrė pjesė e tij. Ne nuk mund ta keqpėrdorim kėtė shans pėr shkak tė politikės pa kokrra e pa numra. Nuk e kemi kėtė luks. Ne nuk jemi anėtarė nė NATO pėr t’u treguar vendin shteteve anėtare tė saj, por jemi pėr tė pėrfituar prej tyre. Nėse as kėtė gjė politika jonė s’e ka tė qartė apo s’do ta kuptojė, atėherė do tė duhet me tė vėrtetė njė numėr kokrrash qė ta kthejnė atė nė rrugė tė mbarė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com