Albatlanta

BERISHA GRIS KOMPROMISIN
Andrea Stefani
Kriza politike ėshtė njė tragjedi qė ka nė themel tė saj gėnjeshtrat dhe mashtrimet e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Njė gjė e tillė u rikonfirmua edhe dje, kur Berisha u pėrpoq tė nxirrte gėnjeshtar ambasadorin e OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosch. Ky i fundit kish deklaruar tė premten se tashmė ka njė ofertė kompromisi pėr zgjidhjen e krizės, qė mbėshtetet nga shumica e ndėrkombėtarėve, duke i bėrė thirrje Edi Ramės dhe Sali Berishės qė ta pranonin sa nuk ėshtė vonė.
Por njė ditė mė pas Berisha pėrgėnjeshtroi tė ketė dijeni pėr njė ofertė tė tillė, duke e vėnė nė dyshim (njė skandal mė vete ky) integritetin e ambasadorit tė OSBE-sė.
Kush gėnjen, Berisha apo Bosch? Dhe, mė tej, a do ta kundėrpėrgėnjeshtrojė OSBE dhe ambasadori i saj Berishėn? Ndėrsa kėto pyetje presin pėrgjigje, njė numėr treguesish flasin nė favor tė Bosch dhe kundėr Berishės, duke e nxjerrė kėtė tė fundit, ashtu sikundėr edhe ėshtė, njė politikan qė pėrpiqet tė mbrojė pushtetin e vjedhur duke bllokuar transparencėn e votės me gėnjeshtra “ligjore” dhe “kushtetuese”.
Veē gėnjeshtra mund tė jetė kusht pėr sukses nė filmin e Xhim Kerrit “Liar, liar”, por nė politikė, si kudo nė jetė, ajo i ka kėmbėt e shkurtra. Grisja e kompromisit tė ofruar nga OSBE, e denoncon pa ekuivok Berishėn ekzaktėsisht pėr atė qė ai akuzon kundėrshtarėt e tij, si shkaktar tė tejzgjatjes sė krizės dhe bllokues tė integrimit tė Shqipėrisė nė Europė.

* * *

Duket se gėnjeshtrės berishiste, se gjoja hapja e kutive pengohet nga Kushtetuta dhe njė vendim gjykate, po i vjen fundi. Dhe kompromisi i publikuar nga ambasadori i OSBE-sė duket se ėshtė pikėrisht njė ofertė qė i hap rrugė transparencės sė zgjedhjeve pa cenuar as Kushtetutėn dhe as ndonjė vendim gjykate.
Kryeministri Berisha e fshihte me vėshtirėsi zemėrimin ndaj asaj qė sapo kish deklaruar Bosch, njė zemėrim qė e bėri t’i cilėsojė si tė bazuara nė mashtrime dhe trillim tė gjitha ato qė ishin thėnė pėr ekzistencėn e njė projekti kompromisi. Berisha shtoi se nuk do tė dėshironte tė komentonte deklarimin e ambasadorit Bosch, por nėnvizoi se nuk kish qenė kurrė dakord me atė qė ai e cilėsoi se “diplomaci e gramafonit”.
Kėto tė fundit ishin shigjetime kundėr Bosch dhe opinioni publik ka tė drejtė tė mėsojė mė nė fund se kush gėnjen. Nėse gėnjen Kryeministri, ai nuk e meriton tė jetė mė Kryeministėr, por nėse gėnjen Bosch, atėherė ai nuk e meriton tė jetė mė ambasador i njė organizate si OSBE, qė ka pėr mision tė ndajė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra. Por ėshtė e paimagjinueshme edhe ta mendosh qė njė ambasador do tė mund tė mashtronte (duke rrezikuar reputacionin personal), duke shpikur ekzistencėn e njė formule kompromisi.
Ndėrkaq, ka shenja qė mbėshtesin vėrtetėsinė e deklaratės sė Bosch. Janė disa deklarata tė ministrit tė Jashtėm, Ilir Meta, qė ditėt e fundit ka nėnvizuar disa herė publikisht se ekzistojnė hapėsira pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė krizės qė respekton edhe Kushtetutėn, edhe transparencėn. Janė prononcime qė rezonojnė me atė qė deklaroi tė premten Bosch. Ndėrkaq, mediat kanė publikuar deri edhe pesė pika tė kompromisit (ku i gjetėn?) ndėr tė cilat ėshtė edhe hapja nga komisioni hetimor parlamentar i kutive tė materialeve zgjedhore. Nė lidershipin e PS kishin pranuar qė tė premten ekzistencėn e formulės sė kompromisit tė deklaruar nga Bosch. Nė protestėn e sė premtes, lideri socialist, Rama, deklaroi se “zgjidhja ėshtė afėr”, ndėrkohė qė aleati i tij, Spartak Ngjela, u pohoi protestuesve tė shumtė ekzistencėn e njė formule shumė tė mirė kompromisi qė gėzon mbėshtetjen e SHBA, BE dhe OSBE-sė. Mė nė fund ishte pėrsėri lideri i socialistėve, Rama, qė e cilėsoi dje kompromisin e ofruar nga Bosch si njė zgjidhje tė artė.
Ndaj Berisha vėrtet mund tė mos ketė njė ofertė tė shkruar nė tryezė, por ka shumė shenja e zhvillime qė tė japin tė kuptosh se formula e kompromisit, e deklaruar nga Bosch, kish disa ditė qė po diskutohej nė prapaskenat e politikės dhe diplomacisė nė Tiranė. Madje, nė favor tė kėsaj teze, ėshtė edhe njė reagim ekstremist i vetė Berishės, kundėr Edi Ramės dhe opozitės, gjatė inaugurimit tė njė rruge nė Kamėz. Si vetėm nė momente kur ėshtė i tėrbuar nga ndonjė disfatė, Berisha ju rikthye fjalorit tė vitit 1997, kur pas humbjes nė zgjedhje, i kėrcėnonte socialistėt (tamam si qėmoti Adolf Hitleri armiqtė), se do jua ngrinte buzėqeshjen.
Duke ngjallur entuziazmin e fanatikėve qė e rrethonin, Berisha deklaroi: “Mė duhet t’u them bllokqenėve tė mos ju qeshė buza”. Cila ishte kjo buzėqeshje qė Berisha duhet t’ia ngrinte pėrsėri nė buzė opozitės? Ku e pa Berisha buzėqeshjen e socialistėve, pėrveēse te kompromisi qė ndėrkohė po ngjizej dhe qė u deklarua mė vonė nga ambasadori Bosch? Pa njė kompromis tė tillė, opozita nuk do tė kish asnjė shkak tė buzėqeshte.
Por nėse tėrbimi i pazakontė i Berishės nė Kamėz denoncon ekzistencėn e njė formule kompromisi tė pakėndshme pėr Berishėn, pas deklaratės sė Bosch, ajo qė denoncon mashtrimin e Berishės ėshtė edhe heshtja e Berishės. Gjithė tė premten, e deri nė mesditėn e sė shtunės, kur Berisha doli nė konferencė shtypi, PD mbajti njė heshtje tė plotė rreth deklaratės sė Bosch.
Ndryshe nga mediat e tjera, gazeta e partisė nė pushtet nuk kishte as edhe njė germė lidhur me deklaratėn e Bosch. Njė heshtje dhe censurim i njė superlajmi (i pėlqen apo jo Berishės, qė Bosch kishte folur pėr njė kompromis, mbetet fakt i pamohueshėm) qė fliste qartė se PD dhe Berisha jo vetėm ishin tė zemėruar, por edhe se po pėrgatisnin pėrgėnjeshtrimin e ambasadorit Bosch.

* * *

Tashmė shihet qartė se Berisha ėshtė kundėr ēdo lloj transparence, edhe pėr atė qė kufizohet me dokumentacionin zgjedhor. Kjo pėrligj dyshimet mbi vjedhjen e pėrmasave tė mėdha tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Edhe alibitė e Berishės me rezolutėn e KiE nuk janė bindėse, sepse njė rezolutė e tillė nuk bie aspak nė kundėrshtim me hapjen e kutive qė mbajnė tė mbyllura materialet zgjedhore.
Po pėrse nuk e kundėrshtoi mė parė kompromisin qė po mpiksej nė prapaskenėn e politikės? Pėrse Berisha, sikundėr duket, ėshtė shprehur fillimisht pro hapjes sė kutive me materiale dhe kundėr vetėm hapjes sė kutive ku ndryhen votat? Dhe pėrse tani mohon jo vetėm tė ketė qenė dakord me hapjen e kutive tė materialeve zgjedhore, por edhe krejt dinamikėn e negociatave tė fshehta e tė pashkruara? Ka vetėm njė shpjegim.
Duket se Berisha ka shpresuar qė socialistėt nuk do tė pranonin njė kompromis qė mjaftohet me transparencėn mbi kutitė me materiale zgjedhore, por jo mbi kutitė e votave. Ka menduar se do ta maskojė mungesėn e dėshirės sė tij pėr tė hapur qoftė edhe vetėm kutitė me materialet zgjedhore, pas kėmbėnguljes sė socialistėve pėr tė hapur edhe kutitė e votave.
Por kur u pa se socialistėt mund tė hiqnin dorė nga hapja e kutive tė votimit, Berisha vendosi tė hedhė poshtė tėrė kompromisin, duke e mohuar fare ekzistencėn e njė projekti tė tillė. Njė veprim qė provon edhe njė herė se Berisha ėshtė kundėr edhe minimumit tė transparencės dhe se, sikundėr kemi theksuar me kohė, do tė jetė i gatshėm mė mirė tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme, sesa tė lejojė njė transparencė qė rrezikon ta demaskojė si grabitės tė zgjedhjeve.
Ėshtė njė qėndrim qė pritet ta bėjė edhe mė tė thellė ēarjen politike nė Shqipėri dhe daljen nga kriza edhe mė tė vėshtirė. Dhe duke flakur njė kompromis tė mbėshtetur nga SHBA, BE dhe OSBE, Berisha jo vetėm rrezikon tė vihet pėrballė tyre, por duke pasur parasysh se socialistėt e kanė pranuar atė, tė mbajė pėrgjegjėsi pėr tejzgjatjen e krizės dhe gjithė pasojat negative qė rrjedhin prej saj.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com