Albatlanta

Po fryn era e zgjedhjeve tė parakohshme
Natasha Lako
Kur flasim sot pėr konfliktet dhe kundėrthėniet qė shkaktojnė krizė politike, nuk jemi mė as nė kohėn e parlamentit tė Ypit, qė rrethonte nė vitin 1923 opozitėn e Nolit dhe tė Gurakuqit, as nė vitin 1936 kur mbylleshin tė gjitha gazetat dhe revistat qė flisnin pėr grevėn e bukės, as nė vitin 1946 kur eliminohej opozita shqiptare e pas Luftės sė Dytė Botėrore, as nė vitin 1956 kur rrėnohej nėpėr konferenca partie ēdo lloj qėndrimi liberal dhe zbutės, as nė vitin 1991 kur filluan grevat e studentėve dhe tė Valiasit, qė ndikuan nė pėrshpejtimin e ndryshimeve dhe kthesave vendimtare.
Plot indiferencė apo vitalitet, plot dyshime pėr jetėn politike, apo plot shpresa pėr tė pėrmirėsuar jetėn e familjeve tė tyre, shqiptarėt e vitit 2010 sot bėjnė pjesė nė aleancėn e madhe tė NATO-s dhe kanė tė drejtė tė flasin edhe pėr zgjedhje tė parakohshme, si nė tė gjitha vendet mė demokratike tė botės. Megjithatė kjo kėrkese nuk ėshtė artikuluar ende qoftė nga opozita shqiptare, qoftė si njė rrugė tjetėr kompromisi e natyrshme, pėrderisa tė gjithė korridoret e njė marrėveshjeje mbi transparencėn e zgjedhjeve tė vitit 2009 janė krejtėsisht tė bllokuara.

Dikush i quan ato korridore konstitucionale, dikush i quan ato korridore tė manipulimeve.
Ndėrkaq, 22 parlamentarė shqiptarė, qė pėrfaqėsojnė mijėra dhe mijėra njerėz, edhe sikur tė mos kishin pasur asnjė mbėshtetės tjetėr, po shkojnė rreth tri javė nė grevėn e tyre tė urisė, pa lėkundur asnjė qėndrim tė pozitės nė pushtet.

Duket sikur po vazhdon njė ndeshje e madhe nervash dhe pushteti, ku 50% e popullsisė qėndron e patundshme pėrballė 50% tjetėr tė popullsisė, tė paktėn si e kanė pėrcaktuar deri tani zyrtarisht zgjedhjet e njė sistemi proporcional rajonal.

Ėshtė hera e parė nė historinė shqiptare qė vendoset tė paktėn zyrtarisht njė ekuilibėr, tė cilin bota politike ėshtė e paaftė ta menaxhojė. Dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e lehtė, pėrderisa vijmė nga njė shoqėri ku votat ishin diēka e panumėrueshme dhe ku rezultatet shpalleshin mbi 96%, siē ndodhi edhe nė zgjedhjet e vitit 1986, pas vdekjes sė diktatorit, kur kolumnistėt e njė bote perėndimore kureshtare shpallėn termin Tirana Indeks pėr tė gjitha vullnetet totalitare botėrore. Pjesėtarėt e grevės sė urisė nuk kanė kohė dhe fuqi pėr t’i shėnuar edhe njėherė kėto memo historike. As bota e normalitetit tė pėrditshėm pas njė vuajtjeje kaq tė gjatė demokratike nuk i artikulon dot kėrkesat pėr zgjedhje tė parakohshme, as tezat e tjera tė demokracisė sė brishtė shqiptare. Por nė vitin 2010 nuk bėhet fjalė vetėm pėr ėndrrat e doganierėve dhe tatimorėve shqiptarė qė kėrkojnė stabilitet tė vendit tė tyre tė punės, pėrfshi kėtu edhe faturisten e dritave, mė tė lumturėn anėtare tė ēdo partie qė vjen nė fuqi dhe qė shpreson tė pėrfshihet nė elitėn politike tė sė ardhmes. Nuk bėhet fjalė as pėr tė paralizuarit e spitaleve, qė nuk kanė forcė tė ngrihen mė kėmbė, as pėr energjitė e atyre qė kėrkojnė pėr tė gjithė tė tjerėt njė mendje tė vdekur. Nuk bėhet fjalė madje as pėr zonjėn Doris Pak, e cila gjendet nė telashet e krizės europiane dhe Eurozonės, ose mungesės sė fondeve pėr vėzhguesit e saj tė ardhshėm, ose nuk e ka vėnė ende mbi tryezė planin e saj tė veprimit.

Kėtu bėhet fjalė pėr njė vend ku njerėzit fatmirėsisht e ndjejnė vitalitetin e tyre dhe ku ekonomia e tregut fatkeqėsisht nuk ka lindur si nė vendet e tjera perėndimore nė mėnyrė tė vetvetishme dhe ku, sipas Hayek, njė prej teoricienėve tė demokracisė liberale, “jetojmė mė shumė nė njė rend tė organizuar, se sa nė njė rend tė vetvetishėm, dhe si pasojė gjendemi gjithnjė pėrpara rrezikut tė njė hapėsire totalitare, qė vihet nė shėrbim tė ndonjė koalicioni interesash tė organizuara”.

Sigurisht qė kėtė e di mirė edhe zoti Sali Berisha, udhėheqėsi i opozitės sė parė shqiptare, edhe shumica e njerėzve tė grupuar nė grevėn e urisė pothuajse prej tri javėsh tė plota, dhe qė po vazhdon tė blasfemohet jo vetėm nga politika, por si askush nė botė edhe nga njerėz tė shpallur nė listat e elitės shqiptare.

Njė pozitė normale dhe e qetė duhej ta falėnderonte opozitėn shqiptare pėr kėtė shqetėsim universal, qė besoj se ėshtė A.B.C-ja e mėsimeve tė para universitare tė shkencave politike, dhe jo guva ku synojnė tė pėrgatiten jeniēerėt e rinj tė jetės politike.

Ndėrkohė edhe opozita shqiptare ka shumė pėr ta falėnderuar pozitėn nė fuqi, pasi kjo forcė nėpėrmjet patosit tė vet voluntarist dhe subjektiv, vėrtet ngatėrron taktikisht qėndrimin ndaj komunizmit shqiptar me opozitėn e sotme, por ka dhėnė njė kontribut tė madh nė rinovimin dhe vitalitetin e njė partie socialiste, qė ka pasur forcė tė kapėrcejė tė kaluarėn e rėndė, por qė faktikisht sot me transparencėn e zgjedhjeve po i sjell Shqipėrisė njė etapė tė re demokratike, aq tė nevojshme pėr integrimin europian. Pasi dihet qė e drejta kalon gjithnjė nė anėn tjetėr, sa herė qė kjo ėshtė mė se e nevojshme, aq mė tepėr kur ajo ėshtė njė e drejtė konkrete ose e institucionalizuar.

Ėshtė e natyrshme qė njerėzit e kėtij vendi tė mbajnė qėndrime tė ndryshme karshi vullnetit tė njerėzve qė janė futur nė njė grevė urie. Por askush nuk mund tė mbajė qėndrime tė kundėrta pėr ēėshtjen mė tė ndjeshme tė demokracisė.

Ka njerėz qė po presin lodhjen e opozitės dhe mbylljen e grevės sė urisė, pa e ditur qė po tė ndodhė kjo, Shqipėria nuk do tė jetė mė e para. Ose shqiptarėt do tė tregojnė se tė gjithė sė bashku i ka marrė malli pėr diktaturėn, ose Shqipėria do tė shkojė drejt mirėkuptimit tė demokracisė. Dhe nė rast se pritet shansi i fundit, pėr tė mirėn e njė grupi tė ngushtė njerėzish dhe interesash qė pėrpiqen ta konsiderojnė opozitėn si aneksin e kuzhinave tė apartamenteve tė dikurshme pseudomoderne komuniste, kjo ka pėr tė qenė edhe falimentimi i shoqėrisė shqiptare pėrpara vendeve demokratike europiane dhe euroatlantike.

Nė fund tė tetorit dhe fillimit tė nėntorit tė vitit 1992, para se si pėrfaqėsuese e Parlamentit t’i kisha dhėnė 1 tė 73-tėn e pushtetit presidencial zotit Sali Berisha, nėpėr korridoret e Shtėpisė sė Bardhė kam marrė leksionet e para tė veprimit dhe hapėsirės demokratike. Kam hyrė atje kur personalitetet mė tė larta tė politikės amerikane po prisnin Presidentin e porsazgjedhur, Aristid, qė ishte larguar nga Haiti, dhe tė cilit tė djathtėt ia kishin mohuar fitoren e zgjedhjeve. Dhe ashtu mėsova edhe njėherė para syve se ēfarė domethėnie kishte pėr tė gjithė botėn e pėrparuar transformimi i pushtetit prej sovranėve absolutė, drejt sovranitetit tė popullit. Aso kohe nuk mė shkonte mendja se shumė shpejt dhe pėr njė kohė tė gjatė Shqipėria do tė renditej nė shumė tė dhėna pranė vendeve si Haiti, ose Filipinet dhe gjithė vendeve tė tjera me demokraci tė brishtė, ose aq mė keq false.

Atyre qė nuk e mbajnė mend se kam punuar pėr forcimin e jetės parlamentare shqiptare, mund t’ju them se pėr tė forcuar njė ekuilibėr tė ri dhe njė marrėveshje tė madhe midis shqiptarėve pas njė sėmundjeje tė rėndė tė shoqėrisė, kam ndikuar e para nė sallėn parlamentare pėr ligjin e parė tė departizimit dhe depolitizimit. Por kjo nuk i pėrket sė kaluarės, por sė sotmes, qė kėrkon marrėveshje dhe mirėkuptime edhe mė tė mėdha, pasi asnjė marrėveshje dhe mirėkuptim nuk mund tė kėrkohet vetėm nga njė palė e vetme, paēka se janė tė njohura vendet dhe kohėrat kur artistėt dhe shkrimtarėt bėhen gjithnjė njėsh me pushtetet. Mund tė flas kėtu edhe pėr skena tė tjera sublime, tė ngjashme tė paktėn pėr rėndėsinė e jetės njerėzore me ato tė opozitės sė sotme shqiptare, por qė i takojnė opozitės sė parė demokratike tė fillimit tė viteve ‘90.

Ishte koha kur nė tė gjithė Shqipėrinė po fillonin tė organizoheshin antimitigjet e para dhe ishte rreziku i konfrontimeve. Nė njė natė tė nxehtė shkurti, pas rrėzimit tė monumentit tė diktatorit, gjatė njė pushimi midis seancave tė mesnatės, kur nė godinėn e parlamentit pėrveē meje, Sali Berishės, Fatos Nanos dhe ca simpatizantėve tė tij, nuk kishte asnjė njeri tjetėr, njė i afėrmi im mė njoftoi se grupet enveriste po marshonin drejt Tiranės. Si tani e mbaj mend atė skenė ku Zoti Berisha kėrkoi ta verifikojė kėtė lajm me telefon me degėn e PD-sė sė Lushnjės dhe tė Fierit. Shumė tė rinj tė sotėm, ndonjė edhe nė grevėn e urisė, nuk kishin lindur nė atė kohė tė nderė, por unė kam dėshirė qė deri sot tė transmetoj trimėrinė dhe inteligjencėn e udhėheqėsit tė parė tė opozitės mė tė re shqiptare pėrballė Fatos Nanos, me synim tė shmangies sė konfrontimeve dhe aventurave qė sot tingėllojnė si Don Kishoteske.

Nuk po flas pėr zgjedhjet e vitit 2005, ku kam parė nga afėr se si falsifikoheshin madje edhe firmat e kandidatėve, vetėm e vetėm nga sistemi i thellė i dyshimeve dhe mungesa e besimit.

Populizmi shqiptar filloi tė fitojė terren si nė tė gjitha vendet e varfra dhe tė prapambetura. Ai ėshtė mjaft i volitshme pėr t’u instaluar atje ku nė vend tė veprimeve tė ftohta tė institucioneve vendosen lidhje tė drejtpėrdrejta emocionale dhe manipuluese. Pėrgjigje e kėtij populizmi ėshtė edhe gradacioni i kėsaj greve tė re urie. Por ajo tregon se shtresa tė reja shqiptarėsh dhe shqiptaresh kanė nevojė tė dėgjohen mė tepėr nė konceptet e tyre tė lirisė dhe tė transparencės, nė tė drejtėn e ēdo qytetari tė kėtij vendi, i cili sigurisht pėrballon kontradiktat e veta.

Situata ka precipituar kaq tepėr, sa sot partia qė pėrballoi kundėrmitingjet e djeshme, organizon antimitingje nė ditėn e Njė Majit, ndonėse e di mjaft mirė se kėtė datė e kanė pėrdorur pėr tė mobilizuar njerėz rreth vetes liderit mė tė rrezikshėm tė kėtij planeti. Por le ta quajmė edhe kėtė moment tashmė tė kapėrcyer. Megjithatė, ēdo ditė shteti dhe pushteti vazhdon ta quajė tė rrezikshme pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, madje edhe pėr integrimin, gra dhe vajza fisnike tė respektuara, mė tepėr se kush prej mandatit tė fituar, paēka se njerėzit mund tė kenė dhe mund tė ndajnė pikėpamje, qėndrime dhe interesa tė ndryshme. Ka njerėz qė vetėm rikujtimi i zgjedhjeve ju kujton shpenzime tė njė luksi tė shfrenuar, qė si ēdo luks, i kthen nė pėrdorime jashtėzakonisht tė rralla.

Ka njerėz qė janė tė lodhur nga fjalėt pėr demokracinė qė kėrkon vepra dhe veprim. Ka njerėz qė nuk duan t’ia dinė qė integrimi i parė europian fillon nga marrėveshja dhe mirėkuptimi pėr zgjedhjet. Ka njerėz qė nuk e kuptojnė se populizmi shqiptar dhe greva e re e urisė krijojnė tė gjithė simbiozėn e shoqėrisė sė sotme, mes dy palėve qė jetojnė sė bashku me njėra-tjetrėn nė njė kundėrshti tė tepruar nga ana e njė pushteti tė shpallur legjitim. Ka njerėz qė kėrkojnė tė arrijnė me vonesė nga viti 1990 nė vitin 2010, pėr shkak tė shtypjes qė sjell prapambetja e thellė demokratike dhe civile e shoqėrisė shqiptare. Ka njerėz qė ushqehen dhe manipulohen nga prapambetja historike dhe pėrfytyrime variabėl mbi gruan qė gjithkund tė kujton kornizat e kanuneve dhe tė ngujimeve tė tyre, ka njerėz qė u prishet komforti nga lėvizja dhe energjia e ndryshimit, tė cilin PD e ka nė rrėnjė tė saj. Ka njerėz qė qėndrojnė vigjilentė ndaj ēdo veprimi tė pozitės. Ka njerėz qė nuk dėshirojnė ta vrasin mendjen madje edhe brenda opozitės shqiptare, pėrse rezultatet e zgjedhjeve u shpallėn me aq vonesė, sa nuk ndodh as nė Sri Lanke e as nė Nigeri, dhe pėrse exit pollet ishin ca skeēe qė ia kalonin “Portokalli”-sė. Ka njerėz qė mund tė pyesin pėrse unė po shtroj edhe kėto pyetje, kur mund tė qėndroja e qetė nė shtėpi dhe ēfarė pasoja do tė kem nga ushtrimi i sė drejtės sime tė profesionit, qė mė ėshtė privuar pėr njė kohė tė gjatė nga diktatura e djeshme. Vetėm nė njė vend tė tillė, opinionistė, gazetarė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, e kanė mė tė lehtė t’i sulen njė opozite, se sa t’i kėrkojnė llogari tė zakonshme apo tė jashtėzakonshme si nė rastin e grevės sė urisė qeverisjes, apo gjykimit elektoral, ku e shkruar e zeza mbi tė bardhė kanė mbetur tė shkruara ca ligje tė kėtij vendi, qė me sa duket nuk di t’i lexojė kush. Do tė doja t’i pyesja kėta njerėz se ēfarė tė mire do tė kishte njė vend, nga poshtėrimi dhe nėnshtrimi (i pamundshėm)i njė opozite pas njė greve kaq tė fuqishme dhe tė mbėshtetur dhe sa i mundshėm ėshtė kthimi i tyre nė Parlament nė rast se PD-ja nuk i pėrgjigjet njė kompromisi.

Sa mė tepėr tė blasfemohen gratė dhe vajzat e shkolluara parlamentare, si dhe grevistėt e moshave tė reja qė kanė hyrė nė grevėn e urisė, aq mė tepėr nė koshiencėn e pushtetit ėshtė afruar mundėsia e zgjedhjeve tė parakohshme.

Kėtė e tregojnė dhjetėra dhe dhjetėra emra qė deklarohen publikisht si nė njė votim tė hapur. Ndėrkaq, greva e urisė rėndon jetėt e dhjetėra dhe dhjetėra njerėzve. Mė kujtohet pėrsėri greva e urisė sė minatorėve tė Valiasit dhe fyerja e madhe e sedrės njerėzore tė njerėzve tė vendosur qė kuptonin me dhimbje tė madhe se qeveria e tyre mund t’i braktiste njėherė e pėrgjithmonė. Sigurisht tashmė nuk jemi nė vitin 1992. As nė vitin 1996, pasi njerėzit kanė fituar njė pėrvojė tė madhe.
Por nė fakt, nė tė gjithė Shqipėrinė votimi i hapur vazhdon, pjesėmarrėsit nuk kanė tė mbaruar dhe ngjarjet do tė precipitojnė edhe mė tepėr, deri nė farsa dhe tragjedi, qė do tė cenojnė gjithnjė e mė tepėr krenarinė, dinjitetin dhe personalitetin e shqiptarėve, dhe pse jo edhe jetėn e njė grupi njerėzish qė nuk kanė ditur ēfarė rruge tė zgjedhin tjetėr. Sigurisht qė nė kėtė vend ka pasur dhe do tė ketė njerėz qė do tė vazhdojnė tė jetojnė gjithnjė duke mallkuar opozitat pėrkatėse, ose duke pritur se ēfarė do tė thonė mė nė fund tė huajt. Por qė njė ish-deputete e Parlamentit tė parė demokratik shqiptar tė pranojė kėtė lloj degradimi tė demokracisė sė brishtė shqiptare, ėshtė e pamundur. Por unė nuk jam Bertina e “Big Brother”, tė cilėn e dua shumė, qė tė flas nė vetėn e tretė. Ky njeri jam unė, qė dua njėsoj vajzat e bukura shqiptare qė kanė hyrė nė grevėn e urisė dhe deputetet e tjera tė Parlamentit shqiptar qė mendojnė se jo pėr faj tė tyre, Parlamenti shqiptar do tė vazhdojė tė funksionojė qetėsisht edhe sikur greva tė pushojė, sikur tė mos ketė ekzistuar kurrė.
Kompromisi sigurisht qė ėshtė i nevojshėm dhe ka filluar tė artikulohet, pėrderisa zgjedhjet e parakohshme kanė filluar, kėtė herė jo me fletė votimi, por me mitingje dhe me kundėrmitingje. Madje edhe numėrimi i pjesėmarrėsve dhe konkurrenca mes tyre, tė kujton numėrimin e votave.

Periudha e zgjedhjeve tė parakohshme po troket te dera, pėrderisa nuk po pranohet asnjė rrugėzgjidhje dhe asnjė kompromis tjetėr. Fatkeqėsia ėshtė se shumė shqiptarė kanė parapėlqyer qė tė mos ta respektojnė fare votimin e fshehtė, por me hov apo me kėngė, kantata apo “reality show” nga njė anė dhe nga ana tjetėr me dramaticitetin mė tė lartė njerėzor, po tregojnė vullnetin e tyre nė njė katrahurė tė re demokratike. Pasi tė dyja palėt nuk janė tė barabarta, ose nuk respektohen njėsoj.

Nė kėto kushte, respektimi i Kushtetutės nė rast se cenohet nga kėrkesat e deritanishme tė opozitės, mund tė ēojė vėrtet nė zgjedhje tė reja.

Sa pėr veten time, i falėnderoj tė gjithė deklaruesit e deri sotėm, qė me deklaratat e tyre tė hapura dhe votimin e tyre tė hapur, njėsoj si nė kohėn kur nuk pėrdoreshin fare kabinat e fshehta, pėr tė shpėtuar degradimin e mėtejshėm tė zgjedhjeve, po kontribuojnė drejt zgjedhjeve tė parakohshme, tė thjeshta dhe tė qeta, tė cilat po i provokojnė pa e ditur as vetė, por qė mund t’i kenė thellė-thellė nė zemėr.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com