Albatlanta

Sherret e politikės, gjashtė krizat qė zgjidhėn ndėrkombėtarėt
Ylli Pata
Nga ardhja e Perez de Kuelarit e deri te zgjedhjet lokale tė 2007-s
Shqiptarėt e kohėve moderne i janė afruar disa herė nė 20 vitet e fundit tragjedive tė mėdha, pa arritur t’i zgjidhin vetė krizat e rėnda qė rrezikonin pėrplasje sociale dhe konflikte qytetare. Kanė qenė gjithmonė ndėrkombėtarėt: amerikanėt dhe europianėt qė kanė ndėrhyrė nė momentet kyēe, duke i detyruar “zotėrit e politikės” pėr t’u ulur tė arrijnė kompromise tė nevojshme pėr tė shmangur dramat e mėdha. Historia fillon qė prej vitit 1990 dhe vazhdoi deri nė mbrėmjen e djeshme, ku vetėm ndėrhyrja e gjatė, energjike, madje edhe kėrcėnuese ka afruar paqen aq tė dėshiruar nga shqiptarėt.

OKB
Ishte vera e vitit 1990, kur regjimi komunist nė Shqipėri po jetonte muajt e fundit tė agonisė mė se 50-vjeēare, por nomenklatura nuk e kishte kurajėn pėr tė hapur portat e zgjidhjes. Mė 2 korrik tė atij viti, njė numėr i madh qytetarėsh mėsyn ambasadat e shteteve perėndimore nė Tiranė, pėr tė kėrkuar azil politik. Nė kryeqytetin shqiptar mbėrrin sekretari i atėhershėm i pėrgjithshėm i OKB-sė, peruani Perez te Kuelar, i cili i kėrkoi Presidentit tė atėhershėm tė vendit, Ramiz Alia, nisjen e ndryshimeve politike nė vend. U deshėm pak muaj qė Shqipėria tė rrėzonte sistemin komunist njėpartiak.

Roma
Zgjedhjet e para pluraliste nė vend, ato tė 31 marsit tė vitit 1991 u fituan nga komunistėt, por rezultati nuk solli paqen sociale nė vend, pėrkundrazi acaroi situatėn. Njė ditė pas zgjedhjeve nė Shkodėr u vranė katėr mbėshtetės tė Partisė Demokratike dhe mė pas i gjithė vendi u pėrfshi nė proces tė grevave tė vazhdueshme qė paralizoi qeverisjen. Riaktivizohet eksodi, ku mijėra qytetarė rrėmbejnė anijet nė Portin e Durrėsit dhe marrin rrugėn drejt Italisė. Nė Tiranė mbėrrin ministri i Jashtėm italian, Giani de Michelis, pasi Italia ishte zgjedhur nga Komuniteti Europian (kėshtu quhej BE-ja e sotme) pėr tė ndjekur gjendjen nė Shqipėri. Pas negociatave vendoset krijimi i njė qeverie koalicioni, qė do ta ēonte vendin nė zgjedhje mė 22 mars tė vitit 1992.

1996
Zgjedhjet parlamentare tė 26 majit tė vitit 1996 u zhvilluan nė njė klimė tė rėndė, e cila detyroi opozitėn socialiste tė bojkotonte administrimin e zgjedhjeve, duke larguar tė gjithė komisionerėt. Pak ditė mė pas, misioni vėzhgues i OSBE-ODIHR-it i cilėsoi zgjedhjet parlamentare tė manipuluara dhe kėrkoi pėrsėritjen e tyre nė disa zona. Presidenti i atėhershėm Sali Berisha nuk pranoi. Nė Tiranė mbėrriti edhe njė zyrtar i lartė i Departamentit tė Shtetit tė SHBA-ve, pėr tė kėrkuar zgjidhjen e krizės, por mazhoranca e atėhershme refuzoi. Vendi u zhyt nė njė krizė tė gjatė, e cila u mahis deri nė fillimin e vitit 1997.

1997
Fillimi i vitit e gjeti Shqipėrinė tė pėrfshirė nė protesta tė mėdha qytetare pas falimentimit tė disa kompanive piramidale mashtruese. Nė tė gjitha qytetet e vendit u zhvilluan protesta tė shumta qė kėrkonin dorėheqjen e qeverisė. Berisha nuk pranoi zgjidhje politike, por disa studentė tė Vlorės hynė nė grevė urie qė zgjati disa ditė. Situata precipitoi pas vrasjes sė njė qytetari dhe nė Tiranė, Berisha thirri negociatat me opozitėn. Por kjo ndodhi vetėm me ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve, qė sollėn nė Shqipėri edhe njė forcė tė armatosur pėr tė siguruar zhvillimin e zgjedhjeve dhe ruajtjen e rendit. SHBA dhe BE caktuan ish-kancelarin e Austrisė, Franc Vranicki, si negociator pėr zgjidhjen e krizės shqiptare.

2001
Nė qershor tė kėtij viti u zhvilluan zgjedhjet parlamentare ku socialistėt fituan mandatin e dytė qeverisės. Me shumė probleme kėto zgjedhje u shoqėruan me tensione dhe akuza pėr manipulime. PS arriti mazhorancėn pėr tė formuar qeverinė, por jo dy tė tretat qė zgjidhnin Presidentin. Por kulmi u arrit kur nė raundin e tretė, nė njė fshat tė Lushnjės, pikėrisht nė Dushk, PS-ja arriti atė qė donte, nė bazė tė proporcionalit mori edhe 10 deputetė qė u takonin aleatėve. Opozita e cilėsoi si njė devijim tė vullnetit tė qytetarėve dhe manipuloi punimet e Kuvendit. Ndėrhyn Bashkimi Europian, qė delegon zonjėn Doris Pack pėr tė negociuar dhe ajo i kėrkon mazhorancės tė zgjidhė krizėn politikisht, duke zgjedhur Presidentin e vendit dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm me konsensusin e opozitės. Gjė qė ndodhi.

2007
Zgjedhjet lokale tė vitit 2007, pėr tė parė janė shtyrė si pasojė e ndėrhyrjes sė ndėrkombėtarėve, pas refuzimit tė opozitės pėr t’u futur nė zgjedhje me certifikatat qė pėrdoreshin atėherė. Nė Tiranė mbėrrin njė delegacion i lartė i OSBE-sė, i cili i jep Presidentit tė atėhershėm, Alfred Moisiu, fuqinė pėr tė drejtuar negociatat mes mazhorancės dhe opozitės. Pas disa ditėsh bisedimesh brenda Presidencės pa pushim, tė gjitha partitė politike arrijnė nė marrėveshje pėr zgjedhjet lokale qė u dekretuan mė 18 shkurt.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com