Albatlanta

S’PANGOJA E KALBJES MORALE TĖ QEVERISJES
Andrea Stefani
Nė rindezjen e skandalit “Pango” nuk tė ēudit vetėm gjoba groteske prej 400 mijė eurosh qė Agim Bendo i vuri emisionit “Fiks Fare”, sepse nuk ėshtė rasti i parė nė Shqipėri (dhe me sa duket edhe jo i fundit) qė gjykatėsit pėrdoren si hanxharė tė hakmarrjes politike kundėr medias. Tė habitesh pėr njė gjobė tė tillė, do tė thotė tė mos jesh koshient pėr pasojat negative qė ka mungesa e gjykatėsve dhe e gjykatave tė pavarura nė Shqipėri. Por ajo qė tė habit mė shumė nė rindezjen e skandalit “Pango” ėshtė vetė kurajoja e Ylli Pangos, e kėtij ish-ministri tė kapur ashiqare me “presh nė dorė”, pėr tė kėrkuar hakmarrje kundėr medias dhe gazetarėve qė denoncuan abuzimin e tij me postin. Dhe kėtė kėrkon ta arrijė duke abuzuar me gjyqtarė dhe gjykata me reputacion mjaft tė dyshimtė. Nė thelb, Pango kėrkon tė mbrojė dhe rivendikojė abuzivizmin me abuzivizėm. Po ku e gjen gjithė kėtė kurajo (nė fakt ėshtė arrogancė) pėr tė ringritur njė skandal mbi skandalin, duke e shndėrruar nė njė skandal nė katror? Ēdo kush nė vend tė tij do pėrpiqej qė ngjarja tė harrohej, qė ngjarja e sikletshme tė harrohej sa mė shpejt. Atėherė ku e gjen forcėn ky ish-ministėr pėr tė mobilizuar hanxharėt e korruptuar tė gjykatave kundėr medias? Mos vallė te morali dhe drejtėsia? Pėrkundrazi, te mungesa e moralit dhe e drejtėsisė, dhe mbi tė gjitha te mungesa e moralit tė njė qeverie qė ndonėse e shkarkoi si tė pandershėm, e mbron edhe sot e kėsaj dite, duke e mbajtur nė njė post tė lartė dhe tė ndershėm publik.

* * *

Jo vetėm pėrpjekja e njė ministri pėr ta shndėrruar kryezyrėn e dikasterit publik mė tė lartė tė kulturės nė njė kuplara, por edhe guximi i tij pėr t’u hakmarrė kundėr gazetarėve dhe medias qė ja ēorėn maskėn e imoralitetit, flasin pėr kalbėzimin moral tė qeverisjes sė sotme. Duke mos pasur njė integritet moral tė vetin (ndryshe nuk do pėrdorte postin pėr tė gjuajtur vajza tė reja), Pango duket se po pėrpiqet tė shfrytėzojė nė favor tė tėrbimit tė vet tėrė kalbėzimin moral tė gjykatave, tė qeverisjes dhe deri edhe tė njė pjese tė shoqėrisė. Sė fundi, atij i doli nė krah njė trupė gjyqtarėsh, tė cilėt dėnuan emisionin “Fiks Fare” me 400 mijė euro. Ē’ėshtė kjo stėrgjobė qė ka habitur dynjanė? Jo vetėm njė shantazh kundėr aspiratave tė gazetarėve pėr tė hetuar abuzivizmin e qeveritarėve, por edhe njė mjet pasurimi i zyrtarėve si Pango qė duan tė nxjerrin pėrfitime edhe nga skandalet e tyre. Gjoba, nuk do koment, qė ėshtė njė skizofreni juridike pėr kushtet e Shqipėrisė sė varfėr. A e dinė kėta gjyqtarė se sa para ka dhėnė qeveria pėr ēdo frymė njeriu tė humbur nė Gėrdec? Nga 20 milionė lekė tė vjetra pėr kokė. Kaq ka vlejtur njė jetė njeriu. Ndėrsa pėr “lėndimin” e psikologjisė sė njė ish-ministri abuzator, kėrkohet njė dėmshpėrblim prej 400 mijė eurosh, pra njė shumė mė e madhe se dėmshpėrblimi pėr 27 tė vrarėt nė Gėrdec tė marrė sė bashku! Ēfarė cinizmi ēnjerėzor. Dhe po gjyqtari qė i vėrvit medias supergjobėn pėr sentimentet e lėnduara tė Pangos, ka hedhur poshtė kėrkesat e familjarėve tė Gėrdecit pėr drejtėsi! Ėshtė njė aritmetikė qė denoncon kalbjen morale siamezike tė ofiqarėve tė pushteti dhe drejtėsisė. Dhe po nuk u luftua nė kohė, aleanca e tyre perverse do tė jetė e tmerrshme pėr jetėt dhe liritė e qytetarėve tė kėtij vendi.

* * *

Pangos i dolėn nė mbrojtje edhe segmente tė shoqėrisė qė nuk kanė asnjė koncept pėr postin publik dhe detyrimet qė ai sjell, por qė e shikonin Pangon vetėm si burrė qė nuk frenon dot instinktet mashkullore para njė dekolteje, dhe jo si ministėr. Nuk ka faj, se dekolteja qe shumė e thellė, pėrflisnin. Nė fund tė fundit, nuk bėri ndonjė gjė tė madhe, gajasen kafeneve edhe sot e kėsaj dite, duke ju shitur njėri-tjetrit edhe si specialistė tė “asaj pune”. Por ėshtė edhe vetė Pango qė duket se logjikon (nėse kjo mund tė quhet logjikė) po kėshtu. Hedh sytė pėrreth dhe konstaton se kolegė dhe ish-kolegė ministra kanė bėrė gjėma mė tė mėdha se kjo e tija dhe megjithatė janė ende ministra. Ja pėr shembull, Fatmir Mediu, vazhdon tė jetė ministėr edhe pse pėrgjegjės direkt pėr njė tragjedi ku humbėn jetėn 26 vetė, u plagosėn 300 tė tjerė dhe u rrafshuan 2 a 3 fshatra. Mediu vazhdon tė jetė ministėr edhe pse i dyshuar pėr trafiqe municionesh tė pėrfolura nė biseda telefonike deri edhe nga mafiozė tė kėtyre punėve, edhe pse njerėz tė tij i rrėmbyen, si mafiozė tė vėrtetė, kasetėn korrespondentit tė “New York Times”-it. Ishte njė kasetė ku Mediu kish thėnė ca gjėra qė nuk duhej t’i thoshte pėr punėn e municioneve. Akoma mė tej dhe mė lart. Vetė Berisha vazhdon tė jetė Kryeministėr, edhe pse i biri doli se kish lidhje me bosin e punishtes sė Gėrdecit, edhe pse baxhanaku i tij u provua se qe pjesė e menaxhimit tė punishtes dhe viktimė e tragjedisė sė saj. Po Basha, po Olldashi? Janė ende ministra, edhe pse i plasi skandali me tenderimet e rrugės Durrės-Kukės, edhe pse i thanė publikut se kostoja e saj do qe vetėm rreth 500 milionė euro, ndėrkohė qė po shkon 1 miliard e kusur. E ē’bėra unė, thotė Pango vet mė vete, pėrveēse rashė pre e njė tundimi burrėror, tė cilit nuk i kanė shpėtuar dot as presidentė si Klinton? E kupton se edhe shkarkimin e tij nga ministėr, Berisha e bėri nga e keqja, “me gjasme” dhe jo se ia thoshte “morali i Partisė Demokratike”. Ndryshe nuk do ta caktonte mė pas drejtor drejtorie nė njė tjetėr institucion publik, ku militon edhe sot e kėsaj dite, shpresojmė pa abuzime seksuale. Prandaj ka marrė kurajo nga gjithė ky kalbėzim moral i qeverisjeve dhe si Tezeu pas fillit tė Arianės, Pango kapet pas spangos sė imoralitetit qeveritar qė zgjatet e zgjatet nėpėr labirintet e zyrave dhe bizneseve. Dhe kėrkon tė dalė jo vetėm pa lagur, por edhe i fituar nga kjo mesele e ndyrė. Ndaj hedh nė gjyq “Fiks Fare”, pėr tė kėrkuar 400 mijė euro si “dėmshpėrblim” pėr abuzimin e tij me postin. Sa bukur! Atė qė e humbasim nė “biznesin” e qejfit, e kompensojmė me njė dorė tė mirė paresh qė i bėn edhe gazetarėt tė ulin kokėn dhe tė mos guxojnė mė tė hetojnė rreth qejfeve tė zyrtarėve tė plotfuqishėm. Ca vite mė parė, dikush shpotiste nė internet faktin qė e bija e Kryeministrit Shqiptar, Sali Berisha, kish arritur tė bėnte njė shumė tė majme nė Kosovė nė pak vjet punė. Doni tė pasuroheni ndėrkohė qė punoni edhe pėr Atdheun – pėrfundonte mesazhi hokatar, shkoni punoni ca vjet nė Kosovė?! Por vitet duket se kanė bėrė tė piqen nė Tiranė shanse mė tė mira qejfi dhe fitimi bashkė. Doni tė bėni pa asnjė mundim nja gjysmė milioni euro? Bėhuni ministėr nė kabinetin e Berishės, bėni skandal duke abuzuar me postin dhe mė pas, kėrkoni qindra mijėra euro dėmshpėrblim kundėr medias. “Drejtėsia” do jetė me ju. Do dilni i fituar. Por, ēka ėshtė mė e rėndėsishme nė Tiranė, edhe Berisha del i fituar, se i bėn gropėn medias. Dhe akoma mė e rėndėsishme sot pėr Berishėn, jo me duart e tij, por me duart tuaja.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com