Albatlanta

Sovraniteti kombetar dhe sovraniteti politik
Kosta Barjaba
1. Sa herė qė nė Shqipėri situata politike tensionohet dhe vendi shkon drejt krizave, instiktivisht qytetarėt presin njė shpeshtim tė lėvizjeve tė ndėrkombėtarėve. Shqiptarėt janė familjarizuar me kėtė pritshmėri dhe do tė ēuditeshin nėse ajo nuk do tė ndodhte. Do tė pėrbėnte lajm fakti qė ndėrsa shtėpia politike shqiptare trazohet, ambasadorėt tė vazhdonin fundjavat e tyre ekzotike apo tė prisnin qetėsisht urdhrin e transferimit nė ndonjė vend skandinav. Por lajmi nuk vjen dhe ne jemi mėsuar tė vėzhgojmė shqetėsimin e kancelarive sa herė qė shtrėngojmė muskujt me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė e natyrshme. Nė njė botė globale dhe tė ndėrlidhur, njė krizė e largėt afrohet shumė shpejt, njė defekt i vogėl rrezikon tėrė sistemin dhe njė vend i vogėl mund tė shkaktojė stuhi tė papritura pėrtej botės pėrreth. Kjo ėshtė logjika e qendrave tė vendimmarrjes botėrore, duam apo s’duam ne. Kėtė logjikė zbatojnė ambasadorėt, edhe kur ne na duket se ata e teprojnė. Kėshtu veproi ambasadori Withers, gjatė disa prononcimeve tė fundit, padrejtėsisht tė kritikuara, nėn trysninė e pasioneve politike dhe shtirjeve pėr sovranitet. Ai tha haptas se Parlamenti votoi gabim dhe kriza qė po vuani ėshtė krizė e qeverisjes. Nė mėnyrė aspak diplomatike, por politikisht tė sinqertė, ambasadori lokalizoi dy ngjarje tė ditės, njėra prej tė cilave ka kryqėzuar vendin prej njė viti. Shumėkush u habit me reagimin e ambasadorit pėr moszgjedhjen e njė gjyqtari kushtetues. Dhe pėr kėtė u kritikua ashpėr, gati-gati sikur tė ishte shkaktari dhe jo monitoruesi i kėtyre ngjarjeve. Por kritikuesit “harrojnė” se ambasadori Withers vjen nga njė vend ku pushteti gjyqėsor ėshtė realisht njė element thelbėsor i demokracisė sė tėrthortė, ku gjyqtarėt e niveleve tė larta, tė emėruar dhe jo tė zgjedhur, ushtrojnė njė pushtet tė jashtėzakonshėm gjatė qėndrimit nė detyrė.

2. Me kritikėn publike ndaj votimit parlamentar, ambasadori Withers nuk cenoi as sovranitetin dhe as dinjitetin e Shqipėrisė. Ai vetėm se kritikoi publikisht njė veprim tė njėrit prej pushteteve tė kėtij vendi, Parlamentit, duke e vlerėsuar si tė politizuar dhe jo nė frymėn demokratike. Si njė organ pluralist, Parlamenti ėshtė njė prej institucioneve me bazėn mė tė gjerė demokratike tė njė vendi me demokraci elektorale. Njė dekret presidencial mund edhe tė jetė i njėanshėm, por njė votim parlamentar jo. Njė vendim qeverie mund tė shprehė vullnete pjesore, por njė votim parlamentar jo. Problemi bėhet mė i mprehtė nėse mbajmė parasysh se Shqipėria ėshtė njė republikė parlamentare. Por prononcimi publik i ambasadorit Withers e ka edhe njė shkak mė shumė. Disa herė praktikat, nė thelb jodemokratike, qė ndjekin ligjvėnėsit e Shqipėrisė, u referohen organeve ligjvėnėse tė vendit tė tij. Jo vetėm si pėrfaqėsues diplomatik, por thjesht si qytetar i atij vendi, kėtė ambasadori ka tė drejtė ta refuzojė publikisht. “Mirė se gaboni, ka tė drejtė tė reagojė ai, por pėrse duhet tė implikoni nė gabimet tuaja qeverinė e vendit tim?” Si pėrfaqėsues i njė shteti demokratik, nuk mund tė pranoj kėtė referencė nga klasa politike e njė vendi nė tė cilin raporti midis pushteteve ėshtė kokėposhtė dhe ku ligjvėnėsit kontrollohen dhe nuk kontrollojnė qeverisėsit. Demokratizimi i njė vendi nuk shprehet me referencat, simbolet dhe imazhet. Praktikat procedurale mund tė ngjajnė me procedurat e Senatit amerikan. Por jo detyrimisht nė pėrmbajtje. Zgjedhjet, procedurat, episodet, numėrimi mund tė filmohen. Por a mund tė filmohet dhe t’i jepet publikut shteti i sė drejtės apo shteti partiak, parimet demokratike apo vullnetet autoritariste?

3. Ndėrhyrje tė tilla ambasadorėsh, janė disa herė tė nevojshme po tė mbajmė parasysh papjekurinė e klasės politike dhe qeverisėse nė Shqipėri. Amatorizmi politik nuk ėshtė njė vlerėsim shkollaresk, por njė realitet politik. Disa aspekte tė formimit dhe sjelljes politike tė elitės janė ende poshtė parametrave tė kulturės kombėtare tė shqiptarėve. Po pėrmend disa prej tyre: mungesa e kulturės sė kompromisit (drejt marrėveshjeve shkojnė me pahir dhe nėn trysninė e mosrėnies sė vendit nė greminė); kapardisja tipike provincialo-ballkanase (unė, ne); megalomania (fryrjet e tepruara e tė panevojshme nė ekrane); varfėria e kulturės politike (disa herė fjalori politik dhe parlamentar ėshtė mė vulgar se zėnkat grarishte nė kroin e fshatit). Por amatorizmi politik i ka dhėnė antifrytet e veta nė kurbėn e zhvillimit tė Shqipėrisė gjatė njėzetė vjetėve tė fundit, duke e lėnė vendin nė fund tė tė gjitha konkurrencave rajonale: cilėsinė e jetės sė popullsisė, luftėn ndaj krimit, por sidomos proceset integruese. Pa zbehur aspak entuziazmin qė buron nga liberalizimi i pritshėm i vizave, nė rrugėn drejt Brukselit Shqipėria ka hipur e fundit nė interurbanin qė zakonisht pret nė sheshnisje pasagjerėt e vonuar tė provincave tė largėta. Ne nuk hymė dot nė asnjė prej shpejtėsive integruese drejt Europės, por hipėm nė autobusin qė priste udhėtarėt e vonuar. Pėr shkak tė performancės sė saj mė tė ulėt nė kontekstin rajonal, klasa qeverisėse shqiptare e ka humbur tė drejtėn pėr tė pretenduar sovranitet politik. Mė keq akoma, disa veprime tė saj, tė maskuara pas sovranitetit politik, dėmtojnė sovranitetin kombėtar. Nė njė botė tė ndėrlidhur nėpėrmjet anėtarėsish nė aleanca si ajo e NATO-s, koherenca ligjore ėshtė njė tipar i sovranitetit. Por tė gjithė e pamė se me sa qartėsi, gjakftohtėsi, por edhe ashpėrsi reaguan partnerėt e Shqipėrisė kur njė ligj qė qeverisėsit u vunė nė tryezė ligjvėnėsve shqiptarė ushqente sovranitetin e qeverisė, por dėmtonte sovranitetin e Aleancės. Nėpėrmjet tij edhe sovranitetin kombėtar.

4. Bota e sotme njeh raste edhe mė tipike, kur aleancat u imponojnė qeverive kombėtare tė papėrgjegjshme, jo thjesht politika, por veprime konkrete. Para disa vitesh, Banka Botėrore pranoi tė financojė njė projekt jetik pėr njė vend anėtar tė saj, me kushte tė qarta tė pėrdorimit tė tė ardhurave qė grumbullonte nga industria e naftės. Kushti ishte qė Parlamenti i kėtij vendi duhej tė miratonte njė ligj, i cili tė sanksiononte destinimin e tė ardhurave tė projektit: 80% pėr arsimin, shėndetėsinė dhe infrastrukturėn, 5% pėr komunitetet lokale, 5% do tė pėrdoreshin nga qeveria dhe 10% do tė ngurtėsoheshin nė njė llogari bankare pėr brezat e ardhshėm. Ky ligj u imponua, sepse qeverisėsit e atij vendi ishin tė dyshuar para partnerėve dhe donatorėve. Ndikimet e kėtij ligji, pra cenimi i sovranitetit politik, nė cilėsinė e jetės sė popullsisė, u bėnė mė tė dobishme pėr qytetarėt sesa dinjiteti i shtirur i klasės qeverisėse, pra kapja pas sovranitetit politik. Kur pėrgjegjshmėria dhe llogaridhėnia e qeverisė para popullit nuk mund tė realizohet sipas parimeve tė demokracisė funksionale, aleancat, partnerėt, kancelaritė dhe ambasadorėt bėhen, pėr fatin tonė tė mirė, rojtės tė parimeve demokratike. Rrėnjėt perėndimore tė lirisė nuk qėndrojnė vetėm nė ēlirimin nga skllavėria dhe sundimi i tė huajit, pra parimet e demokracisė greke, por nė qeverisjen e kufizuar dhe barazinė para ligjit, ose parimet e demokracisė romake.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com