Albatlanta

Zoti Fule, mos ecni nė rrugėn e Princ Vidit!
KICO BLUSHI
Ėshtė e sigurt e pėr mė tepėr edhe e natyrshme qė komisioneri i lartė i BE-sė, zoti Fule, tė mos dijė e tė mos ketė dėgjuar kurrė kush ka qenė Ismail Qemali, Esad Pasha, Haxhi Qamili apo adashi i tij politik, i dėrguari i Evropės atėmot, Princ Vidi. Zoti Fule nuk ka pse tė ketė njohuri se si, pse, qysh dhe kur zbarkoi ky misionar me gjak blu nė Shqipėri; aq mė pak nuk mund tė dijė se cilat ishin shkaqet, sebepet, intrigat apo rrethanat historiko-social-politike qė bėnė tė mundur dėshtimin dramatik tė misionit e tij, tė kėtij shtetari tė pėrzgjedhur e tė ofruar si njė zgjidhje e sigurt dhe afatgjatė nga fuqitė e mėdha tė kohės, nė ditė tejet tė vėshtira tė Shqipėrisė.

Komisioneri i lartė, zoti Fule, vetėm njė herė ka shkelur nė Shqipėri. Pasi ka bėrė disa takime formale e njė konferencė shtypi, nė darkė ka ikur. Rasti e solli tė merret edhe me hallet e kolokrepsura tė shqiptarėve…Kėsisoj ai nuk e di e afėrmendsh nuk ka pse ta dijė qė, nėse Princ Vidi dhe qeverisja e tij do tė kishin funksionuar pėrsėmbari nė fillim tė shekullit tė kaluar, nėse ky princ evropian do tė konsiderohej si njė i dėrguar i nderuar, fuqiplotė, me mendėsi perėndimore, pra, po tė ish pranuar si i tillė prej shqiptarėve, fati i Shqipėrisė do tė kishte rrjedhur krejt ndryshe dhe ne, tė gjallėt e sotėm, me siguri nuk do tė “gėzonim” tėrė ato zezona, pasoja, dėshtime, konflikte, vėllavrasje, tensione, humbje kohe e shansesh, mosmarrėveshje, vjedhje votash, luftėra, copėtime dhe sidomos kėtė tėhuajėzim tė stėrzgjatur me Evropėn dhe standardet e saj demokratike…

Ndoshta nuk do tė kishim pasur nevojė as pėr gjithė ata komisionerė tė llojllojshėm qė venė e vijnė, pėr delegacione tė BE-sė, tė Kėshillit tė Evropės, tė OSBE-sė, tė SHBA-ve, qė duan tė na edukojnė e mėkojnė me kulturė demokratike, tė na ndihin tė integrohemi apo tė asociohemi edhe ne, si tė gjithė ballkanikėt e tjerė…Po tė kishte pasur asokohe sukses Princ Vidi, me siguri sot nuk do tė ishim tė detyruar tė kryenim gjithė ato detyra shtėpie (me tremijė e ca pyetje), nuk do tė na linte Brukseli tė famshmin Udhėrrėfyes, si njė Kuran, e aq mė pak nuk do tė kėrkonim, me kaq ngut e padurim tė na hiqen vizat pėr tė ikur njė sahat e mė parė prej Shqipėrie…Pėr fatin tonė tė keq princ Vidi nuk diti t’u imponohej e tė bėnte zap njė anadollak si Esad Pasha, njė halldup si Haxhi Qamili bashkė me tė gjithė bejlurēinat e Shqipėrisė qė nuk shohin mė larg se hunda e tyre, dhe qė Shijakun e dinin mė tė lavdishėm se Parisin!…Kėta u treguan mė tė zgjuar e mė dinakė…Po tė kishe pasur sukses princi i huaj, me siguri nuk do tė na sundonte mė pas gjithė ajo lukuni udhėheqėsish tė papėrgjegjshėm, pėrherė konfliktualė, zullumqarė e tradicionalisht bajraktarė pėrgjatė shekullit tė shkuar dhe qė, mjerisht ende i kemi mbi kokė! Xhinsi i bajraktarėve dhe bejlurēinave do tė ishte shuar me rrėnjė e me degė njė shekull mė parė, dhe sot nuk do tė vuanim as pėr standarde e as pėr respektim tė shtetit ligjor!

Mbi kėtė retrospektivė pyetja gjithsesi ėshtė e thjeshtė e ndoshta vlen edhe pėr sot: Kush dėshtoi njė shekull mė parė? A ka faj Princ Vidi qė humbi shansin, apo mos gabuan fuqitė e mėdha qė na e sollėn princin me “zarf” pėr tė na shpėtuar nga katastrofa, nga viti i mbrapshtė, nga udhėkryqi, nga shpėrbėrja, nga ai mallkim i trashėguar qė na ndjek pas ngaqė “shqiptarėt nuk ditkan tė ndėrtojnė shtet”? Apo mos dėshtimi i asokohshėm na ndjek pas, pėr tė njėjtat arsye? (A nuk e fituam tė fundit pavarėsinė dhe a nuk mbetėm mė tė fundit e Ballkanit, jo vetėm pėr vizat, por nė tė gjitha drejtimet, edhe pse nuk ėshtė gjallė princ Vidi?) Pra, edhe dėshtimet e sotme mesa duket burojnė ngaqė ne ishim e jemi tė papėrgatitur pėr njė qasje tė tillė tė butė, tė natyrshme, demokratike, nė respekt jo vetėm tė etikės, por edhe tė rregullave tė “kuzhinės” politike, “me servise, me lugė e pirunj” tė Evropės…A nuk ėshtė e njėjtė mendėsia e udhėheqėsve tė sotėm qė kėrkojnė me ēdo kusht e me ēdo ēmim tė mbeten nė pushtet, me mendėsinė primitive tė Esad Pashės, kur ky luftonte dhe thurte intriga bizantine kundėr princit dhe ndėrkombėtarėve qė tė sundonte i vetėm Shqipėrinė e mesme, mjaft qė tė ish ai dhe vetėm ai i parė? A nuk ėshtė i njėjtė ngulmi i krerėve pėr pushtet, pavarėsisht nėse i bie zjarri apo flama Shqipėrisė? A ngurroi Esad Pasha tė hedhė nė erė e tė sabotojė princ Vidin, bashkė me projektin e Evropės, ashtu si sot a nuk po rrezikohet integrimi, duke mbetur tė vetmit jashtė portave tė BE-sė, pėr tė njėjtin neps tė shfrenuar pėr pushtet tė pakufizuar? Kush pra e ka fajin qė ky dėshtim historik pjell si kėlyshė bushtre dėshtim pas dėshtimesh, qė edhe ky i sotmi po shkon nė kėtė udhė? Kush pra ka faj, princ Vidi (dmth ndėrkombėtarėt), Esad Pasha (dmth prijėsit) apo vetė ne shqiptarėt?

Kėtė pyetje ne asnjėherė nuk ia kemi bėrė vetes seriozisht. Pėr mė tepėr sot e kėsaj dite nuk jemi tė aftė e tė gatshėm t’i pėrgjigjemi vetes sinqerisht e ndershmėrisht: kush e ka fajin pėr qorrsokakun qė na del pėrherė pėrpara, sa herė na kėrkohen zgjidhje tė rėndėsishme dhe jetike pėr kombin?…Sepse fajin e kėrkojmė pėrherė jashtė, mundėsisht sa mė larg vetes. Mė kollaj e kemi tė fajėsojmė ndėrkombėtarėt…Shihni si po sillen nė Kosovė me ndėrkombėtarėt e konkretisht me EULEX-in, a thua se Kosovėn e ēliruan dhe e pavarėsuan vetė kosovarėt, pa ndihmėn e NATO-s, tė BE-sė e SHBA-ve! Shihni se si komentohet nga palėt e kėtushme e njėjta deklaratė e ndėrkombėtarėve, nė kahje kryekrejt tė kundėrta…Psh nga raporti i ODHIR-it pozita pėrzgjedh frazėn ku thuhet se zgjedhjet ishin tė lira e tė ndershme, kurse “armiqtė” e tyre opozitarė theksojnė pjesėn ku thuhet se nė 30% tė territorit zgjedhjet ishin me probleme…Ne tallemi me veten, por mė shumė tallemi me ndėrkombėtarėt, tė cilėt, kur jemi ballas i trajtojmė me dashuri, me puthadorėsi, kinse me respekt, nj’ashtu si e trajtoi fillimisht Esadi princ Vidin, ndėrsa pas krahėve, posa ai/ata largohen, u ngremė kurthe, shkelim fjalėn, bėjmė pabesira e paudhėsira tė padėgjuara…Tė vjen ēudi se si nuk e kuptojnė kėtė “gjuhė” kaq tė vjetėr tė majekrahit ndėrkombėtarėt, sepse ka gati njėzet vjet qė Fjala e tyre peshon e rėndon mė shumė se ēdo institucion i kėtushėm partiak apo kushtetues, qoftė edhe autoritet fetar, ndėrsa ata,- ndėrkombėtarėt,- ose nuk kuptojnė, ose bėjnė sikur, por gjithsesi ikin e nuk mbajnė asnjė lloj pėrgjegjėsie pėr dėshtimet, tė cilat nė fakt janė kryer jo vetėm me asistencėn, por edhe me autorėsinė, pėr tė mos thėnė edhe nėn diktatin e tyre!

Kėtė ne e quajmė politikė tė menēur: tua hedhim hi syve ambasadorėve, tė pėrdoret ndikimi dhe fjala e tyre nė favor tė atij qė ėshtė nė pushtet e aspak nė dobi tė vendit e tė interesave tė popullit. Kjo vetėngopje prej kokoshi kokėbosh e parisė sonė mesa duket na qetėson, na deliron, na vė nė gjumė, na ngop me lugėn bosh, paēka se na detyron tė ndjekim si dele tė vaposura po ata pėrēorė tė marrosur me veten, qė pėrherė na ēojnė, si njė destin fatal, drejt humbellės…Respekti ynė si qytetarė shkon te ata liderė qė dinė tė sillen si harbutė me ne e ndėrkohė arrijnė t’u hedhin hi syve zyrtarėve tė lartė tė botės…Po a thua vėrtet fajin e kanė ndėrkombėtarėt, gjuha evazive, me ekuivoke e tyre, konkretisht gjuha e zotit Rehn e Fule, qoftė edhe pėrrallat metaforike tė ambasadorit amerikan, tė cilėt, sikundėr na pėlqen tė besojmė, nuk e njohin sa dhe si duhet realitetin specifik shqiptar? A thua edhe kėta do tė vazhdojnė tė sillen e tė flasin me shqiptarėt po aq naivisht sa princ Vidi e pėr pasojė do tė kemi tė njėjtin fat dėshtimi e ndėshkimi edhe nė ditėt qė do tė vijnė?

***

Ndoshta prej kėsaj dileme, sa tė vjetėr aq edhe tė re, grevistėt e urisė iu drejtuan me njė letėr sqaruese (pėr ndėrhyrje) ndėrkombėtarėve, tė cilėt, njėlloj si nė kohėn e princ Vidit, vazhdohet tė quhen si faktori mė vendimtar...Por ndoshta nuk mjafton vetėm njė letėr prekėse qė zoti Fule dhe tė tjerėt si ai tė mos ecin nė po atė rrugė qorre qė eci njė shekull mė parė princ Vidi! Nėse sinqerisht ndėrkombėtarėt dėshirojnė tė ndihmojnė Shqipėrinė, ata duhet tė flasin dhe tė mendojnė shqip, dhe jo holandisht, as spanjisht, as anglisht, as greqisht, madje as italisht! Kjo do tė thotė qė ata duhet tė heqin dorė nga ekuivoket, nga thikat “diplomatike” me dy presa, nga standardet e dyfishta, nga anėsitė e simpatitė vetjake apo partiake, qė tė djathtėt tė mos pėrkrahin symbyllur tė djathtėt e kėtushėm, ndėrsa tė majtėt evropianė tė majtėt shqiptarė, ashtu si ka ndodhur mė se njėherė nė Bruksel e nė Strasburg…Kancelaritė kryesore tė Evropės duhet ta kenė mėsuar tashmė se nė Shqipėri pluralizmi nuk zhvillohet me dialog e konsensus, por me mitingje dhe antimitingje, sharje e kundėrsharje, shpifje e kundėrshpifje, greva urie e hedhje shtyllash elektrike nė erė, me kundėvėnie tė grave kundėr grave, tė tė rinjve kundėr tė rinjve, me gjysmėn e shqiptarėve tė hasmosur me gjysmėn tjetėr, me bllokim rrugėsh nacionale, me paralizė institucionesh, etj,..Tek ne nuk as ka tė majtė e as tė djathtė tė mirėfilltė, por ka njė pari, njė klasė politike qė nuk ka parime e as ideale,ka pra njė oligarki makute qė lufton me tė gjitha mjetet kundėr njė oligarkie tjetėr e nuk mendon pėr hiēgjė, pėrveēse tė mbetet sa mė gjatė nė pushtet! Kėtė me sa duket, pas shumė kohėsh e kuptoi ambasadori amerikan! Prandaj tema e ndėrkombėtarėve qė po zien kėto ditė, sot mė shumė se kurrė, kur konflikti mes dy palėve po shkon drejt njė theqafje tė radhės, ja vlen tė merret seriozisht…Nė fund tė fundit duhet pranuar: fantazma e princ Vidit mė sė paku le tė shėrbejė pėr tė kuptuar se asokohe nė tė vėrtetė nuk dėshtoi princ Vidi, por dėshtuam dhe humbėm ne. Po kėshtu edhe nesėr nuk ka pėr tė dėshtuar klasa e sotme politike, madje as zoti Fule, as zonja Pack, as ambasadori amerikan apo ai spanjoll, as Brukseli, as BE, as PE qė para ca ditėsh nuk miratoi dot njė rezolutė, por ne, ne dhe vetėm ne qytetarėt, ne shqiptarėt e sotėm qė mbetėm “delet e zeza” tė Evropės!

***

Nėse njė gjė qė ka vdekur njė shekull mė parė ndoshta nuk ia vlen ta qash sot. Por nėse ne e kemi humbur disa herė fillin e historisė, lipset tė zbulojmė e tė kėrkojmė “simptomat” dhe veēanėrisht ilaēin e sėmundjes sonė kronike, shkakun e keqqeverisjes e tė humbjes sė njėpasnjėshme tė shanseve…Sėmundjen e vuan ai qė e ka nė trup, mjeku mund tė bėjė profilaksi e tė japė ilaēe. Pėr hir tė sė vėrtetės dukuria “princ Vid” asokohe na u dėrgua si njė “ilaē” evropian pėr shėrim tė shpejtė e tė sigurt, por nuk na bėri efekt pėr shkak tė imunitet qė kishte fituar organizmi ynė nga mendėsia orientale…Prandaj kolera e konfliktit tė ndėrsjellė qė na mban nė qorrsokak nuk ėshtė kuruar as pas njė shekulli nė mėvetėsi, pavarėsisht nga sistemet e nga kostumet monarkike, diktatoriale, a demokratike tė kryepartiakėve! Kėshtu, edhe sot, tė dėrguar tė tjerė tė Evropės e SHBA-ve mund tė konsiderohen si njė lloj “princ Vidi”, pavarėsisht nga ndryshimi tematik dhe sidomos nga dallimet nė funksion e nė misionet politike. Natyrisht zoti Fule, ashtu si zoti Olli Rehn, apo zoti Withers, nuk kanė pse tė vuajnė “kompleksin e princ Vidit”, por lipset tė jemi ne qytetarėt aq tė vetėdijshėm sa tė bindim nė radhė tė parė veten e mė pas edhe ndėrkombėtarėt qė kėta dhe ne tė mos ecim pėrsėri nė rrugėn e gabuar e tė destinuar pėr tė dėshtuar tė kolegut tė tyre pararendės, princ Vidit! Sepse, nėse nuk e bėjmė dot kėtė, nėse nuk e kuptojnė kėtė as diplomatėt perėndimorė qė na asistojnė, pas njė shekulli shprese e zhgėnjimesh “pėr integrim”, shqiptarėt do tė kenė plotėsisht tė drejtė tė dalin nga muret e vetėgjyqėsisė e tė anarkisė pėr t’u hedhur nė ksenofobi! Sepse do ta ndjejnė veten pėr dy shekuj tė mashtruar, tė gėnjyer, tė poshtėruar, tė nėpėrkėmbur, si asnjė popull tjetėr i Ballkanit!
Ballanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com