Albatlanta

SHISH: Njė tjetėr "radiolojė"
Kico Blushi
Pak njerėz sot kujtojnė radiolojėn qė bėri Sigurimi i Shtetit me amerikanėt pėr kapjen e diversantėve. Ajo qė ndodhi me SHISH politikisht ngjan si njė tjetėr radiolojė, sigurisht jo pėr tė kapur diversantėt e Amerikės, por pėr tė fashitur ndikimin e partnerėve nė kėtė Shėrbim, si dhe pėr tė vėshtirėsuar zbulimin e zullumqarėve tė demokracisė, ata ofiqarė qė abuzojnė me interesat tona e, pse jo, edhe tė aleatėve. Kjo ėshtė arsyeja pėrse kėrkohet tė vihet nėn hyqėm edhe SHISH-i, njėlloj si legjislativi, Gjykatat, Prokuroria dhe sė fundi edhe Presidenca…Nuk ėshtė as e para dhe as fundit herė qė politika luan njė tė tillė "radiolojė" me kukamēefti jo vetėm me ne, po edhe me ndėrkombėtarėt (si p.sh, me ish-ambasadorin Withers).

Sipas njė interviste tė F.Klosit, ish shef i SHISH, ka ministra qė raportojnė rregullisht nėpėr ambasadat e huaja, sapo mbaron mbledhja e qeverisė…pasi format e rekrutimit tė spiunėve tė sotėm dhe tė spiunllėkut si veprimtari, sipas tij, sot janė tė ndryshme nga ato tė Luftės sė Ftohtė. Nėpėrmjet "dyerve tė hapura e pa viza" pėr disa ministra, deputetė apo edhe e ojfėistė profesionistė (jo tė zgjedhur, por tė emėruar nga ambasadat e huaja), kryhet ai qė quhet trafik influence…Me njė vėshtrim sipėrfaqėsor duket sikur nė Shqipėri nuk ka ēfarė tė mbahet "top sekret". Por loja e egėr dhe e paprinciptė qė po bėhet me SHISH provon tė kundėrtėn.

SHISH raporton te Presidenti dhe te Kryeministri, por tani qė jemi nė NATO, shėrbimi ka lidhje organike e tė detyrueshme edhe me partnerėt, kryesisht me amerikanėt, tė cilėt qenkan prezent nė SHISH pėr shkak tė interesit tė tyre parėsor, luftės kundėr terrorizmit…Pėrveē terrorizmit dhe zbulimit tė celulave tė tij, njė nga detyrat e SHISH ėshtė tė vėzhgojė edhe qeveritarėt, madje edhe Kryeministrin, ndaj, nėse ky organ nuk vihet nėn kontroll direkt prej tij, informacionet e rrezikshme mund tė "rrjedhin" e tė dalin jashtė kontrollit tė tij, nė dėm tė tij, te kancelarit e partnerėve ndėrkombėtarė. Gjykata e Lartė apo Prokuroria e Pėrgjithshme mund tė mbyllin sytė dhe veshėt, bashkė me dosjet e vjetra e tė reja, (tė cilat siē dihet tashmė janė vėnė nėn thundrėn e Kryeministrit), kurse shėrbimet inteligjente tė aleatėve, jo; ato nuk mund tė heshtin pėrballė "dosjeve" dhe burimeve, si janė pajtuar jo rrallėherė diplomatėt me situatėn e pakėndshme kėtu pėr hir tė bindjes sė trashėguar: "kaq meritojnė kėta, - janė parapopull!"…Ambasadorėt e huaj tė akredituar nė Tiranė e dinė se sa dhe ēfarė aferash privatizimesh, shpėrdorimesh, abuzimesh, ryshfetesh, tenderimesh, akraballėqesh (madje edhe dekonspirim tė informacioneve tė NATO-s, si po thuhet, te shėrbimet ruse) etj. janė bėrė publike dhe askush deri mė sot nuk ėshtė ndėshkuar! Po sa tė tjera mund tė ketė qė nuk i dimė e qė nuk janė zbuluar ende? A nuk ishte i pranishėm Fazlliē nė mbledhjen e sigurisė kombėtare nė qeveri dhe a nuk ka pasur nė fillimet e viteve 90-tė nė Shqipėri celula "legale" tė terrorizmit? Nuk mjafton kėshilla e stėrpėrsėritur e Brukselit dhe Uashingtonit: 'forconi gjyqėsorin, luftoni korrupsionin', nė njė shoqėri ku shteti mbetet i kapur pėr fyti pikėrisht nga ata qė pėrditė bėhen edhe mė tė korruptuar e mė tė pėrlyer e pėrbetohen pėr demokracinė, NATO-n, BE-nė, SHBA…E pra, njė SHISH jashtė kontrollit e rrezikon kėtė batak, qoftė edhe me ringjalljen e thėnies sė vjetėr: frika ruan vreshtat. Prandaj "vreshtės" i duhet vėnė njė tjetėr roje…

***

Qytetarėt nuk u shqetėsuan dhe aq pėr as pėr sulmet ndaj Presidentit dhe as pėr sherret e rrahjet nė Kuvend pėr SHISH-in qė u bėnė nė seancėn e fundit parlamentare, sepse e dinė qė SHISH nuk ka pėr tė bėrė dot lojėn e Sigurimit. SHISH nuk mund tė jetė, sado ndryshime tė bėhen nė ligjin ekzistues, vegėl e partisė dhe e kryetarit tė saj tė gjithė pushtetshėm, siē ishte dikur Sigurimi. SHISH nuk do tė pėrgjojė e pėrndjekė qytetarėt, por vetėm terroristėt, dhe sidomos ata qė luajnė me emrin tonė, me krimin, me korrupsionin, me milionat e trafiqeve…Duke qenė se SHISH ėshtė organi mė "i integruar" nė strukturat analoge tė amerikanėve e tė NATO-s, shpėrfillja qytetare nė kėtė rast bėhet edhe mė "legjitime": le tė bėjnė si tė duan, ne nuk kemi asgjė nė dorė, aq mė tepėr qė SHISH nuk ka punė me ne! Kjo mendėsi e bėn mė tė kollajtė yryshin e maxhorancės pėr zaptimin e ēdo institucioni… Sa vjen e mė tepėr qytetarėt po vetėdijėsohen se janė tė pafuqishėm, thuajse inekzistentė nė "lojėn" e politikės sė ditės. Sot qytetarėt nuk kanė asnjė mjet demokratik tė ndikojnė apo tė ndryshojnė pasojat qė vijnė nga lart, qofshin edhe tė rrezikshme, dėmsjellėse, si ato nė Gėrdec, nė rrugėn Durrės-Kukės, etj, etj. Kėtė nuk e bėjmė dot jo vetėm ne si qytetarė, por as opozita e as organet e Drejtėsisė. (Shikoni ēfarė komedie e pashembullt dhe e ndyrė po luhet me tragjedinė e Gėrdecit nga Gjykata e Lartė!). Kėsisoj ne, si qytetarė e votues tė rregullt nuk mund tė ndryshojmė dot rrjedhėn poshtė tė zezonės morale dhe ekonomike, degradimin nė hyrja byrja tė institucioneve dhe administratės, as me protesta, as me greva urie, as me media tė pavarura, as me llogjet hidhe prit tė konferencave tė shtypit, as me gėrrmėrret qė bėjmė nė kafenera a shtėpi, para ekraneve, gazetave e njėri-tjetrit. Asgjė nga kėto nuk ndikon nė psikikėn e pushtetarėve tė sotėm tė dehur me vetveten. Jo vetėm pse ata na kanė zhvatur votėn e kanė shkėputur ēdo lidhje me qytetarėt, (a thua tė kenė pasur ndonjėherė lidhje, pėrveē ditėve tė fushatave?) por edhe pse janė lepepeqe me ndėrkombėtarėt tė ēdo lloj Krokodili…Opozitarizmi dhe oponenca fatkeqėsisht sot kanė po aq ndikim e vlerė nė opinion, nė qeverisje dhe nė administrim sa dekoratat e marra nė komunizėm…

Tashmė nuk ka votues shqiptar qė nuk e di se ligjet, ndryshimet nė Kushtetutė, zgjedhjet e deputetėve, tė bashkiakėve apo tė gjykatėsve tė lartė nuk bėhen nė dobi tė shoqėrisė, as duke marrė parasysh kėrkesat dhe interesat e grupeve tė interesit a tė elektoratit, por nė interes tė klikės sunduese e tė nepsit pėr tė mbajtur sa mė gjatė e me ēdo mjet pushtetin, pa pasur frikė nga sytė, veshėt dhe opinionet e zgjedhėsve, dmth nga ndėshkimi i votės sė nesėrme…Shembulli i kthimit disa herė tė projekt-ligjit pėr SHISH si dhe sulmi i beftė ndaj Presidentit dhe mė pas tėrheqja, provojnė se drojė dhe frikė ata paskėshin vetėm nga sytė dhe nga veshėt e ndėrkombėtarėve, dmth nga "pėrshtypjet" (kupto: raportet) e ambasadorėve tė shteteve tė fuqishėm… Asgjė tjetėr nuk e vė nė lėvizje politikėn shqiptare sesa njė deklaratė e Shtėpisė sė Bardhė, Brukselit, apo NATO-s. Tash ėshtė e qartė se tėrheqja pėr sė dyti e Berishės nga ndryshimet e ligjit pėr SHISH e pėr shkarkimin e Presidentit nuk erdhėn nga trysnitė e brendshme, nga gjykimet e opinionit publik, aq mė pak tė opozitės, por nga trysnia e ndėrkombėtarėve, gjė qė tek e fundit dėshmon edhe dobėsinė, edhe pafuqinė e Presidentit aktual, tė shoqėrisė e organizmave civile, pėrfshi edhe opozitėn pėr tė ndikuar sadopak nė vendimmarrje. Pra, nėse ndėrkombėtarėt kanė aq fuqi-mundėsi sa tė detyrojnė ekzekutivin, Kryeministrin, Kuvendin, drejtimin e jetės politike drejt normalitetit dhe standardeve, atėherė, pėrse ata nuk ndėrhyjnė me tė njėjtėn mėnyrė edhe pėr "ngėrēin" e tejzgjatur qė e quajnė tranzicion? Sepse ligji pėr SHISH mesa shihet prek direkt interesat e tyre strategjike, ndėrsa "ngėrēi" ynė, punė e madhe fort nėse mbetet halli ynė…E po qe kėshtu, atėherė mund tė hamendėsohet se ndėrkombėtarėt janė bashkėfajtorė me klasėn e sotme politike, njėlloj si nė ato vende tė Azisė ku tolerohen edhe diktaturat, edhe udhėheqėsit e mbrapshtė, pėr hir tė interesave gjeostrategjike…

Njė pyetje tjetėr qė lind nga kjo radiolojė kripto-komuniste e qė ka njė pėrgjigje mė tė vėshtirė ėshtė: pėrse Berisha po rrezikon me NATO-n dhe SHBA-tė, kur mė mirė se kushdo tjetėr ai e di se e keqja, rreziku pėr humbjen pėrfundimtare tė pushtetit, kėsaj here nuk i vjen nga brenda, nga zgjedhjet e pritshme vendore, nga opinioni i brendshėm e as nga opozita (tė cilėn e nėpėrkėmb, e poshtėron dhe e pėrse ndyn sa herė ia ka qejfi!), po nga ndėrkombėtarėt e konkretisht nga amerikanėt? Berisha nuk vuan nga amnezia, ndaj mund tė besohet qė nuk e ka harruar kohėn, kur si President, nuk pranoi tė takohej me tė dėrguarin e Shtėpisė sė Bardhė, e mė pas vuri shefin e atėhershėm tė SHIK-ut, Gazideden, tė sulmonte dhe tė akuzonte amerikanėt pėr trazirat, gjė qė i kushtoi tepėr rėndė…Ē'nevojė pra e shtyn Berishėn, qė, pėr tė dytėn herė guxon e i bie murit me kokė, aq mė tepėr tani qė jemi anėtarė tė NATO-s e presim tė na jepen vizat si njė dhuratė nga qielli? Prandaj nė kėtė kontekst ngulmi i Kryeministrit qė me ēdo ēmim kėrkon tė tjetėrsohet ligji pėr SHISH, duket mė se "i justifikuar"…Me siguri nė shtator ai do tė bėjė njė tjetėr mėsymje, jo vetėm pėr tė vėnė nderin e malėsorit nė vend, por sepse njė hall i madh e detyron tė mos tėrhiqet. Vetėm njė siklet i tillė tė bėn tė hapėsh sherr e zjarr edhe me NATO-n, edhe me SHBA-tė pėr njė "copė ligj", dmth pėr njė tjetėr radiolojė e cila, sipas tij, ose tė mban nė pushtet (si e mbajti Enverin), ose tė rrėzon nga pushteti…A nuk ėshtė ky kuptimi i vėrtetė i kėsaj radioloje tė re?
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com