Albatlanta

Syri i tretė qė na vėshtron dhe partitokracia jonė
Ndriēim Kulla
Kur kontrasti midis pritshmėrive dhe opinioneve tė ndryshme nis tė jetohet si njė humbje, kur ai pushon sė qeni njė element qė mbjell dhe rrit demokracinė, kur ai fillon tė konsiderohet i padobishėm dhe synohet tė ē’rrėnjoset sepse nuk gjendet mėnyra pėr t’i qeverisur diferencat, nė historinė e demokracisė, del nė pah ajo qė Karl Popper e ka quajtur-duke i dhėnė njė aspekt negativ - miti i kornizės.
Ky term, pėr atė qė mendon nė mėnyrė tė ndryshme apo qė ka nevoja tė ndryshme, bėhet kėrcėnues dhe i pamundur, nėse midis tė dy palėve nuk ekziston mė parė njė kornizė e pėrbashkėt vlerash qė e kanė themelin e tyre jo vetėm te ligjet, te Kushtetuta, te politika, por thelbėsisht te kultura e integritetit, etikės apo moralit. Veēse duhet tė bėhet kujdes qė kjo kornizė tė ndėrtohet jo mbi vlerat pozitė-shpėrdoruese, qoftė nga ana e maxhorancės, ashtu dhe nga ana e opozitės, nė kuptimin e rolit dhe pozicionimit qė ato duhet tė kenė nė skenėn e demokracisė dhe aktorėve tė saj. Respekti pėr rolin e njėri-tjetrit nė zhvillimin e jetės politike nuk ėshtė i negociueshėm, por gjithsesi ai ridiskutohet e riorganizohet, nėse dėshirohet qė armiku i shoqėrisė sė hapur ( i pėrshkruar si kanibal nga ana e Poperit) tė arrijė tė bindet. Nga ana tjetėr, kush e mitizon kėtė kornizė vlerash dhe sheh nė tė diēka pėrjetėsisht statike, i shpėrbėn kėto raporte, i shpėrdoron pozicionet qė ato duhet tė kenė, duke i ngritur mbi Kushtetutėn dhe ligjet.
Pėrmes kėsaj kornize pozitė-shpėrdoruese, politika shqiptare se ka njohur shumė gjatė kėtyre viteve rrėnjosjen e atij “patriotizmi kushtetues”, pėr tė cilin flasin shpesh filozofė dhe pėrfaqėsues tė mėdhenj tė filozofisė politike, mbi tė gjithė Habermasi. Dhe arsyeja pse kėta tė ashtuquajtur promovues vlerash ndihen si tė justifikuar tė ndėrhyjnė nė rregullat e politikės dhe demokracisė, ėshtė se e gjykojnė atė tė mangėt nga idetė e forta tė integritetit. Shpesh kush na ka parė nga jashtė ka diēka mbi ne e mbi kėndvėshtrimin tonė pėr demokracinė, qė ėshtė shumė e vėshtirė qė ne t’ia themi vetes, ndaj as edhe ta ndalojmė.
Mirėpo kėtij syri tė tretė duhet t’i jemi pėrherė mirėnjohės. Pasi gjithmonė duhet tė kemi ndjesinė tė dėgjojmė njė tė vėrtetė jo tė pamundur. Nė mes tė njė vėshtirėsie shtangėse, topitėse, “un ange passe”, njė ėngjėll kalon, thonė francezėt. E ndodh diēka e tillė qoftė nė jetėn e individėve, ashtu dhe nė atė tė kombeve. Ai qė sheh nga jashtė, mund tė jetė fare mirė njė studiues qė arrin tė pozicionohet nė njė distancė tė caktuar nga ngjarjet, i pafashuar nga gjuha e ligjėrimeve politike dhe analistėve tė pėrditshėm qė vėrtiten rreth oborrit.
E ajo ēka nė tė vėrtet shihet gjatė gjithė kėtyre viteve shprehet vetėm me njė fjalė “anomali politike”. Ja, se ē’sheh syri i tretė, edhe atėherė kur e kupton thellė shqetėsimin e maxhorancės sė atyre njerėzve qė e kanė votuar kėtė lloj demokracie. Mirėpo, e mbrojtur nėn vellon e brishtėsisė, kaqpakėsisė sė ushtrimit tė shoqėrisė shqiptare me rregullat e demokracisė, kjo anomali tashmė ėshtė kthyer nė diēka qė nuk tė habit mė: nė diēka tė njohur nga tė gjithė.
Mirėpo, mė e thellė dhe shqetėsuese, po shfaqet nė kėto kohė “anomalia e opozitės”, anomali qė e parė nga ky sy i tretė tė ngjall frikė dhe terror nė perspektivėn e zhvillimit tė demokracisė sonė. “Ti mbrojmė partitė nga vetvetja”, ėshtė njė tabelė rreziku qė duhet tė ngrihet nė ēdo prag fushate, qoftė elektorale, qoftė partiake.

Flitet shumė pėr preferencat pragmatike, pėr dėshirėn pėr tė ngjallur te qytetarėt mė shumė pjesėmarrje demokratike, me aspiratėn pėr tė kapėrcyer krizėn e politikės me mėnyra tė reja tė tė menduarit, punuarit dhe komunikuarit. Mirėpo shpesh lihen mėnjanė e nuk diskutohen fare dy ēėshtje thelbėsore: Pėr ēfarė shėrben tė kesh njė parti tė organizuar mė shumė sesa njė lėvizje a njė rrjet fluid simpatizantėsh? E mė pas, cili duhet tė jetė raporti qė duhet tė ketė partia me Qeverinė, sidomos kur kjo e fundit ėshtė nė dorė tė saj? Shpesh theksohet dėmi qė njė pari fort-ndėrhyrėse nė punėt e qeverisjes, do t’i sillte kėsaj tė fundit; ose anasjelltas, efektet negative qė humbja e popullaritetit tė udhėheqėsit do tė shkaktonin mbi partinė.
Kėsisoj shtrohet si thelbėsore ēėshtja nėse Qeveria duhet tė ketė aq lidhje tė forta me partinė derisa tė mbizotėrohet prej saj, apo ajo duhet tė ruaj njė autonomi dhe pavarėsi tė saj. Pra, nėse lipset tė ekzistojnė apo jo rregulla qė sigurojnė njė ndarje tė kompetencave, pushteteve, autonomive. Nė radhė tė parė duhet tė theksohet vija e parė ndarėse qė duhet tė ekzistojė midis programit tė partisė dhe veprimtarisė sė Qeverisė; funksion profetik i pari dhe funksion operativ i dyti; midis kohės sė veprimit tė njėrit dhe tjetrit, e sė fundi, midis kulturės dhe nevojės sė tyre tė veprimit.
Tė gjitha kėto rregulla janė thelbėsore, sidomos aty ku ekzekutivi ka vėshtirėsi tė vlerėsohet. Zbulimi i tyre i rikthen ekzekutivit fuqinė, duke mos e zvogėluar aspak forcėn e partisė, as kapacitetin e saj ndėrhyrės. Pasi nuk ėshtė nga kjo ndėrhyrje nė vetvete qė duhet tė ruhemi, por nga ndėrhyrja arbitrare, qė bėhet sundim e mbizotėrim. Janė kėta dy cilėsitė e fundit ato qė shfijėzojnė jo vetėm Qeverinė pėrkatėse tė partisė, por pėrēundojnė edhe vetė partitė, meqenėse kėto tė fundit nuk mbarojnė bashkė me qeverisjen, por zgjasin pėrtej qeverive, pėr tė jetuar domosdoshmėrisht periudha opozitare, pa i shpėrhapur forcat nė fushata tė pėrhershme konfliktuale, qė i mbajnė tė gjithė nėn njė tension konstant.
Ky art i tė duruarit, tė qėndruarit e jo vetėm tė pluskuarit, pėrtej perspektivės qeverisėse, nėse fitohet, do t’i shėrbejė shumė jo vetėm sė majtės (tashmė nė opozitė), por edhe vet sė djathtės nė pushtet. Nga ana tjetėr, partitė e sotme tė demokracisė shqiptare, nuk e zotėrojnė kėtė art e kritikohen jo pa motiv. Ato pėrgjithėsisht prodhojnė “oligarki tė interesuara” pėr ruajtjen e pushtetit mė tepėr se “aristokraci profetike”, ashtu siē shpjegonte edhe nė vitet ‘10-’20 tė fillim-shekullit tė shkuar, studiuesi gjerman Robert Michels, emblematik nė skepticizmin e tij mbi demokracinė dhe organizimin politik; “ēdo organizim prodhon domosdoshmėrisht oligarki konservatore”, shpjegonte ai.
Pėr kėtė arsye ėshtė mė i preferueshėm njė lider karizmatik nga ai burokratik, bir i denjė i organizimit partiak. Kuptohet, pra se ky lider karizmatik pėr fat tė keq aq i dashur dhe demagog, pėrfaqėson “pėrgjigjen ndaj ligjit tė hekurt tė oligarkisė” qė Michels e konsideronte njė fatalitet tė pėrēmueshėm. Janė pikėrisht kėto oligarki tė interesuara nė ruajtjen e pushtetit dhe konsensuseve qė janė shfaqur shumė mė tė forta dhe mė tė rrezikshme gjatė gjithė kėtyre viteve, nė krahasim me rrezikshmėrinė qė ka shfaqur ndėrhyrja e dendur dhe mbizotėruese e partisė mbi Qeverinė. E kjo pėr faktin se klasės sonė politike, tė qenit nė pushtet i ka interesuar mė shumė se qeverisja, konsensuset mė shumė sesa idetė.
Ēdo bindje nė minorancė, shfaqet kėsisoj e bezdisshme, e paleverdishme, duke pohuar mendimin, jo domosdoshmėrisht tė drejtė, se njė parti qė respektohet duhet tė ketė, mbi tė gjitha, ide qė i pėlqejnė shumicės. Rrėnjėt e kėtij keq-kuptimi ose “anomalie demokratike” qėndrojnė te procesi i papėrfunduar ose i deformuar i emancipimit. Njė parti mund tė ketė ide minoritare, edhe pėr njė kohė tė gjatė, pa humbur fisnikėrinė e vet. Mund tė mos vėrė nė majė tė parapėlqimeve tė saj, ato qė quhen pėr njė temė tė caktuar “mirė-kuptim apo konsensus i gjerė” ose “ide tė bashkė-ndara”. Edhe kjo ėshtė njė shenjė emblematike e respektimit tė kufirit laik midis partisė dhe Qeverisė, midis ndėrhyrjes dhe mbindėrtimit.

Partitė duhet tė kenė njė rol profetik. Duhet tė mbajnė fort timonin, qoftė edhe nė “bezdi” tė Qeverisė, nėse duam tė kalojmė nėpėr epoka lulėzimi dhe reshtjeje, nė pozitė dhe opozitė. Por gjithsesi, edhe pse tė perceptuara si kasta, partitė mbeten tė dobishme. Nevojitet kurajo t’i mbrosh ata qė militojnė vazhdimisht, madje dhe ti quash parti. Ėshtė e dobishme po kėshtu edhe rrjeta e organizimit tė cilin ato priren ta ndėrtojnė, por me kusht qė ky organizim tė mos prodhojė fatalisht oligarki me synim pozitė-shpėrdorues, por tė pėrcaktojė limitet, tė shmangė shpėrpjesėtimet dhe teprimet.
Ēdo parti, pėr t’u rritur, lipset tė dalė nga caqet; mirėpo partitė kanė njė gjeografi tė tyre dhe gjeografia nė vetvete ėshtė vendosja e njė caku, njė kufiri. Vetėm kėshtu do tė arrihet edhe njė profilizim i identitetit tė ēdo partie apo nė krijimin e njė identiteti tė caktuar jo vetėm cakėsor.
Vetėm kėshtu do tė largohet dhe rreziku qė Michels e quan tentacion totalitar, pėrveēse fatalizėm i athėt. Partitė e mbrojnė politikėn, jo nga cėnimi apo sulmi i antipolitikės (sepse nuk ėshtė ky rreziku), por nga ndėrhyrja e lobeve, nga interesat personale dhe veēanėrisht nga demagogėt. Ato janė tė ēmueshme me kusht qė tė bėhen njė forcė e madhe, ēka do tė thotė e ndėrgjegjshme pėr limitet e saj: kjo ėshtė sfida qė duhet ta ruajė ēdo parti nga vetvetja.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com