Albatlanta

Ylli Bufi: “Ja roli i Ramiz Alisė nė caktimin e Fatos Nanos nė krye tė PS”
Elton Metaj
Intervista/ Flet ish-kryeministri dhe themeluesi i PS-s,Ylli Bufi Ylli Bufi, njė nga themeluesit e Partisė Socialiste, nė 19 vjetorin e krijimit tė saj rrėfen prapaskenat se si u bė kalimi nga Partia e Punės nė atė Socialiste. Ai rrėfen se si Nano u bė kryetar i PS-sė. Ai tregon rolin e vėrtetė tė Ramiz Alisė nė krijimin e PS-sė. Dhe pse Alia dhe tė tjerėt investuan qė Nano tė merrte PS-nė. Ndėrkohė, Bufi kritikon edhe grevėn e urisė qė bėri PS-ja.
Jemi sot 19 vjet pas krijimit tė Partisė Socialiste, pyetja ime e parė ėshtė, PS-ja u lind apo u transformua?
Besoj se ėshtė e njėjta pyetje qė ėshtė bėrė edhe 19 vjet mė parė. Atėherė kur kishte filluar njė proces transformimesh dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė natyrisht ishte pranuar pluralizmi dhe bėhej fjalė pėr ndryshimin plotėsisht tė njė sistemi politik, pra kalimin nga njė sistem monist, njė partiak, nė njė sistem shumė partiak dhe unė do tė thoja sė pari qė ky proces ėshtė njė proces i natyrshėm qė vjen bashkė me transformimin e sistemit politik. Pra edhe Partia e Punės e atėhershme duhej transformuar ose duhej tė shpėrndahej. Natyrisht ka pasur mjaft debate, mjaft diskutime, dhe natyrisht dominoi ideja qė duhet tė transformohet, pra ėshtė njė proces qė pak a shumė u bė edhe nė tė gjitha vendet e tjera tė vendeve tė lindjes qė kaluan kėtė proces, procesin e transformimit tė sistemit politik. Dhe unė do tė thoja se ishte njė vendim i drejtė qė u mor atėherė pėr vetė faktin sepse pas pak, kur janė bėrė tentativat pėr tė krijuar njė Parti tė re tė Punės, apo njė Parti Komuniste, ju e keni parė qė janė parti plotėsisht tė falimentuara sepse ishin pjellė e atij sistemi qė dėshtoi. Pra do tė ishte njė gabim i madh nė qoftė se do vazhdonte tė mbetej pėrsėri ajo parti e pareformuar. Kėshtu qė nė Kongresin e 10-tė, pra nė Kongresin e fundit tė Partisė sė Punės, natyrshėm u mor dhe vendimi pėr transformimin nė Partinė Socialiste.
Kur u poq ideja pėr tė kaluar nga PPSH nė PS?
Unė do tė thoja qė kjo ide u ngurtėsua, mori formėn e saj veēanėrisht disa ditė para Kongresit tė 10. Debati vazhdoi edhe nė Kongresin e 10, por ideja pėr tė bėrė njė transformim tė partisė ishte marrė mė parė. Jo si ndonjė vendim tė forumeve sepse atėherė forumet pothuajse ishin jashtė loje, po njė grup intelektualėsh qė ishin atėherė shumė pranė Partisė sė Punės, por qė s’kishin patur lidhje me pozicionet e rėndėsishme politike nė partinė e mėparshme dhe predominoi mendimi i tyre qė partia duhej transformuar. Natyrisht mė shumė ka zgjatur debati nėse duhej filluar nga e para anėtarėsimi apo duhej ruajtur anėtarėsia, por kjo ishte njė ēėshtje qė u kapėrcye dhe u zhvillua mbas kongresit tė fundit tė Partisė sė Punės, pasi u rifillua nga e para, pasi tė gjithė njerėzit morėn njė dokument tė ri anėtarėsie, jo nė mėnyrė automatike, meqenėse kėta kishin qenė anėtarė tė partisė sė parė. Pra unė do ta quaja njė proces transformimi, njė proces normal qė ka ndodhur nė tė gjitha vendet e lindjes sepse erdhi bashkė me ndryshimin e sistemit politik nė Shqipėri. Ishte mė e drejtė tė krijohej njė PS e re apo tė transformohej Partia e Punės?
Unė do ta quaja kėtė ēėshtjen e transformimit, ose tė rinovimit tė njė partie, njėsoj si njė kompjuter i cili ka dy mundėsi, ose tė blihet i ri, ose tė rinovohet i vjetri. Me kėtė krahasim dua tė them se procesi i rinovimit nė fakt rinovoi tėrėsisht softuerin, domethėnė rinovoi programin politik, kjo u bė menjėherė, natyrisht u desh njė kohė pune, por kjo u bė menjėherė. Ajo qė pastaj u bė gradualisht, ishte ajo qė do ta quaja rinovimi i harduerit. Domethėnė u ndryshuan strukturat dhe u desh tė bėhej Kongresi i parė i Partisė Socialiste, natyrisht, hardueri kryesor, anėtarėsia, kjo ishte kryesisht e Partisė sė Punės. Pra ky rinovim filloi me programin, vazhdoi me strukturat dhe gradualisht pastaj u ristrukturua partia, kryesisht me anėtarėsinė e Partisė sė Punės, por nė atė kohė filloi tė ketė edhe mjaft pranime tė reja qė s’kishin qenė mė parė anėtarė tė Partisė sė Punės.
Ju keni qenė njė aktor i atyre ditėve, a ka patur njė farė qėndrimi kundra ndryshimit tė Partisė sė Punės?Mendime tė ndryshme ka patur, unė nuk do ti quaja reagime tė forta, por ka patur mjaft qė mendonin se do tė ishte mirė qė tė vazhdohej me partinė e punės. Ky grup njerėzish qė mendonin nė kėtė mėnyrė e bazonin arsyetimin e tyre sidomos nė faktin qė nė zgjedhjet e para pluraliste Partia e Punės fitoi. Domethėnė dukej sikur s’kish ndodhur ndonjė gjė e madhe, Partia e Punės pėrsėri mund tė ishte njė parti nė pushtet, pėr tė qeverisur vendin. Ajo qė dua tė theksoj dhe njėherė ėshtė se grupi i formimit apo intelektualėt qė punuan pėr programin e ri tė partisė e kishin tė qartė se ndryshimi i sistemit politik nuk mund tė mbante mė nė skenėn politike njė parti qė ishte pjellė e sistemit tė mėparshėm. Prandaj absolutisht duhej rinovuar dhe rinovimi duhet tė ishte i thellė. Dhe unė do tė thoja qė pikėrisht ky proces filloi nė kongresin e fundit tė asaj partie dhe vazhdoi pėr njė periudhė qė unė nuk do ta kurorėzoja me njė datė fikse atė qė quhet proces transformimi apo rinovimi, por do tė quhej njė proces qė fillon, nė qoftė se Partia Socialiste, e saporiorganizuar fitoi zgjedhjet e para pluraliste lokale, ky ishte njė hap i parė i rėndėsishėm qė kjo parti po formėsohej dhe po bėhej njė alternativė qeverisėse. Po funksiononte ndryshe. Dhe aq me tepėr pastaj, mori formė tė plotė me fitoren nė referendumin qė u bė ku tregoi se vėrtetė ishte njė forcė qė kishte njė mbėshtetje tė gjerė popullore. Dhe padyshim pastaj momenti kur Partia Socialiste u pranua si kandidate fillimisht nė Internacionalen Socialiste. Pra ishte njė proces qė e kishte fillimin nė kongresin e fundit tė asaj partie dhe pastaj natyrshėm erdhi dhe u formėsua dhe unė do tė thoja qė suksesi mė i madh i kėtij procesi rinovimi ėshtė fakti qė Partia Socialiste qė nė fillim u formua si njė alternativė qeverisėse dhe mbeti, deri mė sot qė flasim, gati 20 vjet, mbeti njė nga alternativat kryesore, pėr tė mos thėnė qė ėshtė forca e parė politike. Pra megjithėse edhe nė rastet kur ka humbur zgjedhjet, praktikisht mbėshtetja e votave tė popullit tregon qė kjo mbetet partia e parė, dhe ky pėrbėn njė sukses tė madh, tregon qė rinovimi ėshtė i plotė dhe fakti i mbėshtetjes tregon qė kjo ėshtė njė alternativė qė njerėzit shpresojnė pėr njė ndryshim tė qeverisjes sė vendit.
Ka shumė debate pėr rolin qė ka pasur z. Alia nė atė periudhė, cili ka qenė realisht roli i ish-Presidentit tė Republikės ?
Roli i Ramiz Alisė ka qenė veēanėrisht nė periudhėn para Kongresit. A ishte komandues i kėtij procesi?
Nuk e konsideroj si komandues sepse ai ishte njė proces qė kish dalė nga strukturat e Partisė sė vjetėr, pra nuk mund tė komandohej mė nga organet, nga instancat. Ato instanca ishin tėrėsisht tė falimentuara dhe aq mė tepėr qė nė fund tė kėtij procesi, vetė Kongresi mori ato vendime qė ju i dini, tė pėrjashtimit tė byrosė politike, etj. Pra nuk ėshtė se Alia ishte dora kryesore qė organizoi gjithė procesin. Nuk ėshtė kėshtu. Unė besoj se grupi i themelimit, grupi nismėtar, intelektualėt qė u morėn me kėtė punė, ata luajtėn rolin kryesor. Dhe ata predominuan pastaj me diskutimet e tyre nė Kongres.
A ka qenė Alia personi qė pėrcaktonte njerėzit? Ka qenė personi qė luante gurėt e shahut nė atė parti qė ishte?
Natyrisht kishte njė preokupim tė tij kush do ishte nė strukturat drejtuese por kėto nuk u pėrcaktuan vetė nga Alia. Alia natyrisht mė shumė merakun e tije kishte kush do tė ishte drejtues i kėsaj partie tė re qė do krijohej, dhe bėri disa propozime, jo nė Kongres, por propozimet e tij ishin kryesisht midis kėtyre intelektualėve qė do tė ishin nesėr nė strukturat e Partisė Socialiste, midis tyre ishte dhe Fatos Nano, i cili ishte presoni qė u insistua mė shumė pėr tė qenė kryetar i Partisė Socialiste.
Pse pikėrisht Nano? Pse mendoni se z.Alia dhe ju tė tjerėt investuat tek z. Nano pėr ta marrė ai kryesimin e Partisė Socialiste?
Sė pari, Fatos Nano ishte njė nga personat e rinj qė kishte njė formim, njė edukim politik, ekonomik qė ishte i domosdoshėm pėr njė politikan tė ri. Dhe besoj se me gjithė pėrvojėn e pakėt qė pati kur u fut nė qeverinė e fundit tė Partisė sė Punės, fillimisht si Sekretar i Pėrgjithshėm pastaj edhe si zv.kryeministėr, pra me kėtė pėrvojė, ishte rasti qė Fatos Nano tė afirmohej si njė udhėheqės i ri dhe natyrshėm do tė merrte edhe drejtimin e Partisė Socialiste.
Ka pasur ndonjė farė frenimi nga z. Nano pėr ta marrė drejtimin e PS-sė? Tashmė kjo dihet, ėshtė njė fakt i njohur qė Fatosi dėshironte mė shumė tė vazhdonte nė strukturat e shtetit qeverisėse, mbas largimit tė tij si kryeministėr njė nga kėrkesat e tij ishte pėr tė qenė Ministėr i Jashtėm gjė qė nuk u pranua atėherė nga opozita dhe pastaj iu ofrua vendi i ministrit tė Tregtisė sė Jashtme, i cili edhe u miratua, u ra dakord edhe nga opozita edhe nga Alia, por vetė pastaj, kthesa u mor nė Kongres. Natyrisht ishte pėlqimi i Nanos qė kryetar i Partisė Socialiste dhe nė mbyllje ka mbajtur njė fjalim qė vėrtetė ishte njė fjalim programatik pėr atė Kongres.
Nė rast se shohim 19 vjet mė pas, mendoni se z.Nano ishte njeriu i duhur pėr ta marrė nė dorė Partinė Socialiste?
Besoj se po. Besoj se ishte njė zgjedhje e duhur. Dhe gjithė ky proces i rėndėsishėm rinovimi dhe transformimi natyrisht qė ėshtė edhe merita e Nanos. Unė nuk dua ta personalizoj, nuk dua tė vė emrin e themeluesit, siē ėshtė shprehur edhe vetė Nano nė njė nga intervistat e tij tė kohėve tė fundit, por padyshim qė ka njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjithė atė proces transformues tė Partisė sė Punės dhe Partisė Socialiste. Ju keni drejtuar njė qeveri tė pėrbashkėt tė PS-sė edhe tė PD-sė. A ishte e vėshtirė tė drejtoje njė qeveri duke patur jashtė saj Nanon dhe Berishėn?
Normalisht ėshtė e vėrtetė, nė qoftė se nuk janė drejtuesit e forcave politike, mbėshtetja politike e qeverisė ėshtė shumė e rėndėsishme qė ajo tė funksionojė. Por kėtu kishte njė marrėveshje politike, domethėnė bėhej fjalė pėr njė qeveri tė pėrkohshme, pra e kishte mandatin tė kufizuar, dhe nė kuptimin e mbėshtetjes, mbėshtetja e saj nuk vinte thjeshtė nga dy liderėt kryesorė por ishte njė mbėshtetje qė bazohej nė njė marrėveshje pėr njė afat tė caktuar. Dhe nė kuptimin afatgjatė nuk kishte ndonjė problem mbėshtetja e dy liderėve.
A ishin luajal Nano me Berishėn jashtė qeverisė?
Nė periudhėn e parė po. Nė periudhėn e parė, si nė zgjedhjen e elementėve qė formuan qeverinė e stabilitetit, por edhe nė mbėshtetjen qė iu dha qeverisė, veēanėrisht nė ligjet e rėndėsishme tė qeverisė qė ishin tė shumta nė atė kohė, mbėshtetja ishte e plotė, por pastaj natyrisht pati njė ndryshim tė kursit, mesa duket marrėveshja e bėrė pėr rreth gati 9 muajsh, mesa duket ky afat u duk i gjatė dhe veēanėrisht PD ishte kundėr vazhdimit tė qeverisė sė stabilitetit sepse mendoi se vendi po shkonte drejt njė procesi, s’mund ta quaja stabilizim sepse do tė ishte luks pėr ta pėrdorur kėtė fjalė, por un fut nė shinat e njė procesi mė normal tė qeverisje.
PD kishte kuptuar se kishte ardhur koha pėr tė marrė pushtetin apo kishte njė arsye tjetėr pėr ta rrėzuar qeverinė tuaj?
Arsyeja kryesore lidhej me kėtė, qė opozita kėrkonte njė situatė mė tė destabilizuar pėr tė fituar zgjedhjet. Mesa duket kėto ishin analizat e saj, kėto ishin rekomandimet qė mund ti kishin dhėnė edhe faktorė tė tjerė tė jashtėm, por mendoj qė kjo ishte arsyeja sepse pėrgatitja e zgjedhjeve nga njė qeveri teknike nuk shtonte ndonjė gjė tė veēantė, pėrkundrazi, ndėrlikonte zhvillimet nė situatėn e vėshtirė qė ishte nė atė kohė. Pra ishte njė zgjidhje e sforcuar qė e bėnė sepse mesa duket filloi meraku qė po futeshin nė zgjedhje me njė situatė tė stabilizuar dhe opozita natyrisht kėrkon qė tė ndjehet mė shumė veprimi i saj, ajo tė jetė mė aktive dhe besoj se kjo pėrbėn atė arsyen pse nuk e deshėn mė qeverinė e stabilitetit, pra u tėrhoqėn nga qeveria e stabilitetit dhe krijuan njė qeveri teknike pėr tė patur njė proces mė tė lehtė zgjedhor sipas analizave qė bėnte atėherė opozita.
Ėshtė komentuar shumė fakti qė z. Nano i dorėzoi zgjedhjet e marsit nė 92, a ėshtė e vėrtetė kjo apo Partia Demokratike vėrtetė fitoi?
Nuk do tė isha dakord me mendimin qė Nano nė takime tė veēanta qė kishte ka bėrė marrėveshje, nuk ėshtė kjo. Ka pasur njė analizė qė bėhej nė atė kohė, analiza pak a shumė, ka qenė kjo, qė kush duhet tė jetė pozicioni qė duhet tė mbajė, Partia Socialiste tashmė e rikrijuar nga Partia e Punės, ėshtė e gatshme pėr tė mbajtur pushtetin apo jo. Fakti i bllokimit tė qeverisė sė partisė sė punės, pra qeverisė ku ishte kryeministėr Nano, mbas njė fitore tė bujshme tė 31 Marsit, bllokimi i saj tregoi pikėrisht vėshtirėsitė qė do tė kishte Partia Socialiste e sapokrijuar pėr tė qeverisur vendin. Kjo nuk ishte njė vendim qė morėn strukturat e saj, as njė vendim qė ėshtė marrė diku me marrėveshje tė fshehta, absolutisht jo, ka qenė njė analizė e bėnte gjithsecili, pse jo edhe Nano, edhe ne tė gjithė tė tjerėt. Pra u krijua njė ide qė mesa duket, opozita duhej tė vinte nė pushtet, duhej bėrė ndėrrimi i forcave politike, dhe nė kėtė rast ndoshta roli mė i pėrshtatshėm i Partisė Socialiste, do tė ishte ai plani i pjerrėt, pra njė rėnie ose njė ndryshim, i forcave politike, i butė, pėr tė mos ndodhur eksese siē ndodhin zakonisht edhe nė vende tė tjera gjatė ndėrrimit tė forcave politike.
Pra ju ishit tė vetėdijshėm kur u futėt nė fushatė se do tė kumbisnit zgjedhjet?
Nuk kishim atė mobilizim edhe atė motivim qė kishim nė zgjedhjet e tjera. E ndjenim qė nuk do tė ishte e lehtė pėr ne. Pra kjo ka njė ndikim, ka njė ndikim psikologjik, ka njė ndikim nė organizim, ka njė ndikim nė mėnyrėn se si u bė fushata elektorale, dhe fakti qė Partia Demokratike fitoi ndjeshėm, pikėrisht tregon kėtė lloj stepje qė kishin strukturat, drejtuesit, elementė tė veēantė, pra nuk e quaj ēėshtja “tradhtie” apo marrėveshje e fshehtė por ishte njė normal sepse Partia Socialiste pati kohė tė riorganizohej dhe shumė shpejt tė marrė atė revanshin nė zgjedhjet e para lokale qė u bėnė.
Shpeshherė ėshtė quajtur se periudha e opozitės e partisė Socialiste ka qenė njė nga periudhat e saj mė tė mira politike, pra flasim pėr periudhėn ‘92- ‘97, a jeni dakord me kėtė vlerėsim?
Varet nga aspekti, nga kėndi me tė cilėn e shikon. Periudha e parė e opozitės natyrisht i shėrbeu mjaft Partisė Socialiste. Unė mbaj mend qė edhe Grupi Parlamentar i partisė socialiste mė i pakėt nė numėr kundrejt shumicės parlamentare ishte mjaft mė efektiv, dinte tė kombinonte veprimet, taktikat e veta nė Parlament, dhe megjithėse nė njė numėr mė tė vogėl, shpeshherė edhe imponohej, apo mjaft debate tė bėra me mjaft sukses qė paton edhe ato ndikim nė elektoral dhe qė ndikimin e dhanė menjėherė nė zgjedhjet e tjera pluraliste tė pushtetit lokal. Pra Partisė Socialiste i ka shėrbyer kjo periudhė nė kėtė aspekt. Sė dyti, gjatė kėsaj periudhe nė punuam mjaft pėr tė bėrė programet politike dhe programet elektorale, kemi punuar mjaft dhe duke aktivizuar shumė ekspertė por duke filluar pėr tė gjetur mbėshtetje edhe nė forcat e tjera politike simotra, me partinė socialiste italiane, me partinė simotėr tė bullgarisė, tė Hungarisė, patėm takime tė ndryshme qė na ndihmuan qoftė nė riorganizimin e partisė, qoftė nė hartimin e dokumenteve kryesore tė programit politik dhe tė statutit. Pra ishte njė pėrgatitor qė qenia nė opozitė krijon atė komoditetin e nevojshėm. Por nga pikėpamja e atij vlerėsimit qė bėtė ju, unė do thoja qė edhe nė qeverisje Partia Socialiste ka patur momente mjaft tė mira. Nuk dua tė bie ne vlerėsimin elektoral, kush qeverisi mė mirė, PS-ja apo PD-ja, por dua tė them qė tė dy mandatet, PS-ja ka treguar njė vullnet dhe njė efektivitet qeverisjeje qė me gjithė tė metat qė ka pasur, ka qenė mjaft pozitiv dhe ka lėnė impakt nė zhvillimin ekonomik tė vendit.
Mendoni se PS ka mėsuar nga historia e saj, qoftė nga sukseset, qoftė nga dėshtimet nė funksionimin si njė parti politike?
Vėshtirė ta them njė gjė tė tillė, natyrisht eksperiencat qoftė tė mira qoftė negative, reflektojnė, shėrbejnė pėr tė nxjerrė mėsime por problemi ėshtė ky, qė unė duhet ta shikoj nė distancėn e largėt nė kėto 20 vjet, domethėnė po tė krahasojmė fillimin e pluralizmit, pra mėnyrėn se si u krijua Partia Socialiste dhe mėnyrėn se si u krijuar Partia Demokratike nė kėto 20 vjet tė ekzistencės sė kėtyre dy forcave kryesore politike qė u kthyen nė forca alternative qeverisėse shikoj qė mjaft nga ato qė quhen kriza tė sistemit apo mosfunksionime tė sistemit, mosfunksionim tė demokracisė, unė do tė thoja qė lidhen edhe me mėnyrėn se si funksionojnė partitė politike tek ne, qoftė nė rastin e Partisė Socialiste, qoftė nė rastin e Partisė Demokratike.
Gjendja e partive ėshtė pėrkeqėsuar me kalimin e viteve apo ėshtė pėrmirėsuar?
Tani ka filluar tė ndjehet ai efekti qė nė fjalorin politik quhet “partitokraci”, domethėnė nė qoftė se nė fillim tė pluralizmit njė nga kritikat mė tė mėdha qė i bėhej ka qenė fakti qė sistemi monist ēoi nė njė sistem tė partisė shtet, tani jemi nė njė situatė qė po merr formėn e njė shteti partiak. Dihet tashmė qė kemi njė ndikim tė ndjeshėm tė partive nė mėnyrėn e funksionimit tė shtetit, besoj se kjo ėshtė mė e ndjeshme nė Partinė Demokratike.
Ėshtė pėrgjegjėsi e partive apo e kryetarėve tė partive?
Edhe kjo ėshtė diēka qė duhet parė pak nė kompleks. Roli i kryetarėve ėshtė i ndjeshėm, ėshtė i dukshėm, por besoj qė kjo pėrbėn edhe dobėsinė e vetė strukturave partiake. Tani jemi para njė situate tė tillė, qė nga njėra anė pėr shembull nė Partinė Demokratike shohim qė strukturat mblidhen mjaft radhė, shumė radhė, sa pėrbėn njė lajm kur mblidhet Kėshilli Kombėtar i PD-sė, po kėshtu edhe Partia Socialiste po hyn nė kėtė rrugė qė strukturat kanė kohė qė nuk mblidhen rregullisht, apo kur mblidhen, mblidhen formalisht pėr tė krijuar mė tepėr atė mbėshtetjen formale qė duhet ti jepet njė dokumenti qė dėshiron udhėheqja, lidershipi i partisė pėr tė kapėrcyer. Kjo ėshtė shumė e rrezikshme. Unė desha tė kujtoj njė shprehje tė njė historiani amerikan kur flet pėr demokracinė amerikane thotė qė “nuk ka Amerikė pa demokraci, nuk ka demokraci pa politikė, nuk ka politikė pa parti”. Pra gjithēka buron qė kėtu. Nė qoftė se politika nuk bėhet nga partitė por bėhet nga individėt ose nga grupet e interesit qė mbėshtesin liderėt e forcave politike, atėherė absolutisht qė tregon se sistemi demokratik, institucionet e shtetit tė mos funksionojė dhe tė ndodhemi herė pas here nė kriza tė pėrsėritura. Kjo pikėrisht ėshtė njė pasojė qė vjen nga mėnyra sesi funksionojnė partitė dhe kriza e qeverisjes ėshtė njė krizė qė vjen nga partitė, nga mėnyra se si funksionojnė partitė. Apo tė marrim njė aspekt tjetėr qė lidhet me militantėt e partive qė natyrisht pėrbėjnė pjesėn mė aktive dhe kanė njė rol tė madh nė fushatat elektorale dhe nė kthimin e forcės politike nė pushtet. Por pas kėsaj, fillon ajo qė partia detyrohet qė kėta militantė ti shėrbejė duke i shpėrndarė nėpėr vende tė caktuara pėr interesat e tyre, pse jo ndoshta edhe pėr interesat e partisė, por tė parė nė aspekte shumė tė ngushta. Pra krijohet ajo qė sot po ndihet, ajo e njė shteti partiak.
A mendoni se ishte zgjedhja e duhur zhvillimi i grevės sė urisė?
Unė nė ēdo rast, me thėnė tė drejtėn asnjėherė nuk kam qenė partizan e grevave tė urisė. Aq me tepėr nė rastin konkret e quaj tėrėsisht tė pajustifikuar, edhe nė planin politik, por edhe nė planin taktik. Nuk i dha asgjė. Ajo qė thuhet edhe nė media, por qė thotė edhe z. Rama shpesh qė ne arritėm ta internacionalizonim, ta ndėrkombėtarizonim proces, unė nuk e quaj ndonjė arritje. Besoj se greva e urisė bashkė me bojkotin e Parlamentit kanė qenė dy hapa tė gabuar qė ka marrė lidershipi i Partisė Socialiste.
Si e shikoni PS-nė, e shikoni sė shpejti si alternativė bindėse pėr tė ardhur nė pushtet apo jo?
Alternativa ėshtė e tillė kur ka njė mbėshtetje tė gjerė. Dhe mbėshtetja e gjerė vjen atėherė kur krijohet ai kohezioni i nevojshėm, ai besimi i nevojshėm, tė paktėn deri tani, unė konstatoj qė ky kohezion jo vetėm qė nuk ėshtė arritur tė bėhet nė ato kufijtė qė ėshtė thėnė nga kryetari i Partisė Socialiste tej sė majtės dhe tė djathtės, por nuk ėshtė as brenda sė majtės. Pa patur kėtė kohezion brenda sė majtės, pse jo edhe mė gjerė pastaj, do tė jetė e vėshtirė tė krijohet njė mbėshtetje e gjerė qė tė formojė njė shumicė parlamentare. Kjo mbetet ende pėr tė parė, pėr5 tė verifikuar nė periudhėn nė vijim dhe do tė varet shumė nga lėvizjet qė do tė bėjė partia socialiste. Bojkoti dhe greva e urisė nuk janė hapat e duhura pėr tė formuar alternativėn. Alternativa formohet nė debatin parlamentar. Unė besoj se opozita po futet nė rrugėn normale dhe kėtu do te kėtė mundėsi tė nisė procesin e formėsimit tė opozitės. Pa debatin nė seancėn plenare unė e quaj tė pamundur krijimin e asaj qė quhet alternativė qeverisėse. Last Updated ( Saturday, 12 June 2010 12:39 )
Titana Obserter | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com