Albatlanta

Borxhi ynė publik ka nivele shqetėsuese
Intervistė me prof. dr. Adrian Civicin, rektor i Universitetit Europian tė Tiranės
Prej 6 muajsh ekonomia shqiptare ėshtė pėrfshirė nga debate mes ekspertėsh rreth parashikimeve pėr rritjen e PBB-sė, krizėn, nivelin e borxhit, duke analizuar edhe vendimet e qeverisė pėr tė stimuluar biznesin. Eksperti i financave dhe i ekonomisė, Adrian Civici, rektor nė Universitetin Europian tė Tiranės, analizon pėr “Shqip”, pėrmes intervistės, elementet qė shqetėsojnė sot ekonominė, duke shpjeguar situatat ku ndodhen parametrat makroekonomikė. Sipas tij, niveli aktual i borxhit ėshtė shqetėsues, pėr disa arsye qė lidhen me stadin ku ndodhet ekonomia jonė.

Prof. Civici, a kemi recesion ekonomik, pra rėnie ekonomike nė dy tremujorėt e fundit tetor-dhjetor 2009 dhe janar-mars 2010?

Duke ju referuar shifrave pėr dy tremujorėt e fundit, mendoj se duhet tė ndajmė qartė dy koncepte. E para, ėshtė e vėrtetė qė kėta tremujorė kanė rezultuar me njė tkurrje tė ekonomisė shqiptare, me njė ritėm tė ulėt tė rritjes ekonomike, me njė tkurrje tė kėrkesės konsumatore dhe pėrgjithėsisht me njė asfiksim apo stanjacion tė mjaft treguesve ekonomikė. Kur flasim pėr recesion, nėse do tė respektojmė rigorozisht kėtė koncept, si dhe atė qė ėshtė pėrdorur nė shumė vende tė botės gjatė viteve tė krizės, do tė thotė qė pėr dy tremujorė rresht vendi kalon nė rritje ekonomike negative. Nė rastin tonė, pėr tremujorin e katėrt tė vitit 2009 nuk u vėrtetua njė rritje negative, por u ul ritmi i rritjes ekonomike. Edhe pėr tremujorin e parė tė kėtij viti, edhe pse rritja duket e reduktuar, ende nuk ka njė shifėr pėr tė treguar se rritja ėshtė negative. Pra, duhet tė dallojmė qartė kėto dy elemente. Tė gjashtė kėta muaj kanė rezultuar me njė tkurrje tė mjaft treguesve tė ekonomisė shqiptare, qoftė tė aktivitetit, tė shpenzimeve, apo tė ardhurave. Por nuk besoj se duhet tė arrijmė nė konkluzionin pėrfundimtar se kemi rėnė nė recesion. Ajo qė duket dhe ėshtė reflektuar edhe nė muajin prill, pėr sa i pėrket tremujorit tė parė tė kėtij viti, ėshtė qė gjithsesi ekonomia edhe nė kėtė tremujor ka dhėnė shenja tkurrjeje, tė cilat mbi tė gjitha janė reflektuar nė ngecjen nė vend tė shifrave tė punėsimit, vėshtirėsive nė realizimin e tė ardhurave dhe investimeve etj.

Mė 1 qershor, pėrfaqėsia e Bankės Botėrore nė Shqipėri organizoi njė konferencė me titull “Ruajtja e rritjes ekonomike nė njė mjedis sfidues nė Shqipėri”. Si e komentoni qė ekonomistė tė kėsaj banke kanė parashikuar njė rritje ekonomike tė vendit prej vetėm 1%?

Do ta ndaja nė dy pjesė qėndrimin e Bankės Botėrore. Qė nė 2005-n, nė njė aktivitet tė ngjashėm, banka shtroi pėrpara Shqipėrisė shqetėsimin e garantimit tė qėndrueshmėrisė sė rritjes ekonomike. Vendi nė atė kohė po ecte me njė ritėm tė kėnaqshėm rritjeje prej 5-7% nė vit, por sa e qėndrueshme ishte kjo rritje dhe pėr vitet nė vijim? Kjo, pėr faktin se edhe nė vitet 2000-2005, dukej se Shqipėria po shteronte ata faktorė tė rritjes ekonomike, qė janė kryesisht faktorė ekstensivė, tė lehtė pėr t’u kapur dhe vėnė nė pėrdorim. Vendi kėrkonte reforma tė thella strukturore, kėrkonte konceptimin dhe zbatimin e njė modeli tė ri ekonomik, tė ndryshėm nga ai modeli tipik i tranzicionit, bazuar te tė ardhurat nga privatizimet, te dėrgesat e emigrantėve qė nė vitet mė tė mira tė tyre e kaluan shumėn e 1 miliard eurove nė vit, te ndihmat dhe kreditė preferenciale tė partnerėve e institucioneve ndėrkombėtare, tek efekti qė jepte zgjerimi i sektorit privat, apo te vetė prania kėshilluese dhe nė jo pak raste detyruese e FMN-sė. Nė rastin e deklaratės “se rritja ekonomike e vendit do tė jetė 1%”, mendoj se shkon nė tė njėjtėn linjė edhe me disa deklarime qė kanė bėrė institucione tė tjera, si FMN, BERZH, apo edhe institucione tė tjera financiare ndėrkombėtare. Viti 2010 dhe 2011-a nė fakt janė vitet e sfidave tė mėdha dhe tė vėshtira pėr Shqipėrinė, pėr rritjen ekonomike. Ne vėrtet nuk ramė nė krizė apo recesion, por jemi njė vend qė jemi prekur dhe vazhdojmė tė prekemi rėndė nga kriza, sidomos biznesi i vogėl dhe i mesėm. Po tė shikosh edhe vetė parashikimet e qeverisė qė shpesh kanė doza populiste, nuk janė mė nė kuotat dyshifrore tė artikuluara jo rrallė, apo nivelet 7-8%, por janė nė nivelin 3 ose 4%. Ėshtė mirė qė kemi rritje ekonomike pozitive, por nga ana tjetėr duke qenė nė shifra shumė mė tė ulėta se trendi i zakonshėm, ėshtė mirė tė jemi tė kujdesshėm nė ēdo parashikim, grup treguesish apo politikash qė lidhen e varen direkt apo indirekt me nivelin e rritjes ekonomike.

Kemi pėrplasje, betejė shifrash mes atyre qė jep qeveria dhe atyre qė japin institucionet ndėrkombėtare apo ekspertė tė opozitės, apo jo?

Edhe thjesht nė cilėsinė e pedagogut mund t’ju them se nė punimet e studentėve, shpesh brenda tė njėjtės orė kam parė prezantime dhe analiza tė ndryshme pėr rritjen ekonomike tė vendit dhe pasojat e saj. Njė prezantim qė kishte marrė pėr bazė Bankėn Botėrore pėr Shqipėrinė dhe kishte bėrė njė skenar “gri” pėr 2-3 vitet qė vijnė, njė tjetėr qė kishte pėr bazė FMN-sė dhe shfaqte mjaft rezerva pėr realizimin e tė ardhurave, njė i tretė me shifrat e INSTAT-it qė dukej mė i kėnaqur dhe sė fundi njė i katėrt qė skenarin e bazonte tėrėsisht te parashikimet euforiste tė qeverisė. Ishte e ēuditshme qė brenda tė njėjtės orė tė dėgjoje katėr parashikime pėr treguesin mė tė rėndėsishėm tė ekonomisė, financave dhe zhvillimit tė njė vendi. Kjo tregon se ne kemi njė problem serioz, sė pari te besimi te shifrat qė jep INSTAT-i. Nė asnjė vend tjetėr shifrat e njė institucioni tė pavarur statistikor nuk diskutohen apo aq mė pak tė vihen nė dyshim nė ēdo ēast. Ne kemi krijuar njė traditė tė keqe, ku, shpeshherė pėr arsye politike i vėmė nė dyshim kėto shifra. I vė rregullisht nė dyshim opozita shifrat e INSTAT-it, ndėrkohė qė pėrpara disa vitesh, edhe pozita e sotme bėnte tė njėjtėn gjė me INSTAT-in. Mendoj se duhet tė jemi mė seriozė dhe tė mos pėrfundojmė si ajo shprehja: “Nėse unė nuk jam dakord me shifrat, fajin e kanė shifrat!”. Duhet t’i kushtojmė rėndėsi dhe tė forcojmė pavarėsinė dhe besueshmėrinė e INSTAT-it dhe pėrgjithėsisht gjithė sistemit tonė statistikor. Tė kemi parasysh faktin se njė nga arsyet qė Greqia ra nė krizė, pėrveē fshehjes sė statistikave apo manipulimit me to, ishte dhe cilėsia e keqe e statistikave qė ajo kishte nė nivel vendi. Ose rastin mė tė fundit, atė tė Lituanisė, e cila u pranua sė fundmi nė eurozonė. Pranimi i saj u shty shumė muaj, pėr faktin se EuroStat dhe disa vende anėtare tė eurozonės insistuan pėr tė verifikuar deri nė detaje cilėsinė e shifrave tė Lituanisė dhe besueshmėrinė e tyre. Nė rastin tonė, ne do tė pėrballemi me kėtė lloj mosbesimi, nėse edhe vetė insistojmė dhe i kontestojmė shifrat.

Eksperti i BBB-sė, Gill, e ka konsideruar borxhin tonė publik nė nivel afro 60% tė PBB-sė si shqetėsues. Komenti juaj?

Natyrisht qė ėshtė shqetėsues. Ne kemi njė debat dhe duket sikur kemi ngecur nė atė nėse 60% e PBB-sė si borxh publik ėshtė shifėr e madhe apo shifėr e vogėl, shifėr e menaxhueshme apo jo. Mendoj se edhe nė kriteret e Paktit tė Stabilitetit tė Bashkimit Europian, por edhe nė tė gjithė debatin dhe politikat nė nivel ndėrkombėtar qė bėhen sot, edhe pėr vende mė tė zhvilluara se ne, niveli prej 60% i borxhit publik nė raport me PBB konsiderohet shqetėsues. Pėr vende me njė ekonomi tė dobėt dhe aq mė tepėr tė vogla ose nė zhvillim si Shqipėria, ky nivel konsiderohet i lartė ose shumė i lartė. Pra, me shumė rrezik. Ne mund t’i lejojmė vetes luksin tė krahasohemi edhe me vende si Anglia, Italia, Spanja apo Gjermania dhe tė themi se e kemi mė tė vogėl kėtė borxh, por pa dyshim qė jemi nė njė nivel borxhi qė ėshtė ndėr nivelet mė tė larta tė arritura deri tani, jo thjesht si pėrqindje mbi PBB-nė, por edhe si masė absolute. Duke pasur parasysh vitet qė na presin, nė tė cilat nuk do tė kemi mundėsi tė realizojmė rritje ekonomike me 6-8%, ky borxh i akumuluar dhe nė kėtė masė ėshtė njė gur i rėndė, njė peshė mė tepėr pėr ekonominė dhe financat tona publike tė brishta. Tė mos harrojmė se pėr vitin 2011, njė shifėr e deklaruar nga Ministria jonė e Financave, shėrbimi i borxhit mund tė arrijė nė mbi 900 milionė dollarė. Gjė qė tregon se njė vend qė duhet tė paguajė kaq shumė pėr borxhet qė ka marrė do tė ketė mundėsi mė tė pakta pėr investime publike, pėr politika mė tė pakta nxitėse e stimuluese ekonomike, pėr politika sociale etj. Sot me sa duket ky problem ėshtė e keqja mė e madhe e periudhės sė pas krizės 2008-2009. Kudo nė botė diskutohet vetėm pėr problemin e borxhit publik dhe reduktimin e tij. Po tė gjykosh nga tė gjitha masat qė janė marrė, nė 90% tė vendeve tė botės tė prekura nga kjo krizė, fjala kyēe ėshtė shkurtimi i borxhit tė brendshėm, shkurtimi i deficiteve buxhetore. Pra, ne nuk mund tė rrimė as indiferentė ndaj kėsaj tendence ndėrkombėtare, qė shpreh shqetėsimin mė tė madh qė kanė sot ekonomistėt, financierėt dhe politika.

Ministri i Financave, Bode, ėshtė shprehur se kemi njė borxh tė mirė, sepse dy tė tretat e tij janė nė monedhėn kombėtare...

Borxhi publik nė lekė ėshtė relativisht mė i lehtė se sa borxhi nė euro ose dollarė, aq mė tepėr pėr njė vend apo ekonomi qė deficitin tregtar tė import-eksporteve e ka shumė tė lartė dhe bilancin e pagesave negativ. Borxhi nė euro apo dollarė kėrkon njė ekonomi qė tė gjenerojė rregullisht tė ardhura nė kėto monedha tė forta, gjė qė nuk mund tė pohohet pėr rastin e Shqipėrisė. Por gjithsesi, edhe borxhi qė ėshtė nė lekė duhet shlyer me ato norma interesi qė ka e qė janė pėrgjithėsisht tė larta, qė nė fund tė fundit, do tė thotė kufizime pėr buxhetin e shtetit dhe pėr investime tė tjera. Natyrisht qė ėshtė mirė, qė pjesėn mė tė madhe tė borxhit ta kemi nė monedhėn vendase, por kjo ėshtė njė e mirė e vogėl, nė krahasim me peshėn qė zė ky borxh nė totalin e tė ardhurave publike.

Kur mendoni se mund tė shitet eurobondi, tani qė tregjet e kapitalit janė kaq nervoze?

Ne patėm fatin e keq qė humbėm disa javė nė procesin e emetimit tė eurobondeve dhe shitja e tyre u ndėrthur me kulmin e krizės greke dhe gjithė debatet qė u bėnė nė Europė nė kėtė periudhė, sidomos problemi i dobėsisė dhe tronditjeve qė pati euro. Ne, dolėm nė treg nė momentin mė tė keq tė tregjeve financiare, nė momentin mė tė nxehtė tė debateve mbi borxhin sovran dhe aftėsinė e qeverive e shteteve tė ndryshme pėr t’ju pėrgjigjur korrekt e nė kohė detyrimeve tė kėtij lloji borxhi. Nga njė llogari qė kishim bėrė pėr t’i realizuar eurobondet me njė normė interesi nė nivelin 7%, u detyruam tė pėrballemi me faktin, se edhe pse mund ta pranojmė 8 apo 8.5% tė normės sė interesit, pėrsėri realizimi i shitjes sė tyre ishte i pamundur. Pėrqindja e interesit ėshtė akoma dhe mė e lartė dhe kjo kushtėzohet edhe nga fakti qė ekonomi si ajo greke qė janė nė krizė po e pranojnė kėtė borxh me pėrqindje edhe mė tė larta interesi. Por dhe vetė Shqipėria nuk ėshtė se konsiderohet njė ekonomi me financa shumė tė stabilizuara, pėr t’i bėrė njė ofertė mė tė favorshme. Mendoj se duhet pritur njė stabilizim dhe qartėsim i tregjeve financiare ndėrkombėtare. Ndoshta nė vjeshtėn e ardhshme mund tė jetė periudhė mė e pėrshtatshme kur ne mund tė dalim nė treg me eurobondet tona, aq mė tepėr qė situata e pėrgjithshme e ekonomisė botėrore, masat e fundit tė BE-sė, Bankės Qendrore Europiane, FMN-sė dhe Rezervės Federale duket se po i ēojnė drejt njė qetėsimi relativ tregjet financiare.

Sa do t’i ndihmojnė financat publike kėtė vit ndryshimet e fundit fiskale, si shtesat nė ligjin pėr akcizat, futja e taksės sė gjelbėr?

Ne, duam s’duam, do t’i nėnshtrohemi tendencės europiane dhe ndėrkombėtare, ku sfida mė e madhe aktuale ėshtė reduktimi i deficiteve buxhetore dhe borxheve publike. Pavarėsisht se deficiti jonė nuk ėshtė nė pėrmasa shumė alarmante, hymė nė grupin e atyre vendeve me deficit buxhetor tė lartė dhe problematik. Dhe pėrveē faktit qė duhet tė reduktojmė deficitin, na bashkohet dhe fakti tjetėr qė tė ardhurat nė buxhet, pėr shkak tė ndikimeve tė krizės dhe shumė faktorėve tė tjerė, nuk janė ato qė priteshin. Ne duhet tė zgjidhim dy probleme njėkohėsisht. Tė shkurtojmė njė deficit qė e kemi tė trashėguar nga dy-tre vitet e kaluara dhe nga ana tjetėr, tė pėrballemi me faktin qė niveli i tė ardhurave nė buxhet ėshtė mė i ulėt.

Tė dy kėta faktorė bėjnė qė qeveria tė jetė e detyruar, ku tė ketė mundėsi, ose tė rrisė tė ardhurat, ose tė ulė shpenzimet e saj. Besoj se shtimi i gjithė kėtyre akcizave ose dhe ndryshimet shumė tė shpeshta nė rritje tė tyre, natyrisht qė mund tė ketė edhe efekte direkte e indirekte, por shkaku kryesor qė ato vendosen besoj se ėshtė ekskluzivisht rritja e tė ardhurave nė buxhet.

A do tė dėmtohet kredia bankare pėr bizneset dhe individėt, tani qė qeveria synon tė kėrkojė para hua nė tregun e brendshėm, ngaqė nuk po shet eurobondin?

Duket se, si pasojė e pamundėsisė pėr tė realizuar borxhin qeveritar nėpėrmjet eurobondeve, qeveria do t’i drejtohet pėrsėri dhe shpejt tregut tė brendshėm, pėr tė siguruar njė pjesė tė tij. Do t’i drejtohet qoftė nė formėn e kėrkesės pėr euro, qoftė nė formėn e kėrkesės pėr lekė. Natyrisht, sasia e lekėve dhe eurove qė mund tė japin bankat nuk ėshtė njė sasi pa limit. Nė qoftė se qeveria merr njė pjesė tė saj, mundėsitė qė ta marrin atė bizneset apo individėt zvogėlohen. Ne kemi njė fakt pozitiv pėr sistemin tonė bankar, qė vetėm gjatė kėtyre muajve tė fundit depozitat janė rritur 34% dhe pėrgjithėsisht janė nė njė trend rritės. Kjo tregon njė rikthim tė tė gjitha atyre parave qė dolėn nga sistemi bankar shqiptar kryesisht gjatė periudhės tetor-dhjetor 2008, si pasojė e frikės sė krizės financiare. Gjatė 2009-s dhe nė kėtė 6-mujor tė parė tė 2010-s, ka njė rikthim tė tyre nė formėn e depozitave me afat ose paafat. Kjo dėshmon jo vetėm besimin ndaj sistemit tonė bankar, por do tė thosha edhe njė ndėrgjegjėsim e sensibilizim mė tė madh tė qytetarėve pėr t’i depozituar paratė e tyre nė bankė. Kjo u krijon bankave njė marzh mė tė madh mundėsie pėr tė dhėnė kredi dhe ndoshta mund tė jetė njė faktor amortizues, qė megjithėse qeveria do tė kėrkojė borxh nė tregun e brendshėm, kjo tė mos frenojė aq shumė sa mendohet kredinė pėr individėt apo pėr bizneset. Megjithatė, edhe po tė abstragojmė nga ndikimi i kėrkesės sė qeverisė pėr para nė kėto momente, po t’u referohemi tendencave tė javėve apo muajve tė fundit nė tregun e kredive, vėrehet njė reduktim i kredive pėr individėt dhe njė rritje tė kredive pėr bizneset, por jo pėr shpenzimet qarkulluese apo atė qė quhet “overdraft”. Duket se bankat po bėhen mė tė kujdesshme dhe mė kėrkuese ndaj cilėsisė sė aplikimeve pėr kredi. Shpeshherė, pėrfaqėsues tė bankave tregtare deklarojnė se ata nuk kanė aq kėrkesa sa mendohet apo flitet publikisht pėr tė dhėnė kredi. Natyrisht, mund tė ketė shumė “dosja”, por bankat gjithnjė e mė tepėr janė rigoroze nė standardet e tyre. Qoftė pėr shqetėsimet qė kanė se si do tė jenė vitet e ardhshme pėr ekonominė dhe financat shqiptare, ashtu edhe pėr faktin qė duan ta menaxhojnė mė mirė portofolin e tyre, duke pasur parasysh qė kreditė e kėqija tashmė e kanė kaluar 10% e totalit. E gjithė kjo ngjan me parimin e enėve komunikuese: nėse shtohen kreditė e kėqija, bankat detyrohen tė shtojnė ato qė quhen provigjone, pra rezervat, dhe pėr pasojė tė shtrėngohen nė dhėnien e kredive; dhe nėse nė kėtė situatė, shtohet edhe kėrkesa pėr huamarrje tė brendshme shtetėrore, nuk ka rėndėsi nėse ėshtė nė monedhė lokale apo nė euro, gjithsesi kjo ėshtė njė lloj presioni qė mund t’i bėhet kredisė pėr individėt ose pėr bizneset. Nė fund tė fundit, bankat janė shumė tė interesuara qė t’i japin kredi qeverisė, sepse investimi nė bono thesari ėshtė investimi mė i sigurt pėr to.

A mendoni se ka njė tendencė pėr situatė monopol tė bankave tona tregtare, pėr sa u pėrket shėrbimeve dhe produkteve qė ofrojnė nė treg? A konsiderohen shumė 16 banka nė Shqipėri?

Nuk besoj. Ėshtė folur disa herė pėr njė situatė tė mundshme monopoli kur ėshtė fjala pėr ēmimet e disa shėrbimeve apo produkteve bankare. Gjithsesi, edhe nga studime qė janė bėrė nė Bankėn e Shqipėrisė, nuk ėshtė konstatuar qė nė sistemin bankar shqiptar, edhe pse pjesa dėrrmuese e tij dominohet nga 3-4 banka tė mėdha dhe pjesa tjetėr hyn te bankat e mesme apo bankat e vogla, tė ketė shėrbime apo produkte bankare, tė cilat janė tė ndikuara nga pozicioni monopol. Duket se nė kėtė treg kemi tė bėjmė me njė situatė konkurrenciale normale. A janė shumė 16 banka pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria? Mendoj se nuk janė shumė, po tė kemi parasysh, se Kroacia ka 34 banka, Bosnja 30, Serbia 33, Rumania 40 etj. Pėrgjithėsisht, nė vendet e lindjes ka njė shpėrthim edhe tė numrit tė bankave private nė kėto dy dekada tranzicioni. Me kalimin e kohės edhe ky treg do fillojė tė ristrukturohet nė funksion tė nevojave reale tė ēdo vendi, performancės dhe cilėsisė sė ēdo banke dhe specializimit tė tyre nė raport me produktet, shėrbimet apo klientelėn.

A ju duket realiste ulja e deficiti buxhetor pėr kėtė vit?

Nga ēdo kėndvėshtrim qė ta shohėsh, ne jemi tė detyruar qė tė ulim deficitin buxhetor. E vetmja gjė qė ka nė dorė qeveria ėshtė tė rrisė tė ardhurat dhe tė ulė shpenzimet. Rritja e tė ardhurave po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė, sepse shumė degė tė biznesit janė prekur nga kriza, rritja ekonomike nuk ėshtė nė ato nivele qė pritej dhe investimet nė ekonomi duken mė tė reduktuara, qoftė ato individuale, tė biznesit apo dhe tė vetė qeverisė. Kėshtu qė rruga e vetme mė e sigurt ėshtė reduktimi i shpenzimeve. Dhe po t’u referohemi, si deklaratave tė Kryeministrit apo ministrit tė Financave, si dhe kėrkesave tė shpeshta tė opozitės, ekziston njė tendencė e qartė pėr tė ulur deficitin buxhetor nėpėrmjet uljes sė shpenzimeve. Ndoshta kėtu bėn pėrjashtim vetėm vendimi i fundit pėr rritjen e pagave dhe pensioneve. Pavarėsisht se niveli i rritjeve mund tė jetė modest, gjithsesi Shqipėria ėshtė i vetmi vend qė nė kėtė periudhė hedh njė hap tė tillė. Po tė shikosh vendet e BE-sė, por shumė vende tė tjera, janė nė tendencė tė kundėrt, pra synojnė reduktimin e shpenzimeve, bllokimin e pagave, bllokimin e pensioneve, tė shpėrblimeve etj., duke u pėrpjekur tė rikuperojnė sa mė shpejt deficitet e tyre tė mėdha nė financat publike. Rasti i Shqipėrisė ėshtė rast i veēantė, por me sa duket, vetėm pagat dhe pensionet janė ato qė do tė rriten dhe qeveria duhet tė jetė e kujdesshme me tė gjitha shpenzimet, pėr tė mos e thelluar deficitin buxhetor, pėrkundrazi, pėr ta zvogėluar.

Amnistia fiskale sa do ta ndihmonte buxhetin e shtetit?

Besoj se do ta ndihmonte shumė, pasi sipas parashikimeve, kur ky debat dukej se ishte nė rendin e ditės, bėhej fjalė pėr disa miliarda euro qė nėpėrmjet amnistisė mund tė legalizoheshin dhe tė ndihmonin ekonominė shqiptare. Dhe njė pjesė e tyre do tė kalonte direkt ose indirekt edhe nė buxhetin e shtetit. Por me sa duket, ai vrull me tė cilin u diskutua nė janar dhe nė shkurt tė kėtij viti, tani nuk ėshtė mė. Do tė ishte mirė tė kryhej sa mė shpejt amnistia fiskale, pse ajo ka dy elemente pozitive. Sė pari, do tė ketė njė hyrje masive nė treg tė aseteve tashmė legale tė biznesit dhe individėve dhe sė dyti, njė pjesė e madhe e ekonomisė informale mund tė tentojė qė tė bėhet pėrfundimisht formale. Mjaftojnė kėta dy faktorė pėr tė ēliruar shumė elementė tė zhvillimit ekonomik, qoftė nga kolaterali bankar, i cili shpeshherė ėshtė i bllokuar pėr arsye tė informalitetit, ose nuk mund tė pėrdoret, qoftė dhe pėr faktin se nė tregun e kapitaleve dhe nė tregjet ekonomike do tė hyjnė disa miliarda dollarė asete, tė cilat dhe mund ta rigjallėrojnė ekonominė shqiptare nė pėrgjithėsi. Mendoj se amnistia fiskale, por dhe aprovimi i ligjit tė krijimit tė Gjykatės Administrative duhen bėrė sa mė shpejt, por natyrisht, brenda atyre rregullave qė amnistia tė ndihmojė pozitivisht, dhe jo tė bėhet faktor qė ta shtojė akoma mė tepėr informalitetin.

Pak ditė mė parė, ministri i Financave, Bode, ka kėrkuar njė ulje tė normės bazė tė interesit, si do tė reagojė Banka e Shqipėrisė, sipas jush?

Nė shumicėn e vendeve tė botės, ky ėshtė njė debat i hapur mes guvernatorėve tė bankave qendrore dhe ministrave tė Financės apo kryeministrave, pėr sa i pėrket normės bazė tė interesit, qė nė fund tė fundit pėrcakton edhe atė qė quhet kosto e parasė. Bankat qendrore nė botė, pėrfshirė dhe BQE dhe FED, i kanė ulur normat e tyre tė interesit, duke arritur nė nivele nga 0.1-1%, qė janė mė tė ulėtat historike tė paktėn tė dy dekadave tė fundit. Edhe nė rastin e Shqipėrisė, gjatė 2 viteve tė fundit, ka pasur njė ulje nė vazhdimėsi. Edhe ne jemi pothuajse nė limitet tona historike, nė 5.25% qė e kemi sot. Nė kushtet kur tregu ka nevojė pėr mė shumė likuiditet, kur kėrkohet qė paraja tė jetė mė e lirė, ėshtė normale qė Ministria e Financave, tė kėrkojė qė Banka e Shqipėrisė tė ulė normėn bazė tė interesit. Por duhet tė kemi parasysh qė Banka e Shqipėrisė detyrėn ligjore tė saj si institucion i pavarur ka kontrollin e inflacionit, pra stabilitetin e ēmimeve. Politikėn e saj monetare ajo e bėn nė radhė tė parė nė funksion tė realizimit tė kėtij objektivi. Duhet thėnė se gjatė gjithė kėtyre viteve inflacioni ka qenė nėn kontroll dhe brenda intervalit 2-4% tė objektivit tė BSH. Shqipėria hyn nė grupin e vendeve me nivelin mė tė ulėt dhe stabėl tė inflacionit, ēka ndihmon edhe ekonominė e financat tona nė tėrėsi. Kėshtu qė njė vendim i politikės monetare dhe njė normė bazė interesi nuk ulet thjesht dhe vetėm pėr njė tregues apo pėr njė element financiar, por bėhet njė vlerėsim kompleks i kushteve tė ekonomisė dhe tregjeve financiare, i shpejtėsisė sė transmetimit tė kėsaj mase, i ndikimit qė mund tė ketė kjo masė nė nėnvlerėsimin apo mbivlerėsimin e lekut nė raport me euron apo dollarin, nė efektet nė shkėmbimet tregtare etj. Mendoj qė BSH, nėpėrmjet deklaratave publike tė guvernatorit, disa herė e ka bėrė tė qartė se po e vlerėson mundėsinė e uljes sė normės bazė tė interesit dhe natyrisht qė do ta marrė vendimin kur tė gjykojė nė mėnyrė komplekse qė kjo do tė ndikojė pozitivisht nė ekonominė shqiptare dhe tregjet financiare nė tėrėsi, dhe jo thjesht tė ndihmojė njė aspekt tė veēantė apo tė krijojė pikėpyetje ose elemente negative nė aspekte tė tjera.

A ėshtė Shqipėria e gatshme tė pėrdorė euron si monedhė tė vetėn?

Mendoj se nuk ėshtė akoma plotėsisht e gatshme. Procesi i integrimit europian qė ne po bėjmė pėrmban tė njėjtėn logjikė me atė qė ne duhet tė pėrdorim pėr tė hyrė nė zonėn euro. Sot vendet e BE janė 27, ndėrsa aktualisht janė vetėm 17 nė zonėn euro. Janė 10 vende tė BE-sė qė akoma kanė monedhėn e tyre. Futja e euros si monedhė nuk mund tė bėhet nė mėnyrė tė njėanshme dhe si vendim thjesht i brendshėm. Mendoj qė ekonomia shqiptare ėshtė relativisht e euroizuar sot, besoj nė shifrat 30-35%, ēka tregon njė lidhje shumė tė ngushtė me zonėn euro dhe shpeshherė amortizuese dhe pėrfituese nga lėvizjet dhe vlera e euros. Por qė tė pėrdorėsh direkt euron si monedhė, mendoj se ne kemi akoma nevojė tė bėjmė njė proces axhustimi dhe ristrukturimi ekonomik, por edhe axhustim tė tė gjitha rregullave financiare dhe monetare nė pėrputhje me eksperiencėn edhe tė mjaft vendeve tė tjera qė sapo e kanė realizuar kėtė proces. Njė futje nė mėnyrė artificiale e euros do tė na gjente tė papėrgatitur dhe menjėherė do tė vuanim pasojėn e parė tė drejtpėrdrejtė, qė ėshtė rritja e ēmimeve dhe humbja e mundėsisė pėr tė bėrė politikė monetare. Duhet tė jemi mė tė matur dhe mė tė kujdesshėm dhe duhet tė bashkėpunojmė ngushtė me Bankėn Qendrore Europiane nė kėtė drejtim. Pa dyshim qė e ardhmja e jonė ėshtė nė BE dhe zonėn euro.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com