Albatlanta

Milionerė tė zgjuar nė njė Shqipėri plot budallenj?
ALBA MALLTEZI
Milionerėt e rinj shqiptarė, ata tė miliona eurove, jo lekėve, nuk po habisin mė opinionin publik, pasi kanė vite qė nuk habisin as Prokurori, as Tatime, as Gjykata. Nuk habisin Shtetin, pasi kėta milionerė janė Shteti vetė. Historia e tyre nisi me deklarimin e pasurisė sė vajzės sė kryeministrit Berisha. Ishte ajo e para qė deklaroi milionin e parė tė eurove, duke u thėnė shqiptarėve se mund tė bėhesh milioner nė pak vite, me njė rrogė modeste punonjėse, qoftė dhe OKB-je. Shqiptarėt e hėngrėn. Shteti e hėngri, pasi vajza e kryeministrit ėshtė Shteti dhe shqiptarėt punojnė pėr tė dhe jo e kundėrta. I dyti doli Damir Fazlliē. Edhe ai deklaroi se kishte bėrė 1.7 milionė euro nė Shqipėri, nė njė vit. I treti dhe i vėrteti, ministri i kabinetit Berisha, Dritan Prifti. Edhe Dritan Prifti paskėsh bėrė 1.8 mln euro nė njė vit, apo diēka mė shumė. Nė gjithė kėtė paradė milionash njerėzish tė politikės dhe familjarėve tė tyre, pak indinjohen, madje ka shumė qė justifikojnė, u duket normale; janė gati t’u shtrėngojnė dorėn e t’i adhurojnė milionerėt e rinj. Nėpėr familje politikanėsh, biznesmenėsh e ekonomistėsh, apo avokatėsh, ka nisur sherri: “Ja, ata u bėnė milionerė nė njė vit, ti je i pazoti, e pazonja”. Por, nuk ėshtė kėshtu o njerėz. Nuk mund tė bėhesh milioner si Argita, Damiri, e Dritani, pa pasur nė shfrytėzim Qeverinė. Janė ata tė zgjuar, e jemi ne budallenj? Ka mundėsi, por bota, kjo bota ku jetojmė dhe ėndėrrojmė ta bėjmė mė tė mirė ka rregulla, ka ligje, ka ndershmėri dhe kėrkon njė mirėsi pėr tė mos shkuar tė gjithė nė ferr, siē shpesh ne shqiptarėt kemi rrezikuar, duke marrė me vete tė varfėr e milionerė. Megjithėse tė bombarduar nga informacioni, pak vetėve u ngelet nė mendje se si nė Francė po vėnė me shpatulla pas muri e nė shėnjestėr presidentin Sarkozi, pėr njė shumė prej 150 mijė eurosh qė presidenti supozohet tė ketė marrė nga trashėgimtarja e “L’Oreal”-it. Hetimi mediatiko-shtetėror ka nisur pėr kėtė shumė, jo pėr miliona euro. Megjithėse ėshtė pėrcjellė dhe nė mediat shqiptare, pak shqiptarė reflektojnė pėr dorėheqjen e ministrit Britanik tė Brendshėm, Jasqui Smith, pas akuzave pėr fatura tė fryra, nė pak mijė euro. Nuk bėn pėrshtypje dhe nuk shėrben, gjithashtu si pikė referimi, dhe njė lajm tjetėr qė po bėn kėto ditė xhiron nė gjithė globin: vila 11 milionė dollarėshe qė ka blerė apo pritet tė blejė familja Klinton. Tė ndalemi pak te historia e fundit. Edhe pėr standardet amerikane, edhe pėr standardet e njė ish-Presidenti amerikan pėr 8 vjet rresht, siē ishte Bill Klinton, edhe pėr njė Sekretare aktuale tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, lajmi i blerjes sė Vilės 11 milionė dollarėshe bėri bujė; ėshtė i sikletshėm pėr ta, pėrpara opinionit publik, edhe pse rrogat e tyre, dietat, vitet e punės, janė pa mė tė voglin dyshim, mė tė larta se rroga e dietat qė vajza e kryeministrit merrte nė Prishtinė, qė ministri Prifti merr nė Qeverinė Shqiptare. E pra, vila e Klintonėve habit amerikanėt, ndėrsa milionat e ministrit tė shtetit mė tė varfėr nė Evropė, nuk habisin asnjė. Nuk habisin strukturat shtetėrore nė radhė tė parė, nuk habisin njė pjesė tė madhe tė medias sė atrofizuar, nxisin opinionistė tė sulmojnė mediat qė i zbulojnė. Jemi nė Shqipėrinė e budallenjve, por me milionerė tė zgjuar?!
Ballkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com