Albatlanta

Shqiptaret mbeten me te varferit ne Evrope
Korresp. 24-ore.com

Shifrat e fundit qė publikoi Instituti Europian i Statistikave, zbehin edhe njė herė euforinė politike pėr rritjen e ekonomisė shqiptare.

Tė dhėnat tregojnė se edhe pse Shqipėria trumbetohet si vendi i vetėm nė Europė, qė i shpėtoi krizės ekonomike, shqiptarėt po pasurohen edhe mė ngadalė se sa disa nga fqinjėt e tyre qė kanė pranuar zyrtarisht se ishin nė krizė.

Nė vitin 2009, tė ardhurat pėr frymė tė shqiptarėve arritėn nė 27 pėr qind e Bashkimit Europian, nga 26 pėr qind qė ishin njė vit mė parė. E thėnė ndryshe krahasuar me mesataren e vendeve tė Bashkimit Europian, pasuria e shqiptarėve ėshtė shtuar me 1 pikė pėrqindje. Por fqinjėt tanė lindor, maqedonasit pėr tė njėtėn periudhė i kanė rritur tė ardhurat e tyre ndaj BE-sė, dy herė mė shumė.

Sipas EUROSTAT, tė ardhurat pėr frymė tė Maqedonisė arritėn nė fund tė 2009 nė 35 pėr qind tė mesatares sė Bashkimit Europian, nga 33 pėr qind qė ishin nė 2008-ėn, edhe pse qeveria maqedonase nuk e cilėsoi asnjėherė vendin e saj si fortesė ekonomike tė paprekur nga kriza globale. Polonia, e cila nė vitin 2009, pati njė rritje ekonomike prej vetėm 1 pėr qind, ka mundur qė ti rrisė tė ardhurat e saj ndaj Bashkimit Europian me 5 pikė pėrqindje. Kėto tė dhėna, tė EUROSTAT, ndonėse paraprake, tregojnė se rritja ekonomike e Shqipėrisė, mė tepėr shėrben si shifėr pėr tė bėrė politikė, se sa tregues real i mirėqėnies sė shqiptarėve. Kėta tė fundit duket se do tė mbeten populli mė i varfėr i kontinentit, edhe pėr shumė vite, pavarėsisht nėse shifra e rritjes ekonomike qė publikon INSTAT-i ėshtė me e larta ne Europe, qofte kjo 3 apo edhe 6 pėr qind.
24-ore.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com