Albatlanta

Berisha President pėr herė tė tretė?
Edhe mundet, por nuk ėshtė demokratike
Analistet
Flasin analistėt Andrea Stefani, Blendi Kajsiu dhe Skėnder Minxhozi Analistėt shqiptarė nuk e shikojnė si tė pamundshme politikisht dhe ligjėrisht qė Kryeministri Berisha ta mbyllė karrierėn e tij aktive nė politikė, atje ku e ka nisur, pikėrisht nė postin e Presidentit tė Republikės. Por analistėt e forumit tonė duket se shohin njė problem etik nė kėtė mes, nisur nga fakti se, sipas tyre, jetėgjatėsia politike e Berishės si ish-president dhe Kryeministėr me dy mandate tė fituara, nuk ka nevojė tė shkojė pėrtej. Nga ana tjetėr, Andrea Stefani, Blendi Kajsiu dhe Skėnder Minxhozi nuk i marrin edhe shumė seriozisht deklaratat e kreut tė qeverisė, se do tė vazhdojė tė jetė nė pushtet edhe pėr disa dekada tė tjera. Sipas tyre, kėto deklarata bėhen pėr tė mbuluar problemet aktuale politike qė ka vendi dhe pėr tė frenuar mesa tė munden aksionin politik tė opozitės.

1. Kryeministri Berisha ka deklaruar pak ditė mė parė se nuk ishte ēudi qė ai tė kishte edhe 35 vjet tė tjera nė politikė. Duke parė tė shkuarėn e tij, si e parashikoni tė ardhmen e tij politike?
2. A e shikoni mundėsinė politike dhe ligjore tė njė rikthimi tė Berishės nė postin e Presidentit tė Republikės?

Andrea Stefani
1. Para pak ditėsh kam botuar nė “Shqip” njė artikull lidhur me kėtė deklaratė provokative tė Berishės. Dhe nuk provokon vetėm rivalėt e tij tė pushtetit, por nė radhė tė parė demokracinė dhe parimin e saj tė rotacionit tė lidershipit. Nuk ka tregues mė sintetik tė mungesės reale tė demokracisė liberale nė njė vend, sesa jetėgjatėsia e pazakontė e njė lideri nė krye tė qeverisė dhe politikės. Berisha kėrkon t’u thotė tė gjithėve se ai do tė qėndrojė nė pushtet sa t’ia ketė qejfi dhe se do tė jetė pikėrisht “demokracia” mekanizmi qė do ta mbajė atė nė pushtet pėr aq dekada sa nuk ėshtė nė natyrėn e njė demokracie. Po ta analizosh kėtė paradoks, do zbulosh se prapa tij qėndrojnė faktorė aspak demokratikė, qė nga jeta e brendshme e PD-sė e deri te mentaliteti klanoro-tribal i mbėshtetėsve tė tij.
Ėshtė pikėrisht e kaluara e Berishės qė mė bind se ai nuk do tėrhiqet kurrė nga politika, se nuk do zbresė vetė kurrė nga kali i pushtetit, vetėm nėse bie. Uroj qė ajo pak demokraci ta rrėzojė sa mė shpejt, sepse do tė ishte njė sinjal se demokracia liberale nuk do tė vdesė dhe horizontet e saj do hapeshin pėrsėri. Ka qenė njė fatkeqėsi pėr Shqipėrinė qė kreun e proceseve politike pas rėnies sė komunizmit e rrėmbeu njė njeri si Berisha, me natyrė thellėsisht destruktive dhe mendėsi tė konsoliduar komuniste. Gjithēka qė ai bėn, qė nga dita kur hyri nė politikė, ėshtė zbatimi i parimeve komuniste dhe enveriste tė sundimit nė kushtet e reja tė epokės demokratike. Berishizmi si praktikė politike, sepse teori nuk ka, ėshtė enverizmi i kohės sonė. Edhe kėmbėngulja e Berishės pėr tė qėndruar nė politikė 30 e kusur vjet, ėshtė manifestim i mendėsisė sė tij enveriste. Kjo s’do koment. Njė lider i vėrtetė demokrat do bėnte tė kundėrtėn, edhe po ta votonte “populli”, do vetėlargohej duke imituar Xhorxh Uashingtonin dhe shumė liderė tė tjerė. Por Berisha nuk mund tė bėjė ndryshe. Idhulli i tij i fshehtė ėshtė Enver Hoxha, qė qėndroi 40 vjet nė pushtet dhe jo Uashingtoni qė qėndroi vetėm 8 vjet. Veē atė qė e mban tė fshehur ja denoncon epshi i pangopur pėr pushtet. Tė krijohet pėrshtypja se Berisha ka njė lidhje ekzistenciale me pushtetin, se nuk do tė mund tė mbijetonte dot pa pushtet. Natyrisht, ambicia e realizuar e Berishės pėr tė monopolizuar kreun e politikės (deri tani pėr mė shumė se dy dekada) pėrbėn njė disfatė tė demokracisė liberale nė Shqipėri dhe parimin e saj tė rotacionit tė udhėheqėsisė. Pėr kėtė duhet fajėsuar edhe niveli i ulėt i njė pjese tė shoqėrisė shqiptare qė vazhdon tė votojė tribalisht politikanė si Berisha. Pėr tė mos folur pėr klanet e oborrit berishist qė e pėrdorin kultin arkaik dhe jetėgjatėsinė e tij nė pushtet pėr t’u pasuruar parazitarisht me ritme galopante dhe nė kurriz tė interesit publik.

2. Fakti qė shtrohet problemi nėse njė lider qė ka tashmė mbi 20 vjet nė krye tė politikės, mund tė qėndrojė edhe mė, ėshtė shprehje e papjekurisė sė shoqėrisė sonė. Mė shumė se shoqėrive perėndimore, ne po tregojmė se u pėrqasemi atyre lindore. Njė problem i tillė ėshtė shtruar nė Rusi lidhur me tė ardhmen e Putinit. Dhe jam i bindur se Putini do arrijė ta zgjidhė ekuacionin “ligjor” nė mėnyrė qė tė bėhet pėrsėri President. Ėshtė vetė stadi i shoqėrisė ruse qė ia krijon atij njė oreks dhe shans tė tillė, gjė qė nuk ndodh kurrė me njė lider nė Perėndim, ku masat pėr shkak tė emancipimit dhe mungesės sė fanatizmit, lodhen shpejt me njė lider dhe parapėlqejnė ta ndėrrojė “gjellėn”. Janė edhe institucionet qė bėhen zbatuese tė mendėsisė masive dhe jo tė epshit tė njė politikani apo klani politik. Jo pak shqiptarė janė mėsuar tė hanė edhe vetėm “groshė” pėr vite me radhė, prandaj nuk ėshtė ēudi qė edhe Berisha t’ia arrijė njė objektivi tė tillė. Atje ku pushtetet nuk janė realisht tė ndara, si nė Shqipėri, ėshtė e vėshtirė qė pushteti i njė njeriu tė kufizohet edhe nė kohė. Nuk ėshtė aspak ēudi qė Gjykata Kushtetuese, tė cilėn Berisha po e pushton pak nga pak, t’ia krijojė pėrsėri atij kėtė mundėsi. Por do tė qe fatale pėr demokracinė, lirinė e qytetarėve dhe fatin e Shqipėrisė. Mjafton tė bėsh bilancin e Shqipėrisė nė kėto 20 vjet qė ėshtė drejtuar nga Berishėt dhe Nanot. Ėshtė mė e varfra nė rajon (pėrjashtuar ndoshta Kosovėn), me demokraci tė prapambetur, pa liri lėvizjeje, me integrim tė kėrcėnuar. Duke mos pasur drejtėsi tė pavarur, nuk ka as tė drejta tė mbrojtura pėr qytetarėt e Shqipėrisė. Tė pambrojtura janė e drejta e punės, e drejta e pronė dhe e drejta e fjalės. Tė gjitha kėto janė pėrbėrės pa tė cilat liria ėshtė njė fjalė boshe. Fakti qė liria nuk po triumfon, por po zbythet, ėshtė rrjedhojė edhe e luftės sė fshehtė dhe me vepra qė i bėjnė asaj politikanė tė kallėpit tė Sali Berishės. Dhe kur njė shoqėri toleron qė ata tė rizgjidhen pafundėsisht nė krye tė punėve tė saj, tregon se nuk ėshtė e pjekur pėr lirinė dhe Europėn, por tenton tė arratiset drejt skllavėrisė. Sepse me njė lider 20-35 vjet nė pushtet, shqiptarėt duhet ta harrojnė Europėn dhe integrimin me tė.

Blendi Kajsiu
1. Mendoj se ėshtė pėr tė ardhur keq qė deklaratat sa bombastike, po aq edhe tė parėndėsishme tė Kryeministrit Berisha, si kjo e 35-vjeēarit nė politikė, analizohen me kaq seriozitet nė media. Berisha thotė “do tė rri 35 vjet nė politikė” dhe menjėherė fillon debati pa fund dhe pa krye, qė shtron njė sėrė pyetjesh pa vlerė: Po sa do rrijė realisht? Po ku do rrijė pikėrisht? Po si do rrijė konkretisht? A thua se po u largua Berisha, do ndryshojė realisht diēka nė qeverisjen dhe skenėn tonė politike. E kėshtu harrohet se Berisha ėshtė produkt shumė mė tepėr se shkak i sistemit tonė politiko-meditiko-ekonomik. Harrohet se berishizmi si fenomen i personalizmit tė politikės dhe pushtetit ėshtė njė simptomė e tė gjithė politikanėve nė tė gjithė krahėt e politikės sonė. Ndaj largimi i Berishės nuk do prodhojė asgjė pėrveēse njė hapėsirė tjetėr pėr njė berishė tė ri.
Kėshtu, nė vend qė tė diskutojmė arsyet se pėrse sistemi ynė politiko-ekonomik prodhon berishizėm, ne flasim pėr Berishėn. Nė vend qė tė merremi me shkakun, merremi me pasojėn. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: pasoja ėshtė e prekshme, e thjeshtė dhe e dukshme, ajo na bezdis ēdo ditė, ka njė emėr, njė zė, njė fytyrė: Berisha. Shkaqet janė komplekse, ato kanė tė bėjnė me njė sistem global ekonomik, nė tė cilin Shqipėria ėshtė pjesė e asaj periferie qė pėrmbush nevojat e qendrės europiane dhe po kthehet gjithnjė e mė shumė nė njė koloni ekonomike, ku pushtetarėt nė shkėmbim tė mbėshtetjes politike nga Brukseli dalin me nisma tė tipit “Shqipėria 1 euro”, ku Shqipėria shitet pėr nevojat e ekonomive fqinje. Shkaqet kanė tė bėjnė me njė sistem politik qė zhvillimin, demokratizimin dhe vetė legjitimimin e tij e shikon si diēka qė buron nga jashtė, nga Brukseli, dhe jo nga popullsia shqiptare, e cila nė ligjėrimin elitist lokal dhe ndėrkombėtar shikohet si ‘primitive’, ‘e prapambetur’, e ‘pakulturuar’, ‘katundare’ apo ‘injorante’. Shkaqet burojnė nga njė sistem pseudo-demokratik, ku vetė ligji mė shumė importohet dhe imponohet nga jashtė, sesa buron nga brenda; ku hendeku mes ligjeve qė aprovohen nė Parlament dhe realitetit shqiptar veēse rritet. Pėr sa kohė kėta faktorė dhe ndėrveprimi mes tyre nuk kuptohet dhe kritikohet, Berisha dhe Berishėrat do jenė nė pushtet pėr shumė mė tepėr se 35 vjet.

2. Nuk shikoj asnjė pengesė ligjore apo politike qė e pengon Berishėn tė jetė President, duke pasur parasysh qė Kushtetuta jonė e gatuar nga binomi Rama-Berisha e ka reduktuar Presidentin nė njė nėpunės tė mazhorancės. Nė kushte tė tilla, do ishte mė mirė pėr reputacionin e institucionit tė presidencės, qė President tė ishte kryetari dhe jo njė nėpunės dosido i mazhorancės. Ndėrsa pėr demokracinė dhe ndarjen e pushteteve, diēka e tillė do tė pėrbėnte njė atentat, edhe pse njė atentat tė legjitimuar nga Kushtetuta. Se sa janė shanset qė diēka e tillė tė ndodhė realisht, pra qė Berisha tė zgjidhet President, nuk mund ta them. Mėnyra mė e saktė e mundshme pėr tė pėrcaktuar kėtė probabilitet ėshtė organizimi i njė basti me pjesėmarrjen e analistėve politikė, gazetarėve politikė dhe politikanėve (deputetėve) nga tė tria krahėt, PD, PS, LSI, duke kuotuar dy mundėsi: 1 – Berisha President, 2- Berisha Jo-President.

Skėnder Minxhozi
1. E parė ashtu siē ajo u kumtua nga Kryeministri, shprehja e mėsipėrme vlen mė shumė pėr emisionin “Portokalli”, sesa si njė mundėsi reale. Megjithėse po shpenzon shumė energji pėr tė vazhduar ta paraqesė vetveten si njė alternativė e palėvizshme, si e vetmja pikė referimi e sė djathtės, megjithėse e kuron ēdo ditė imazhin e tij (sipas mėnyrės sė vet), duke u shfaqur sa mė dendur nėpėr media, Kryeministri Berisha e ka tė pamundur tė na bėjė tė ndryshojmė mendimin se karriera e tij politike ndodhet tashmė nė kurbė rėnėse. Berisha ėshtė politikani shqiptar mė i konsumuar, ndėr ata qė janė ose jo nė jetėn politike aktive. Nė kėtė mėnyrė, edhe 35 vjet tė tjera me tė nė krye tė “diēkaje”, qoftė kjo qeveria, presidenca apo partia, duken thjesht tė pamundura. Le tė themi mė mirė se kėto deklarata tė pėrsėritura rreth jetėgjatėsisė politike tė Berishės, synojnė mė shumė qė tė dekurajojnė aksionin politik tė opozitės dhe votuesin e saj, si dhe tė krijojnė njė moment epėrsie nė batutat e pėrjavshme tė Parlamentit, ku, siē e dimė prej kohėsh, ka mė shumė humor, hipokrizi dhe gėnjeshtėr, sesa nė jetėn reale.

2. Kjo ka qenė njė temė e hedhur sė fundmi nga revista “Mapo”, e cila e ka parė kėtė mė shumė si njė mundėsi teorike, sesa reale. Natyrisht qė posti i Presidentit do tė qe njė “sistemim” jo i keq pėr njė politikan qė po e mbyll karrierėn e tij politike. Ai post do t’i jepte zotit Berisha edhe njė pesėvjeēar tė ri qetėsie dhe imuniteti pėr veten dhe njerėzit e tij tė afėrt, si dhe do ta mbante nė krye tė njė institucioni tė lartė tė shtetit. Por qė tė arrijė nė kėtė pikė, pėr zotin Berisha duhet tė ndodhin dy gjėra: e para, qė atij t’i ulet dėshira pėr tė qenė edhe mė tej Kryeministėr (pra, pas vitit 2012), si dhe e dyta, qė ai tė pėrsėrisė njė precedent si ai i Rumanisė, ku Jon Iliesku ngulmoi qė tė vazhdojė tė zgjidhet President, edhe pse i kishte konsumuar dy mandate. Zoti Berisha i ka konsumuar dy mandate presidenciale, mes viteve ‘92-‘97, ēka bėn qė Kushtetuta t’ia ndalojė zgjedhjen e mėtejshme. Por Kushtetuta ėshtė aprovuar nė vitin 1999, e kjo do t’i jepte teorikisht (e theksoj, vetėm teorikisht) mundėsinė atij qė tė pretendojė ta fillojė gjithēka nga e para. Pra, qė tė zgjidhet edhe pėr dy mandate tė tjera. Personalisht e shoh pak tė mundur qė Berisha t’i hyjė njė sherri tė tillė juridik, qė do ta maiste edhe mė keq situatėn politike dhe do t’i bėnte edhe mė agresivė kundėrshtarėt e tij. Megjithatė, tė shohim...
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com