Albatlanta

Nė protestė jo pėr Ramėn, por pėr veten
Hervin ĒULI
Ka kohė qė mendoj se tė qenit mitingash ėshtė njė “profesion” i rėndomtė dhe i manipuluar nga BAJRAKTARi i partisė politike qė e organizon. Me dhimbje, kam kohė qė i shoh tė mjerėt njerėz tifozė tė kėsaj apo asaj partie politike, tė ngjiren duke ulėritur atė ēka i pėlqen liderit. Ka dhe nga ata syresh, qė shtyhen tė dalin nė krye tė turmės e ti bien nė sy kryetarit, duke nxjerrė rrylat edhe mė shumė, sapo AI hedh ndonjė vėshtrim pėrciptas nga ata. Nė mėngjes, kėta demokratė tė devotshėm, zgjohen me ėndrrėn dhe shpresėn e madhe se gurmazi i mjerė mund t’ju sigurojė ndonjė vend pune, ku tė dredhin zinxhirin gjithė ditėn e ditės dhe tė marrin rrogėn qyl. Dhe pėr tė thėnė tė vėrtetėn, kjo ka funksionuar.

Fitorja e PD nė zgjedhjet e 2005 tregoi se ULĖRAKU mund tė ulte prapanicėn nė ēfarėdolloj karrigeje, s’ka rėndėsi nėse ėshtė inxhinier dhe bėhet drejtor nė Ministrinė e Arsimit apo se ėshtė veteriner dhe mund tė bėhet specialist nė Ministrinė e Jashtme. Madje dhe njė ministėr qė ka mbaruar pėr aktor ėshtė i Mbrojtjes, ndėrsa tjetri qė ėshtė specializuar pėr sigurinė ėshtė i Kulturės. Bajraktari Berishė demostroi se kulla shqiptare ėshtė pronė qė ia ka lėnė i ati, dhe kushdo qė pėrfiton vizėn pėr t’u futur aty brenda, duhet tė kalojė nga sita e tij dhe e familjes sė tij. Kulmi arriti kur edhe njė serb “i mirė”, kishte mė trimėri sesa edhe vetė banorėt e kullės, nė sigurinė pėr t’u futur brenda saj. Por kėto edhe shumė tė tjera janė pak, madje shumė pak pėrballė Jetės Time.

Kėtė e kuptova kėto dy muaj qė nuk po paguaj dot dritat, sepse fatura e tyre ma zuri frymėn dhe mi errėsoi sytė. Duhet tė paguaj fiks 110 mijė tė vjetra nė njėrin 30 ditėsh dhe 108 nė tjetrin. Tmerr! Shtėpia ėshtė e vogėl dhe harxhimet e korentit janė fare minimale. Madje edhe nė tė ftohtin mė tė madh, pėr tė mos ndezur kaloriferin, babai im i sėmurė vishte xhup dhe hidhte njė batanije shpatullave pėr tė kursyer. Pėr tė gatuar, nėna pothuajse e ka harruar si pėrdoret soba me korrent, pasi kollandriset me njė plitkė tė vogėl me gaz, pėr tė mos harxhuar.

Im atė, ka njė jetė tė tėrė qė punon dhe pėrveē njė pensioni qesharak nuk ka fatin tė nxjerrė asgjė tjetėr. Nėna ime po ashtu ėshtė nė pension, me njė shifėr qė nuk kap as vlerėn e dritave nė muaj. Unė po dihet jam pa punė! Ē’tė bėsh! Kisha 14 vjet qė jeta ime ishte profesioni im! “Nuk pate shqisė politike”- mė thonė disa miq. Ē’tu desh ty qė llap gazetave e televizioneve duke sulmuar sistemin. Ishe si zonjat, si anėtar i Kopit dhe njė vend pėllumbash do ta kapje” - ma mbyllin kohėn e protestės time shoqėrore ata. Ndėrsa djali i tezes qė punon nė shtet, ka njė version edhe mė tė moderuar. “Tė hongsha bithėn o shtet” - tė gjente gjo po tė thoje kėshtu nga mėngjesi deri nė darkė, o trap.

Nganjėherė, edhe pse mė vjen turp nga vetja, them se kanė tė drejtė si miqtė dhe ēuni i tezes. Jo vetėm qė nuk nxora gjė nė dritė me reformimin e sistemit, por metastazat e tij mė nxorėn jashtė me kėnaqėsinė mė tė madhe. Puthadorėt e Bajraktarit u kujdesėn ethshėm pėr t’i pastruar institucionet nga armiqtė dhe dezertorėt e partisė. Nė vend tė tyre u punėsuan profesionistė tė sygjeruar me kompetencė nga Liri Berisha dhe shokė tė tjerė tė partisė. Si i bėhet? Si do jetojmė? Bajraktari e ka rrezen e madhe, rrjedhimisht pėr tė gjetur punė ėshtė e pamundur, pasi armiku i shtetit duhet dėrrmuar, shkatėrruar, qė tė mos i gėnjejė mendja ndonjė tjetri tė llapė lart e poshtė.

Tregu i lirė nė profesionin tim nuk funksionon! Si i bėhet pra? Mendova njė herė tė vjedh ndonjė bankė, por me thėnė tė drejtėn s’ma mban se nuk do ta pėrballoja dot burgun. Aq mė tepėr, qė edhe atje drejtori pėr tė mė bėrė ndonjė favor, do tė mė kėrkonte tė kapja sapunin duke votuar pėr udhėheqėsin e lavdishėm kur tė vinin zgjedhjet. Se edhe ai i shkreti do tė mbronte vendin e punės. Pastaj mendova se nga dėshpėrimi isha nė gjendje tė vrisja veten! Por me thėnė tė drejtėn, as pėr kėtė nuk kisha forcė. Atėherė!?

Mė mbetet vetėm tė shpresoj. Nuk e di nėse Edi Rama do tė jetė nė njė tė ardhme tė afėrt, po i njėjti pronar i kullės! Nuk e di nėse do jetoj mė mirė, nėse do ja dal me faturėn e dritave, nėse do gjej punė, nėse nėna ime do gatuajė te soba me korrent dhe babai im do ta flakė batanijen tutje, por mė duhet tė shpresoj. Po vdiq shpresa ekuilibri im ka mundėsi tė mė tradhtojė. Kush ėshtė zgjidhja? Si i bėhet pra? Nuk e di, ndofta analisti dhe individualiteti mė i pakorruptuar nė kėtė vend, zoti Fatos Lubonja (kėtė e them vėrtetė me shumė respekt), mund ta kishte njė pėrgjigje. Por, sa ai tė zgjidhė ēėshtjen e sheshit, duke i plotėsuar orėt e punės Fevziut, vėshtirė se mund t’ia ketė ngenė takimit tonė.

Ndaj do tė jem nė shesh mė datė 30 prill, jo se jam mitingash! Ndaj do jem nė shesh nė datė 30 prill, jo pėr Edi Ramėn, por pėr tė shpresuar! Do jem nė shesh nė datė 30 prill, qė t’i them Bajraktarit qė kulla nuk ėshtė kullė, por ėshtė njė shtėpi e pėrbashkėt, ku tė gjithė kemi tė drejtė tė ekzistojmė, ashtu siē kanė tė drejtė tė ekzistojnė dhe fėmijėt e tu. Do tė jem mė 30 prill qė t’i them Edi Ramės, qė nėse njė ditė do ta zėvendėsosh bajrakun me bajrak, ne do tė jemi pėrsėri aty nė njė 30 prill tjetėr sepse duam tė jetojmė.
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com