Albatlanta

MODEL I PĖRKRYER I BASHKĖPUNIMIT STRATEGJIK
Prof. Dr. Anastas Angjeli
Nė ēdo 4 korrik, popullit amerikan dhe shtetit tė tij qė gėzon festėn kombėtare, pra ditėn e pavarėsisė, i drejtohen urime dhe pėrshėndetje nga mbarė popujt e globit. Natyrisht, tė gjithėve kjo u risjell nė kujtesėn e tyre Deklaratėn e Pavarėsisė sė vitit 1776, e cila shpalli dhe vulosi pavarėsinė nga Mbretėria e Britanisė sė Madhe. Por jo vetėm kaq: pas kėsaj date, mbarė bota ka parė dhe gjetur te SHBA-ja vendin e tė drejtave tė njeriut, lirisė dhe demokracisė mė tė arrirė e mė tė madhe, shtetin mė tė suksesshėm demokratikisht dhe politikisht, fuqinė mė tė madhe tė mbrojtjes, sigurisė dhe garancisė sė paqes globale, vendin mė tė zhvilluar ekonomikisht etj.

SHBA-Aleati kryesor strategjik e politik i Shqipėrisė Shtetet e Bashkuara kanė qenė dhe mbeten pa asnjė mėdyshje aleati kryesor strategjik politik i Shqipėrisė. Kjo histori dhe rol ėshtė nė fuqi gjatė gjithė kėtyre 20 vjetėve tė tranzicionit. Por, natyrisht, ky kontribut i SHBA-sė nė demokratizimin e Shqipėrisė daton shumė kohė para tranzicionit. Kėtu duhen mbajtur parasysh dy momente kryesore: kontributin e aleatit tonė strategjik pėr tė mbajtur gjallė nė Shqipėri frymėn e disidencės dhe tė rezistencės kundėr regjimit mė tė egėr e fanatik komunist qė ekzistonte nė Shqipėri, si edhe kontributin e veēantė tė SHBA-sė dhe “Zėrit tė Amerikės” nė pėrgatitjen e pėrshpejtimin e opinionit, klimės dhe erės sė ndryshimeve politike e demokratike nė Shqipėrinė komuniste, sidomos nė fund tė viteve 1989 dhe gjatė vitit 1990. Ky kontribut i dyfishtė, por shumėdimensional, ka qenė katalizatori mė i fuqishėm qė gjeneroi ndryshimet e mėdha demokratike dhe tė vrullshme nė Shqipėri. Vėmendja dhe kontributi i SHBA-sė pėr demokracinė e tranzicionin shqiptar ka qenė konstante.

Tė vendosura nė kontekstin rajonal, mund tė themi qė marrėdhėniet shqiptaro-amerikane kanė qenė modeli mė i pėrkryer i bashkėpunimit amerikano-ballkanik. Ky model ėshtė zhvilluar e konkretizuar nė disa aspekte: Sė pari, Shqipėria e ka pranuar nė mėnyrė konstante SHBA-nė si partnerin strategjik mė tė rėndėsishėm. Sė dyti, SHBA-ja nuk e ka fshehur asnjėherė mbėshtetjen qė politikat e saj rajonale, europianiste dhe globale kanė gjetur nė Shqipėri. Kjo ka ndodhur edhe kur, pėr shkaqe tė ndryshme, politikat amerikane nuk kanė gjetur konsensusin e menjėhershėm ose tė plotė nė kancelaritė europiane ose edhe ballkanike. Me mbėshtetjen e saj, Shqipėria ka sinjalizuar drejtėsinė, koherencėn dhe dobinė e politikave e veprimeve ushtarake amerikane nė gadishull e mė gjerė (shqiptarėt dhe historia e tyre nuk do tė pushojnė sė shprehuri mirėnjohjen pėr kontributin e SHBA-sė pėr pavarėsinė e Kosovės).

Duhet vėnė gjithashtu nė dukje se bashkėpunimi dhe mbėshtetja e SHBA-sė ka qenė njė faktor dhe kriter besueshmėrie e kredibiliteti pėr proceset integruese (euroatlantike) e globalizuese tė Shqipėrisė. Bashkėpunimi shqiptaro-amerikan nė kontekstin e NATO-s ishte njė ndėr rrethanat mė tė favorshme qė solli anėtarėsimin e vendit tonė nė kėtė Aleancė. Nėse hapat e integrimit atlantik ecėn mė shpejt se hapat e integrimit europian, kjo i dedikohet edhe modelit tė bashkėpunimit qė tė dyja vendet, SHBA-ja e Shqipėria, arritėn tė ndėrtojnė nė kontestin e proceseve integruese dhe globalizuese tė Shqipėrisė. Ėshtė kjo edhe njė arsye mė shumė qė bashkėpunimi midis dy vendeve tona nė fushėn ushtarake pėr rritjen e mėtejshme tė nivelit dhe standardeve tė ushtrisė sonė nė ato tė NATO-s vazhdon nė rritje dhe nė mėnyrė tė suksesshme. Gjithashtu, pėr shkak tė rolit tė saj mjaft konstruktiv, si nė rajon, por edhe nė kuadėr tė aleancės nė luftėn kundėr terrorizmit dhe krimit ndėrkombėtar, Shqipėria ėshtė rreshtuar pa rezerva nė krah tė SHBAsė, duke i konsideruar ato si njė ndėr mbėshtetėsit e saj mė tė fuqishėm nė pėrpjekjet qė ajo po bėn pėr integrim dhe pėrparim ekonomik e social.

Nuk ka asnjė dyshim qė Shtetet e Bashkuara kanė qenė dhe mbeten mė tė interesuara pėr stabilitetin politik, gjeopolitik, ekonomik dhe shoqėror tė Shqipėrisė. Por thėnė kjo, duhet gjithashtu tė vėmė nė dukje se nė perceptimin e SHBA-sė, stabiliteti i Shqipėrisė dhe i rajonit ėshtė konceptuar e synuar tė realizohet nė lidhje tė ngushtė me demokracinė funksionale xhefersoniane, me atė sistem qė Presidenti Linkoln e pėrkufizoi si pushteti i popullit, nga populli dhe pėr popullin. Korrelacioni midis demokracisė funksionale dhe stabilitetit ka qenė njė ndėr parimet e pandryshueshme tė bashkėpunimit shqiptaro-amerikan dhe njė ndėr mėsimet mė mbresėlėnėse tė kėtij bashkėpunimi.

Nuk ka demokraci pa stabilitet dhe nuk ka stabilitet pa demokraci. Ky lexim demokratik ka vlerė jetike pėr Shqipėrinė, politikėn, shtetin dhe institucionet e tyre. Nėse do tė pėrpiqeshim tė evidentonim disa ndėr kontributet ose investimet mė tė spikatura tė demokracisė amerikane pėr demokracinė e re shqiptare, mund tė pėrmendim pa hezitim mėsimet e shtetarėve dhe mendimtarėve tė mėdhenj amerikanė mbi marrjen e pushtetit pėrmes zgjedhjeve tė lira dhe demokratike, ndarjen dhe pavarėsinė e pushteteve, qeverisjen nėpėrmjet shumicės sė kontrolluar nga pakica, dallimin e qartė midis demokracisė dhe tiranisė, rolin e vlerave shoqėrore nė demokraci, lirinė dhe tė drejtat e njeriut, zhvillimin e ekonomisė sė tregut dhe funksionimin e institucioneve tė saj etj.

Bashkėpunim i suksesshėm ekonomik dhe tregtar i Shqipėrisė me SHBA Njė aspekt tjetėr shumė i rėndėsishėm dhe i suksesshėm i marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane ishte dhe mbetet ai nė fushėn e bashkėpunimit ekonomik e tregtar. Vlerat e kėtij bashkėpunimi qėndrojnė jo thjesht nė shumėn e mbėshtetjes financiare qė SHBA-ja i ka akorduar vendit tonė qė prej vitit 1991, e cila i kalon tė 550 milionė dollarėt, tė cilat janė pėrdorur me efektivitet nė drejtime shumė tė rėndėsishme tė zhvillimit tė vendit. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme nė kėtė mbėshtetje, mbetet fakti se filozofia e saj ka qenė dhe ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me vendosjen, zhvillimin dhe konsolidimin e ekonomisė e institucioneve tė tregut nė Shqipėri, liberalizimit, hapjes dhe integrimit tė ekonomisė sonė nė ekonominė rajonale, europiane dhe atė globale. Natyrisht qė edhe nė kėtė drejtim ndihma dhe mbėshtetja, po tė marrim nė konsideratė pėrmbajtjen e marrėveshjeve qė janė nėnshkruar e zbatuar, programet dhe drejtimet ku ėshtė vepruar, kanė qenė jo vetėm shumėdimensionale, por edhe tė domosdoshme e tė njė rėndėsie tė veēantė. Kjo mbėshtetje ėshtė dhėnė si drejtpėrsėdrejti nga qeveria amerikane, ashtu edhe pėrmes rolit tė rėndėsishėm qė SHBA-ja kanė dhe luajnė nė institucionet mė tė rėndėsishme ekonomike e financiare ndėrkombėtare (OKB, FMN, BB) si pėrmes agjencive tė SHBA-sė qė kanė dhe luajnė rol tė rėndėsishėm ndėrkombėtar apo rajonal. (US Trade and Development Agency, TDA, Korporata e Investimeve Private e tė Huaja, OPIC) ashtu edhe pėrmes investimeve tė drejtpėrdrejta tė biznesit e investitorėve amerikanė nė ekonominė e vendit tonė (nė aeroportin “Nėnė Tereza”, Lockheed Martin” dhe “Bechtel” pėr rrugėn Durrės-Kukės-Kosovė), ndėrtimin e terminalit tė pasagjerėve dhe mallrave nė Portin e Durrėsit, nė modernizimin e Portit tė Vlorės etj. Duke hedhur njė vėshtrim historik nė tranzicionin ekonomik tė vendit, nga njė ekonomi e centralizuar komuniste nė ekonominė e tregut, nuk mund tė mos konsiderohen si teje tė arrira disa fakte. Sė pari, kontributi i drejtpėrdrejtė i SHBA-sė, i administratės, kongresit dhe senatit, por edhe i sipėrmarrjes, investitorėve amerikanė, nė mbėshtetje tė zhvillimit ekonomik e social tė Shqipėrisė... Pas njė ndėrprerje 50-vjeēare tė marrėdhėnieve mes dy vendeve, qė nė fillimet e viteve ’90, pas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, midis dy qeverive tė vendeve tona, u nėnshkruan njė sėrė marrėveshjesh tė rėndėsishme ekonomike e tregtare, tė cilat i hapėn rrugė dhe vendosėn mbi baza ligjore bashkėpunimin midis dy vendeve dhe krijuan mundėsi pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė disa organizata ndėrkombėtare. Tė tilla janė: Marrėveshja Tregtare (maj 1992), Marrėveshja Ekonomike Bilaterale (qershor 1992), Marrėveshja pėr Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve, (nėntor 1991 dhe ka hyrė nė fuqi nė mars 1993), Traktati midis qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe SHBA-sė pėr nxitjen dhe mbrojtjen reciproke tė investimeve (11 janar 1995), Marrėveshja pėr Programin e Korpusit tė Paqes tė Shteteve tė Bashkuara nė Republikėn e Shqipėrisė (2003) etj., si dhe njė numėr marrėveshjesh tė tjera tė nėnshkruara e tė zbatuara nė kuadėr tė ndihmės, mbėshtetjes dhe asistencės nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) etj. Programi i asistencės sė USAID-it ka mundėsuar ndihmėn pėr ecjen pėrpara tė Shqipėrisė, brenda komunitetit tė vendeve demokratike dhe tė drejtuara drejt tregut, qė tė bėhet njė forcė nė promovimin e paqes, tė stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe tė mirėqenies pėr tėrė rajonin e Europės Juglindore. (Asistencė teknike, financim pėr zhvillimin e sektorit privat, financime studimesh fizibiliteti, ndėrhyrje nė fushėn e zhvillimit rajonal dhe qeverisjes sė mirė). Sė dyti, pėrmes mbėshtetjes financiare, e cila siē u theksua, qė prej vitit 1991 ka kaluar shumėn nė rreth 550 milionė USD. Janė financuar projekte tė rėndėsishme pėr kalimin e Shqipėrisė nga njė ekonomi e centralizuar drejt njė ekonomie tė lirė tregu si: mbėshtetje dhe kontribut nė hartimin e drafteve tė ndryshme ligjore tė ekonomisė sė tregut, mbėshtetje nė programet (SEFD) “East European Democracy Act”, tė programit “Sfida e Mijėvjeēarit” edhe nė Shqipėri (korrupsioni dhe ligji, reforma rregullatore “One stop Shop”, ngritjen e QKR-sė, ligjin “Pėr procedurat tatimore”, si dhe krijimin e Gjykatės Administrative prokurimet publike) etj. Mbėshtetja e portofolit financiar tė USAID nė Shqipėri, i cili pėrbėhet prej 19 aktiviteteve, tė ndara nė katėr fusha programatike ku ajo pėr zhvillimet ekonomike e sociale, zė njė vend tė konsiderueshėm. Mė konkretisht, ky portofol ėshtė fokusuar nė:

1. Nxitja e rritjes ekonomike dhe mirėqenies: Programi pėr arsimin e lartė dhe zhvillimin ekonomik Shqipėri – Hawai, Programi i Konkurrueshmėrisė Bujqėsore Shqiptare (AAC), Fondi Shqiptaro- Amerikan i Ndėrmarrjeve, AAEF, Programi i Zhvillimit tė Sektorit Financiar nė Shqipėri, Asistenca pėr Kreditė e Zhvillimit, Programi pėr Privatizimin e Shpėrndarjes sė KESH-it, Programi “Rritje Albania!”.

2. Qeverisja me drejtėsi dhe mėnyrė demokratike: Programi i Shtetit Ligjor nė Shqipėri, Programi i Trajnimeve FORECAST, Indeksi i Reformės Gjyqėsore, Projekti i Pushtetit Vendor nė Shqipėri, Asistenca e Projekteve tė Vogla tė Korpusit tė Paqes, Mbėshtetje pėr Personat me Aftėsi tė Kufizuara.

3. Investimi nė njerėz: Programi i Komunikimit pėr Ndryshimin e Sjelljes pėr Planifikimin Familjar, Vėzhgimi Demografik dhe Shėndetėsor, Programi “ACCESSFamily Planning”, Pėrmirėsimi i Kujdesit Parėsor Shėndetėsor nė Shqipėri.

4. Paqja dhe siguria: Nisma shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundėr Trafikimit Njerėzor (CAAHT), Aksioni Transnacional kundėr Trafikimit tė Fėmijėve (TACT) etj.

Sė treti: mbėshtetja pėrmes investimeve tė huaja direkte (FDI) tė SHBA-sė nė Shqipėri, tė cilat megjithėse nuk zėnė njė peshė kryesore, nė raport me totalin e tyre nga pikėpamja e shumės financiare, ato janė mė strategjiket nga pikėpamja e sektorėve, nė tė cilėt janė kryer kėto investime. (Pėrmes FSHAN nė aeroportin “Nėnė Tereza”, “Lockheed Martin” nė trafikun ajror, “Bechtel”, nė ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės- Prishtinė, nė ndėrtimin e terminalit tė pasagjerėve dhe mallrave nė Portin e Durrėsit, nė modernizimin e Portit tė Vlorės etj.) Mbėshtetja dhe pjesėmarrja me investime nė procesin e privatizimit dhe zhvillimin e sektorit privat (interesimi dhe mbėshtetja pėr privatizim nė sektorin e naftės dhe tė gazit, atė energjetik, sistemin financiar e bankar dhe zhvillimin e SME-ve etj., kanė bėrė qė mbi 25 kompani amerikane tė zhvillojnė aktivitetin e tyre nė Shqipėri, tė cilat janė anėtare tė njė prej dhomave mė funksionale, asaj Amerikane tė Tregtisė, anėtare tė sė cilės tashmė janė rreth 100 kompani tė biznesit amerikan dhe joamerikan (shqiptare dhe tė huaja), qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė ekonominė tonė. Sė katėrti: SHBA-ja ka dhėnė njė kontribut e suport tė pazėvendėsueshėm pėr marrėdhėniet efektive dhe mbėshtetjen e fuqishme qė Shqipėria ka marrė nga institucionet dhe organizmat ndėrkombėtare ku merr pjesė, (ėshtė anėtare), veēanėrisht nė FMN dhe BB, zhvillimin e bashkėpunimit ekonomik e tregtar rajonal, Pakti i Stabilitetit, Kompakti i Investimeve, realizimi dhe zbatimi i Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė (MTL) dhe CEFTA, pėrgatitjen dhe anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OBT qė prej vitit 2000, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė ECOSOC-OKB mė 2005- n, mbėshtetjen nga programi “Sfida e Mijėvjeēarit” etj.

E veēantė ėshtė dhe mbetet mbėshtetja qė SHBA-ja jep edhe pėr procesin e integrimit ekonomik tė Shqipėrisė nė ekonominė rajonale dhe atė europiane. Historia e marrėdhėnieve shqiptaroamerikane mban nė themel vullnetin, dėshirėn, mendimet, nismat e dy popujve dhe qeverive tė vendeve tona, por natyrisht me tė ėshtė e lidhur dhe ajo ēka personalitete tė ndryshme kanė bėrė dhe nė veēanti, presidentėt e SHBA-sė, gjatė kėtyre njėzet viteve tranzicion tė zhvillimit demokratik tė Shqipėrisė. Kėsisoj, kontributi i presidentėve G. Bush, B. Klinton, G. W. Bush, B. Obama, ishte dhe mbetet tejet i ēmuar. Natyrisht, nė ēdo pėrvjetor tė festės sė pavarėsisė sė SHBA-sė, marrėdhėniet shqiptaro-amerikane shėnojnė hapa tė rinj tė zhvillimit dhe konsolidimit tė tyre. Por zhvillimet demokratike, politike, institucionale dhe ekonomike e sociale tė Shqipėrisė nė rrugėn drejt integrimit nė BE, kanė ende shumė reforma e sfida pėrpara, pėrballja e tė cilave kėrkon, nė radhė tė parė, punėn dhe pėrkushtimin tonė (shtetit, politikės, institucioneve, administratės, shoqėrisė civile, mediave etj.) dhe padyshim mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar, ku SHBA-ja ka pasur dhe ka njė rol tė pazėvendėsueshėm, si aleati ynė kryesor, strategjik e politik.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com