Albatlanta

Ē’FARĖ NUK DIKĖRKA KONGRESMENI ENGEL
Andrea Stefani
Eliot Engel, bashkėkryetari pėr ēėshtjet e Shqipėrisė nė Kongresin e SHBA, nė njė intervistė tė sapo dhėnė “Zėrit tė Amerikės”, ka treguar se, pėr ēudi, nuk di shumė gjėra mbi Shqipėrinė dhe mbi tė gjitha nuk dikėrka se ky shtet, nga mė tė varfrit e Ballkanit, ndryshon shumė nga SHBA!
Pozicionimi i Engel ėshtė pjesė e njė zinxhiri qėndrimesh tė disa figurave tė diplomacisė ndėrkombėtare, qė nė analizėn e situatės nė Shqipėri fokusohen mė shumė te nevoja pėr stabilitet dhe jo te liria dhe ligji si rrėnjė e stabilitetit demokratik, tek imazhi i Shqipėrisė dhe jo te realiteti politik i saj. Dhe sė fundi, kėmbėngulin qė nuk ėshtė detyra e tyre t’i ndihmojnė shqiptarėt si ta zgjidhin krizėn, sepse ėshtė mirė qė politikanėt shqiptarė ta zgjidhin krizėn vetė, pra “me forcat e veta”.
Nė fakt, po tė ndodhte ashtu, do tė ishte vėrtet jo mirė, por shumė mirė. Do tė ishte njė dėshmi e pjekurisė sė klasės politike. Por ja qė nuk ėshtė. Dhe kur shihet qartė se politikanėt shqiptarė konfliktohen pėr ēdo konflikt, kur shikohet se politikanė autokratė dhe tė korruptuar kanė tredhur edhe krejt sistemin kushtetues qė do tė kufizonte pushtetin e tyre pėr tė bėrė keq, atėherė si i bėhet?
Tė lihen tė bėjnė si tė duan ca politikanė me pushtet tė pakufizuar, qė kanė 20 vjet qė i ngatėrrojnė punėt nė Shqipėri, qė pastaj NATO-ja apo Europa tė vijnė me ushtri nė Tiranė, sikundėr ndodhi nė vitin 1997?

* * *

“Nuk besoj se amerikanėt duhet t’u tregojnė shqiptarėve se ēfarė duhet tė bėjnė. Zgjedhjet siē dihet pėrfunduan me rezultat tė ngushtė. Shqipėria ka njė sistem demokratik. Procesi demokratik funksionoi. Njėra palė kundėrshton dhe ndjehet se rezultati nuk ėshtė i drejtė, pala tjetėr thotė se ka siguruar mandatin pėr tė qeverisur. Por kėtė duhet ta zgjidhin vetė shqiptarėt...”, tha ndėr tė tjera kongresmeni Engel.
Problemi ėshtė se gjithnjė e mė shumė shqiptarė po e kuptojnė se Shqipėria nuk ka ende njė sistem demokratik real. Sistemi ka mbetur vetėm nė letėr. Shqipėria ka dy dekada qė ecėn me kėmbė tė ngatėrruara nė buzėhumnerėn qė ndan demokracinė nga autoritarizmi. Ajo ka ende shansin pėr demokraci, por ende jo njė demokraci. Vetė kjo krizė e tejzgjatur ėshtė prova se nuk ka ende tė instaluar njė sistem institucionesh tė afta t’i japin fund krizės, pavarėsisht vullneteve tė liderėve politikė. Engel thotė se procesi demokratik funksionoi.
Atėherė, pėrse u kontestuan pėrsėri zgjedhjet nė Shqipėri? Pėrse ka njė palė qė kundėrshton rezultatin dhe njė tjetėr qė refuzon tė hedhė poshtė pretendimet e palės humbėse me transparencė tė plotė tė kutive tė votimit? Nė SHBA, pėr dallim nga Shqipėria, u bė rinumėrimi i votave nė Florida, ndėrsa nė Shqipėri njė gjykatė (Kolegji Zgjedhor) i mohoi opozitės tė drejtėn e ligjshme pėr rinumėrim nė disa zona zgjedhore. Nė SHBA, gjykata e pavarur u bė ēelėsi i zgjidhjes sė krizės.
Nė Shqipėri, njė kolegj zgjedhor i kapur nga pushteti, u bė zembreku i krizės mė tė zgjatur nė tranzicionin shqiptar. Nė SHBA, gjykatat janė tė pavarura nga pushtetet politike, ndėrsa nė Shqipėri kjo ėshtė ende njė ėndėrr. Dhe megjithėse ndėrkombėtarėt konstatojnė nė raportet e tyre pėr Shqipėrinė mungesėn e gjykatave tė pavarura, pėrsėri e kėrkojnė (edhe Engel) zgjidhjen e krizės te gjykatat. Por mungesa e njė pushteti tė pavarur drejtėsie ėshtė njė dallim thelbėsor mes SHBA dhe Shqipėrisė, qė mesa duket Engel nuk e dikėrka.
Ėshtė e vėrtetė, nė kushte normale, kjo krizė mund tė zgjidhej nė Gjykatėn Kushtetuese. Por presioni i politikės mbi kėtė gjykatė ėshtė aq i madh kur bėhet fjalė pėr ēėshtje nga tė cilat varet mbajtja apo dorėzimi i pushtetit, sa nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ēėshtja mund tė zvarritej nga Gjykata pėr muaj tė tėrė (ka ndodhur jo pak herė kėshtu), deri nė njė moment kur shpallja e vendimit do tė vinte “post festum”.
Por mund tė ndodhė edhe mė keq. Shumė shpejt pritet tė ndėrrohen 6 anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese. Janė tė gjitha shanset qė shumica parlamentare e Kryeministrit autokrat Berisha tė ketė shumicėn edhe nė Gjykatėn Kushtetuese, meqenėse mund t’i zgjedhė anėtarėt e rinj pa nevojėn e njė konsensusi me opozitėn. Dhe atėherė dihet se ēfarė vendimi mund tė marrė njė gjykatė e tillė.
Mjafton tė rrėmosh kujtesėn nė ca vite tė shkuar, pėr tė gjetur jo pak prova se si ish-presidenti Berisha e katandisi Gjykatėn Kushtetuese nė njė robot tė komanduar prej tij. Pėrveē konsideratave juridike, tė cilat e argumentojnė si tė panevojshėm njė hap tė tillė, mungesa e lirisė dhe integritetit tė gjykatave dhe gjykatėsve (pikėrisht mungesa e asaj qė Tukėvili e zbulonte si njė nga gurėt e themelit tė demokracisė nė Amerikė) ėshtė ajo qė e bėn opozitėn tė hezitojė t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese.
Fantazma e Kolegjit Zgjedhor qė dhunoi tė drejtėn nė funksion tė planeve tė Kryeministrit, fanepset edhe nė fasadat e Gjykatės Kushtetuese. Duhet tė pranojmė se jo vetėm autoritarizmi berishist, por edhe politikat qeverisėse tė sė majtės janė fajtore qė Shqipėria nuk e ka sot atė qė qysh para tre shekujsh SHBA e vuri nė themel tė stabilitetit tė saj demokratik, gjyqtarin si njė “ndėr fuqitė e para politike”.
Por bash pėr kėtė, nuk na duket e arsyeshme qė nė mungesė tė sistemit real, tė atij qė sipas Karl Poperit nuk i lė edhe liderė tė kėqij tė bėjnė shumė dėm, tė bėjmė sikur ky sistem ekziston, sikur ka demokraci dhe zgjedhje tė ndershme dhe tė themi se nuk ėshtė detyrė e amerikanėve t’u thonė shqiptarėve si tė veprojnė.
Nė qėndrimin e kongresmenit Engel ka diēka prej Pilati. Edhe ky i fundit i lau duart me “demokracinė”, duke ia lėnė nė dorė “popullit” tė zgjidhte mes Krishtit dhe Barabės. Dhe “populli”, “demokracia”, bėri zgjidhjen mė tė gabuar. Dhe ashtu si populli kryqėzoi Krishtin, edhe “demokracia” mund tė kryqėzojė demokracinė.
Krejt nė kundėrshtim me deklarimet e Engel, na rezulton se angazhimi i SHBA-sė nė ēėshtjet shqiptare ka qenė pėrherė shpėtimtar pėr demokracinė. Shembulli mė i freskėt ėshtė kundėrshtimi me forcė i njė projektligji pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror. Ishin edhe amerikanėt ata qė e kundėrshtuan publikisht pėrmbajtjen e projektit qė, si pėrherė kur Berisha ėshtė nė pushtet, synonte futjen e SHISH nėn kthetrat e tij.
Amerikanėt bėnė shumė mirė qė u treguan shqiptarėve se ē’duhet tė bėjnė (kongresmeni Engel mund tė ketė qenė kundra edhe nė kėtė rast), sepse u shmang njė rrezik i pėrdorimit tė shėrbimit sekret si polici sekrete kundėr opozitės. Pikėrisht njė gjė tė tillė ka bėrė Berisha nė tė shkuarėn me kėtė agjenci, por, me sa duket, kongresmeni Engel nuk e dikėrka. Por nėse shqiptarėve u duhet treguar se ē’duhet tė bėjnė pėr njė ēėshtje si ajo e SHISH-it, qė ka njė farė rėndėsie pėr NATO-n, nuk ėshtė keq qė kjo tė ndodhė edhe pėr ēėshtje me rėndėsi jo aq “atlantike”, por me shumė rėndėsi pėr demokracinė nė Shqipėri.
Kongresmeni Engel nuk e dikėrka se demokracia shqiptare ėshtė si njė i sėmurė, virusi i sė cilės janė vetė politikanėt shqiptarė, prandaj t’i lėsh “shqiptarėt ta zgjidhin vetė krizėn”, do tė thotė ta lesh demokracinė e sėmurė nė duart e shkaktarit tė sėmundjes.

* * *

Dhe me qė ra fjala pėr NATO-n. Kongresmeni Engel tha se ka “kėrkuar me kėmbėngulje qė Shqipėria tė anėtarėsohej nė NATO”. Dihet se nė atė kohė ka pasur edhe zėra, jo detyrimisht armiq tė Shqipėrisė, qė kundėrshtonin anėtarėsimin pikėrisht pėr mungesė tė standardeve tė njė demokracie reale, qė ėshtė njė ndėr standardet e NATO-s. Madje, demokracia ėshtė qėllimi i krijimit tė NATO-s. Nėse nuk ka demokraci, NATO nuk do tė ketė se ē’tė mbrojė.
Nė fakt, pranimi i Shqipėrisė u bė duke neglizhuar standardet e demokracisė. Ky hap, mesa duket i ndėrmarrė bazuar nė pėrparėsi tė njė realpolitike mė globale, nuk do tė ketė asnjė pasojė negative nėse punohet tė korrigjohet nė ecje e sipėr. Kjo do tė thotė tė ndihmohet Shqipėria qė ato mangėsi nė standardet politiko-institucionale qė vėreheshin para hyrjes nė NATO, t’i plotėsojė duke qenė e pėrfshirė nė NATO.
Edhe shpresa e jo pak njerėzve ka qenė se me hyrjen nė NATO, do tė zmadhohej lupa e “ndėrkombėtarėve” lidhur me standardet e demokracisė reale nė Shqipėri.
Por ēuditėrisht kjo nuk po ndodh. Duket se ca politikanė perėndimorė, si Engel, paskan vėrtet bindjen se Shqipėria ėshtė njė demokraci e pjekur dhe se ajo ėshtė e aftė t’i zgjidhė vetė punėt e saj. Madje krizėn e sotme politike pėr votėn e lirė nuk e shohin si simptomė tė kėsaj papjekurie tė demokracisė, por si prishje tė imazhit tė saj.
Por a mund tė jetė prishje e imazhit njė krizė qė denoncon sėmundjen e demokracisė? Na duhet njė demokraci reale, apo imazhi i njė “demokracie”? Krizat janė tė padėshirueshme, por tė mallkosh krizėn sepse prishka imazhin, ėshtė njėsoj si tė mallkosh temperaturėn qė denoncon njė virus nė trupin e tė sėmurit.
Preferenca ndaj imazhit dhe jo realitetit tė punėve nė Shqipėri, falsitetit dhe jo tė vėrtetės, ka bėrė qė disa “ndėrkombėtarė”, nė vend qė tė synojnė kurimin e krizės, kanė sugjeruar qė opozita tė heqė dorė nga kėrkesa e saj pėr transparencėn e zgjedhjeve. Po pėrse? Sepse kjo transparencė vikėrka nė kundėrshtim me Kushtetutėn!
E si mundet qė transparenca, njė nga parimet vitale tė demokracisė, si ėshtė e mundur qė “gllasnosti” qė shembi regjimin stalinist tė themeluar mbi errėsirėn dhe sekretin, tė jetė kundėr njė kushtetute demokratike? Si ėshtė e mundur qė njė kushtetutė demokratike tė jetė kundėr transparencės? Duket se kongresmeni Engel, pėrveē besimit iluziv nė njė demokraci qė ekziston vetėm nė kokėn apo dhe avokatinė e tij pėr Shqipėrinė, duket se ka rėnė nė rrjetat e njė propagande banale tė pushtetit tė Kryeministrit Berisha, tė njė propagande qė e ekspozon Kushtetutėn dhe transparencėn nė konflikt me njėra-tjetrėn.

Ndėrkaq, Berisha, qė ka 20 vjet nė majė tė politikės duke ripėrtėrirė traditėn enveriste tė liderit tė pazėvendėsueshėm, Berisha qė me autokratizmin e tij konstant mbetet pėrherė njė nga polet e krizave dhe traumave shqiptare, mban me politikanė si Engel atė raport qė vjedhėsi i fabulės mban me avokatin e tij pas fitimit tė gjyqit.
I thotė avokati vjedhėsit:
Tani qė e fituam ēėshtjen, mė thuaj tė vėrtetėn, a vodhe apo jo?
Para se tė zhvillohej gjyqi, mendoja si isha unė hajduti, por pasi dėgjova mbrojtjen qė mė bėre, them se nuk jam unė ai.
Edhe autokrati Berisha, pa reshtur asnjė moment nė strategjinė pėr kapjen e tė gjitha institucioneve, deri dhe tė votės sė lirė qė ėshtė themeli i demokracisė, u thotė sot avokatėve si Engel: Vetė keni thėnė qė Shqipėria ėshtė demokraci.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com