Albatlanta

Modeli i ri ekonomik, domosdoshmėri dhe pėrgjegjėsi kombėtare
Arben Malaj
Forumi i gazetės “Shqip” pėr modelin e ri ekonomik tė vendit tonė, ėshtė njė mundėsi shumė e mirė dhe njė risi, pėr tė cilėn kjo gazetė, si dhe kolegėt qė e iniciuan dhe e ushqejnė forumin - meritojnė njė mirėnjohje tė veēantė.

Dobishmėria e kėtij forumi qėndron tė paktėn nė dy momente shumė tė rėndėsishme: sensibilizimin e politikėbėrėsve, qarqeve akademike dhe komunitetit tė biznesit pėr domosdoshmėrinė e reformave qė mbėshtesin njė model tė ri zhvillimi ekonomik tė vendit dhe e dyta, qartėsimi nėpėrmjet kėtij debati i objektivave themelorė qė duhet tė synohen nga njė model i ri i zhvillimit ekonomik tė vendit.
Qartėsimi i reformave konkrete qė mbėshtesin arritjen e objektivave tė njė modeli tė ri ekonomik, duhet tė lehtėsojė arritjen e konsensusit midis ekspertėve dhe politikanėve deri nė nivel kombėtar. Kjo, sepse reformat pėr njė model tė ri kombėtar gjithmonė janė mė tė gjata se mandatet e njė qeverie apo njė mazhorance tė caktuar, sidomos nė vendet me institucione dhe administratė publike jo stabėl dhe jo profesionale.

Ekspertėt kanė arritur nė konkluzionin se vendi ynė rrezikohet nga rėnia e ritmeve tė larta tė rritjes ekonomike, pėr shkak se po reduktohen faktorėt e trashėguar tė saj.

Ekonomia jonė, siē e theksojnė edhe kolegėt nė forum, ėshtė mbėshtetur nga hyrje tė mėdha tė ardhurash prej emigrantėve, ka pasur njė shkallė tė lartė informaliteti, njė pjesė jo e vogėl e ekonomisė sonė, sidomos nė zonat rurale, ėshtė mė shumė pėr vetėkonsum sesa pėr biznes. Shkalla e hapjes sė ekonomisė sonė ėshtė relativisht e vogėl, pra aftėsia e saj konkurruese ėshtė e dobėt. Pavarėsisht nga debatet pėr matjen e rritjes ekonomike tė vendeve tė ndryshme, teorikisht pranohet se kur njė vend importon mė shumė se sa eksporton, kjo diferencė ėshtė pakėsim i PBB. Deficiti i lartė i llogarisė korrente, rėnia e dėrgesave tė emigrantėve, rritja e kredive nė monedhė tė huaj, janė rreziqe tė mėdha tė modelit aktual tė zhvillimit.

Debati pėr njė model tė ri ekonomik ėshtė sot jo vetėm nė Shqipėri. Cili duhet tė jetė modeli ekonomik i sė ardhmes? Pas krizės globale, G-20 i ka dhėnė mandatin FMN-sė tė pėrgatisė dokumentin pėr njė rritje globale tė fortė, tė qėndrueshme dhe tė balancuar. Pra janė tri kritere jo vetėm pėr tė dalė nga kriza, por edhe pėr sfidat e ardhshme, rritje e fortė, e qėndrueshme dhe e balancuar.

Ekonomia shqiptare, nė diskutimin pėr modelin e saj tė ri ekonomik, duhet tė kalojė nga ekonomia informale dhe e mbėshtetur nga dėrgesat e emigrantėve, nė ekonomi me njė shkallė mė tė lartė tė produktivitetit, ēka do tė thotė tė jetė mė konkurruese nė tregun e brendshėm dhe nė eksporte.
Objektivat kryesore tė modelit tonė ekonomik duhet tė synojnė rritjen e tė ardhurave, rritje tė qėndrueshme dhe rritjen e kohezionit social tė shoqėrisė sonė.

Rritja e tė ardhurave kėrkon njė ekonomi qė bazohet jo te vlera e ulėt e krahut tė punės, por te produktiviteti nė rritje i ekonomisė sonė. Arritja e kėtij objektivi kėrkon njė ndryshim cilėsor nė faktorėt e rritjes sonė ekonomike, tė cilat arrihen nė bazė tė njė strategjie tė qartė kombėtare, e cila vendos nė qendėr tė saj mirarsimimin, trajnimin dhe ritrajnimin e ēdo shqiptari. Kjo do tė rrisė produktivitetin dhe fleksibilitetin e tyre, duke synuar rritjen e tė ardhurave.

Objektivi i njė rritjeje tė qėndrueshme imponon pėrmirėsimin cilėsor tė ambientit tė biznesit, duke rritur hapjen ekonomike tė vendit, duke reduktuar barrierat administrative, duke dhėnė incentiva pėr sektorėt e ekonomisė qė rrisin aftėsinė konkurruese, qė rrisin tregjet potenciale, qė ulin kostot dhe ēmimet pėr mallrat dhe shėrbimet tona nė tregun e brendshėm dhe atė global. Rritja e qėndrueshme imponon detyrimin pėr tė ruajtur ambientin dhe rigjeneruar burimet natyrore.

Objektivi pėr njė rritje gjithėpėrfshirėse, pėr rritje ekonomike qė i rrisin mundėsitė pėr sa mė shumė shqiptarė, pėr rritje qė reduktojnė dhe eliminojnė varfėrinė, pėr njė rritje ekonomike qė rrit kohezionin social, kėrkon njė harmonizim mė tė mirė tė politikave monetare me ato fiskale.

Duke mbajtur parasysh debatet se vendi duhet tė fokusohet nė dy ose tre sektorė prioritarė, vlerėsoj se nuk duhet tė konsiderojmė thjesht njė degė apo pjesė territoriale tė pėrcaktuar, nėse ajo realisht nuk pėrbėn njė avantazh konkurrues. Aktualisht energjia e riciklueshme ėshtė njė avantazh i papėrdorur, ndėrsa turizmi njė avantazh i dėmtuar jo pak.

Shpresoj mė shumė nė njė zhvillim harmonik qė bazohet nė njė strategji kombėtare tė rritjes sė produktivitetit tė ekonomisė shqiptare, ku njė vend tė veēantė merr sistemi arsimor, ekonomia e dijes, teknologjitė e reja tė menaxhimit, prodhimit dhe shėrbimit.

Sfida pėr njė model tė ri ekonomik ėshtė serioziteti shkencor dhe kredibiliteti profesional i hartimit dhe implementimit tė njė strategjie kombėtare afatgjatė. Sot modelet e reja ekonomike vlerėsojnė si parakusht impaktin qė ka mirėqeverisja e vendit, ku faktorėt qė e pengojnė rritjen ekonomike janė sidomos mungesa e pronėsisė, mungesa e shtetit ligjor, niveli i lartė i informalitetit, korrupsionit, kapjes sė shtetit etj. Diagnostikimin mė tė detajuar tė shkaqeve tė aftėsisė sė ulėt konkurruese tė vendit tonė, mund ta gjejė kushdo nė sistemin e analizave profesionale qė boton Forumi Botėror i Ekonomisė.

Njė element pėrcaktues i ēdo modeli tė ri ekonomik ėshtė pėrmirėsimi i sistemit arsimor nė tė gjitha nivelet e tij, burimet njerėzore tė mirarsimuara dhe mirėtrajnuara nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė. Njė element tjetėr i modeleve tė reja ekonomike po bėhet ekonomia e dijes, ekonomia e teknologjive tė reja dhe ekonomia e gjelbėr. Vendet konkurrojnė nė tregjet nė rritje jo me pasuritė e tyre natyrore tė papėrpunuara apo thjesht mė krahun e lirė tė fuqisė punėtore, por nė raport me produktivitetin e ekonomive tė tyre.

Kapacitetet humane duhet tė nxiten me politikat adekuate, tė njohin dhe aplikojnė teknologjitė bashkėkohore. Sot kur flitet pėr infrastrukturėn ekonomike, flitet gjithnjė e mė shumė pėr infrastrukturėn e aksesit tė informacionit, aksesin nė kohė reale pėr tregjet e reja, pėr tė rejat teknologjike, pėr tė rejat nė fushėn e menaxhimit.

Pra, ta njohėsh nė kohė reale njė tė re shkencore, njė situatė tė re nė treg, njė mundėsi tė re biznesi, pavarėsisht se ku ndodhesh, nė cilin cep tė botės apo tė Shqipėrisė jeton.

Ėshtė e qartė qė modeli i ri ekonomik duhet tė synojė njė ekonomi funksionale tė tregut. Banka Botėrore ka arritur nė konkluzionin qė ekonomia e vendeve tona duhet tė pėrfitojė nga politikat e reja tregtare dhe ekonomike, pėr tė pėrparuar nė tregjet nė rritje brenda rajonit dhe tregun europian. Deficiti i lartė tregtar duhet tė kompensohet jo thjesht nga privatizimi, por me hyrjet e larta tė investimeve tė huaja direkte, tė cilat fillimisht lehtėsojnė sfidat tona si hyrje kapitali dhe kanė efekt tė qėndrueshėm nėpėrmjet modernizimit tė ekonomisė sonė, duke e bėrė atė mė konkurruese.

Pasuritė tona natyrore duhet tė pėrfshihen nė njė cikėl mė tė plotė nxjerrje-pėrpunimi dhe eksportimi, duke rritur vlerėn e shtuar nė ekonomi dhe duke rritur tė ardhurat nga eksporti.

Struktura e ekonomisė sonė do tė pėrmirėsohet pozitivisht duke rritur pjesėn e shėrbimeve dhe duke ulur pėrmasat e sektorit rural, jo duke braktisur bujqėsinė, por pėr shkak tė ritmeve tė larta tė rritjes sė sektorėve tė tjerė.

Zhvillimi dhe modernizimi i sektorit financiar, ndėrmjetėsit financiarė, kredia dhe kostoja e saj, tregu i kapitaleve dhe funksionimi i tij, do tė jenė parakushte pėr tė mbėshtetur modernizimin e ekonomisė shqiptare dhe modelin e ri qė kėrkojmė.

Modeli i ri duhet bazuar nė kapitalet njerėzore tė mirėkualifikuara, nė teknologjitė dhe infrastrukturėn moderne, nė njė ambient biznesi sa mė mbėshtetės dhe nxitės, nė ente rregullatore dhe mbikėqyrėse sa mė efektive. Kėto reforma pa kosto buxhetore mund ta rrisin produktivitetin e ekonomisė sonė, mund tė rrisin tregjet dhe mund tė mbėshtesin mė mirė ritmet e larta dhe tė qėndrueshme tė saj.

Duhet tė mbajmė parasysh qė pėr shkak tė liberalizimit tė lėvizjes sė lirė dhe tregut tė punės, vendi mund tė pėrballet me mungesė tė specialistėve nė shėndetėsi dhe arsim. Do tė kemi qoftė edhe pėrkohėsisht reduktim tė specialistėve nė shkencat ekzakte, ku tregjet globale kanė etje pėr t’i thithur.

Disa momente konkrete tė njė strategjie kombėtare pėr njė model tė ri ekonomik mund tė jenė:

Hapi i parė - Krijimi i njė kėshilli kombėtar tė pavarur me mandatin pėr tė pėrgatitur propozimet shkencore pėr njė model tė ri ekonomik. Ka shumė eksperienca tė suksesshme ndėrkombėtare nė kėtė drejtim.

Hapi i dytė – Transparencė maksimale e gjithė procesit. Akses tė pa limituar pėr ekspertė tė talentuar shqiptarė brenda dhe jashtė vendit, oponencė shkencore ndėrkombėtare, akses pėr biznesin vendas dhe tė huaj, akses pėr grupet sociale.

Hapi i tretė - Nevoja e arritjes sė njė konsensusi kombėtar pėr kėtė strategji, duke e miratuar edhe nė Parlament.

Hapi i katėrt - Ngritja e njė sistemi tė qartė monitorimi implementimit tė kėsaj strategjie. Transparencė maksimale pėr gjetjen dhe rekomandimet e monitorimit.
Konsensusi kombėtar kėrkohet gjatė gjithė fazave tė procesit tė vėshtirė tė implementimit tė njė model tė ri ekonomik.

Njė model i ri ekonomik po bėhet gjithnjė e mė shumė i detyrueshėm pėr sfidat e vendit tonė.
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com