Albatlanta

•Darka te “Krokodili” apo njė EULEX Ballkanik?...
Daut Gumeni
Mė datėn 2 qershor 2010, Bashkimi Europian do tė bėjė dhe njė takim tjetėr me vendet ballkanike tė trevės, qė tashmė tė mėdhenjtė e kėsaj bote e kanė pagėzuar me emrin e ri “Ballkani Perėndimor”...Ndoshta pėr tė mos e quajtur me emrin e vėrtetė – Ballkani mė i prapambetur, apo Ballkani mė problematik. Apo ndoshta kanė dashur qė dhe kjo pjesė e gadishullit me histori tė lashtė e me zhvillim tė vonuar, me pozicionin gjeopolitik gjithnjė nė kufi tė perandorive dhe me aq shumė pushtetarė nė kufijtė e marrėzisė, tė arrijė njė ditė tė bashkohet me familjen e saj tė natyrshme tė qytetėrimit perėndimor.

Nuk vihet nė dyshin synimi i mirė i Bashkimit Europian pėr ta pėrfshirė edhe kėtė pjesė tė kontinentit plak nė organizmat e ideuara prej mendjeve tė ndritura, qė nisin nė vitin e largėt 1693 me anglezin Uilliam Penn, pėr tė vijuar me Uinston Ēėrēillin e Altiero Spinelin menjėherė pas Luftės sė Madhe dhe pėr tė pėrfunduar me ata fatlumėt Shuman e Mone, qė arritėn ta shihnin vetė jetėsimin e idesė sė hershme tė Europės sė Bashkuar me paqe e nė paqe.
Nuk duhet vėnė nė dyshim synimi i mirė i BE-sė, sepse ėshtė nė tė mirė jo vetėm tė kėsaj treve tė trazuar, por edhe nė tė mirė tė vetė BE-sė pėrfshirja e kėtyre vendeve sa mė shpejt qė tė jetė e mundur nė strukturat e drejtuara nga Brukseli e Strasburgu.

Por duhet ta pranojmė sheshit qė nė krye se, pėr tė arritur atė synim qė duket se ka dhe ky samit i radhės midis vendeve tė Ballkanit problematik dhe BE-sė, mbase do tė bėhej mė e shkurtėr udha e nevojshme, po qe se pėrfaqėsuesit e Brukselit e tė Strasburgut nuk lodheshin duke u shtruar darka pushtetarėve tanė nė restorant “Krokodili” . Sepse kjo treva jonė problematike jo vetėm pėr vete, por dhe pėr Europėn, ėshtė e mbipopulluar me krokodilė pushteti, qė nuk zbuten dot me mėlēi pate...

Sikurse e kanė provuar dhe kėtė herė pėrfaqėsuesit e BE-sė, me pushtetarėt e kėsaj treve problematike nuk pinė ujė simbolikat e restoranteve tė Alsasės. Edhe darka e fundit qė shtruan pėrfaqėsuesit e nderuar tė BE-sė pėr kėtė lloj pushtetarėsh, ndihmoi mė shumė pėr t’u shtuar etjen pėr pushtet dhe jo urtėsinė pėr tė gjetur kompromise e ca mė pak pėrunjėsinė pėr t’u shėrbyer qytetarėve tė vet.

Edhe darka e fundit nė restorantin “Krokodili” na i ktheu pushtetarėt tanė ca mė tė bindur se mund ta gėnjejnė dhe Europėn e lirive, sikundėr gėnjejnė ditėn pėr diell popullin e tyre tė uritur, tė trembur e tė pashėndetshėm. Madje, mund ta gėnjejnė dhe Europėn e zgjedhjeve tė lira se “zgjedhjet mė tė mira e mė tė ndershme” janė vetėm ato qė pushteti i numėron “keq dhe shumė keq”, por provat i ka mbyllur nė kuti me vendimin e KQZ-sė dhe tė KZ-sė – alias dy organizata bazė tė partisė nė pushtet.

Prandaj dhe darka e fundit me mėlēi pate nė restorantin “Krokodili” na solli vetėm pėrfundime tė padėshiruara as nga populli fukara i kėtij vendi me tranzicion shekullor dhe as nga vetė BE-ja. Na doli qė ato mėlēitė e patės nuk duket tė kenė qenė aq tė pjekura. Sepse nuk ka si tė shpjegohet ndryshe qė pushtetarėt tanė u kthyen nga vendi i Lui Pastėrit mė tė tėrbuar se ē’qenė kur u thirrėn pėr t’u vaksinuar kundėr tėrbimit tė pushtetit...

Na u kthyen tė kėnaqur aq shumė me shijen e hollė tė darkės mondane, sa dhe me shijen e fitores qė mezi arritėn duke pėrdorur tė gjitha marifetet komunisto-naziste nė “zgjedhjet mė tė mira nė histori”...Madje u kishte qėndruar aq keq ajo mėlēia e patės, sa na deklaruan se “zgjedhjet kanė probleme nė tė gjithė botėn e, pse jo, dhe nė Amerikė, por nuk ka ndodhur kurrė qė opozita tė fiksohet muaj tė tėrė pas hapjes sė kutive tė fletėve tė votimit”...

Dhe kėtė habitje nuk e tregojnė vetėm pushtetarėt tanė, por edhe ndoca miq tė ngushtė tė pushtetit tė tyre nė Europė. Edhe ata miq tė mirė tė pushtetit tė Tiranės, madje disa prej tyre pa qenė fare nė Shqipėri gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve tona “mė tė lira, mė tė ndershme e mė tė mira”, e kanė nuhatur qė pushteti ynė aktual me ato zgjedhje ka ēuditur botėn dhe pritet qė e gjithė bota t’i marrė si shembull pėr zgjedhjet e veta...

Dhe kėta miq tė nderuar tė pushtetarėve tanė janė po aq entuziastė me arritjet e “demokracisė shqiptare”sa ē’qenė dje edhe marksist-leninistėt e vėrtetė me sukseset e “Shqipėrisė Socialiste si model i diktaturės sė proletariatit”...Nuk na ka lėnė kurrė fati pa miq tė tillė tė pushtetit, prandaj dhe nuk na duhet fare transparenca as e zgjedhjeve, as transparenca e pėrdorimit tė parave publike, as transparenca e marrėveshjeve qė lidh pushteti me miqtė e vet kur jep pjesė tė territorit kombėtar, se fundi i fundit nė kėto anėt tona pushteti ėshtė kombi, pushteti ėshtė shteti, pushteti ėshtė dhe demokracia...

Madje dhe BE-ja po na ndihmoi, na ndihmon pėr hir tė pushtetit. A nuk i ka pushuar pushteti sa herė ka dashur tė gjithė ata punonjės tė shtetit tė kualifikuar me paratė e taksapaguesve tė BE-sė? E ēfarė ka thėnė apo ka bėrė BE-ja? Vetėm e ka lėvduar pushtetin tonė pėr “arritjet e mėdha tė Shqipėrisė nė kėto vitet e fundit” dhe i ka sjellė para tė tjera pėr tė kualifikuar partiakė tė tjerė tė pushtetit si punonjės tė shtetit... A nuk i kanė pėrkthyer pushtetet tona tė gjitha ligjet e BE-sė nė shqip dhe pastaj – me kėrkesėn e vetė BE-sė – i kanė pėrkthyer prapė nga shqipja nė anglisht pėr t’i dėrguar nė Bruksel si Kodikun mė tė madh tė botuar ndonjėherė nė Shqipėri?...

Si tė mos habitet pastaj BE-ja kur pushtetarėt tanė u mbajnė fjalime tė zjarrta se “transparencėn e zgjedhjeve” (dhe jo vetėm) “nuk e lejon Kushtetuta dhe ligjet e vendit”? Si ta marrė vesh BE-ja se ato ligje tė pėrkthyera dy herė, janė po ato qė na kanė hujatuar ata vetė? Nga ta dinė dhe vetė ekspertėt e BE-sė, qė venė e vinė me taborre nga Europa nė Tiranė pėr tė gjetur se nė cilin pėrkthim tė ligjeve tė tyre ėshtė fshehur neni qė ndalon transparencėn e zgjedhjeve?...

Dhe pushteti ynė nė kėtė mjegull pėrkthimesh e shpėrthimesh tė ligjeve europiane, arrin tė tretė mėlēitė e patės tė restorantit “Krokodili”, duke pushuar dhe mjekėt roje qė guxojnė tė thonė publikisht se nuk kanė mjedise tė mjaftueshme pėr t’u shėrbyer tė sėmurėve, arrijnė tė mbyllin programe televizive qė nuk kėndojnė hosanara pėr pushtetin, arrijnė tė pushojnė drejtorė informacioni nė TV private, sepse kanė dhėnė njė lajm qė nuk e lė pushtetin tė tretė mirė mėlēitė e patės aslasiane, arrijnė tė mbyllin me gjoba gazeta e biznese tė tėra, qė nuk kėrcejnė pogonishten e pushtetit tok me ministrin e tė papunėve qė paguhet pėr ministėr i Punės, arrijnė tė dyfishojnė ēmimin e energjisė dhe tė ujit me njė ministėr qė dje shihte ėndrra mė “njė miliardė dollarė qė “ia kėrkonte Kryeministri t’i pastronte” kurse sot sheh nė ėndėrr “pesė miliardė dollarė investime”... nė njė kohė qė qeveria i shet vetes pasuritė publike pėr tė mbuluar gropėn e buxhetit, kurse ministri i Turizmit, Rinisė, Sportit dhe i gjėrave tė tjera tė dorės sė dytė si Kultura, paguan pėrsėri me taksat e qytetarėve tė varfėr “koncertet e majit” tė kohės sė shkuar dhe festivale ku dėgjohet prapė kėnga e “Shqipėrisė fener i Kuq nė Europė”: “Dolėm tė parėt nė botė”...

* * *

Kjo trevė e rrahur keq nga trazirat, do tė shkojė kėto ditė qershori nė Sarajevė me shpresė se BE-ja do ta ndihmojė realisht qė asnjė prej shteteve tė saj tė mos organizojė me “zgjedhje tė ndershme e tė lira” nė territorin e njė shteti tjetėr, duke provokuar trazira tė reja...

Do ta ndihmojė Ballkanin e saj Perėndimor BE-ja nė samitin e Sarajevės, qė kėto shtete tė dėshtuara tė mos ruajnė mė me forcat e rendit kriminelėt e Srebrenicės dhe as krimin e organizuar dhe kontrabandistėt e rajonit, tė mbėshtetur nga politika e tė ndėrthurur tok me tė, jo vetėm pėr tė zezėn e rajonit tonė tė pazhvilluar, tė paēliruar nga hijet e diktaturave tė djeshme dhe nga ato tė jetės sė nėndheshme qė gėlon nė demokracitė e drejtuara nga komunistėt mė fanatikė...

Ja pse do tė ishte mė mirė qė nė samitin e Sarajevės mes BE-sė dhe vendeve tė Ballkanit tė saj Perėndimor tė mos mbahen fjalimet e radhės mbi qėllimet e mira tė Europės dhe mbi pėrpjekjet e palodhshme tė pushtetarėve tė Ballkanit e mbi vullnetin e tyre tė hekurt “pėr tolerancėn zero” ndaj korrupsionit dhe pastaj me qeveri tė mbushura me ministra nė kėrkim tė kthehen nėpėr vendet e veta pėr tė fuqizuar mė tej pushtetin me paratė e korrupsionit, pėr tė vjedhur sėrish zgjedhjet me paratė e pista tė ekonomisė informale, pėr tė mbyllur televizione dhe gazeta tė tjera me gjoba rrėnuese e me pushime gazetarėsh tė padėshirueshėm nga pushteti...

Po qe se dėshiron vėrtet ta ingranojė e ta zhvillojė dhe kėtė pjesė tė saj tė prapambetur e problematike, Europa e Bashkuar mbase mund tė gjente njė rrugė mė tė shkurtėr, mė tė drejtė, mė tė shpejtė e vėrtet emancipuese pėr Ballkanin e saj Perėndimor dhe pėr Europėn vetė – tė krijonte njė EULEX Ballkanik qė tė merrte nė dorė drejtėsinė e kėtyre vendeve, tė merrte pėrsipėr me kėtė organizėm pėrgatitjen e tyre pėr anėtarėsimin e shpejtė nė BE.

Ndryshe, edhe BE-ja do tė vijojė tė shpenzojė paratė e taksapaguesve tė saj pėr tė zgjatur jetėn e pushteteve tė sėmura tė kėsaj pjese tė harruar tė Ballkanit, por edhe kėto vende do tė vijonin tė mbeteshin geto frymėzėnėse pėr popujt e tyre dhe, si gjithnjė, njė burim krizash periodike jo vetėm pėr Ballkanin e mėsuar me kriza, por edhe pėr Europėn e Bashkuar, qė pėrpiqet prej kohėsh t’i harrojė krizat. Vetėm njė EULEX Ballkanik do tė mund ta shėndoshte edhe kėtė pjesė tė kontinentit tonė nga sėmundjet e pushteteve tė kaluara dhe do tė vendoste realisht SUNDIMIN E LIGJIT E TĖ RENDIT nė kėtė pjesė tė Europės, pėrpara se tė bėhej dhe kjo trevė gati pėr tė qenė pjesė e denjė e Europės sė Bashkuar.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com