Albatlanta

Fearini, Buone per Berisha
Andrea Stefani
Jo pak politikanė apo diplomatė perėndimorė kanė mundur tė na dėshmojnė kėto vitet e fundit se kur ėshtė fjala pėr standardet, qoftė nė politikė apo nė tregti, Shqipėria bėn pėrjashtim. Meqenėse ėshtė njė shtet ende i prapambetur, nė Shqipėri mund tė zbatohen vetėm disa “standarde”, qė janė jashtė standardeve tė vėrteta, por qė janė tė mira pėr Shqipėrinė ose, sikundėr pėrflitet rėndom edhe nė publikun shqiptar, janė “buono per Albania”. Kėtė realpolitikė cinike, qė nė fakt nuk tė ēon shumė larg, e pamė tė shtjelluar mė tej edhe nga Franko Fratini, ministri i Jashtėm i Italisė qė sapo vizitoi Tiranėn. Krejt nė kundėrshtim me standardet e njė diplomacie tė vėrtetė europiane, Fratini e thelloi realpolitikėn cinike tė standardeve “buono per Albania”, duke u kujdesur tė deklaronte para gazetarėve shqiptarė vetėm ato gjėra qė ai i gjykonte se ishin “buono per Berisha” pra, tė pėlqyeshme pėr Kryeministrin shqiptar dhe pushtetin e tij. Duke bėrė njė gjė tė tillė, Fratini jo vetėm qė injoroi alarmet e opozitės politike shqiptare (njė diplomaci jo fort e mirė kjo) por ra nė kontradiktė edhe me ato qė po deklaron edhe vetė Parlamenti Europian (PE) pėr krizėn politike dhe pėrgjithėsisht gjendjen jo tė mirė tė punėve nė Shqipėri.

* * *

Qė njė pėrfaqėsues i partive tė djathta europiane tė vijė nė Tiranė dhe tė mbrojė nė mėnyrė edhe groteske Kryeministrin “e djathtė” shqiptar, kjo edhe gėlltitet. Edhe kur thotė broēkulla si ato qė kėputi para shqiptarėve, nė mitingun nga PD pėrmbyllės tė fushatės elektorale tė 2009-s, Wilfried Martens, president i Partisė Popullore Europiane. “Berisha ėshtė i vetmi lider qė mund t’i ēojė shqiptarėt nė Europė”, deklaroi atėherė Martens. Nuk ka pohim mė antidemokratik, mė antipluralist, mė monist dhe mesianik sesa ky. Nuk ka gjė mė tė gabuar t’i propagandosh njė populli qė sapo ka dalė nga vargonjtė e kulteve anti-institucionale tė liderit komunist, mendimin se ai mund tė pėrparojė dhe tė europianizohet jo nė sajė tė institucioneve tė pavarura, shtetit ligjor dhe tė gjitha avantazheve tė lirisė, por vetėm nė sajė tė udhėheqjes sė ndritur tė njė lideri tė vetėm. Ėshtė e gabuar, ėshtė e pavėrtetė por, megjithatė, nuk ėshtė njė gafė diplomatike. Nė fund tė fundit, pėrfaqėsuesi i njė partie thotė ca fjalė tė mira pėr njė lider tė njė partie qė ai e konsideron tė krahut tė tij. Por sikur nuk pėrqaset fort me standardet europiane tė politikės e diplomacisė, kur pėrfaqėsuesi i njė qeverie perėndimore, njė ministėr si Fratini, zbarkon nė Tiranė dhe nis e bėn propagandėn e qeverisė, duke injoruar tė gjitha ndjeshmėritė e njė opozite tė stėrmadhe, qė ndodhet nė protesta. Me standarde europiane, Fratinit nuk i lejohet tė diskriminojė ndjeshmėritė e opozitės italiane e jo mė ato tė opozitės sė njė shteti tjetėr. Shpalosja nga Fratini e njė fratelance aq tė hapur me qeverinė, jo vetėm qė nuk ėshtė diplomatike, por e ka shtyrė atė tė thotė edhe shumė tė pavėrteta. Njė e tillė ėshtė ajo lidhur me zgjedhjet si dhe krizėn politike nė Shqipėri. Fratini tha se “...zgjedhjet nė Shqipėri janė monitoruar nga njė komision ekspertėsh tė misionit tė OSBE-ODIHR, rezultatet e tė cilave janė gjykuar si absolutisht tė rregullta”. Nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė! Ky ėshtė njė pohim qė injoron edhe ato shqetėsime qė monitoruesit e huaj tė OSBE-ODIHR shfaqėn lidhur me zgjedhjet. Por Fratini injoron edhe shqetėsimet e Parlamentit Europian (PE) pėr kėtė problem. Nė tė njėjtėn ditė qė ministri italian shpaloste nė Tiranė deklarata qė ngazėllenin Berishėn, nė median shqiptare publikohej njė projektrezolutė e PE, ku shprehej shqetėsimi pėr parregullsitė e vėrejtura gjatė zgjedhjeve “nė veēanti pėr transparencėn e procesit, presionin dhe trembjen e votuesve, regjistrimin e zgjedhėsve dhe mbi monitorimin e numėrimit tė votave”. Ku janė kėtu “zgjedhjet absolutisht tė rregullta”? Kujt t’i japim tė drejtė? Apo mos duhet tė themi se shqetėsimi i PE ėshtė i ekzagjeruar dhe se pavarėsisht mangėsive, zgjedhjet ishin “bono per Albania”? Kemi frikė se njė qėndrim i tillė nuk lejon zbulimin e tė vėrtetave e tė hidhura qė po nuk u kuruan prodhojnė, sikundėr thoshte Rusoi, helme tė rrezikshme pėr organizmin e shtetit. Shqipėria e ka provuar njė herė nė vitin 1997, se nė ēfarė tragjedish tė ēon fshehja e tė vėrtetave, si ato mbi piramidat financiare, “begatia” e tė cilave u promovuan si “mrekulli ekonomike” edhe nga ca “ndėrkombėtarė”. Edhe atėherė ishte nė pushtet po ky Berishė qė po i shet (me ndihmėn edhe tė diplomatėve si Fratini) zgjedhjet e qershorit si mė tė mrekullueshmet.

* * *

Nė pėrpjekje pėr tė deklaruar sa mė shumė gjėra “bono per Berisha”, Fratini tha se Gjykata Kushtetuese “ka vendosur qė Parlamenti nuk mund tė numėrojė njė pėr njė votat...pra, nuk mund tė bėhet numėrimi individual i votave”. Ne e kuptojmė qė njė ministėr italian nuk mund tė ketė as kohė dhe as predispozitė qė tė informohet deri nė hollėsi teknike pėr punėrat e kokolepsura tė Shqipėrisė. Por kjo duhet ta bėjė atė, minimalisht, mė tė kujdesshėm pėr tė mos rėnė nė vulgarizime tė tilla si ai qė sapo sipėrcituam. Fratini nuk e di se ēfarė thuhet nė njė vendim prej rreth 20 faqesh tė Gjykatės Kushtetuese Shqiptare, ndaj dhe do ishte mė korrekte, qė tė mos bėhej zėdhėnės i Kryeministrit shqiptar pėr njė problem qė nuk e njeh. Kjo nuk ka si shihet me sy tė mirė jo vetėm nga lidershipi opozitar, por edhe njė elektorat shumė i gjerė nė Shqipėri, qė pret njė diplomaci tė standardeve europiane nga politikanė europianė, pavarėsisht krahut politik. Prandaj nuk ėshtė as njė diplomaci e mirė. Do tė donim qė njė ministėr i huaj (i kujtdo shteti) qė viziton Tiranėn, tė mos shfaqej si mik vetėm i qeverisė, aq mė pak vetėm i Kryeministrit tė radhės, por edhe mė gjerė, edhe si mik i opozitave pra, edhe si mik i Shqipėrisė.

* * *

Fratini bėri edhe njė tjetėr gabim. U pėrpoq tė kėshillonte opozitėn shqiptare nga pozitat e qeverisė shqiptare. Ai tha se forcat politike duhet tė kuptojnė se Shqipėria ndodhet nė njė moment vendimtar pėr tė ardhmen e saj europiane, ndaj kanė pėrgjegjėsinė qė tė mos fusin “...elementė tė krisjes apo thyerjes qė mund ta largojnė Shqipėrinė nga BE”. Po kush janė kėta qė fusin “elementė tė krisjes dhe thyerjes”. Duket se nė mendjen e Fratinit ėshtė opozita, tė cilėn, e porosit tė bashkėpunojė ngushtė me pozitėn nė Parlament. Por opozita shqiptare ka njė mendim krejt tjetėr. Ajo mendon se “krisja” qė na largon nga BE ėshtė pikėrisht kokėkrisja e Kryeministrit qė kėmbėngul tė mos i hapė rrugėn transparencės sė votimeve pa tė cilėn, nuk mund tė ketė as ndėshkim pėr vjedhjen kronike tė votave nė Shqipėri dhe as zgjedhje tė lira e tė ndershme. Dhe pa zgjedhje tė lira e tė ndershme, as mund tė mendohet qė njė shtet tė integrohet nė BE. Ndaj dhe opozita ka arritur nė pėrfundimin se do ishte njė qėndrim i papėrgjegjshėm tolerimi i vjedhjes dhe bashkėpunimi pėr reforma me njė qeveri qė ka frikė tė tregojė xhepat pra, qė nuk provon dot legjitimitetin e pushtetit tė vet. Sa pėr vendimet e gjykatave qė duhen respektuar, Fratini bėn sikur nuk e di, madje nuk ėshtė fare nė rezonancė as me projektrezolutėn e PE qė ngre pėrsėri shqetėsimin e njė pushteti gjyqėsor jo tė pavarur dhe nėn presionin e politikės. Dhe njė gjyqėsor i tillė ėshtė dukshėm “buono per Berisha” por aspak, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, “buono per Albania”!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com