Albatlanta

BEKIM FEHMIU NĖ SYTĖ E TĖ BIRIT TĖ TIJ ULISIT
Pėrktheu Halit Bogaj
Qė tė flas pėr babanė tim, Bekimin, sė pari do tė duhet tė fl as pėr gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur mė 1892 nė Gjakovė, nė njė familje tregtare dhe arsimore. Shkollėn Normale dhe Medresenė e kishte kryer nė Shkup. Biografi a e gjyshit shkurtimisht mund tė tregohet edhe pėrmes emrave qė ua kishte lėnė fėmijėve tė vet, duke u pėrpjekur qė ata t’i kishin vetėm me kuptime shqiptare, e nė asnjė mėnyrė arabe ose turke. Vajza mė e madhe quhej Shpresa, fjalė e nderit, betim dhe njė lloj shenje mbrojtėse e shqiptarėve; Shpresa do tė thoshte shpresė nė ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar; Bashkim, djali i parė, nė kuptimin e bashkimit tė shqiptarėve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirė pėr popullin; Bekim, babai im, donte tė thoshte bekimi i popullit; Afėrdita, agimi ėshtė afėr pėr popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetės. Ibrahim Fehmiu me pushkė dhe libėr ishte dora e djathtė e patriotit tė shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundėr pushtimit turk nė vitin 1912. Si njė ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i kushtohet arsimimit tė popullit tė tij dhe hapjes sė shkollave nėpėr Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė shkak, pushteti serbo-malazez e dėnon me vdekje. Nė kohėn e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vėnė njė ēmim shumė tė lartė dukatėsh pėr kokėn e tij. Mė 1929 kapet dhe izolohet nė Valevė. Nė atė kohė familja e tij jetonte nė Gjakovė, kurse dy vite mė vonė tė gjithė sė bashku deportohen nė Sarajevė, ku, pėrveē tre fėmijėve tė lindur, nė botė vijnė edhe bijtė: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi. Nė vitin 1939, pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia, ata shkojnė nė Shkodėr, ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fi llore dhe lind edhe vajza e tij mė e vogėl, Afėrdita.

Pas rėnies sė Mbretėrisė Jugosllave mė 1941, familja kthehet nė Prizren, ku ai e vazhdon punėn e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanėt. As nė kohėn e Jugosllavisė sė re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit tė montuar ai dėnohet. Pas daljes nga burgu nė vitin 1951 ai vdes. Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur nė Gjakovė mė 1908, e cila e kishte pėrcjellė vazhdimisht gjyshin nė rrugėn e vuajtjeve tė tij jetėsore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalė tė mjaftueshme pėr t’i pėrshkruar tė gjitha vuajtjet e nėnės sė tij dhe tė familjes Fehmiu. Gjenerata e babait tim Bekimit, ėshtė gjenerata e parė nė historinė e Kosovės qė ėshtė shkolluar nė Artisti i madh, qė nga gjysma e shekullit XX e deri mė sot, pas Aleksandėr Moisiut, ėshtė i pari aktor shqiptar me kėtė famė ndėrkombėtare Aktori shqiptar Bekim Fehmiu gjendet i vdekur nė Beograd gjuhėn amtare qė nga shkolla fi llore, deri nė maturėn e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bėhet anėtar i dramės shqipe tė Teatrit Krahinor, si teatėr i vetėm profesional nė Kosovė. Akademinė Teatrore nė Beograd e regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit tė njohur Mate Millosheviē. E jep pohimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht qė tė mėsonte gjuhėn serbo-kroate. Teatri i Prishtinės ia ndan bursėn e studimeve, por mallkimin qė i kishin bėrė “zotat “ e politikės ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokėn e babait tim. Pas dy muajve i ndėrpritet bursa.

Duke falėnderuar rektorin e Akademisė sė Poetėve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa pėr shkollim deri nė fund tė studimeve. Shpejt mėson serbokroatishten dhe gjatė vitit 1960 bėhet anėtar i rregullt i teatrit mė tė mirė tė vendit, Teatrit jugosllav tė Dramės. Deri nė ditėt e sotme, profesorėt e Akademisė e pėrmendin babanė tim si shembull i njė talenti tė jashtėzakonshėm dhe si njė student i vyeshėm, qė edhe unė, si student i tė njėjtin fakultet, i kam dėgjuar disa herė ato lėvdata qė i bėheshin babait tim. Deri nė vitin 1987, kur jep dorėheqje nga Teatri jugosllav i Dramės, ai kishte luajtur mbi 40 role tė llojllojshme teatrore, nga tė cilat kishte interpretuar role tė mesme dhe kryesore, duke hyrė kėtu edhe “Atelia 212”. Nė dy pjesė teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviē, pėr “Riēardin e tretė” dhe “Zbulimin” e Dobrica Qosiqit. I realizon fi lmat: “Klakson”, “Roj”, “Vitet e nxehta”, “Protesti”, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq” etj. Pas suksesit tė madh tė fi lmit “Mbledhėsit e puplave”, nė regjinė e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhė (fi lmi fi ton dy shpėrblime nė Festivalin e Kanės-Francė 1967 dhe nominohet edhe pėr “Oskar”), fi llon karriera e tij internacionale, duke u bėrė ylli i parė botėror nga hapėsirat tona dhe nėnshkruan njė kontratė disavjeēare me producentin Dino De Laurentis. Ai bėhet krenaria e ish-Jugosllavisė. Kryesisht xhironte nė Europė, SHBA, Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Luajti nė gjuhėn shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frėnge dhe italiane. Spektatorėt edhe sot i shikojnė fi lmat dhe teleseritė nė tė cilat luajti ai, siē janė: “Odisea” e Homerit, me Irena Papasin, “Aventurierėt”, ku luajti rolin kryesor tė Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), “Dezertor” me Xhon Hjustonin, Riēard Krenėn, Rikardo Montalbanin, Ēak Konorsin, Vudi Stroudin etj. Nė “Shtatorin e zi” me Robert Shoun, Marta Kelerin... nė “Libera dashuria ime”, me Klaudia Kardinalen, nė “Sallon Kiti” me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe tė tjerė. Qė ta fi tonte rolin me buxhet tė lartė nė fi lmin “Aventurierėt”, nė regjinė e Luis Xhilbertit, duhej qė ta zotėronte gjuhėn angleze nė njė afat vetėm prej 10 javėsh, gjė qė pati sukses. Rolin e fi toi nė vitin 1968, po atė vit kur u linda edhe unė.

Qė t’u paraqitej tė ftuarve, si ylli i ri i fi lmit “Aventurierėt” me yjet mė tė mirė tė fi lmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., pėr nder tė babait tim ishte organizuar njė pranim madhėshtor nė hotelin “Pjer” tė Nju Jorkut, nė tė cilin ishte paraqitur me veshje kombėtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 fi lma, nė tė cilėt luante kryesisht role kryesore. Nė shenjė proteste, pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit tė tij, babai im mė 1987-n nė mėnyrė demonstrative e lėshon pjesėn teatrore “Madam Kolontajn”, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe pėrshėndetet publikisht me veprimtarinė artistike nė ish-Jugosllavi. Roli i fundit qė luajti pėr televizionin italian ishte Shėn Josifi nė fi lmin “Fėmija i emėruar Jezu” nė regjinė e Franko Rosit, i cili ėshtė shfaqur edhe nė televizionin amerikan. Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thėnė: “Bekim Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi nė Perėndim gati njėzet vite, duke e depėrtuar perden e hekurt, deri nė paraqitjen e Gorbaēovit dhe rrėzimin e Murit tė Berlinit”. Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar nė vitin 1992 nė regjinė e Ken Anakinit dhe nė produksionin amerikano-italian. Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im ėshtė aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20. Rėnia e Jugosllavisė, lufta e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumėvjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė, bombardimi i RS tė Jugosllavisė, kanė bėrė qė babai im tė tėrhiqej edhe mė tepėr. Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė. Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ē’rast Hamleti do tė thoshte... “Ka mbetur heshtja”.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com