Albatlanta

T'i vesh zjarrin flamurit te NATO-s, si Rajhshtag
Andrea Stefani
Rreth 20 vjet nga pėrmbysja e komunizmit, politikani Sali Berisha dhe mbėshtetėsit e tij, digjen nga dėshira qė tė kthejnė mbrapsht atė kohė kur ata e kishin tė lehtė tė triumfonin mbi opozitėn e majtė, duke e akuzuar si komuniste. Nė morinė e taktikave djallėzore qė pėrdorin pėr ta ekspozuar opozitėn e sotme, ashtu siē ajo nė fakt nuk ėshtė, pra si komuniste e bolshevike, ėshtė edhe shfrytėzimi i djegies se flamurit tė NATO-s, incident qė media pranė qeverisė, thonė se ėshtė bėrė gjatė njėrės prej protestave tė opozitės pėr votėn e lirė. Incidenti nuk mund tė mos sjellė ndėrmend, se pari taktikėn e ndjekur nga Adolf Hitleri pėr tė shfarosur komunistėt, duke i akuzuar pėr djegien e Rajhshtaghut. Por dukuria ėshtė e pėrafėrt edhe me akuzat qė diktatori Enver Hoxha i bėnte opozitės sė pushtetit tė tij si terroriste, duke e fajėsuar pėr hedhjen e bombave mbi ambasadėn sovjetike nė Tiranė. Po pėrse kjo ngjashmėri mes politikanėsh, epokash dhe ndodhish nė vende tė ndryshme? Sepse ėshtė nė zakonin e pėrjetshėm tė tė gjithė tiranėve qė ta shtypin lirinė e popullit dhe demokracinė, duke i akuzuar opozitat si armike tė popullit dhe demokracisė. Dhe Berisha ėshtė nga ky soj i maskuar i tiranėve, por qė vetėdenoncohet nga njė flamur i NATO-s qė digjet si Rajhshtagu nė Tiranė.

* * *

S’ka asnjė dyshim se askush nė Aleancėn e Atlantikut Verior (NATO) nuk do tė pranonte qė njė flamur i djegur, ende nuk dihet se nga kush vėrtet, tė pėrdorej si pretekst pėr njė gjueti shtrigash kundėr “komunistėve” nė Tiranė. Nėse kjo do tė tolerohej tė ndodhte, atėherė vetė NATO do tė shpėrfytyrohej si organizatė ushtarake nė mbrojtje tė vlerave tė lirisė dhe demokracisė nė mbarė botėn. Aq mė tepėr kur Shqipėria ėshtė sot njė anėtare e kėsaj aleance. Por NATO s’ka tė bėjė fare nė kėtė meselenė e flamurit tė djegur. Ajo ėshtė qartazi njė mendjeshkrepje e fanatizmit berishist, qė shpreson se mund ta mposhtė rezistencėn e opozitės pėr votėn e lirė, duke zbatuar skenarė qė e ekspozojnė nė mėnyrė tė rreme atė si armike tė NATO-s dhe demokracisė. Ta paraqesė opozitėn si armike tė integrimit, si armike tė lėvizjes sė lirė dhe sė fundi edhe si armike tė NATO-s, ky ėshtė edhe qėllimi i transmetimit tė njė videoje ku dallohen vetėm ca kėmbė njerėzish (dhe asnjė fytyrė) qė po djegin njė flamur tė NATO-s. Por s’ka rėndėsi nėse zjarrvėnėsit pa fytyrė ishin apo jo nė mitingun e opozitės apo nė festėn e pozitės, s’ka rėndėsi nėse ishin tė vėnė nga pushteti apo vėrtet ndoca fanatikė tė majtė qė iu ka mbetur sahati tek Enver Hoxha. Ajo qė denoncon pushtetin berishist dhe frymėn e tij, nė thelb hitleriane apo enveriane, ėshtė pikėrisht nxitimi pėr tė vjelė fryte politike nga incidente tė tilla. Edhe sot e kėsaj dite nuk dihet me siguri nėse qenė hitlerianėt ata qė i vunė zjarrin Rajhshtagut apo ishin disa komunistė ekstremistė. Por ama njė gjė ėshtė e qartė dhe e padiskutueshme: ishin hitlerianėt ata qė vrapuan qė tė pėrcėllojnė me gjuhėt e flakėve tė Rajhshtagut tė gjithė opozitėn. Dhe jo vetėm atė komuniste. Praktikisht Hitleri e shfrytėzoi djegien e Parlamentit qė t’i vėrė vizėn Parlamentit, demokracisė tė gjitha lirive dhe tė drejtave tė gjermanėve dhe pėr tė instaluar diktaturėn. Ai shfrytėzoi flakėt nė Rajhshtag pėr t’i mbushur mendjen Presidentit qė tė nėnshkruante njė dekret pėr “mbrojtjen e popullit dhe shtetit kundėr akteve tė dhunės komuniste, qė vėnė nė rrezik shtetin”. Shpesh krimineli i vėrtetė zbulohet nga fakti se kush pėrfiton mė shumė prej krimit tė sapokryer. Thuhet se qe Hitleri qė e dogji Rajhshtagun, sepse qe ai qė pėrfitoi nga ky krim. Me kėtė metodė, Ciceroni zbuloi vrasėsin e vėrtetė tė njė qytetari romak, sepse ishte ai qė kish pėrvetėsuar tokat e tė sapovrarit nė kurriz tė tė birit qė akuzohej padrejtėsisht nga vrasėsi i fshehtė pėr vrasjen e tė atit. Sot nuk dihet ende me siguri se kush e ka vrarė Azem Hajdarin, por ama dihet me siguri se ishte Berisha ai qė u pėrpoq tė pėrfitojė nė maksimum politikisht prej kėtij krimi. Shqiptarėve nuk iu falet tė mos kenė mėsuar asgjė nga historia e hidhur e Rajhshtagut, ku i ka rrėnjėt njė nga tragjeditė mė tė mėdha tė botės. Nuk i lejohet tė mos kenė mėsuar asgjė edhe nga shtypja e diktaturės komuniste qė shfarosi opozitėn antikomuniste me skenarė tė ngjashėm bombash dhe terrorizmi. Kohėt po tregojnė se, sikundėr thotė me tė drejtė Breht nė fund tė dramės sė tij “Arturo Ui”, barku qė e polli njė gjėmė tė tillė si nazizmi, ende nuk ėshtė shterpėzuar. Prandaj shqiptarėt duhet tė alarmohen pėr tė ardhmen e tyre kur shohin ekraneve, episode misterioze zjarrėvėniesh qė i bėjnė jehonė tezave mbi “opozitėn komuniste qė vė nė rrezik integrimin, lėvizjen e lirė, opozitėn armike tė popullit qė e urreka NATO-n aq shumė, sa digjka edhe flamujt e saj”.

* * *

Episodi i djegies sė njė flamuri tė NATO-s, po tė merret i veēuar, ėshtė tejet banal. Por ai nuk ėshtė i tillė po tė merret i lidhur me gjithė zinxhirin e pėrpjekjeve qė po bėn sot pushteti berishist pėr ta paraqitur opozitėn si armike tė demokracisė, tė popullit madje, edhe tė kombit shqiptar. Nė kėtė kuptim, ai ėshtė shprehėsi mė simbolik i njė fryme antiopozitare, antidemokraci, i njė neokomunizmi qė me “antikomunizmin” e tij tė vonuar, priret nga sundimi dhe jo nga liria. Prandaj dhe akuzat qė i bėhen opozitės pėr djegien e flamurit tė NATO-s janė nė thelb, kundėr vetė frymės sė NATO-s dhe tė gjithė vlerave qė mbron ajo. Por incidenti me flamurin e NATO-s provon edhe njė gjė tjetėr. Provon se pushtetit i kanė mbetur gjithnjė e mė pak argumente nė dorė, nė pėrballje me opozitėn. Sa mė shumė kohė kalon, aq mė shumė arsyeja del nė opozitė me pushtetin berishist. Berisha ka premtuar se ėshtė i hapur pėr transparencė pa shkelur vendimet e gjykatave. Por po afron me shpejtėsi momenti kur do t’i thonė: “hap kutitė nė ato zona qė nuk janė shqyrtuar nga gjykatat”! Ora e demaskimit tė gėnjeshtrės sė tij tė madhe po afron. Arsyeja, qė ėshtė liri, dhe parimet e saj nuk mund ta tolerojnė mė. Dhe prandaj Berisha po priret ta zhvendosė betejėn nė arenėn e pasioneve. Berisha e di fare mirė se turma dhe pasionet e saj komandohen me anė tė simboleve dhe akteve simbolike, si djegia e njė flamuri qė e ekspozon opozitėn si armike tė NATO-s dhe demokracisė. Dhe pėr trutė e ndezur nga flaka e urrejtjes nuk kanė rėndėsi tė vėrtetat. As ato tė shqiptuara pak kohė mė parė edhe nga vetė qeveria. Nuk ka rėndėsi aspak, pėr shembull, se ėshtė pranuar botėrisht, edhe nga vetė Berisha, se hyrja nė NATO u bė nė sajė tė realizimit tė reformave tė pėrbashkėta me po atė opozitė qė sot mallkohet si komuniste, si armike e NATO-s. Por kur ka ndodhur qė pushtetet tiranike t’i jenė pėrmbajtur besnikėrisht tė vėrtetave objektive? Pėr njė tiran dhe pushtetin e tij, e vėrtetė ėshtė vetėm ajo qė i intereson nė njė moment tė caktuar. Hitleri premtonte paqe dhe ofronte luftė, Enveri fliste pėr demokraci dhe ofronte diktaturė, Berisha premton transparencė dhe ofron errėsirė. Dhe hajde mos thuaj se nuk ėshtė njė Hitler i vogėl i demokracisė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com