Albatlanta

QEVERIA, KOMPLOT KUNDĖR PRONARĖVE NĖ STRASBURG
Andrea Stefani
Lajmi se qeveria shqiptare i ka kėrkuar Gjykatės sė Strasburgut qė tė deklarojė si tė papranueshme ankimet e pronarėve shqiptarė pranė kėsaj gjykate, pėrbėn njė skandal tjetėr qė provon mjerimin e drejtėsisė, nė radhė tė parė, nė kokėn e qeverisė. T’i kėrkosh njė gjykate europiane qė tė marrė vendim jo nė pėrputhje me tė drejtėn, por ashtu si i volit qeverisė! A nuk ėshtė e gjithė kjo njė provė alarmante se ēfarė koncepti totalitar pėr drejtėsinė “e pavarur” kanė nė Tiranė? Ėshtė nė thelb koncepti bolshevik i rrėnjosur pėr 45 vjet nė Shqipėri, sipas tė cilit, gjykata nuk jep drejtėsi ashtu si e mendon gjykata vetė, por nė pėrputhje me direktivėn e partisė nė pushtet dhe qeverisė sė saj. Dikur kėto direktiva ia jepte nė Shqipėri gjykatave Partia Komuniste e Punės, ndėrsa sot, pas 20 vjetėsh nga vithisja e komunizmit, ėshtė qeveria e Partisė “Demokratike” qė pėrpiqet t’i japė direktiva Gjykatės sė Strasburgut, se ēfarė lloj drejtėsie duhet tė japė! Ēmenduria politike e qeveritarėve nė Tiranė, epshi autoritarist pėr tė komanduar gjithēka ka arritur njė rekord: pasi kanė kapur thuajse tė gjithė pushtetin gjyqėsor nė vend, qeveritarėt e Tiranės duan ta komandojnė edhe Gjykatėn e Strasburgut. Dhe janė po ata qeveritarė qė e kanė zhytur Shqipėrinė prej njė viti nė krizė, duke penguar transparencėn e zgjedhjeve nė “respekt tė pavarėsisė sė gjykatave”.

* * *

Ėshtė e hatashme, akoma mė keq, ėshtė e ububushme sesi njė qeveri mund tė dėrgojė njė letėr tė tillė si ajo qė qeveria shqiptare i ka drejtuar Gjykatės sė Strasburgut. Pronarėt kanė hedhur nė gjyq qeverinė dhe kjo e fundit, duke abuzuar me pozitėn e saj (nė fakt njė lloj konflikti interesi) i bėn njė letėr sekrete gjykatės, ku i kėrkon qė tė deklarojė si tė papranueshme ankimet apo paditė e pronarėve, duke i shpjeguar se nuk ka mjete financiare pėr tė kompensuar kėrkesat e tyre tė drejta pronėsore. Pas kėsaj, Gjykata e Strasburgut ndodhet nė kėtė situatė: nga njėra anė ka ankimet e pronarėve shqiptarė qė, pasi u shpronėsuan dhe u persekutuan ekonomikisht nga diktatura komuniste pėr 40 vjet, kanė edhe 20 vjet tė tjerė qė presin mė kot kthimin dhe kompensimin e pronave tė tyre. Nė anėn tjetėr ndodhet qeveria qė, nuk thotė dot se pronarėt s’kanė tė drejtė, por i kėrkon gjykatės qė duke marrė parasysh faktin se nuk ka para, t’i deklarojė kėrkesat e drejta tė pronarėve shqiptarė tė papranueshme. Pra, nė thelb, qeveria shqiptare i kėrkon gjykatės europiane qė pėr “arsye shtetėrore” ta deklarojė tė drejtėn e pronarėve tė padrejtė. Por a nuk ėshtė ky bolshevizmi, a nuk janė aty tė gjithė tė kėqijat e njė shteti pa liri, edhe kapja e gjykatave, edhe arroganca e qeverive, edhe shtypja e tė drejtave pronėsore tė qytetarėve pėr njė arsye “mė tė lartė”? Episodi skandaloz nuk ka asnjė lidhje me mėnyrėn se si funksionojnė tregjet, shtetet, institucionet dhe e drejta nė njė vend demokratik. Pervertimi i marrėdhėnies mund tė bėhet mė i qartė nėse marrim njė shembull: Njė kredimarrės nuk shlyen kredinė dhe banka e hedh nė gjyq. Por kredimarrėsi i dėrgon njė letėr gjykatės, ku i kėrkon ta shpallė tė papranueshme ankimin e bankės (pavarėsisht se ajo ka tė drejtė), sepse ai nuk ka para ta shlyejė kredinė. Asnjė jurist apo avokat nuk do tė mund ta mbronte kredimarrėsin nė fjalė. Qeveria shqiptare ėshtė vėnė nė pozitėn e kėtij kredimarrėsi tė krisur nga halli. Dhe grotesku ėshtė se, nė letrėn e saj, qeveria shqiptare i bėn me dije Gjykatės sė Strasburgut se pronarėt mund ta gjejnė tė drejtėn e tyre te mjeti “i brendshėm ligjor efektiv qė do tė zbatohet pėr kompensimin financiar nė Shqipėri”. Edhe s’ka para, edhe mjet ligjor “efektiv” pėr kompensim financiar tė pronarėve?! Vetėm nė zyrat e Tiranės mund ta zbėrthejnė njė paradoks tė tillė. Nga ana e vet, 20 vjet pritje shterpė janė prova mė tragjike se ē’tė drejtė mund tė fitojnė pronarėt nė Shqipėri nėse bazohen te “mekanizimi i brendshėm ligjor”. Shihet qartė se letra e qeverisė drejtuar Strasburgut, me anė tė zyrės sė avokatit tė shtetit, kėrkon t’i izolojė pronarėt nga sistemi i drejtėsisė europiane pėr t’i lėnė nė kthetrat e “drejtėsisė” sė partisė nė pushtet. A nuk ngjason shumė me izolimin e djeshėm, ndonėse mungojnė telat me gjemba dhe qentė e kufirit?

* * *

Kompensimi “efektiv” i pėrmendur nė letrėn drejtuar Strasburgut ėshtė gėnjeshtra, mashtrimi i radhės pėr pronarėt e dhunuar jo vetėm pėr 45 vjet nga komunizmi, por edhe pėr 20 vjet tė tjerė nga qeveri tė korruptuara qė ju mungon mendėsia perėndimore e drejtėsisė qė shenjtėron dhe e bėn tė paprekshme pronėn private. Nė fakt, 20 vjet pas rėnies sė komunizmit, mund tė thuhet, pa frikė se gabon, qė klasa e pronarėve ėshtė dhunuar, shpronėsuar pėr tė dytėn herė nga praktika qeverisėse neokomuniste pa as njė lidhje me drejtėsinė. Prandaj zbatuesit e sotėm tė kėtyre praktikave e kėrkojnė edhe finalizimin po te padrejtėsia. Deri edhe nė Strasburg! Me drejtėsi gjėrat nė Shqipėri duhet tė ishin bėrė krejt ndryshe. Nėse hapi i parė i komunistėve sapo erdhėn nė pushtet ishte shpronėsimi i pronarėve, hapi i parė i njė sistemi me liri duhej tė qe kthimi i pronės tek i zoti, pra korrigjimi i krimit komunist mbi pronėn. Fakti qė kjo nuk ndodhi dhe nuk po ndodh, ka shumė shkaqe, por rrėnja kryesore e tij ėshtė korrupsioni i qeverisjeve dhe mungesa e njė drejtėsie tė pavarur nga kėto qeverisje. Dje viktimė e komunizmit, sot viktimė e korrupsionit. Ky ėshtė fati i klasės sė pronarėve nė Shqipėri. Sepse, ndėrsa ka dy dekada qė pronarėt mbahen me premtime boshe, qeveritarė tė tė gjitha ngjyrave dhe klane pranė tyre, po pasurohen nė mėnyrė galopante. Ndėrsa pronarėt rrinė e presin drejtėsi, sot shohim tė mbijnė qeveritarė dhe njerėz me pushtet, ose pranė pushtetit, qė pasurohen brenda ditės nė sajė tė privatizimeve tė dyshimta tė objekteve dhe tokave qė duhet tė pėrdoreshin nga shteti pėr tė kompensuar pronarėt. Qeveria i ankohet sot Strasburgut se nuk ka para tė kompensojė financiarisht pronarėt. Po kush e bėn tė detyrueshėm kompensimin financiar tė pronarėve, pėrveē atij korrupsioni qė pėrlau dhe po pėrlan ēdo truall, tokė, godinė apo breg qė mund tė pėrdorej pėr kompensimin e pronarėve? Nėse do qe vepruar me drejtėsi, nėse toka, godina, prona do i ishte kthyer tė zotit, sot nuk do kish nevojė (tė paktėn nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve), qė qeveria tė harxhonte para nga buxheti pėr tė kompensuar pronarėt. Dhe qeveria kėrkon qė bumerangu i padrejtėsisė sė korrupsionit me pronat tė bjerė pėrsėri nė kokėn e atyre qė janė goditur nga ky korrupsion, pronarėve. Kėta nuk morėn fizikisht pronat, sepse ato i pėrlanė dhe po i pėrlajnė qeveritarė e miq tė tyre. Tani duhet tė sakrifikojnė edhe kompensimin financiar, sepse qeveria nuk ka para. Do lėmė pa trajtuar nė kėtė shkrim, shpėrdorimin e fondeve publike me investime korruptive dhe aventureske, qė ėshtė njė tjetėr shkak i impotencės financiare tė qeverisė shqiptare. Nė pėrfundim mund tė thuhet se nė tė djeshmen historike pronarėt u sakrifikuan nga qeveritė komuniste nė emėr tė proletariatit, ndėrsa sot, po sakrifikohen nga qeveritė “demokratike” nė emėr tė njė “borgjezie” tė pasuruar korruptivisht nė kurriz tė tyre. Dikur Marksi hodhi poshtė tezėn e Prudonit, se prona ėshtė vjedhje. Qeveria komuniste hodhi poshtė Marksin, duke treguar me vepra se prona ėshtė vjedhje. Qeveritė postkomuniste nė Shqipėri kanė treguar me vepra se prona ėshtė rivjedhje. Nė tė dyja rastet, me anė tė njė padrejtėsie dhe dhune kriminale mbi tė drejtėn e pronės. Dhe nė qėllimin e saj pėr tė varrosur pėrfundimisht tė drejtėn e shenjtė tė pronave tė dhunuara nga komunizmi, qeveria “demokratike” ka pafytyrėsinė dhe idiotėsinė juridike tė kėrkojė edhe bashkėpunimin apo bashkėfajėsinė e drejtėsisė europiane. Kėrkon bashkėpunimin e Gjykatės sė Strasburgut nė pėrjetėsimin e kėsaj padrejtėsie historike. Dhe me kėtė, kėrkon tė shuajė pėrfundimisht shpresėn e vetme pėr drejtėsi tė pronarėve, tė pėrdhunuar pambarimisht, nė njė shtet pa fare drejtėsi.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com