Albatlanta

Sistemi zgjedhor dhe partitė politike
AFRIM KRASNIQI
TIRANE - Shqipėria politike ende nuk ka mbyllur kapitullin e zgjedhjeve parlamentare tė qershorit 2009, e megjithatė ajo brenda njė kohe tė shkurtėr do tė hyjė nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet lokale 2011. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore do tė duhet tė dekretohen 9 muaj nga data e vendimit final tė KQZ-sė mbi zgjedhjet e fundit vendore, pra 9 muaj nga data 8.6.2007. Zgjedhjet normale vendore do tė duhet tė jenė 30-45 ditė pėrpara kėsaj date, pra me shumė gjasa, me 24 prill 2011 dhe dekreti pėr datėn do tė duhet tė dalė nė javėt e fundit tė muajit gusht. Duke e ditur se kriza politike ėshtė spostuar pėr nė vjeshtė, dhe se gjatė muajve korrik-gusht parlamenti ėshtė jofunksional, atėherė rezulton se vjeshta e ardhshme do tė krijojė njė paradoks: vendi nė krizė pėr zgjedhjet e fundit parlamentare dhe njėherėsh, vendi do tė jetė zyrtarisht nė prag-fushatė pėr zgjedhjet e ardhshme lokale.

Skenarėt e zhvillimeve politike tė pritshme, janė tė shumta. Vendi do tė vijojė me bipolaritet tė ndjeshėm, institucionet politike mund tė rikthehen nė krizė, do tė vijojnė manifestimet dhe protestat e dy palėve nė rrugė, dhe se njė vendim final pėr krizėn do tė mund tė merret vetėm pas vendimit tė BE-sė pėr liberalizimin e vizave. Nė njė situatė hipotetike maxhoranca, nėn efektin e entuziazmit tė vizave, do tė preferonte mė shumė zgjedhjet e parakohshme parlamentare apo tė shtyjė krizėn pėr tė marrė me ēdo kusht Bashkinė e Tiranės, sesa pranimin e kushteve tė opozitės pėr kutitė dhe rrjedhimisht, dorėzimin e sigurt tė pushtetit nėn akuzėn pėr manipulime elektorale.

Gjithsesi, njė nga elementėt e pandryshueshėm dhe pavarėsisht vonesės, dominues nė debatin e ardhshėm politik, do tė jetė debati mbi sistemin zgjedhor, Kodin Zgjedhor dhe sjelljen e partive ndaj atyre. Sistemi zgjedhor nė zgjedhjet lokale nuk ka rėndėsi tė madhe, pasi sistemi mbetet ai qė ka qenė, maxhoritar pėr kryetarėt e bashkive e tė komunave, dhe proporcional pėr kėshillat bashkiakė dhe komunare. Debati nė kėtė rast ėshtė raporti midis politikės dhe administrimit tė zgjedhjeve, format e votimit (me kuti votimi apo elektronike), si dhe e drejta e votimit dhe e kandidimit (p.sh, e drejta e votės pėr emigrantėt dhe shtetasit e huaj nė Shqipėri etj). Ky debat ėshtė ndezur qė tani nga dy parti, LSI dhe PR, dy aleate tė PD-sė nė qeveri. Tė dyja partitė kanė kėrkuar fillimin urgjent tė punės pėr reformėn zgjedhore dhe nė kėtė kuadėr, ndryshime drastike nė sistemin e votimit, sistemin e administrimit dhe sistemin e pėrfaqėsimit tė partive. Natyrisht nismat dhe kėrkesat e tyre bėhen nė njė funksion tė aktualitetit politik, si presion ndaj PS-sė pėr heqje dorė nga debati i kutive dhe pranimin e faktit tė kryer, lidhur me zgjedhjet e kaluara. Gjithsesi deklarimet e tyre i adresohen edhe maxhorancės dhe vetė njėra-tjetrės. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ pėrbėhet nga 7 komisionerė, dy nga PS, dy nga PD, njė nga aleati kryesor nė qeveri, njė nga aleati kryesor nė opozitė dhe njė kryetar nga maxhoranca. E njėjtė ėshtė edhe skema e kompozimit tė KZZ-ve nė nivelet e mėposhtme. E thėnė me terma tė thjeshtė, LSI dikur nė opozitė, sot ėshtė nė qeveri, dhe anėtari i tretė i KQZ-sė nga maxhoranca, politikisht, nuk i takon mė PR-sė, por LSI-sė si parti e dytė. Kjo kėrkesė vėshtirė tė zbatohet, sepse pėr ndryshimin e anėtarit duhet kompromis me opozitėn nė parlament dhe votim me 84 vota. Rivaliteti LSI–PR pėr vendin e dytė nė maxhorancė, dhe pėr pasojė, pėr njė komisioner nė ēdo komision votimi, mund tė ketė ndikim tė madh nė fushatėn e ardhshme lokale dhe nė funksionimin e koalicionit qeverisės. Kėrkesat e tyre lidhen edhe me probleme tė tjera tė sistemit zgjedhor (kėrkesa pėr proporcional me korrektim kombėtar, pėr votimin e emigrantėve etj), tė cilat prekin thelbin e sistemit dhe natyrshėm, edhe interesin madhor elektoral tė dy partive tė mėdha, PD e PS. Vetė fakti se kėto kėrkesa janė artikuluar nga nivelet mė tė larta (kryetarėt respektivė z.Meta dhe z.Mediu) njėherėsh edhe ministra nė qeveri, tregon seriozitetin e interesit tė tyre partiak, por edhe problemet e funksionimit tė maxhorancės. Njė maxhorancė solide do tė duhej, qė kėto dilema e mosmarrėveshje t’i zgjidhte nė tryezėn e koalicionit qeverisės dhe mė pak, me njė draft konsensual, t’i adresohej opozitės. Fakti qė pas njė viti qeverisjeje, tryeza e kryetarėve tė partive nė qeveri, nuk ėshtė mbledhur asnjėherė, tregon se koalicioni nuk funksionon politikisht, por vetėm administrativisht (shkėmbime postesh nė administratė) dhe personalisht (kryetarė qė kanė poste nė qeveri). Shpresa e PD-sė ėshtė se agresiviteti i LSI-sė do tė mund tė drejtohet drejt PS-sė, dhe pėr ketė ajo pėrpara se tė konsultohet me aleatėt e saj politikė, deklaron publikisht se pranon ēdo ndryshim zgjedhor tė propozuar nga PS-ja, ku siē dihet, nėse ndodh vėrtetė, nuk mund tė ketė propozime pro LSI-sė, pėrkundrazi.

Pėr shkak se palėt kryesore politike, PD e PS, ndodhen larg njėra-tjetrės dhe se shanset pėr njė bashkėpunim real pėr njė Kod tė ri Zgjedhor janė minimale, palėt janė tė detyruara tė ndėrtojnė strategjitė e tyre politike mbėshtetur nė sistemin aktual dhe legjislacionin aktual zgjedhor. Bazuar nė kėtė legjislacion, dhe sidomos nė rezultatet e fundit parlamentare, PD dhe PS janė tė interesuara tė shkojnė drejt njė sistemi bi-partiak, nė tė cilin partitė e vogla do tė kenė vetėm dy zgjedhje: ose tė shkrihen me partitė e mėdha nė njė federatė tė majtė/tė djathtė, ose tė rrezikojnė shumė dhe tė mbeten pa pėrfaqėsim edhe nė parlamentin e ardhshėm. Pra, janė zgjidhje pa negocim dhe pa kushte. Njė zhvillim i njėjtė me modelin italian, polak, cek etj, me dallime vetėm nė rregullat e realizimit dhe tė funksionimit tė tij.

PD mbeti nė pushtet me 112 mijė votat e partive aleate, ndaj nuk mund tė ketė interes t’i injorojė ato. Pėrfaqėsimi aktual nė qeveri ėshtė simbolik, dhe dėmtues pėr elektoratin e tyre, ndaj PD ėshtė e interesuar tė pėrdorė njė mekanizėm afatgjatė pėr konservimin e votave tė tyre. Rrugėt e saj janė dy: ose i zėvendėson aleatet e saj tė djathtė me LSI-nė (73 mijė vota), ose nis njė proces shkrirjeje dhe bashkimi. E njėjta logjikė vlen edhe pėr PS-nė, e cila nė zgjedhjet e fundit pėrfitoi me 68 mijė vota nga aleatėt, dhe qė do tė duhet tė llogarisė tė humbura edhe votat e LSI-sė. PS ka nisur procesin e krijimit tė njė konfederate tė majtė (PSD, PDS, G99), proces qė ėshtė normal dhe i logjikshėm pėr tre arsye. E para, sepse federalizmi politik imponohet nga sistemi zgjedhor; e dyta, sepse dallimet programore midis partive janė minimale dhe e treta, sepse liderė tė partive tė majta, si Gjinushi apo Milo, janė nė moshėn e pragpensionit, ndaj nuk kanė mė interes tė hyjnė nė aventura elektorale, duke refuzuar edhe 1-2 legjislatura mandate tė sigurta pėr veten e tyre. E njėjta logjikė, por me vonesė nė kohė, do tė duhet tė ndodhė edhe nė PD. Dallimet e saj programore me disa parti (PAD, PBL, PAA, PBKD, PLD etj) janė minimale, madje nė njė plan mė tė gjerė, programet bashkohen edhe me parti tradicionale, si PLL, PBK, PR etj. Problemi i parė i PD-sė ėshtė LSI, njė aleat strategjik aktual, por nė plan afatgjatė, ajo mbetet njė kundėrshtare politike. Llogaritė me LSI-nė mund t’i bėjė vetėm pas zgjedhjeve lokale, testit nėse vėrtetė kjo parti ka atė forcė elektorale sa kishte nė zgjedhjet e fundit, si dhe nėse kjo parti jep shenja afrimi natyral me tė majtėn, apo pėrfundimisht ndryshon spektėr politik dhe kalon nė tė djathtė. Problemi i dytė i PD-sė ėshtė LZHK dhe PDK, dy parti tė djathta qė aktualisht janė bashkė me tė majtėn (jo nė koalicion zgjedhor) dhe qė nėse nuk hyjnė nė skemėn e saj, votat e tyre llogariten dyfish tė humbura: sepse janė vota tė djathta, dhe sepse janė vota qė mund tė shkojnė tek e majta.

Nė disfavor tė dukshėm tė partive tė mėdha, ishte vendimi i fundit i Gjykatės Kushtetuese pėr shfuqizimin e nenit detyrues tė Kodit pėr subjektet elektorale pėr mbledhje tė 10 mijė nėnshkrimeve dhe noterizimit tė tyre, si parakusht kandidimi. Me ndryshimet e fundit, ēdo parti nuk do tė ketė nevojė pėr ndihmėn e PD-sė e PS-sė pėr tė kandiduar nė zgjedhje, secila mund tė hyjė nė garė dhe kėshtu, secila fiton liri mė tė madhe veprimi e pavarėsie. Kėtė liri e fitojnė edhe individėt e pavarur apo grupe tė reja politike qė mund tė lindin nė njė moment boshllėku, krize apo mungese oferte politike. Kjo ėshtė arsyeja qė asnjėra nga dy partitė e mėdha nuk e pėrshėndeti vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe se partitė e vogla filluan tė ngrenė zėrin mė shumė nė kėrkesat e tyre mbi reformėn zgjedhore.

Kalkulimet janė tė shumta, skenarėt janė tė hapur, mundėsitė janė tė mėdha, sepse e djathta dhe e majta shqiptare, ndryshe nga modelet europiane, kur vjen puna tek interesi elektoral e politik janė tė gatshme tė heqin dorė nga ēdo prirje ideologjike dhe tė krijojnė koalicione nga mė tė papriturat dhe mė tė ēuditshmet. Mitet e reformave zgjedhore (nevoja pėr komisionerė jopartiakė, pėr depolitizimin e KQZ-sė dhe administratės zgjedhore, pėr transparencėn reale financiare dhe votimin e emigrantėve), edhe mė tej mbeten tė paprekura sepse asnjė palė e madhe (PD dhe PS) nuk do t’i ndryshojė. Paaftėsia pėr zgjidhje afatgjata ka zėvendėsuar aftėsinė pėr pazare dhe zgjidhje interesash afatshkurtra; vendimet vizionare janė zėvendėsuar me vendime militante ditore. Kėshtu, detajet e vogla teknike, edhe mė tej, do tė vijojnė tė jenė pėrcaktuese nė sjelljen e tyre, nė raportet me aleatėt, me publikun, me institucionin e zgjedhjeve dhe me vetė strukturat amorfe brenda-partiake. Ajo qė mbetet e sigurt nė tė gjithė proces kontraversial ėshtė fakti se, ndonėse brenda pak muajsh vendi do tė jetė nė krizė tė dyfishtė elektorale (pėr zgjedhjet qė shkuan dhe ato qė vijnė), nė sjelljen e partive kryesore dhe sidomos tė liderėve tė tyre, do tė vijojnė tė jenė dominuese interesat e tyre politike apo karriera personale, nė dėm tė interesit qytetar, demokratik, publik dhe integrues.
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com