Albatlanta

Mafia ruse mėsyn pronat nė bregdet
Shqip

•Paralajmėrimi i SHISH, mafia ruse e italiane mėsyjnė ekonominė shqiptare

Pas interesimit tė tyre pėr troje tė paluajtshme, vėrshojnė mbivendosjet nė brigjet e Vlorės dhe Sarandės “Mafia” ruse mbėrrin fuqishėm nė Shqipėri, teksa po synon blerjen e trojeve nė brigjet e Vlorės dhe Sarandės, aq tė dėshiruara pėr ndėrtimin e resorteve turistike. Pas paralajmėrimit tė SHISH-it pėr Komisionin e Sigurisė pėr kėrcėnimet kombėtare, mėsohet se dhjetėra hektarė troje nė zonėn bregdetare midis Vlorės dhe Sarandės kanė filluar tė tjetėrsohen nė favor tė disa biznesmenėve anonimė nė Shqipėri. Ka dyshime, se pikėrisht kėta tė ashtuquajtur biznesmenė, kanė kryer tė gjitha procedurat pėr tė tjetėrsuar kėtė pronė, duke paguar qindra mijėra euro pėr pronarėt e tyre tė ligjshėm. Skema pėr pėrfitimin e mijėra metėr katrorė truall nė bregdet nga biznesmenėt rusė ėshtė e ngjashme me blerjen e trojeve nė shtetin e Malit tė Zi, ku bosė tė fuqishėm pėrtej Uraleve, arritėn tė kontrollojnė pjesėn mė tė madhe tė truallit nė bregdet. Duket se skema ėshtė importuar nė Shqipėri dhe ka filluar tė zbatohet prej dy vjetėsh.

Mbivendosjet
Aktualisht, trojet bregdetare midis Vlorės dhe Sarandės janė nė fazėn e “ndarjes”, pra marrjen e tyre nga pronarėt e ligjshėm. Tė interesuarit pėr prona nė kėto vende mėsohet se kryejnė bisedime me Agjencitė Rajonale tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Hyjnė nė bisedime vetėm nėse prona ėshtė e ligjėruar dhe nuk ka asnjė konflikt pronėsie, pasi mė vonė do t’u duhet tė kalojnė njė pjesė tė mirė tė kohės nė gjyqe. Pasi marrin miratimin nga AKKP-tė shkojnė te pronarėt e ligjshėm tė kėtyre pronave dhe hyjnė nė tratativa, duke ofruar dyfishin e vlerės sė ēmimit tė tregut pėr njė pronė. Pėr tė qenė tė bindur se prona do tė bėhet e tyre dhe pronarėt do tė jenė tė kėnaqur dhe “nuk do tė hapin gojė” ata paguajnė mė tepėr sesa vlera e tregut, ndėrsa gjithēka merr formė ligjore nga noterėt, tė cilėt nė kėtė rast kanė para tyre njė vendim pėr kthimin e pronės si dhe njė marrėveshje midis pronarit dhe blerėsit. Megjithatė, kjo ėshtė vetėm njė formė pėr marrjen e pronave nga tė ashtuquajturit biznesmenė rusė. Nė pronat bregdetare tė zonės midis Vlorės dhe Sarandės kanė filluar problemet pėr mbivendosjet e pronave. Shumė pronarė tė ligjshėm janė ankuar se, pasi kanė shkuar nė zyrat vendore tė regjistrimit tė pasurisė pėr tė marrė njė certifikatė pronėsie, kanė vėrejtur se prona nuk ishte nė emrin e tyre, por nė njė emėr tjetėr. Nė kėto raste janė drejtuar nė polici dhe prokurori ku kanė kryer denoncimet pėrkatėse. Mėsohet se nė Prokurorinė e Vlorės janė kryer njė sėrė denoncimesh pėr mbivendosje pronash, aq sa pėr t’i verifikuar do tė duhen vite me radhė. Ndėrsa mėsohet se njė tjetėrsim masiv ėshtė kryer nė zonėn e Jalit me pronat. Nė kėtė vend banorėt kanė pasur konflikte tė vazhdueshme me njė projekt tė Bankės Botėrore pėr ndėrtimin e banesave, ndėrsa Prokuroria bregdetare e Vlorės konstatoi se nė kėtė zonė ishin mbivendosur rreth 100 hektarė, ndėrsa dosja ėshtė gati pėr nė gjykim me dy tė pandehur.

Shitja
Duke realizuar tė gjitha procedurat nga marrja e pronės, me anė tė mbivendosjes, pronarėt e mėvonshėm e shisnin menjėherė me tė gjitha dokumentet pėrkatėse, pasi pėr tė njėjtėn pronė kishte njė vendim edhe AKKP-ja. Blerėsi nė kėto raste ishte njė biznesmen anonim, i cili dorėzonte dokumentet nė zyrat vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Sipas informacioneve tė policisė e prokurorisė, blerėsi mund tė ishte njė shtetas shqiptar, i cili kishte kryer njė sėrė dokumentesh pėr tė dokumentuar se aktiviteti i tij financiar i pėrgjigjej mė sė miri financimit pėr blerjen e truallit. Dhe nė kėtė mes hynin tė ashtuquajturit biznesmenė rusė, tė cilėt synonin qė nė kėto prona nė emėr tė shqiptarėve, tė ngrinin njė sėrė resortesh turistike, tė ngjashme me ato qė janė ndėrtuar nė Malin e Zi. Dhe nė kėtė rast, sipas SHISH-it, siguria kombėtare do tė rrezikohej nė maksimum, pasi pjesa mė e bukur e rivierės shqiptare nė brigjet e Detit Jon do t’i pėrkiste mafies ruse.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com