Albatlanta

Arvanitasit, Ēamėria, Epiri i Veriut dhe gjėndja sot
Mėrgim Korēa
Fatkeqėsisht ritmet e pėrshpejtuara tė jetės, (sidomos mbas Luftės sė Dytė Botėrore, ku njerėzit i pėrfshiu paniku se sot jetojn’e gėzojnė tė lumtur ndėrsa nesėr mund t’i pėrfshijė me miljona brėnda ditės vdekja me krahėt e saj), nga dita nė ditė e kanė bėrė dhe vazhdojn’e bėjnė njeriun mė tė pangopur dhe tė etur t’a gėzojė ēdo ēast jete. Doemos nė vėndin tonė, periudha e gjatė e diktaturės sė egėr, e shpėrfytyroi edhe mė njeriun nga ana karakteriale duke e transformuar atė nė njė qėnje e cila tashmė nuk shikon se ku shkel pa lé kė edhe ēka nėpėrkėmb!

Gjatė kėsaj analize nuk i kam vėnė vetes detyrė t’a trajtoj amoralitetin e udhėheqėsve diktatorė komunistė tė cilėt i ēpėrfytyruan popujt e tyre nga ana karakteriale. Gjithashtu nuk kam asnjė synim t’a mėrzis lexuesin duke i shėrbyer nė tavolinė fakte sa tė panumurta e tė ngatėrruara historike. Qėllimi im ėshtė qė mbėshtetur fluturimthi nė njė rrjedhė historike faktesh, tė rikujtojmė se si erdhi dhe u tkurr Epiri Shqiptar, nisur nga interesat e fuqive tė mėdha, nė dėmin tonė. Nga ana tjetėr tė ballafaqohen bėmat e atij njeriu tė ashtuquajtur tė ri socialist krejtėsisht tė pa moral, me bėmat e patriotėve tė mirėfilltė qė u quajtėn tradhėtarė nga diktatorėt komunistė. E doemos edhe qėllimi i fundmė i kėsaj analize ėshtė tė bindemi se u duhet thėnė ndal veprimeve antikombėtare tė kėtyre pjellave hibride tė diktaturės komuniste e tė vazhdohet vepra e atyre patriotėve qė, pėr integritetin e Shqipėrisė me Kosovė edhe Ēamėri, morėn parasysh tė nėpėrkėmbej edhe vetė popullariteti i tyre personal!

Me kaq besoj se u pėrcaktua shtrirja si edhe caqet e kėsaj analize. Nė vazhdim, nuk kam se si tė mos e falėnderoj paraprakisht nga zemra lexuesin e veméndshėm tė kėtyre radhėve. Sė fundi, sė bashku me lexuesin, do t’a pėrshkojmė shkurtimisht hullķn’e ngjarjeve historike, do t’a shqyrtojmė gjėndjen bashkėkohore si edhe ... do tė mundohemi tė japim edhe pėrfundime se si duhet vepruar nė t’ardhmen mbėshtetur nė tė vėrtetat historike pėr t’i vendosur tė drejtat nė vėnd.

Shikim mbrapavėshtrues historik
Problemi kyē qė na intereson konkretisht pėr ēėshtjen ēame qė trajtojmė, ėshtė sqarimi i situatės sė periudhės kur filloi copėzimi i Perandorisė Osmane. Nuk do tė hyjmė nė diskutime akademike qė na fusin nė mjegullnajėn e historisė sė lashtėsķsė. Do t’i shmangim pyetjet retorike nė se ilirėt ishin trashėgimtarėt e pellazgėve tė lashtė e si pasojė nėse edhe vetė shqiptarėt janė trashėgimtarė tė tyre autoktonė nė Greqi apo jo. Gjithashtu kalimthi po i referohemi pohimeve mė tė reja si ai i mėsuesit tė pėrmėndur tė shkollės sė famėshme tė Jenosit, (e cila shkėlqeu pėrgjatė shek.XVI dhe XVII), Jenadhiosit, i cili kishte arritur nė pėrfundimin se “ ... Arvanitasit, ose albanėt, ose shqiptarėt, janė pėrfaqėsuesit mė autentikė tė Ilirisė pellazge ... “. Por, duke i u referuar sė shkuarės sė afėrt, tė cilėn drejtuesit e shtetit grek sot as qė e pėrfillin fare, duam tė theksojmė se heronjtė e kryengritjes kundėr pushtetit otoman qė u quajt Kryengritja Kombėtare Greke e viteve 1821 qė ēoi nė fitoren e pavarėsķsė Greqisė, ishin nė masėn 90 % arvanitas! Kėtė mė sė miri e vėrtetojnė dokumentat e nisura me 23 gusht 1821 nga pėrfaqėsuesi grek Ipsilanti aleatėve arvanitas muslimanė pėr kontributin e tyre nė fitoret e Revolucionit Grek duke i quajtur pasardhės tė heronjėve tanė paraardhės. E nuk kaluan veēse pak vite pastaj, dhe pasardhėsit e heronjėve paraardhės, veēse fill’u transformuan nė turkoshqiptarė, arvanitas e nofka pėrēmuese tė tjera.

Lidhur me heronjt’e 1821-sė kam njė dėshmi personale tė priftit katolik tė ritit bizantin, arbėreshit tė nderuar Antonio Bellushi. Ai i a ka pohuar vetė Baba Rexheb-it nė Teqénė e Tij kėtu nė Detroit, se kishte qėmtuar dhe gjetur 803 ngulime arvanitase nė Greqi dhe me atė rast na recitoi kėngėn, (tė botuar prej tij tek revista Lidhja qė i a dhuroi Babait), qė kėndohet nė Korint e cila thotė :
Kjo gjuha arbėrishte
Ėshtė gjuhė trimėrishte,
E flit Navarhoj Mjauli,
Boēari si dhe i gjith’Suli!


Heronjtė legjendarė tė Kryengritjes Kombėtare Greke nuk kanė qenė kush tjetėr por Mjaulėt, Xhavellėt, Boēarėt, Bubulinėt e Ndretė me gjithė Kanarėt me shokė, (list’e pafund) ! Kryengritjes greke dinamizmin dhe trimėrin’e pashoqe i a dhanė veē arvanitasit ! Por nuk kaluan shumė vite e grekėt vanė gjene nė fis, (danajt’e pabesė), dhe bėnė e vazhdojnė tė bėjnė ēmos, jo vetėm t’ua mohojnė arvanitasve qėnjen e tyre shqiptare por edhe t’ua ērrėnjosin me dhunė ēdo trashėgimķ arvanitase ! E nė kėtė drejtim hapi m’i rėndėsishėm ishte lufta qė i u bė gjuhės shqipe duke e dėnuar me ostracizėm shkollėn shqipe !
Pėrgjatė kėsaj vazhde interesant ėshtė edhe pohimi tjetėr qė na bėri Urata Antonio Bellusci, i cili na tregonte se tek po rrugėtonte mė kėmbė nė Greqi nga njera qendėr arvanitase tek njė tjetėr, takon rrugės njė kalimtar tė cilit i drejtohet me shqipen e tij arbėreshe dhe e pyet se sa larg ndodhej fshati “X”, vėndngulim arvanitas. Kalimtari i pėrgjigjet po shqip dhe i thotė se ai vetė ishte nga ai fshat dhe se e kishte kot urata qė kėrkonte ngulim fisesh shqiptare nė atė fshat sepse atje nuk kishte tė tillė. Sipas tij ata ishin tė gjithė grekėr e, duke murmuritur me vete, qe larguar. E prifti, tejet i mėrzitur, e ndiqte me lot hidhėrimi nė sy arvanitasin renegat ... tek i cili trysnķa greke e kishte arritur qėllimin e saj !

Rikujtojmė tashti ēastet kulmore qė nga shpallja e pavarėsisė greke, ku rolin themelor e luajtėn trimat arvanitas, e deri nė ditėt tona. Greqia pavarėsķnė nga Perandorķa Osmane e realizoi nė vitin 1829. Qė nga ajo ditė ajo veproi, zyrtarisht ndaj fuqive tė mėdha me dinakėrķ, kurse ndaj kombeve fqinje me pabesķnė karakteristike tė fiseve danaje e gjithashtu me dhun’edhe krime tė pashėmbullta duke zaptuar toka steré si edhe ishuj tė shumtė me pangopėsķn’e njė pėrbindėshi pėrgjatė gjysėm qindvjeēari. Por pikėsynimi obsesiv i saj ishte Epiri i cili me limanet, tokat si edhe kullotat e tij ishte shtylla kurrizore e shqiptarėve. Shqiptarėt mė pėrpara vdisnin se sa t’ua lėshonin grekėve Janinėn, Prevezėn, Artėn etj. Komitetet e Lidhjes Shqiptare kishin lėshuar kushtrimin nga mbledhja e tyre nė Konaqet e Abedin Pasha Dinos nė Prevezė, ku morėn vendimin tė mblidhnin njė ushtri prej 30.000 burrash e tė mos e lejonin kurrsesi shtrirjen e ushtrisė greke nė Epir. Gjatė muajve prill, maj e qershor 1879, dėrgata shqiptare kontaktuan nė kryeqytetet kryesore europiane qeveritarėt vendas dhe u dorėzonin memorandume pėr t’ua bėrė tė qartė palėkundėshmėrin’e shqiptarėve pėr t’u dalė zot tė drejtave tė tyre. De Rada nė krye tė arbėreshėve, nga ana tjetėr, punonte me ndjenjė tė lartė kombėtare me diplomacķnė italiane. Por doemos, veē interesave grabitqare greke, nė fushėn e lojės diplomatike rėndėsi tė madhe kishin interesat e fuqive tė mėdha tė cilat nga njera anė donin dobėsimin deri nė shkatėrrim tė Perandorisė Osmane por, nga ana tjetėr, kėrkonin tė ruanin ndikime sa mė tė fuqishme tė shteteve tė tyre nė fushėn e shahut tė Europės Qėndrore e Jug – Lindore.

Nė vazhdim po i paraqis lexuesit, si nė kaleidoskop, pohime e qėndrime sa tė pahijėshme por edhe po aq kuptimplote se si fuqit’e mėdha kanė luajtur me fatet e kombeve, ku ne po trajtojmė sot problemin Ēamėrķ.

Imoraliteti politik ndaj Ēamėrisė

Do tė duken tejet kundėr-thėnėse pohimet ose pozicionimet e Bismarck-ut tė gjithėfuqishėm, por faktet janė kokėforta. Ishte ai qė si mjeshtėr aleancash si edhe kundėr–aleancash qė e mbanin, mori pėrsipėr barrėn e ndėrmjetėsit suprem mes fuqive tė mėdha si Anglia dhe Austro – Hungaria nga njera anė dhe Rusia e Franca, nga ana tjetėr. Kėshtu mė 15 janar 1877 Bismarck-u e pranoi nė parim krijimin e shtetit shqiptar tė pavarur. Kurse nė verėn e po atij viti, (vetėm gjashtė muaj mė vonė), gjatė luftės ruso – turke, Bismarck-u si edhe ministri i Punėve tė Jashtėme anglez Derby, i propozuan Francesco Crispi-t qė Italia t’a pushtonte Shqipėrinė, (kini parasysh katėr vilajetet e Shqipėrisė, tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės), nė qoftė se Austro – Hungaria do tė qe nė gjėndje t’a merrte Bosnjen. Mirėpo Crispi, farkėtuesi i bashkimit tė Italisė, nuk e pranoi kėtė ofertė, (nė kurrizin e shqiptarėve). Arėsyet ishin dy : nga njera anė, mbase gjaku i tij me prejardhje shqiptare, nuk ia lejonte kėtė tradhėtķ e nga ana tjetėr ai nuk donte telashe eventuale as me Austro – Hungarinė.
Vinin e iknin kryeministra si edhe ministra Punėsh tė Jashtėme nė Angli edhe Francė, si Lordi Beaconsfield e pas tij Lordi Gladston, ose Grandvill-i me gjithė Waddingtonin, herė mė liberalė e herė mė konservatorė, e po ashtu i ndėrronte pozicionimet e tija ndaj shqiptarėve edhe i plotfuqishmi Bismarck! Nė mesin e qershorit tė vitit 1880 Konferenca e Ambasadorėve vendos qė t’i jepej Greqisė gjysma e Ēamėrisė e tė mbyllej problemi. Greqia po fluturonte nga gėzimi. Edhe Bismarck-u nuk e kundėrshtoi. Mirėpo nė atė kohė ministėr i Punėve tė Jashtėme tė Perandorisė Osmane qe emėruar Abedin Pasha Dinua (patrioti i madh ēam) e kėshtu me kėmbėnguljen e tij u hodh poshtė ky propozim. Po Greqia ē’bėnte gjatė kėsaj kohe ? Jepte e merrte me dinakėrķ me ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha. Erdhi kėshtu edhe shkurti i vitit 1881. Bismarck-u, gjykatėsi suprem, hedh idenė qė Greqisė tė mos i jepej Epiri por nė vėndin e tij ajo tė merrte ishullin e Kretės ! Mbeti disa muaj pezull ky propozim e veē kur me 24 maj 1881 u vendos qė Greqisė t’i jepej nė Epir vetėm qyteti i Artės me gjithė rrethe. E sė rishmi Bismarck-u e miratoi kėtė variant.

Nga ky shikim e rikujtim krejtėsisht fluturimthi se si janė zhvilluar kongrese, mbledhje ambasadorėsh, e gjithashtu edhe konferenca ndėrkombė–tare ku ėshtė luajtur me fatet e Ēamėrisė si edhe tė popullit ēam autokton, marr lejen tė nxjerr njė pėrfundim :
Ligjet e kėtyre fuqive tė mėdha i a kanė prerė dorėn hajdutit qė vidhte njė dele pėr t’ua siguruar ushqimin fėmijėve tė tij. Po t’u a hiqje madhėshtķnė atyre kongreseve e konferencave, a nuk u duheshin prerė kokat atyre qė i a jepnin tė drejtėn e mė tė fortit vetes tyre tė grabisnin territore tė tėra ?
U pėrqėndrova rreth kėtyre fakteve sa kuptimplote e po aq edhe tė pahijėshme, (qė t’i shmangem njė fjalori banal), pėr t’i rikujtuar lexuesit se si Fuqit’e Mėdha asnjė herė dhe pėr asnjė ēast nuk kanė menduar pėr interesat kombėtare tė kombeve tė tjera. Jo zotėrinj. Gjithsecila fuqi e madhe veē interesat e veta ka shikuar edhe mbrojtur ! E kjo ėshtė brazda pėrgjatė sė cilės vazhdon e zhvillohet historia si edhe trajtohen interesat e kombeve ! Para se tė vazhdoj mė poshtė dua tė nėnvizoj njė moment i cili duhet mbajtur mirė parasysh nga e kaluara historike : Askush nuk t’i mbron interesat e tua po nuk u pėrputhėn ato edhe me tė tijat. A jemi tė zotė t’i ēfrytėzojmė rastet? (Duhet mbajtur mirė parasysh rasti i Kosovės). Gomarin nga balta e nxjerr vetėm i zoti, (pavarėsisht se me ndihmėn e tė tjerėve)!
Pėrgjatė kėsaj linje arėsyetimi do tė sjell njė shėmbull shumė kuptimplotė i cili nuk ka nevojė pėr asnjė koment. Simbas studjuesit me famė botėrore Franz Bop, gjeneralit francez Xhentili, Napoleon Buonaparti i dėrgoi njė letėr ku theksonte : “... Ėshtė nė interesin e Republikės qė Ali Pasha Tepelena t’i mundė tė gjithė rivalėt e tij qė tė bėhet i aftė t’i shėrbejė Republikės ...” I mbėshtetur nė gjithė faktet si edhe dokumentat e studjuara tė asaj kohe, historiani Edwin Jacques pastaj nxjerr pėrfundimin : ... Lojėn e dinakėrisė Ali Pashai e dinte fort mirė. Nė marrėdhėnjet e tij me Francėn ai nuk synonte t’i bėnte shėrbime Republikės Franceze, por qė kjo e fundit t’i shėrbente atij.

E tashti, nė vazhdėn e gjithė kėtyre vendime – ēvendimeve, herė pro e herė kundra interesave tona kombėtare, vjen edhe ... Konferenca e Londrės e Ambasadorėve qė e njohu mė 29 korrik 1913 Shqipėrinė Shtet Sovran. Mirėpo qeverisjen e shtetit i a njohėn njė princi tė caktuar nga Fuqit’e Mėdha si edhe njė Komisjoni Ndėrkombėtar me gjashtė anėtarė, (nga njė prej ēdo fuqije tė madhe si edhe njė shqiptari). Kėtė e vendosėn fuqķtė europiane. Kurse Ministri Amerikan nė Greqi, Williams, i cili pėrfaqėsonte njė fuqķ tė madhe tė painteresuar nė pazarllėqet e europianėve, qe shprehur lidhur me kėtė zgjidhje : ...njė mrekullķ e paaftėsisė ... njė skemė absolutisht e papajtueshme ... njė lėmsh gjėrash tė paqėndrueshme! E gjatė muajit gusht 1913 Konferenca e Ambasadorėve ngriti njė Komisjon Ndėrkombėtar pėr kufijtė. Djallėzķa greke kishte arritur t’a pėrpunonte aq shumė opinionin e ligjėbėrėsve europianė, sa qė atyre u a kishte mbushur mėndjen se ē’ishte popullatė orthodhokse ishte greke kurse ajo muslimane ishte shqiptare. Mirėpo pjestari austriak i komisjonit, zoti Bilinski, nuk qe i bindur pėr kėtė punė dhe i ftoi kolegėt e tij tė bėnin njė vizitė nė njė shkollė greke nė Korēė. Nė oborrin e shkollės ai hodhi njė grusht me monedha e fėmijėt grekė harruan tė flisnin greqisht dhe pėr t’i kapur monedhat flisnin e bėrtisnin shqip, nė gjuhėn e tyre vėrtet amtare! Edhe nė shkollėn e Ersekės pėrfaqėsuesi austriak Bilinski pėrdori tė njejtin kurth ndaj fėmijėve grekė, dhe rezultati qe po ai i shkollės korēare ! Mirėpo sondazhet e dora dorės bindjet e komisjonit as i merrte kush parasysh. Vendimi lidhur me kufijt’e Shqipėrisė u zgjat dhe u bė tėrkuzė sepse meazalla se binin n’ujdķ pėrfaqėsuesit e Austrisė e tė Italisė nga njera anė si edhe ata tė Francės edhe Rusisė, nga ana tjetėr. E kėshtu frenat e ndėrmjetėsķsė i mori nė dorė ministri i Punėve tė Jashtėme Britanike Sir Eduard Grey i cili ndikoi qė kufiri shqiptar i jugut tė caktohej nė zyrat e Institutit Gjeografik tė Firences !(?) Rezultati ? Me 17 dhjetor 1913 nėnėshkruhet protokolli i ashtuquajtur i Firences ku gjysma e territoreve tė banuara nga shqiptarė autoktonė tė mirėfilltė mbeti jashtė kufinjėve tė Shtetit Shqiptar ! Ē’paturpėsķ ! I u la Greqisė e gjithė Ēamėria me qytetet e saja Filati, Paramithķa, Margėllėēi, Parga, Gumenica e Preveza qė banoheshin 100 % nga shqiptarė muslimanė ku edhe orthodhoksėt i ruanin tė pastra ndjenjat kombėtare ! Pa le Janina e cila kishte qenė qėndra e Toskėrisė nė tė gjitha kohėt ! Ai vendim i padrejtė ishte pėr tė uluritur tek dihej mirėfilli se Kosturi dhe Nestrami, pėrgjatė Mesjetės, kishin qenė pjesė e principatės sė Muzakajve ! O Zot ē’padrejtėsķ !

Kėto tė dhėna historike lidhur me shkėputjen e Ēamėrisė si truall i populluar nė masėn 98 % nga shqiptarė pastėrsisht autoktonė dhe aneksimi i saj Greqisė, u qėmtuan vetėm maja – maja qė lexuesi i kėtyre radhėve sa tė krijojė iden’e pėrgjithėshme tė kėsaj padrejtėsķe tė skajėshme. Me kėtė rast i lutem lexuesit tė ndjekė me vėmėndje edhe njė dokument qė do t’i paraqis ku del nė pah se si Shqipėrinė e sakrifikuan dhe e viktimizuan me gjak tė ftohtė Fuqit’e Mėdha vetėm qė tė ruanin interesat si edhe drejtpeshimin ndėrmjet tyre.
Mė 12 gusht tė vitit 1913 nė Dhomėn e Komuneve londineze i u bė njė interpelancė ministrit tė Punėve tė Jashtėme tė Britanisė sė Madhe, Sir Edward Grey-t. Ja edhe fjalėt e tija :
“ Jam i bindur se, kur tė dihen tė gjitha, ky vendim do tė kritikohet me tė drejtė nga shumė anė, prej ēdo njeriu qė e njeh vėndin dhe qė e shikon ēėshtjen vetėm nga pikėpamja e popullsisė sė tij. Por duhet tė kemi parasysh se, nė bisedimet rreth kufijve tė Shqipėrisė, qėllimi kryesor ishte qė tė mos hapej konflikt midis Fuqive tė Mėdha. Prandaj, nėqoftėse marrėveshja mbi Shqipėrinė u arrit duke mbajtur harmoninė ndėrmjet Fuqive tė Mėdha, mund tė themi se ka qenė njė sukses i plotė pėr interesin jetėsor tė paqės n’Europė.”
Me kėtė ēfajėsim moral Sir Edward Grey mendoi se kreu njė mision sa tė vėshtirė e gjith’aq edhe delikat lidhur me shuarje tensionesh politike n’atė pjesė tė Europės tė quajtur Gadishulli Ballkanik. Mirėpo ē’la mbrapa ai ndėrmjetėsim politik sa i padrejt’e gjith’aq edhe kriminal ndaj kombit shqiptar, nuk qe krijim barazpeshe qoft’edhe artificiale. Ajo padrejtėsķ e ushtruar me tė drejtėn e mė tė fortit, i sendėrtoi premisat qė Gadishulli Ballkanik tė transfor-mohej nė njė fuēķ baruti. Nga ana tjetėr pėrkėdhelja qė i u bė sedrės sė sėmurė greke tė etur pėr lavdķn’e humbur tė dikurėshme, qe edhe preludi i njė vazhde dhune, krimesh edhe gjaku tė derdhur pafund ku mijėrat e fantazmave tė viktimave fėmijė, pleq, gra edhe burra shqiptarė do t’a kenė ndjekur dhe vazhdojn’edhe e ndjekin si mallkim shpirtin e arkitektit tė asaj skėterre tokėsore, Sir Edward Grey-n, edhe nė jetėn’e pėrtejme !
Grekėt nė vazhdėn e rrugės sė krimeve – I a dhanė Greqisė ishujt e detit Egjé e ata nuk u kėnaqėn. Ia dhanė edhe Ēamėrinė me 50.000 banorė etnikė shqiptarė e sė rishmi grekėt donin mė shumė. I a aneksuan gjithashtu edhe Vilajetin e Janinės me gjithė 500.000 banorėt e saj ku vetėm 100.000 ishin greqishtfolės (ndonėse edhe ata me ndjenja shqiptare), me njė fjalė gjith’atė qė grekėt artificialisht e kishin emėrtuar Epiri i Jugut simbas Megalidhesė (idesė madhėshtisė greke) e prap danajt, ēakenjt’e Ballkanit, ishin tė pakėnaqur nga Fuqit’e Mėdha : e donin ata Epirin tė tėrė, Korēėn e Gjirokastrėn pa lėnė jashtė as Vlorėn !(?) Nuk kishin faj grekėt se ata mirėfilli e dinin se rrallė, shumė rrallė e drejta pajtohet me politikėn! Pikėrisht nga ky kėnd vėshtrimi ata e kėrkonin edhe Vlorėn si pjesė t’Epirit Veriut, ndonėse ajo kafshatė ishin tė bindur qė pėr barazpeshė nė mes Fuqive tė Mėdha, dihej se i ishte lėnė Italisė. E ē’taktikė ndoqėn atėhere grekėt ? Zyrtarisht kryeministri Venizellos shpalli tėrheqjen e trupave greke e pėr kėtė veprim e vuri nė dijeni edhe Konferencėn e Ambasadorėve. Kėsisoji edhe ministri i Punėve tė Jashtėme Anglez, Sir E.Grey shfaqi konsideratėn e tij. Por nga ana tjetėr ushtarėt grekė, duke i hequr shėnjat dalluese tė uniformės tyre u bashkuan edhe me bandat e terroristėve grekė tė liruar nga burgu i Kretės qėllimisht e tė maskuar si “Detashmente tė Krishtera”, nė tė gjithė zonėn e Korēės e Gjirokastrės veē zjarr, dhunė edhe krime nga mė tė pashėmbulltit pėrdorėn ata. E tmerruan popullsinė shqiptare ! Qindra fshatra dogjėn (pėr tė qenė tė saktė, 314 ishin ata). Mijėra qenė viktimat burra, gra, pleq e fėmijė ! Po sjell kėtu tekstin autentik se ē’tha nė Dhomėn e Lordėve tė Londrės Markezi i Lansdowne lidhur me kasaphanėn qė po bėnin grekėt ndaj shqiptarėve :
“Ėsht’e pamundur tė egzagjerohen mizoritė qė po kryejnė bandat greke nė Shqipėrin’e Jugut. Kėto banda pėrbėhen nga ushtarė grekė tė lėnė mbrapa mbasi ushtria greke zyrtarisht u largua nga ato vise. Ata nuk i kanė ndėrruar as uniformat por vetėm i kanė shqepur spaletat si edhe ēdo shėnjė identifikimi ... Shqiptarėt po i vrasin me duart’e tyre grat’edhe fėmijėt qė tė mos i lenė tė bijen nė duart’e grekėve ... Grekėt kanė shkatėrruar fshat mbas fshati qė tė mbulojnė gjurmėt e mizorķsė tyre!” E ftoj lexuesin mos tė mėrzitet tek i paraqis, ndonėse shumė fluturimthi, dokumenta autentike tė asaj kohe.

Para Dhomės Komuneve koloneli Aubrey Herbert bėri denoncimin: “Unė e akuzoj Qeverinė Greke si nxitėse tė veprimeve qė sollėn kėto mjerime. Dyert e burgut tė Janinės nuk mund tė ēeleshin aksidentalisht. Kush tjetėr veē qeverisė i armatosi kriminelėt qė dolėn s’andejmi ? Kush i nxiti andartėt e Kretės tė shkojnė posht’e pėrpjetė duke vrar’e duke prerė ? Prap Qeveria Greke. Kush ka bėrė pėr vite me radhė njė propagandė gjithė vrer ? Qeveria Greke ...”
E mbasi tė gjitha kėto tė vėrteta tė pėrbindėshme u sollėn nė sipėrfaqe nga personalitete tė huaja, si reagoi i caktuari si arbitėr dhe ndėrmjetės suprem, Sir Edward Grey ? Nga dokumenta tė kohės rezulton se ai tha :
“Duhet patur parasysh se kasapi i shqiptarėve koloneli Dulis, ėshtė pėrjashtuar nga lista e oficerėve tė ushtrisė greke, si pasojė qeveria nuk mund tė quhet pėrgjegjėse pėr veprimet e tij.”

Dhe mllefi ynė nuk ka se si tė ketė kufij tek lexojmė se si ky diplomat i shquar i Britanisė Madhe, i cili duhej t’ishte indinjuar nė kulm nga ē’dėgjoi rreth krimeve greke nė Dhomat e Lordėve si edhe tė Komuneve, tregon se si i ishte drejtuar shumė ashpėr, sipas tij, kryeministrit zotit Venizellos : “ Informatat mbi ngjarjet e Shqipėrisė sė Jugut qė mė janė dukur si tė besueshme, i a kam transmetuar Qeverisė Greke. Gjithashtu i kam vėnė nė dukje zotit Venizellos, se ai vetė jam i bindur se dėshiron sinqerisht qė kėto punė tė mos ngjasin, por me qė janė kryer nga grekė sado tė papėrgjegjėshėm, efekti i tyre nė opinionin e jashtėm nuk ka se si tė jetė i favorshėm.”
Besoj se ngjall kureshtje tė mėsohet se cili ishte qėndrimi aspak diplomatik i Venizellosit nė Parlamentin e Athinės tek shprehej gjithė krenarķ :
“Vetėm njė gabim kolosal edhe trashanik do tė shkakėtonte shkėputjen e Epirit tė Veriut prej Greqisė, tashti e tutje!”

Nuk mė mbetet se ē’tė shtoj veēse t’i rikujtoj lexuesit se pėrgjatė kohės qė diplomacķa europiane merrej me vendime e kundėrvendime si edhe me telegrame diplomatike, pirgjet e kufomave si edhe gėrmadhat e banesave ishin provat e gjalla se si e kishin katandisur grekėt, t’ashtuqujturin tė tyrin, Epir tė Veriut ! Dhuna e tmerrėshme si edhe shpėrnguljet masive nga Ēamėria me gjithė Vilajetin e Janinės e gjithashtu edhe krimet e djegiet e pėrbindėshme nė zonat e Korēės edhe Gjirokastrės, provonin dukshėm dhe pagabueshėm se ato krahina sa tė gjera dhe tė populluara vetėm nga shqiptarė, ēdo gjė mund t’ishin, por jo territore greke !

Strategjia e re greke dhe aktiviteti i patriotėve tanė – Kongresi i Berlinit i 1878-ės qe pikėnisja nga ku Greqia filloi zyrtarisht edhe me kėmbėngulje tė kėrkonte aneksimin e krahinave qė ajo i quajti Epiri grek. Mbasi territorialisht ajo xhvati aq sa deshi, me pėrjashtimin e Korēės dhe tė Gjirokastrės krahina tė cilat i bėri tokė tė djegur, i u kthye tashti taktikės sė re, t’a spastronte edhe Greqinė nga shqiptarėt. Nuk ishin pak por bėhej fjalė pėr dhjetra e dhjetra mijėra muslimanė kryesisht tė Ēamėrisė qė ajo, e marrė vesh me Turqinė, donte t’i niste tė popullonin tokat e Anadollit e qė andej tė merrte greko – orthodhoksėt e t’i sillte nė pronat ēame. Bisedimet u zhvilluan me 14 maj 1914 nė mes ambasadorit turk nė Athinė Galip Beut si edhe kryeministrit grek Venizellosit. Kurse me elementin shqiptar tė besimit orthodhoks grekėt e kishin bindjen se do t’a asimilonin me anėn e fesė si edhe tė shkollave greke. Lidhur me kėtė masat ishin marrė me kohė. Nė shkollat e orthodhoksėve tė gjitha lėndėt zhvilloheshin nė gjuhėn greke. Tekstet e historisė si edhe tė letėrsisė ishin tė pėrshkuar nga njė urrejtje e skajėshme kundra muslimanėve. Djallėzķa greke nuk njihte kufinj. Nė Kushtetutėn e vitit 1911 Parlamenti Grek kishte parashikuar nė pikėn 17 reformėn agrare tė shoqėruar edhe me njė serķ aktesh nėnligjore. Qėllimi i fundmė i reformės agrare ishte tė goditeshin si pronarėt e mėdhenj e gjithashtu edhe tė mesmit e deri tek tė vegjėlit ēamė ! Me kėto akte nėnligjiore grekėt i paralizuan pronarėt ēamė duke u a ngrirė pronat dhe ēifliqet nė dorė, (Roberto Morozzo della Rocca – Kombėsķa dhe feja nė Shqipėri, 1920-1944). Dy aktet nėnligjore qė morėn fuqķ e qė paraqisnin poshtėrsķn’e skajėshme greke pėr t’i ēpronėsuar shqiptarėt ishin ai me tė cilin u ndalohej shitja e tokės dhe qė u quajt me emėrin apollotriosis (tjetėrsim), si edhe ai me tė cilin u konfiskohej toka dhe qė u quajt enigoistasis, (“Drita”, Gjirokastėr – 28 nėntor 1923 si edhe H.Isufi-Politika greke pėr dėbimin e popullsisė ēame). Tė lidhura kėto masa edhe me terrorin e egėr tė ushtruar nga bandat e hierolitėve ndaj pronarėve ēamė, praktikisht popullata ēame nuk i shihte mė vetes rrugėdalje jete nė Greqi veē tė ikte nė Anadollin e largėt ose tė strehohej nė Atdheun Mėmė, nė Shqipėri.
Janė tė panumėrt dokumentat si edhe korrespondenca e patriotėve shqiptarė ku u denoncoheshin Lidhjes sė Kombeve, Konferencave tė ndryshėme ndėrkombėtare si edhe qeverive tė Fuqive tė Mėdha veprimet antiligjore dhe kriminale tė qeverisė greke, por tė gjitha binin, pak a shumė, nė vesh tė shurdhėr.

Sa pėr tė treguar se cila ishte fryma e atyre viteve rreth problemit ēam qė konsiderohej se mund tė zgjidhej nė rrugėn e sė drejtės, po citojmė njė dokument tipik tė asaj kohe (nxjerrė nga dokumentat e AQSH “Dokumente pėr Ēamėrinė 1912 – 1939”) ku me datėn 3 dhjetor 1922 z.Mehmet Konica, mbasi ka kontaktuar, (simbas udhėzimeve tė ministrit tė Punėve tė Jashtėme z.Pandeli Evangjeli), deputetėt e Parlamentit Anglez duke u kėrkuar ndihmė pėr zgjidhjen e problemit ēam vė nė dijeni, duke i dėrguar njė kablogram, edhe gazetėn Associated Press tė New Yorkut. Me njė fjalė patriotėt shqiptarė bėnin pėrpjekje tė mėdha tė sensibilizohej problemi ēam nė gjithė opinionin botėror tė asaj kohe. Zoti Ali Kėlcyra, i paraqet Kėshillit Kombėtar tė Parlamentit Shqiptar me 18 dhjetor 1922 nė mbledhjen e tij tė 98-tė, (simbas “Dokumente pėr Ēamėrinė 1912-1939 tė AQSH), njė kėrkesė tė prerė qė me Greqinė, pavarėsisht nga diplomacia teorike e fqinjėsisė sė mirė, tė protestohej rreptė lidhur me vuajtjet qė u shkakėtohen si edhe shtėrngesat qė u bėhen vėllezėrve ēamė nė tokat e tyre nė Greqi. Kurse Bahri Omari, i kėrkon Kryesisė sė Parlamentit (po aty nė dokumentat e AQSH), t’u dėrgohen telegrame gjithė parlamenteve tė botės e doemos pėrfshirė edhe atė grek, qė tė ndalohen menjėherė pėrndjekjet ndaj popullsisė ēame autoktone nė viset e saja ! Gjatė viteve 1923–1925 u dėbuan nga Ēamėria 30.400 ēamėr tė besimit musliman, si edhe 30.000 shqiptarė muslimanė tė tjerė nga krahina e Janinės si edhe nga Kosturi, Follorina si edhe Grebenéja !

Po tė studjohen dokumentet nxjerrė dhe botuar nga fondi i AQSH “Dokumente pėr Ēamėrinė 1912-1939”, ka njė morķ syresh ku z.Mithat Frashėri herė si Ambasador i Shqipėrisė nė Athinė ose si i dėrguar i Qeverisė Shqiptare nė Asamblenė e IV-tė tė Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė, i drejtohet z.Erik Drummond sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, me kėrkesa tė fuqishme lidhur me shkeljen e tė drejtave tė ēamėve qė Qeveria Greke i kishte katandisur nė gjėndje tė mjerueshme.
Mes morķsė sė dokumentave tė AQSH qėmtojmė V.1923, D.203, f.47 ku Prefekti i Gjirokastrės, z.Kolė Tromara, tėrheq vėmėndjen se si Qeveria Greke mbas dhunės e terrorit tė egėr ndaj popullsisė muslimane ēame, ka filluar e pėrdor dinakėrķn’e saj duke u munduar t’i bindė ēamėt tė shkojnė nė Anadollin Turk. Pėr kėtė ai bashkangjit shumė dokumenta me dėshmķ shkruar nga ēamė atdhetarė qė i denonconin z.Kolė Tromara veprimet e palės greke.
Sa pėr njė kujtesė lexuesit, autorėt e kėtyre dokumentave qė qėmtuam e sollėm si shėmbuj pėrpjekjesh tė skajėshme tė kėtyre patriotėve shqiptarė qė ēėshtjen ēame e kishin pėr zemėr po aq sa edhe ēėshtjen kosovare se u dhimbsej Shqipėria e pėr tė do t’a jepnin jetėn e tyre pa njė e pa dy, pjesa mė e madhe e tyre u dėnuan me vdekje si tradhėtarė, kush nė mungesė e kush edhe u pushkatua nga diktatura komuniste ! Mėsime pėr t’u nxjerrė nga historia

Pavarėsisht se nė mėnyrė shumė skematike, por mendoj se paraqitja e gjėndjes sė trojeve si edhe ngulimeve tė popullatės autoktone shqiptare nė atė qė sot quhet hinterlandi grek, (thellėsķ e territorit tė sotėm tė Greqisė), i a kanė rikujtuar lexuesit atė pjesė historie e cila vazhdon dhe ėshtė njė plag’e hapur e kombit tonė!
Nga ana tjetėr duhet tė jetė bindur lexuesi se nė kuadrin e politikave ndėrshtetėrore nuk ekziston e drejta virtuale, por vetėm interesat herė tė ngushta e herė me qitje mė tė largėt tė shteteve mė tė fuqishėm ! Kur interesat e tyre pėrputheshin me tonat, na dukej sikur po na i pėrkrahnin tė drejtata tona legjitime. Sapo interesat tona fillonin e binin sadopak ndesh me interesat e tyre, sado anėsore qė tė ishin ato, ata e harronin drejtėsķnė dhe fillonin i shikonin problemet nėpėrmjet syzeve tė interesave tė tyre. Ky kuadėr lexohet qartas nga e kaluara jo shum’e largėt e mesit tė shekullit tė XIX-tė e pastaj nė vazhdim pėrgjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX-tė dhe e ndriēon plotėsisht vetė periudha gati gjysmėshekullore e diktaturės komuniste. Enver Hoxha, veē qė tė ishte numuri njė i vėndit tonė, fillimisht i harroi premtimet jugosllave mbi plebishitin kosovar tė mbasluftės e nė vazhdim pranoi edhe tė pabėrėn, qė Jugosllavia tė na gėlltiste si republikė tė VII-tė tė sajėn, (ku AQSH ėshtė plot me dokumentat pėrkatėse). Kjo periudhė pėrkon me dhunėn e egėr si edhe pushkatimet nė masė tė atdhetarėve intelektualė tė shquar si edhe klerikėve. Nė vazhdim Shqipėria u bė vasale e B.S. e porsa ky i fundit kėrkoi pėrtėritje n’udhėheqje, val’e re pushkatimesh, kėtė herė nga radhėt e bashkėpunėtorėve ushtarakė e kolegėve mė tė afėrt tė diktatorit. Vijuam, pėrgjatė viteve, duke u vėllazėruar me Kinėn. Na pėrdori Kina si zėdhėnėsin lehės tė saj nė OKB pėr aq kohė sa i u nevojitėm dhe na sakrifikoi si leckė kur aleancat perspektive tė sajat ranė ndesh me interesin personal tė diktatorit E.Hoxha. E sė rishmi valė pushkatimesh nė Shqipėri, kėtė herė nga radhėt e specialistėve qė po e sabotonin ekonominė.

Po me problemin ēam si u ballafaqua diktatori shqiptar ? Pėr tė nuk kish se si tė ekzistonte ai problem, derisa pėr t’i marrė me tė mirė fqinjėt jugorė an’e kėnd fshatrave minoritare lejoi hapjen e shkollave greke. Po nuk mjaftoi kjo, edhe Llajko Vima (Zėri i Popullit) botohej pėr ta nė greqisht. E tė mbetej me kaq, hallall mund tė thosh ndokush. Solidariteti fqinjėmirė shkoi deri atje sa qė minoritare e kishim edhe zv/kryetaren e Presidiumit tė Kuvėndit Popullor, shoqen Vitorķ Ēurri, pa le edhe zv/kryetar i Gjykatės sė Lartė u pa e arėsyseshme tė emėrohej i nderuari Sofokli Krongo !(?)
Pėrgjatė kėsaj brazde analiza e veprimeve tė politikanėve tė mėdhenj tė Fuqive tė Mėdha ndaj Shqipėrisė, ēonte ujė vetėm nė mullirin e tyre. Gjithashtu edhe politika e vetė diktatorit tė Shqipėrisė me gjithė lakejtė qė e rrethonin duke u mbyllur nė guackėn e tyre veē tė kishin pushtet mbi popullin, (pa interesat e kombit nuk kishin asnjė rėndėsi), ishte vėnja e interesit tė ngushtė personal pėrmbi interesat kombėtare.

Tashti e ngushtojmė rrethin dhe vijmė konkretisht nė ditėt tona. Vėndi ynė doli papritmas nga rrethi i ēelnikt’i izolimit ku e kishte futur diktatura e kuqe. Ėsht’e qartė se nga njera anė mungonin drejtuesit e gjithashtu atyre vetė, tė improvizuar drejtues ... u mungonte pėrvoja. Vėrshuan nga jashtė konsulentė e mashtrues, sipėrmarrės si edhe shkatėrrues, financierė edhe grabitės. Kėsisoji demokracia e brishtė shqiptare po mundohej t’a merrte revanin e saj mes pengesash tė panumurta. Interesi personal i nėpėrkėmbur pėr gjysėm shekulli, tek tė ndershmit e frenonte veten nga normat e moralit, (aty ku ato ishin ruajtur si atavizma). Ndryshe ngjiste me tė paskrupulltit. Ata Zot e kishin paranė e moralin as nuk dinin se ku e kishte folenė. Kėsisoji e nė ato kushte, ėsht’e qartė se do tė lulėzonin edhe elementėt vėndas tė cilėt nuk stepeshin t’i shisnin edhe grat’e tyre veē pėr pushtet ! Kush doli mbi sipėrfaqe n’atė ujė tė turbulluar qė ishte Shqipėria ? Ata elementė qė deri dje ishin simboli i njeriut tė ri socialist : pjellat e deformuara tė regjimit tė pėrmbysur qė nuk shikonin as se ku edhe mbi kė shkelnin! Kėta e krijuan situatėn e 1997-ės. Kėta ishin ata qė me premtimin e kthimit kreditorėve tė parave tė piramidave, me t’a marrė pushtetin, lumenjt’e parasė likuide tė firmave piramidale i kanalizuan drejtė bankave greke qė mbas 1997-ės mbinė si kėpurdhat mbas shiut nė Shqipėri !

Por edhe radiot greke, shumė tė interesuara se ē’bėhej nė Shqipėri, pėr ēdo natė tkurrjen e pushtetit qeveritar drejtė Tiranės e njoftonin bujshėm ... u ēlirua Gjirokastra ... u ēlirua Tepelena ... u ēlirua edhe Vlora ... e kjo jepej me haré tė madhe fillė nė vazhdim tė krimit tė egėr qė u bė ndaj atyre oficerėve tė rinj tė SHIK-ut Lekės edhe Besnikut qė nuk qėlluan me armė ... dhe u masakruan nė mėnyrė barbare ! Pa le paratė qė u shpėrndau Greqia keqbėrėsve qė filluan e dogjėn shkolla si edhe shkatėrruan banka gjatė asaj periudhe ēmėndurķe masive ! Kur kasta e re e drejtuesve tė sotėm tė Shqipėrisė erdhi nė pushtet e gjeti edhe hallvė mbi revanķ, kryesimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale nga ana e “Fortlumturisė Tij” Anastas Janullatosit i cili si aktivist me pėrvojė tė madhe, u a lehtėsoi hap mbas hapi bashkėpunimin tejet tė mirėkuptueshėm me qeverinė e Greqisė, doemos padyshim nė favorin e interesave kombėtare shqiptare !(?)
Strategjitė mė tė fundit greke
I hedhim tashti njė sy tė shpejtė taktikave greke.
E kėrkonin ata me ashk Epirin si tė tyrin pėrgjatė gjysmės sė shekullit tė XIX-tė. Dogjėn e shkretuan Korēėn si dhe Gjirokastrėn me rrethe tė tyre dhe kur e panė se nuk u a njihte njeri t’ashtuquajturin Vorio – Epir, ndėrruan edhe taktika.
Ata zyrtarisht pranonin gjoja se do tė ēelnin shkolla shqipe nė Ēamėri, por nga ana tjetėr duke shkelur me tė dyja kėmbėt vendimet e Lidhjes sė Kombeve, asnjė e tillė nuk u lejua tė hapej dhe patriotėt si edhe mėsuesit e parė tanė si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Nuēi Naēi me shokė u pėrndoqėn aq sa edhe Mitropoliti i Kosturit Fillareti i “mallkoi shkronjat shqipe”!
Nga ana tjetėr mė 20 janar 1923 Konferenca e Lozanės kishte marrė vendim kategorik qė asnjė familje muslimane shqiptare tė mos shpėrngulej nė kuadrin e shkėmbimeve tė ndėrsjella tė popullatave greko – turke. Kurse qeveria e Greqisė zhvendosi me dhunė dhjetra mijėra banorė muslimanė nga Ēamėria tė cilėt Turqia i dėrgoi t’a popullonin Anadollin!
Disa herė kryeministra grekė janė shprehur formalisht se nuk ekziston mė gjėndje lufte nė mes dy shteteve tona; kurse Parlameni i Greqisė, i cili ėshtė organi legjislativ qė e ka i vetėm tė drejtėn t’a heqė gjėndjen e luftės me Shqipėrinė, kurrė nuk e ka abroguar atė ligj. Shėmbull konkret ėshtė fakti se ndėrtesa e Ambasadės Shqiptare nė Athinė qė ka qenė pronė shqiptare, vazhdon e ėshtė mall i konfiskuar nga shteti grek dhe ambasada jonė e ka selķnė gjetiu ! Kurse Qeveria Shqiptare hesht edhe gėlltit. Me nismėn e “Fortlumturisė”, Kryepeshkopit grek tė Shqipėrisė Janullatosit, njera mbas tjetrės po ndėrtohen kisha orthodhokse nė Shqipėri edhe me tendencė ēvendosjeje tė ndėrtimit tyre drejtė veriut. Ē’qėndrim mban qeveria jonė ? Pėr hir tė marrėdhėnjeve miqėsore me fqinjėt ... sė rishmi hesht ! Kurse nė Greqi ndihma e shtetit grek pėr emigrantėt tanė ėshtė tejet e madhe e miqėsore : njė tė ndėrruar ata fenė edhe emrin, e janė tė lirė, pa i penguar kėrkush, tė ndjekin meshat nė kishat greke !

Po kėshtu edhe pėr shkollimin e fėmijėve shqiptarė nė Greqi : pse tė krijohen telashe e tė ngrihen shkolla shqipe nė Greqi ? Asnjeri nuk i pengon mijėrat e fėmijėve shqiptarė tė shkollohen nė shkollat greke. E doemos edhe qeveria jonė, nė shėnjė mirėkuptimi tė ndėrsjellė, e mirėpriti ngritjen e shkollės greke nė Korēė !

Dhe kulmin e mirėsjelljes tonė e treguan Presidenti Mojsiu si edhe Kryeministri ynė Nano qė as e luajtėn qerpikun kur Presidenti i Greqisė u a tha nė sy publikisht se tashmė nuk ekziston mė problem ēam! E si t’i a bėnin ata ? Mikut nė shtėpinė tonė t’i silleshin si harbutėr ? Jo, kjo nuk do t’u kishte patur hije !
E doemos kjo mėnyrė tė vepruari nga tė dyja palėt nuk ka se si tė mos na e kujtojė kollosin e mendimit filozofik mistik, Hirėsķn’e Tij Baba Rexhebin, i cili nuk pushonte sė pėrsėrituri se :
Nuk ka mė tė madh armik tė njeriut se sa egoizmi i tij. E kur ky egoizėm gllabėron drejtues fatesh kombesh, ata bėhen rrezik pėr vetė njerėzimin!

Ėsht’e qartė se nė kuadėr njerėzimi, udhėheqėsit e sotėm shqiptarė nė pushtet, nuk arrijnė tė luajnė ndonjė rol. Por nėpėrkėmbjen e interesave kombėtare ndaj atyre personale, e kanė arritur plotėsisht. E natyrshėm lind pyetja:
Deri kur do t’i durojė populli kėto thithlopa qė dora-dorės po i shesin interesat e kombit ? A ka turp mė tė madh qė nė kongresin e tyre socialist tė fundit i referohen me krenarķ bėmave tė tyre pėrgjatė vitit 1997, vit i cili e shkatėrroi nga themelet shtetin tonė?
Revista Tepelena | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com