Albatlanta

Betejat e Kushtetueses me politikėn
Fehmi Abdiu
(Ish-kryetari i Gjykatės Kushtetuese rrėfen pėrplasjet mė tė mėdha nė 12 vite)
Pas 12 vjetėve nė krye dhe nė pėrbėrje tė institucionit qė interpreton ligjin themeltar tė shtetit shqiptar, Fehmi Abdiu rrėfehet pėr tė parėn herė nė lidhje me pėrplasjet e forta me politikėn ndėr vite. Nė njė intervistė pėr “Shqip”, juristi me njė pėrvojė shumė tė gjatė nė drejtėsi dhe tri legjislatura si parlamentar, por gjithnjė duke u marrė me ligjet, tregon momentet mė kryesore kur Gjykata Kushtetuese u kthye nė njė nga institucionet qė politika nuk mund ta nėnshtronte, edhe pse i ka rrėzuar shumė herė ligjet e bėra keq apo kompromiset nė dėm tė ligjit ku ėshtė i bazuar Republika e Shqipėrisė. Nė intervistėn e tij, Abdiu, edhe pse tregohet i rezervuar, rendit disa nga pėrplasjet kryesore tė Kushtetueses me politikėn: ku si protagonistė janė tė dyja palėt, si e majta ashtu dhe e djathta...

Z. Abdiu, nė vitin 1998 ju erdhėt nė krye tė Gjykatės Kushtetuese nga radhėt e politikės. Si e gjetėt kėtė institucion dhe ku ka konsistuar nisja e punės suaj por dhe vazhdimi?

Ėshtė e vėrtetė, qė unė, pas tre legjislaturash qė isha deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, nė fund tė muajit prill tė vitit 1998, u emėrova nga Parlamenti anėtar i Gjykatės Kushtetuese. Pra erdha nga radhėt e politikės, pas njė pėrvoje 20-vjeēare nė drejtėsi gjatė sistemit tė kaluar dhe tri legjislaturash si deputet. Kjo mėnyrė ardhje nė Gjykatėn Kushtetuese, sipas meje, dhe mentalitetit tė kohės ishte krejt normale. Them kėshtu, pasi mjaft vende tė tjera, veēanėrisht nė ato vite, i “ushqyen” Gjykatat Kushtetuese me juristė qė kishin shėrbyer edhe gjatė periudhės sė para viteve ‘90. Ndėrsa kryetar i Gjykatės Kushtetuese nuk jam bėrė nga politika, por nga radhėt e kolegėve tė mi gjyqtarė tė Gjykatės Kushtetuese, tė kohės kur jam emėruar edhe unė. Njė pjesė e tė cilėve ishin me atė cilėsi qė nga viti 1992 dhe mė vonė. E them kėtė, sepse sipas ligjit tė kohės, kryetari nė atė kohė zgjidhej nga radhėt e anėtarėve dhe nė kėtė mėnyrė, mė datėn 28.04.1998 jam zgjedhur edhe unė. Pra dua tė theksoj se kryetar nuk mė bėri vetėm politika, por edhe mendimi i shumicės sė anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, tė cilėt edhe sot iu shpreh falėnderimet e mia pėr vlerėsimin qė mė bėnė dhe pėrgjegjėsinė me tė cilėn mė ngarkuan. E pėrmend edhe kėtė tė fundit, pra pėrgjegjėsinė, sepse pas zgjedhjes konstatova se me gjithė mend njė funksion i tillė ishte me mjaft pėrgjegjėsi dhe vėshtirėsi, pėr shkak tė gjendjes nė tė cilėn ndodhej institucioni qė nuk kishte shumė kohė qė ishte krijuar. Pėr fat tė keq, konstatova se ai institucion nuk ishte vlerėsuar sa dhe si duhej nė aspektin financiar, pasi atje gjithēka mungonte nė lidhje me infrastrukturėn. Atje pagat dhe vlerėsimi pėr ato personalitete qė ishin emėruar, ishin simbolike. Pas kėsaj m’u desh tė pėrballesha me vėshtirėsitė qė dolėn dhe dalėngadalė nga viti nė vit, situata nė pėrgjithėsi erdhi duke u pėrmirėsuar si nga ana financiare, infrastrukturore dhe nė mėnyrė tė veēantė nė lidhje me vendin dhe rolin qė zinte institucioni pėr shtetin. Kjo e fundit, lidhur me pėrsosjen e rolit dhe vendit tė institucionit, erdhi si rrjedhojė logjike e ndryshimit tė mentalitetit qė kishte ekzistuar pėr kėtė institucion tė porsakrijuar. Ky mentalitet i pėrballur me kohėn dėshmoi se ishte akoma paksa primitiv.

Z. Abdiu, nė vitin 1995, kur Shqipėria u zgjodh anėtare e Kėshillit tė Europės, politika u zotua tė heqė dėnimin me vdekje, ngaqė ishte njė detyrim, por realisht ky lloj dėnimi vazhdonte dhe ėshtė hequr pikėrisht nga Gjykata Kushtetuese. Mund tė na e shpjegoni pak kėtė aspekt, sepse nė atė kohė ka pasur mjaft reagime nga ndėrkombėtarėt?

Mė bėre njė pyetje ngacmuese, pėr njė problem pėr tė cilin dhe sot e kėsaj dite mendoj se politika shqiptare nė pėrgjithėsi nuk ka qenė mirėnjohėse ndaj kontributeve tė Gjykatės Kushtetuese. Para vitit 2000 u konstatua se politika, qė nė vitin 1995, u zotua se do ta heqė dėnimin me vdekje, nuk ishte e zonja ta realizojė. Ajo u imponua qė nėpėrmjet njė grupi deputetėsh t’i drejtohej Gjykatės Kushtetuese dhe t’i kėrkonte qė tė verifikonte pajtueshmėrinė e dispozitave ligjore qė kishin tė bėnin me dėnimin me vdekje nė Kodin Penal me Kushtetutėn e re qė hyri nė fuqi mė 28 nėntor 1998. Pas shumė pėrpjekjesh, hulumtimesh nė kėmbim pėrvojash, ndihme dhe pune studimore, Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė edhe pse e ndodhur nė kushte tė vėshtira, kur nė pėrgjithėsi mentaliteti shqiptar dukej se nuk pajtohej me heqjen e dėnimit me vdekje, konstatoi se ekzistenca e dėnimit me vdekje nė disa dispozita tė Kodit Penal nuk pajtohej me frymėn e Kushtetutės dhe nė mėnyrė tė veēantė tė nenit 21 tė saj. Pėr kėtė, gjykata shfuqizoi pjesėrisht tė gjitha dispozitat qė parashikonin dėnimin me vdekje vetėm nė lidhje me kėtė masė. Edhe pse faktori ndėrkombėtar e vlerėsoi kėtė kontribut dhe dėrgoi mjaft vlerėsime pėr kėtė punė, Parlamenti shqiptar dhe faktorė tė tjerė tė politikės pėrjashtuar ish-presidentin (Meidani) nguruan tė thonė qoftė edhe njė fjalė. Madje nuk qenė nė gjendje pėr tė “mbrojtur” realisht qėndrimin e gjykatės ndaj opinioneve tė shprehura kundėr kėtij vendimi. Ishte Presidenti Meidani, i vetmi qė ndėrmori njė hap tė rėndėsishėm dhe nėpėrmjet njė vizite qė bėri nė Gjykatėn Kushtetuese vlerėsoi maksimalisht qėndrimin e saj, e falėnderoi dhe solli shumė mesazhe pozitive nga Europa e komuniteti ndėrkombėtar. Pra dua tė them se pėr kėtė ngjarje qė nuk ėshtė e vetmja qė ėshtė shoqėruar me vendim tė Gjykatės, ka munguar vlerėsimi real i kohės.

Pse shprehėt se nuk ėshtė i vetmi vendim qė nuk ėshtė vlerėsuar realisht?

U shpreha nė kėtė mėnyrė, pasi mendoj qė Gjykata Kushtetuese ka afirmuar kontribute tė tjera shumė tė rėndėsishme, pėr tė cilat nuk ėshtė vlerėsuar pozitivisht. Mė vonė, para Gjykatės Kushtetuese u paraqit nga Presidenti i Republikės kėrkesa me karakter shumė delikat pėr kontrollin e pajtueshmėrisė sė statutit tė Romės me Kushtetutėn e Republikės. Kjo gjykatė, pas njė pune me shumė pėrgjegjėsi brenda pak muajsh, arriti tė pėrfundojė ēėshtjen, duke u shprehur se dispozitat e statutit tė Romės ishin nė pajtim me Kushtetutėn shqiptare. Shembuj tė tillė mund tė pėrmend shumė qė nė vitet 2000 deri te vendimet e fundit pėr deklarimin antikushtetues tė marrėveshjes sė ujėrave mes qeverisė sė Shqipėrisė dhe Greqisė, pėr ligjin e lustracionit, pėr tė cilin u zhvilluan mjaft debate dhe pati pėrplasje tė mendimeve tė ndryshme. Pa dashur tė pėrmend ēėshtje tė tjera do t’u bėja apel tė gjithė faktorėve tė politikės dhe organeve tė tjera shtetėrore pėr vlerėsime reale tė veprimtarisė sė institucionit tė Gjykatės Kushtetuese, duke u shkėputur nga vėshtrimi i vendimmarrjes sė saj sipas konceptit bardhezi.

Zgjedhjet e vitit 2001, ku PS fitoi, nga ish-opozita disa herė ėshtė akuzuar Gjykata Kushtetuese, duke u konsideruar si faktor qė mbėshteti fuqimisht tė majtėt. Si qėndron realiteti?

Para sė gjithash, nė lidhje me kėtė pyetje, mendoj se duhet pėrmendur njė fakt se partitė politike duan t’i ngarkojnė pa shkaqe tė pėrligjur Gjykatės Kushtetuese pėrgjegjėsinė pėr sistemin zgjedhor qė ata zgjodhėn, me tė cilin Gjykata Kushtetuese nuk ka tė bėjė fare, as me sistemin dhe as me “Dushkun” qė zgjodhėn partitė kryesore tė pozitės dhe opozitės. Sė dyti, ata, partitė kryesore pozitė-opozitė nė tė ashtuquajturėn reformėn zgjedhore qė bėnė, nuk pėrcaktuan se cili organ gjyqėsor do tė kontrollonte rezultatet e zgjedhjeve siē ėshtė bėrė mė vonė me Kolegjin Zgjedhor. Edhe pse pak kohė pėrpara fushatės nė Tiranė ėshtė zhvilluar njė konferencė e rėndėsishme pėr kėtė problem nga Gjykata Kushtetuese, edhe pse janė shfaqur mendime qė legjislacioni tė plotėsohej, politika nuk e zgjidhi pėrfundimisht dhe ky shkak detyroi Gjykatėn Kushtetuese tė merrte pėrsipėr pėr tė bėrė verifikimin e zgjedhjeve, pasi asnjė organ tjetėr gjyqėsor nuk e pranoi njė gjė tė tillė, edhe pėr shkak tė qenies larg atij problemi, pėr shkak tė juridiksionit tė tyre. Duke iu shmangur diskutimit juridik, duhet thėnė se edhe kritikat e bėra pėr kėtė problem janė bėrė qėllimshėm pėr tė justifikuar pozicionet dhe qėndrimet politike nė atė kohė tė opozitės, e cila mendoi se nė njėfarė mase me kritikat qė bėnte justifikonte rezultatin e zgjedhjeve dhe qėndrimin e mazhorancės sė asaj kohe, e cila pasi fitoi, nuk bėri pėrpjekje serioze pėr tė shpalosur pėrpara shqiptarėve tė vėrtetėn pėr kėtė problem. Pa dashur pėr tė thėnė se ēdo gjė nė atė proces verifikues prej 64 kėrkesash tė dy grupeve kryesore politike, ishte e pėrkryer, jam i sigurt se ai proces ishte normal dhe nė njėfarė mase njė “sakrificė” pėr Kushtetuesen. Edhe pse kanė kaluar shumė kohė nga ai vit, edhe pse rezultatet e atyre zgjedhjeve janė publikuar nė njė botim tė veēantė tė Gjykatės Kushtetuese, dua tė theksoj se Gjykata Kushtetuese nuk ėshtė pėrdorur si mashė as nė atė kohė. Nga 64 kėrkesa tė paraqitura nė Gjykatė, tė cilat janė gjykuar brenda njė periudhe tė shkurtėr, Gjykata ka pranuar kėrkesėn nė 16 raste nga tė cilat sipas pėrkatėsisė kanė qenė: 8 kandidatė deputetė tė majtė qė kanė fituar, 6 deputetė tė djathtė qė kanė fituar, 2 kandidatė pėr deputetė tė pavarur. Veē kėtyre, nga 38 kėrkesa tė rrėzuara, 20 prej tyre u pėrkisnin kandidatėve tė majtė, 18 kandidatėve tė djathtė. Nė kėto shifra nuk bėjnė pjesė 3 kėrkesa qė i pėrkisnin 1 deputeti tė djathtė, 1 tė pavarur dhe 1 tė majtė qė janė pushuar dhe pėr 6 kėrkesa tė tjera ėshtė vendosur moskalimi i ēėshtjes pėr nė seancė plenare, tė cilat i pėrkisnin 4 kandidatėve tė djathtė dhe 2 kandidatėve tė majtė. Pra fare pėrmbledhurazi desha tė nėnvizoj faktin se edhe nė atė moment, sipas mendimit tim, Gjykata Kushtetuese ka vepruar konform Kushtetutės dhe ligjit pėr zgjedhjet. Nė ato procese kanė fituar disa tė djathtė qė janė pėrballur me tė majtėt, ashtu si dhe disa tė majtė qė janė pėrballur me tė djathtė. Ka nga ata tė djathtė qė kanė fituar, qė janė ndėr personalitetet kryesore tė shtetit. Pėr hollėsi e shpjegime mė konkrete rreth kėtij problemi gjenden nė 64 vendimet e Gjykatės tė botuara rreth kėsaj veprimtarie “Procesi zgjedhor 2001”, tė nxjerrė nė qarkullim qė nė atė kohė dhe kushdo qė dėshiron mund ta konsultojė.

Pas zgjedhjeve tė vitit 2001, Gjykata Kushtetuese u pėrball me njė ēėshtje tė rėndėsishme, qė solli dhe “furtunė” nė politikėn shqiptare. Bėhet fjalė pėr ēėshtjen e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi....

Edhe kjo ēėshtje ėshtė diskutuar mjaft nė qarqet e politikės. Unė nuk dua tė merrem me aspektin politik tė saj, as me hollėsira tė mėdha rreth natyrės dhe karakterit tė kėsaj ēėshtjeje qė provoi se nė politikė mund tė bėhej gjithēka. Fare shkurt mund tė flas se vendimi interpretues qė ka bėrė gjykata para vendimit tė ēėshtjes “Rakipi” e mė pas qėndrimi qė lidhet me kėtė ēėshtje, janė sipas mendimit tim kontribute me rėndėsi nė lidhje me interpretimin e Kushtetutės, lidhur me disa standarde tė saj, sidomos me trajtimin e domosdoshmėrisė sė respektimit tė procesit ligjor edhe nė veprimtarinė parlamentare dhe administrative, nė lidhje me legjitimimin e zyrtarėve tė lartė tė shtetit pėr t’u ankuar pėr shkarkimin nga detyra, kur ndaj tyre zhvillohet njė proces i parregullt. Nė kėtė vendim dhe veēanėrisht nė vendimin e mėparshėm interpretues, Gjykata Kushtetuese ka vendosur disa piketa qė kanė shėrbyer vazhdimisht si detyrime pėr t’u respektuar lidhur me konceptet e Kushtetutės pėr shkaqet qė lidhen me kryerjen e njė krimi nė akte qė diskretitojnė rėndė figurėn e gjyqtarit apo prokurorit, shkeljet e rėnda tė ligjit gjatė kryerjes sė funksionit tė tij etj., por pėr disa kėrkesa tė rėndėsishme nė lidhje me procesin e rregullt gjyqėsor. Aleancat fluide dhe kėrkesat e opozitės nė atė kohė nuk u pajtuan me qėndrimin e Gjykatės. Pati egėrsi nė kritikat pėr kėtė problem sa pati ngjarje qė lidhen me dhėnie dorėheqjeje tė kreut tė Kuvendit, por mbi tė gjitha pėr fatin e Gjykatės Kushtetuese dhe tė sė vėrtetės pati njė reagim tė veēantė tė ndėrkombėtarėve nė mbėshtetje tė gjykatės.

Nė vitin 2002, ndaj sulmeve, ka reaguar pėr herė tė parė nė historinė e kėtij institucioni mė datėn 23.04 2002 mbledhja e pėrgjithshme e gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, duke u shprehur se “fushata qė zhvillohet kundėr saj ka pėr qėllim t’i imponojė gjykatės tė marrė vendimmarrjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ta largojė atė nga funksioni i saj si garante e Kushtetutės dhe interpretimit pėrfundimtar tė saj. Kjo fushatė synon t’u imponojė institucioneve tė pavarura kushtetuese zgjidhjen e problemeve sipas interesave politike dhe shkatėrrimin e institucioneve nėn pretekstin e parlamentarizmit dhe demokracisė”. Kjo deklaratė pėrfundon duke i bėrė thirrje opinionit publik, sidomos mendimit juridik shqiptar, tė mos bien pre e opinioneve tė veēuara tė politikės, por tė mbrojė institucionet e shtetit tė sė drejtės.

Ja ēfarė shkruante Komisioni i Venecias rreth kėtij problemi: “Komisioni i Venecias ėshtė i informuar pėr 2 vendime tė dhėna nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me procedurat qė duhen ndjekur me rastin e shkarkimit tė personaliteteve tė larta publike, si dhe me ngjarjet qė kanė pasur miratimin e kėtyre vendimeve. Nuk i pėrket Komisionit tė Venecias tė komentojė vendimet e Gjykatave Kushtetuese tė vendeve anėtare, por Komisioni na ka ngarkuar t’ju bėjmė tė ditur autoriteteve shqiptare preokupimet e tij lidhur me moszbatimin e njėrit tė kėtyre vendimeve. Gjykata Kushtetuese ėshtė ngarkuar tė vigjėlojė nė respektimin e Kushtetutės dhe vendimet e saj janė pėrfundimtare dhe qė nuk mund tė kundėrshtohen. Vėnia nė jetė e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese ėshtė primordiale nė njė shtet tė sė drejtės”. Kjo letėr i ėshtė drejtuar autoriteteve kryesore tė vendit, mė 22 korrik 2002 nėpėrmjet ambasadorit tonė, Shpėtim Ēaushi, i cili nė atė kohė ishte pranė Kėshillit tė Europės.

Kuvendi i Shqipėrisė, edhe pse nuk e zbatoi rigorozisht atė vendim, mori edhe njė vendim drastik, qė si kundėrpeshė tė qėndrimit tė gjykatės, do tė kontrollonte ligjin pėr organizimin e Gjykatės Kushtetuese. Pra si ky reagim mund tė pėrmendim vendimin tjetėr tė Komisionit tė Venecias tė datės 06.07.2002 nė tė cilin, ndėr shumė probleme qė s’kanė tė bėjnė me Shqipėrinė, thuhet se ai komision fton kryetarin e saj t’u transmetojė autoriteteve shqiptare shqetėsimet e tij lidhur me mosekzekutimin e njė vendimi tė kohėve tė fundit, dhėnė nga Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė. Ėshtė fjala pėr vendimin qė pėrmendėm mė lart. Lidhur me kėtė problem, eksperti kushtetues ndėrkombėtar Skot Karlson, nė njė intervistė pėr VOA, ėshtė shprehur se “vendimet 75 dhe 76 pėr tė cilat po flasim, tregojnė se Gjykata Kushtetuese po afirmon veten si njė mbrojtėse e fortė e Kushtetutės. Me dy vendimet e saj Kushtetuesja po pohon se ka kompetenca tė ngjashme me atė tė Gjykatės Kushtetuese gjermane. Nė rastin konkret me Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, mua mė lind pyetja se si do tė reagoja unė kėtu nė SHBA, nė rast se prokurorit tim do t’i bėhej paralajmėrim prej 24 orėve se mund ta shkarkonin pa qenė i sqaruar pėr arsyet, pa njė hetim dhe debat publik pėr hetimin. Kjo mua do tė mė shqetėsonte. Shumica e amerikanėve do tė shqetėsoheshin”. Dhe sė fundi, njė letėr nga Shoqata Ndėrkombėtare e Avokatėve, seksioni pėr Ballkanin nė emėr tė mjaft avokatėve, njėri nga juristėt e njohur, Roger Gerard, nė njė letėr qė iu drejtua Gjykatės Kushtetuese, duke bėrė vlerėsimet maksimale pėr qėndrimet e gjykatės, shprehej se do tė vinte koha qė tė bėheshin vlerėsime mė objektive nga ato qė ishin bėrė nė politikė ndaj vendimmarrjes sė Gjykatės Kushtetuese.

Nė vitin 2001, ju u rizgjodhėt kryetar i gjykatės pėr njė mandat tė dytė...

Ėshtė e vėrtetė qė nė maj tė vitit 2001, Presidenti Meidani ka dekretuar riemėrimin tim nė kėtė detyrė e ka kėrkuar pėlqimin e Parlamentit dhe jo vetėm kaq, por kėtė gjė ai e ka bėrė publike duke ardhur sėrish vetėm nė institucion, ku ka komunikuar dekretin. Me kėtė rast, me sa mbaj mend, ai ka vlerėsuar pozitivisht veprimtarinė e kėtij institucioni. Ky qėndrim i tij u duk sikur u lėkund pas pak kohėsh kur u mor vendimi pėr ēėshtjen “Rakipi”, ku u shfuqizua dhe dekreti i Presidentit. Nė njė intervistė z. Meidani nuk ngurohej tė shprehej se mbase sipas tij, pėr Shqipėrinė, mund tė ishte pėrqafuar mė miri sistemi amerikan i drejtėsisė (pa Gjykatė Kushtetuese shėn i red).

Z. Abdiu, rrėzimi i kandidaturės sė njė anėtari tė Gjykatės Kushtetuese nga Kuvendi, ka futur nė debat politikėn nė lidhje me ēėshtjet e kompetencave mes Presidentit dhe Parlamentit, duke vėnė nė diskutim dhe ligjshmėrinė nė lidhje me emėrimin e menjėhershėm tė 6 anėtarėve tė kėtij institucioni. Cili ėshtė mendimi juaj?

E ēmoj tė udhės t’i shmangem qėndrimit tim pėr kėtė problem, pėr shkak se ky problem ėshtė politizuar shumė. Nė vend qė tė diskutohet rreth kritereve kushtetuese dhe ligjore, mė tepėr bėhen diskutime politike. Dua t’i shmangem edhe pėr faktin se Gjykata Kushtetuese, nėse s’gaboj nga viti 2004, me anė tė njė vendimi, ėshtė shprehur pėr interpretimin e nenit 125 b paragrafi i parė dhe 136 paragrafi i parė, lidhur me procedurėn qė duhej tė aplikojė Kuvendi pėr emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese dhe Gjykatės sė Lartė. Qė nė atė kohė ka lindur njė konflikt midis Presidentit dhe Kuvendit, pėr shkak se Kuvendi i Shqipėrisė ėshtė shprehur pėr mosdhėnien e pėlqimit tė njė anėtari tė Gjykatės Kushtetuese. Thjesht pėr kėtė qėllim mund tė shkruhet edhe te trajtesa tė kėtij vendimi tė gjykatės, por duke mos dashur tė bėj komente tė hollėsishme tė kėsaj praktike, qė lidhen me individė tė veēantė, mendoj se problemi duhet vlerėsuar konceptualisht, si ngjarje qė dėshmojnė se midis dy institucioneve pėr kėto probleme, kanė lindur herė pas herė konflikte, tė cilat sido qė tė vlerėsohen, do t’i ndiejė mė shumė drejtėsia, funksionet e saj, edhe pse jo dhe qytetarėve qė tė bėhen objekt diskutimesh e aq mė tepėr kur nuk miratohen pa shkaqe tė pėrligjura. Mendoj se rreth kėtij problemi pėrgjigjen mė tė qartė e ka dhėnė ambasadori i SHBA, John Withers, i cili ka paraqitur njė shqetėsim serioz, duke dyshuar se ėshtė mbajtur njė qėndrim politik. Vet mazhoranca ka pohuar se ka vepruar politikisht. Lidhur me pjesėn tjetėr pėr zėvendėsimin njėherėsh tė gjashtė anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, mendoj se rreth kėtij problemi nuk ekziston asnjė parregullsi kushtetuese dhe ligjore. E ashtuquajtura pėrtėritje e Gjykatės Kushtetuese pėr tė cilėn ėshtė folur kohėt e fundit, ka pėrfunduar gjatė mandatit tė parė 9-vjeēar pas themelimit tė saj. Pėr kėtė problem, ka pasur dhe ngjarje dhe qėndrime tė diskutueshme. Pas vitit 2000, zėvendėsimi i anėtarėve bėhet me pėrfundimin e mandateve tė tyre sikur ato pėrfundojnė pėr shkaqe objektive, ashtu dhe pėr shkaqe subjektive, kur mandate tė pėrcaktuara pėrfundojnė para kohe. Shpesh anėtarė tė rinj futen pėr kohė tė shkurtėr, nė kėtė institucion. Zėvendėsimi i gjashtė kolegėve tė mi ėshtė normal, sepse pavarėsisht nga fakti se pėrbėjmė shumicė tė gjykatės, sepse objektivisht kėto mandate pėrfunduan kėto kohė dhe kjo erdhi si pasojė e asaj qė njė pjesė e anėtarėve pėrfunduan mandatet e gjata, duke u zgjedhur pėr 12 vjet, siē kam qenė dhe unė, njė pjesė pėrfunduan mandate 9-vjeēare, por pati dhe nga ata qė ishin me mandate afatshkurtėr, sepse kishin zėvendėsuar ish-kolegė tė Gjykatės Kushtetuese tė larguar. Pra nuk shikoj asnjė parregullsi.

Me kėtė rast, 12 vjet pas kėsaj veprimtarie, shpreh mirėnjohjen time ndaj gjithė atyre kolegėve, gjyqtarėve tė Kushtetueses qė kam gjetur nė gjykatė qė nė vitin 1998, ndaj atyre qė kanė ardhur mė vonė e janė larguar, ndaj atyre qė largohen bashkė me mua, dhe ndaj atyre qė vazhdojnė tė mbeten anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese pėr bashkėpunimin qė kam pasur, kontributet qė kanė dhėnė dhe pėr mirėkuptimin qė nė pėrgjithėsi kemi pasur pėr pėrmbushjen e detyrės. E quaj tė nevojshme ta pėrmend kėtė fakt se puna e veprimtaria institucionale e Gjykatės Kushtetuese ka veēoritė e veta, sepse ėshtė rezultat i punės vendimmarrėse tė tė gjithė anėtarėve ku secili ka tė drejtėn e barasvlefshme me tė tjerėt nėpėrmjet qėndrimit qė mban qoftė si pėrbėrės i shumicės pse jo qoftė edhe si pėrkrahės i pakicės sė vendimmarrjes. Pa dashur tė komentoj veēoritė e kėsaj veprimtarie, sot mund tė them pa gabuar se mbase vetėm nė kėtė institucion bėhen debate tė frytshme, ku thuhet dhe mendimi ndryshe, pa pasur asnjė pasojė ky fakt si nė marrėdhėniet institucionale midis gjyqtarėve, ashtu dhe nė marrėdhėniet shoqėrore si miq e shokė, me njė qėllim tė caktuar dhe pėrgjegjėsi tė madhe, e cila vlerėsohet mė shumė jashtė se nė Shqipėri.

Z.Abdiu, tani qė e mbyllėt karrierėn nė Gjykatėn Kushtetuese, cili do tė jetė destinacioni profesional?

Pėrfundimi i mandatit i shoqėruar me faktin se pėrmbush tė gjitha detyrimet e mia qė pata nė pėrgjithėsi ndaj shtetit, shoqėrisė e mė gjerė, pėr shkak tė daljes nė pension, mendoj se nuk do ta venitė punėn time, pse kam dėshira dhe aspirata pėr tė punuar, sidomos pėr t’u marrė me punė tė karakterit studimor, pėr tė kontribuar nė institucione akademike, shkencore, pėr t’u bėrė jehonė me mundėsitė qė do tė kem, parimeve dhe koncepteve kushtetuese dhe ligjore tė shtetit tė sė drejtės, sidomos me veprimtarinė e sistemit tė drejtėsisė, ku kalova thuajse gjithė vitet e punės sime. Shkurt tani pėr tani, kam filluar punėn si dekan nė Fakultetin e Drejtėsisė pranė Universitetit Illyria nė Tiranė, ku mendoj se mund tė plotėsoj eksperiencėn e kolegėve tė tjerė nė mėsimdhėnie e nė mėnyrė tė veēantė, nė organizimin e kėtij universiteti, si vend ku pretendohet shumė, duke harmonizuar perspektivat me traditat pozitive qė pati shkollimi te ne.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com