Albatlanta

Kosova, drejtpeshim pėr Ballkanin
Aleksandėr Ēipa
Legjitimiteti i pavarėsisė dhe sė drejtės shtetformuese tė Kosovės, i rikonfirmuar dje nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, pėrbėn njė moment tė ri pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen politike dhe diplomatike tė Europės, por sidomos tė Ballkanit. Bashkėsia ndėrkombėtare dhe veēanėrisht institucionalizmi global, ka fituar njė sfidė, e cila ka vlefshmėri gjithėkohore pėr kauzėn dhe principin e lartė tė sė drejtės sė popujve dhe kombeve. Rasti i Kosovės tashmė ėshtė njė kazus pozitiv rishtar nė tė drejtėn ndėrkombėtare.

Opinioni juridik vlerėsues i gjykatės, pėr pavarėsinė e Kosovės, pėrbėn nė vetvete shprehjen mė eksplicite juridike. Ky opinion, nė arenėn ndėrkombėtare dhe institucionet globale, sjell forcėn e njė shembulli tė ri principial.

Diplomacia serbe dhe ajo shqiptare kanė listuar pėrfundimisht njė ndeshje me rezultat “pėrmbysės”, duke fituar paskėsaj njė orė tė re pėr epokė tjetėr. Ky rezultat i pėrmbysur nuk ka lidhje me sedrėn apo lėndimin e ngjashėm, nė raportin klasik tė fituesit dhe humbėsit, por ka lidhje me njė epokė tė re, tė cilėn dy kombet e nisin nė fqinjėrim tė pėrjetshėm me njėri-tjetrin. Tani ka vetėm njė shans, ėshtė ai i sendėrtimit tė historisė sė fqinjėrimit dhe i mbylljes sė historisė shekullore tė pėrgjakjes, sundimit dhe sulmimit. Njė garim i ri kulturor dhe qytetėrues, ekonomik dhe komunikues, duhet tė marrė udhė, pasi nė ēdo udhė tė gjenden kėta popuj, nė njė destinacion tė pėrbashkėt janė tė “dėnuar” tė mbėrrijnė: nė bashkėsinė e shumėdėshiruar tė BE-sė. Investimi i diplomacisė ndėrkombėtare pėr realizimin dhe mė pas legjitimimin e kėsaj pavarėsie, i mbėshtetur mbi tė drejtėn dhe sakrificėn kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės, pėrbėn sot njė sprovė themelore pėr drejtpeshimin e vonuar gjeopolitik nė Ballkan.

Ky vendim sanksionon njė normė tė re marrėdhėniesh nė hapėsirėn ndėrshtetėrore ballkanike. Kosova, legjitimueshėm tė qenit tė saj i shton edhe energjizmin e ri pėr njė vrull partneritetesh dhe marrėdhėniesh me shtetet, institucionet dhe organizmat rajonale dhe ato kontinentale. Pohimi i djeshėm shprehės i Gjykatės Ndėrkombėtare ka vlerėn e njė konfirmimi unik, i cili nuk i vlen vetėm popullit dhe shtetit tė ri, por para sė gjithash pėrfitues prej saj janė vetė kontestuesit e deritanishėm, fqinjėruesit e pėrjetshėm tė Kosovės, serbėt. Serbia zyrtare, pas kėtij vendimi, ka fituar shansin e kthimit nė njė drejtpeshim auto-politik. Kjo mundėsi pėr reflektim serbo-shqiptar, nėn optikėn orientuese tė jurisprudencės diplomatike ndėrkombėtare, duhet shfrytėzuar pa kohėhumbje.

Opinioni i zbardhur i Gjykatės Ndėrkombėtare dhe sidomos pohimi i kthjellėt se kjo pavarėsi nuk cenon tė drejtėn ndėrkombėtare, ka “hedhur ajėr freskues” nė krejt hapėsirėn ballkanike dhe pėr gjithė qeveritė e sotme tė rajonit. Efekti i parė i kėtij opinioni institucional e juridik, pikėrisht lehtėson rienergjizimin e marrėdhėnieve etnike, diplomatike, politike dhe ekonomike tė rajonit. Disa shpėrgėnj mentalė kėputen paskėsaj. Fqinjėt skeptikė dhe mosnjohėsit e deritanishėm tė shtetit tė Kosovės, nesėr do tė jenė pashmangshmėrisht mė tė paktė. Me kėtė rast, kėta fqinjė kanė ēastin ndihmues tė paraprijnė pakėsimin e mosnjohjeve numerike ndėr vendet e BE-sė. Sepse ky vendim i vonuar lidhet jo thjesht me dėshirimin shqiptar pėr shtetnjohjen e mėtejshme tė Kosovės, por me kauzėn e tyre tė kahershme pėr mė tepėr kontribut diplomatik dhe bashkėpunues nė epokėn e re gjeopolitike tė rajonit tonė. Aktet e shpejta njohėse nga fqinjėt e mbetur, si Greqia apo para sė gjithash prej vetė Serbisė, do tė jenė pėrfitime qė drejtpeshimi ndėrkombėtar po i sjell Ballkanit tė sotėm.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com