Albatlanta

Botėn e ndryshojnė idetė, jo numrat
Dritan Hila
Kjo histori fillon gati 20 vjet mė parė, kur sekretari i Parė i Partisė sė Punės, Ramiz Alia, e kishte kuptuar se sistemi pėr tė cilin kishte luftuar dhe komandonte, nuk mund tė ecte mė pėrpara dhe duhej njė ndryshim cilėsor. Ndaj pėr tė paraprirė zhvillimet, u thirr mbledhja e famshme e intelektualėve, e cila e parė sot me njė sy tė zhveshur nga pasioni, ishte vetėm njė bufonadė, ku sekretari i Parė nuk po ju nxirrte dot nga goja grumbullit tė intelektualėve tė ushqyer gjithė jetėn me marksizėm, se vendi donte pluralizmin. Kjo lėvizje e tij, ishte pėr tė ruajtur fytyrėn, nė mėnyrė qė opozita tė mos konsiderohej nė tė ardhmen e komanduar nga pushteti.

Fatkeqėsisht, nė atė kohė, ndryshe nga ēfarė aureole luani kanė krijuar sot, asnjėri nuk guxoi ta shqiptonte fjalėn pluralizėm, ndaj pushteti u la rrugė tė lirė protestave tė ndrojtura spontane. Se sa do ishin nė gjendje tė pėrmbysnin kėto protesta njė sistem si ai komunist nėse ky nuk do kishte vullnetin tė lėshonte pe, e tregon sot Koreja e Veriut, por udhėheqja e asaj kohe kishte kuptuar se ishte koha tė hapte rrugė.

Qė kėtu fillon edhe kalvari 20-vjeēar i tranzicionit drejt demokracisė sė shqiptarėve, por dhe komedia e grotesku i njė klase politike: Klasa e re politike kujtoi se ishte projektimi nė shekullin e 20-tė i baballarėve tė revolucionit amerikan dhe ajka e demokratėve tė lindjes; inteligjenca qė i shkonte pas, mendoi se ishte kajmaku i mendimit dhe filozofisė progresiste. Nė fakt, tė dy palėt ishin mė tė pakėnduarit e tė padalėt e kontinentit, e pėr mė shumė prejardhja rurale nuk ju lejonte njė traditė libertine.

Krijesė e re e kėsaj periudhe, ishin edhe elementėt qė mbushėn radhėt e forumeve rinore tė partive. Duke marrė shembull nga mė tė mėdhenjtė, tė cilėt mendonin se i dinin tė gjitha, kėta tė rinj u vunė sipėr bythėt librave qė nuk i kishin hapur kurrė, dhe ashtu si qeni nė tregimin e Mark Twain “Tregimi i qenit”, qė nė bisedat e njerėzve dėgjonte ndonjė fjalė tė cilėn e pėrdorte pastaj nė grumbullimet qenore pėr tė habitur tė ngjashmit e tij, edhe kėta rioshė mėsonin ndonjė fjalė tek-tuk dhe e pėrdornin nė mėnyrė papagalleske pėrballė publikut. Dhe sot pas njėzet vjetėsh, kur janė bėrė mesoburra, njėsoj vazhdojnė tė shkėlqejnė nga injoranca dhe i deh qoftė edhe leximi i njė gazete. Mungesa abisale e inteligjencės tė kėsaj klase politike duket nė vendin qė zė Shqipėria nė renditjen europiane. Kudo jemi tė fundit. Asnjėrit nuk i shkon nė mendje se ēuarja e vendit pėrpara, kėrkon ngritjen e institucioneve bashkėkohore dhe tė qendrave tė mendimit qė pėrpunojnė strategjitė.

Dymijė e ca vjet mė parė, Erakliti shkruante pėr strategjinė se: “Ėshtė njė ndėrthurje e tė kundėrtave dhe tė pjesėve tė padukshme, si te harku, ku druri ėshtė pjesa ballore, e dukshme, ndėrsa tendina ajo qė ndihmohet dhe tė dyja bashkė shtyjnė shigjetėn tė kapė synimin nė distancė”. Eduart Lutwak, kėshilltar i sigurisė nė presidencėn “Klinton”, e aktualizon: “Njė shtet pėr tė ngjizur strategjitė e tij, ka nevojė pėr shėrbimet inteligjente, ushtrinė, diplomacinė, administratėn e qėndrueshme dhe tė kualifikuar, si dhe institucionet e specializuara tė fushave tė caktuara, tė cilat studiojnė nė bashkėpunim lėvizjet taktike dhe planifikojnė strategjinė e shtetit”.

Te ne shėrbimi inteligjent kur nuk shtron nė dru opozitėn, gjuan lepuj nė Ishullin e Lezhės; ushtria ėshtė katandisur nė repart tė mbrojtjes civile; diplomacia, administrata publike dhe institucionet, nė streha militantėsh partiakė e krahinorė pėr tė marrė rrogėn dhe i vetmi kriter kualifikimi ėshtė injoranca hierarkike. Sa pėr strategjinė, kjo ėshtė fjalė qė numėrohen me gishtat e dorės ata qė ia dinė kuptimin

Sot pas 20 vjetėsh, duke kėrkuar tė hyjė nė Europė, klasa politike shqiptare, vazhdon ta mendojė si njė proces ku nuk ka tė bėjė se sa i plotėson kriteret; a mendon si europiane; a e njeh kulturėn e kontinentit ku vetėm rastėsisht ėshtė pjesė fizike, dhe vlerat qė kontinenti pėrfaqėson. Por e shikon si njė mėnyrė pėr t’ia u rrėshqitur ujin nėn rrogoz dhe tė hyjė nė kėtė organizatė, pa shkundur aspak pluhurin provincial dhe injorancėn qė e mbulon.

“Njė levantin, ėshtė njė njeri pa ėndrra e skrupuj; qė nuk njeh ndjenjėn e nderit, ose thėnė mė mirė me shumė maska, qė herė shtiret si i pėrvuajtur e herė si trim; herė shtihet i dėshpėruar e herė entuziast”. Ky ėshtė pėrkufizimi qė laureati i ēmimit “Nobel”, Ivo Andriē, nė librin e tij “Kronika e Travnikut” u bėn gjallesave dhe kulturės qė gėlonte 200 vjet mė parė, nė atė qė sot e quajmė Ballkan Perėndimor. Mbase pjesėt e tjera tė Ballkanit kanė ndryshuar, por klasa politike shqiptare, gjen vetveten nė kėtė pėrkufizim.

Sot, njėzet vjet nga rėnia e murit tė Berlinit, shoqėria shqiptare, ėshtė e ngėrthyer nė njė betejė tė njėjtė: tė ketė fuqi tė shprehet dhe tė vendosė fatin e vet me votė; kėrkon qė fatin e njė shkrimtari, artisti, inxhinieri, ekonomisti, mjeku a mėsuesi, tė mos e vendosi njė komisioner dhe mos t’ia ponderojė votėn njė injorant qė ka harruar edhe abetaren.

Mund tė ketė midis atyre qė i janė bashkuar kėsaj kauze edhe arrivistė, karrieristė e militantė. Por e rėndėsishme ėshtė qė kjo, ėshtė njė kauzė e pjesės mė tė emancipuar tė shoqėrisė shqiptare; e njerėzve qė realisht kėrkojnė lirinė. Pa realizimin e kėsaj kėrkese, e cila duhet tė jetė e drejtė qė nga lindja e ēdo qytetari, ne nuk e meritojmė tė quhemi qytetarė tė Europės. E nėse Europa pėr hir tė stabilitetit, kėrkon tė ndrydhė lirinė tonė, kjo ėshtė padrejtėsia mė e madhe qė na bėn, pas gjymtimit tė tokave gati njė shekull mė parė.

Mufkat pėr anėt teknike e ligjore tė ēėshtjes, janė veēse rrotullime tė gjuhės nė gojė, nga ana e tė pėrlyerve nė aferat e manipulimit elektoral, qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me lirinė dhe me tė drejtėn e njeriut pėr tė zgjedhur fatin e tij. Demokracia, para se tė jetė sundim dhe respektim i ligjit, ėshtė pakt i njerėzve tė lirė pėr tė respektuar lirinė e sho-shoqit, ėshtė sistem ku marrėdhėniet para se tė sanksionohen nga kontratat, ndėrtohen mbi mirėbesimin.

Nėse sistemit demokratik i hiqet harmonia dhe prishet pakti social, mbetet veēse dhunė e atij qė ka pushtetin mbi shumicėn. Nėse sistemi nuk bazohet mbi marrėveshjen, por mbi sasinė e numrave nė Parlament, kjo ėshtė simptomė e cektėsisė nė mos falsitetit tė sistemit. Jo gjithmonė shumica e numrave, tregon fuqinė. Botėn e kanė ndryshuar idetė dhe jo numrat. Nė Birmaninė e largėt, njė femėr e brishtė e quajtur Aung San Suu Kyi qė kėrkon votėn e saj, ka tronditur dhe izoluar nė arenėn ndėrkombėtare juntėn ushtarake qė ka njė ushtri qė llogaritet e 15-ta nė botė.

Njė administratė e aftė, e ndershme dhe e zhdėrvjellėt; njė shtet modern qė u pėrgjigjet sfidave tė kohės dhe ėshtė shėrbėtor i nevojave tė qytetarėve; njė vend ku tė bashkėjetojė fuqia e mendjes e cila udhėheq begatinė; kanė premisė tė realizimit demokracinė, dhe e gjitha kjo fillon nėse njė votė numėrohet drejt. Kjo ėshtė njė kėrkesė ku ēdo njėri duhet tė shėnojė emrin e tij. Pėrndryshe jemi skllevėr qė liri nuk meritojmė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com