Albatlanta

Patriotizmi shqiptar
Adri Nurellari
Tėrėsia territoriale ėshtė padyshim njė ndėr dy tre gjėrat mė tė rėndėsishme dhe delikate nė gjithė historinė e cilitdo shteti por nė Shqipėri ėshtė trajtuar nga qeveritarėt si tė ishte diēka teknike, rastėsore e periferike. Vendimi unanim i gjykatės kushtetuese jo vetėm qė tregoi shkeljen e legjislacionit shqiptar lidhur me shpėrfilljen e presidentit nė mandatimin e grupit negociator, por ajo qė ėshtė mė e rėndėishme ishte se nxorri nė pah shkeljen edhe tė sė drejtės ndėrkombėtare. Domethėnė negociatorėt teknikė dhe firmėtarėt qeveritarė kanė stisur pėr motive tė paqarta e dyshimta, njė marrėveshje qė nuk garanton as ato pak tė drejta qė i takojnė shtetit tonė falė sė drejtės ndėrkombėtare duke mundėsuar njė aneksim tė fshehtė e paqėsor nė favor tė shtetit fqinj tė njė pjesė tė konsiderueshme tė territorit tonė. Nė njė shtet normal prokuroria do kishte nisur hetimet ndaj individėve qė kanė qenė pėrgjegjės pėr kėtė marrėveshje dhe mė e pakta gjė qė do kishte ndodhur do ishte doreheqja e atyre zyrtarėve qė e kanė hartuar dhe mbrojtur publikisht nė mėnyrė tė verbėr kėtė marrėveshje. Kuptohet qė yni nuk ėshtė njė shtet normal, dhe krejt nė mėnyre abnormale kėta zyrtarė nė vend qė tė rrinin kokėulur e mos tė bėzanin nga pendesa, fillojnė sulmojnė e akuzojnė si ekstremistė nacionalistė dhe folklorikė ata aktorė apo faktorė qė shfaqėn dyshime ose e denoncuan kėtė marrėveshje tė bėrė me njė shpejtėsi skėterrė fshehurazi nėn rrogoz. Madje nuk hezitojnė tė kurdisin dallaverin e radhės pėr ta ēuar mė tej pėrpara nėpėrkėmbjen e dinjitetit dhe interesave tona kombėtare pėrkundrejt fqinjit tonė jugor duke sajuar njė regjistrim popullsie ku do tė pėrfshihet vetėdeklarimi i kombėsisė dhe fesė.

Pėrveē diskreditimit njėherė e mirė me kėto veprime tė ēfarėdo pretendimi hipokrit apo retorike tė zbrazur qė vėrshoi nga kjo qeveri pėr rrugėn “patriotike” duke dėshmuar se patriotizimi i saj ishte njė maskė e rreme qė nė tė vėrtetė shėrbeu pėr tė kamufluar abuzimet me qindra miliona euro tė hetuara nga prokuroria, kjo histori demonstron edhe njė tjetėr fakt. Demonstron pėrmbysjen e sistemit moral tė referimit apo konvencioneve tė vlerave. Tanimė ekstremizėn i paarsyeshėm po quhet nga qeveritarėt shqetėsimi pėr integritetin territorial tė njė vendi si dhe respektimi i kushtetutės. Sipas kėtyre qeveritarėve duhet qė neve qė ngritėm zėrin pėr patriotizėm, tė na vijė turp qė shqetėsohemi pėr lėshimet territoriale apo shkeljen e kushedisesatė tė kushtetutės?! Ata e kanė shpallur patriotizmin jashtė mode sepse nė modė sot ėshtė tė jesh renegatė, tė shesėsh ētė kesh ndaj blerėsit mė bujar apo tė lėpish atė qė ke pėshtyrė pėr dikė kurdoherė qė tė leverdis. Sipas kėtij sistemi alternativ “vlerash” tė elitės sė tanishme politike, nuk ėshtė ekstremizėm te merren armėt nė krah kundėr institucioneve e tė digjet e bėhet shkrumb e hi Shqipėria nė 1997; tė organizohen puēe anti-shtetėrore nė 1998; tė vidhet prona publike, buxheti, thesari, zgjedhjet dhe gjithēka tjetėr ku mund tė shtihen duart; tė thirren ushtritė dhe politikanėt e huaj pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet e pazareve mes politikanėve tanė; tė bėhen bojkote e greva urie etj. etj. Ky vend ka kaluar nė kėto dy dekada disa prej zhvillimeve mė ekstreme dhe absurde tė historisė bashkėkohore tė Evropės dhe kasta shkaktare ka kurajėn tė quajė ekstremiste ata pak zėra tė mekur patriotėsh qė mezi iu dėgjohet zėri. Shqipja jonė e dashur fatkeqėsisht nė kėtė rast del tepėr e varfėr pėr t’ė gjetur fjalė pėr tė pėrshkruar njė paradoks kaq tė skajshėm, qesharak e tė turpshėm.

Sė pari ėshtė e nevojshme qė tė bėhen disa sqarime pėr ata persona qė kujtojnė se patriotizmin ėshtė fjalė tė keqe. Sot nė mbarė globin vazhdon supremacia e shteti-kombi si aktori kryesor nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pėrpara se Evropa tė kalonte nė epokėn e shtet-kombeve me paqen e Vestfalisė nė 1648, ajo ishte tejet e fragmentuar politikisht dhe dominohej nga luftėrat fetare, konfliktet dinastike apo pėrplasjet tribale. Deri nė atė kohė nė shoqėri mbizotėronin nocione pėrkatėsie tė tipit klasore, fisnore, dinastike, fetare, profesionale, krahinore, dialektale etj. Pra kalimi tek koncepti i kombit ishte njė hap i rėndėsishėm dhe thelbėsor nė historinė e njerėzimit duke lėnė mėnjanė dimensionin provincial apo bashkimet me bazė tek identitetet e sipėrpėrmendura. Formimi i kombit solli edhe konceptin e patriotizmit i cili dallon shumė nga kėto forma bashkimi apo besnikėritė dhe identitetet qė lidhen mė grupimet primitive nė fjalė. Dallimi qėndron nė faktin qė patriotizmi ėshtė i lidhur ngushtė me shtetin sepse ky koncept nuk bazohet nė lidhjen e gjakut, kastės, fisit por nė lidhjen me idenė e kombit dhe pėr rrjedhojė nė lidhjen me institucionin thelbėsor tė kombit, shtetin. Kjo do tė thot qė njė ndėr burimet e mosvajtjes mirė tė punėve nė shtetin tonė ėshtė pikėrisht mungesa e patriotizmit. Patriotizmi modern bazohet nė ato simbole apo karakteristika qė i pėrkasin tė gjithė individėve tė njė kombit, duke pėrjashtuar ato elementė qė ndėrtojnė mure pėrcarėse brenda kombit. Kombi ynė nė fakt ka vuajtur vazhdimisht nga sfida qė i ka ardhur prej krahinorizmit, klanizmit apo dallimit fetar prandaj edhe nė kėtė rast ndėrmarrja nga shteti i njė nisme zyrtare siē ėshtė regjistrimi i pėrkatėsisė fetare nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse njė akt qė na kthen prapa e qė na ēon drejt pėrēarjes.

Bashkimi Evropian ku ne po pėrpiqemi tė anėtarėsohemi ėshtė njė eksperiment i ri ne proces e sipėr ndėrkombėtar dhe sipėrkombėtar dhe mund tė konsiderohet si njė sfidė e ardhshme ndaj konceptit klasik tė shtet-kombit. Por duhet patur parasysh qė kjo sfidė vjen nėpėrmjet pėrqafimit tė vlerave dhe identiteteve gjithėpėrfshirėse pa braktisur plotėsisht identitetet kombėtare. Dimensioni i kombit dhe koncepti i patriotizmit sfidohet nga njė koncept aspirant akoma mė nė pararojė dhe qė mund tė konsiderohet njė stad mė i lartė zhvillimi e qė ėshtė kozmopolitanizmi. Ky i fundit merr trajta universale mbarėnjerėzore dhe qė mė sė bukuri pėrshkruhet nga teksti i kėngės Imagine tė John Lennon. Pėrqasja kozmopolitane mė josh edhe mua qė po shkruaj kėtė shkrim me tone patriotike dhe me sinqeritetin mė tė madh mė duhet ta pranoj qė argumentet kozmopolitane qė mund tė vijnė kundėr konceptit tė patriotizmit shqiptar deri diku mė vėnė edhe mua nė dyshim, duke qenė se shpesh e ndjej veten nė trysni tė brendshme midis tė konsideruarit tė vetes mė shumė ekskluzivisht shqiptar apo qytetar tė botės. Mirėpo sulmet qė po i vijnė identitetit tonė kombėtar dhe patriotizmit shqiptar spo i vijnė nga kozmopolitanėt apo alternativa e bashkimit nė Bruksel. Kjo gjė do ishte e mirėpritur sepse do dėshmonte evoluim. Sfidat fatkeqėsisht po i vijnė nga njė e kaluar e largėt historike provinciale.

Kanė filluar tė rishfaqen identitetet pėrēarėse dhe pėrqasjet provinciale qė e sfidojnė unitetin tonė kombėtar. Ato vijnė si fillim nga vetė zyrtarėt e lartė tė shtetit. Presidenti nė vend qė tė ishte nė lartėsinė e detyrės e tė ngrihej nė kėmbė kur vihej nė pyetje sovraniteti i Republikės, jo vetėm qė nuk e vuri fare ujin nė zjarr pėr marrėveshjen me Greqinė por deklaroi tetorin e kaluar qė opinioni publik “ tė ketė besim tek institucionet negociatore” si dhe “tek morali i pėrfaqėsuesve tė shtetit shqiptar”. Ai i quajti arkaike protestat kundėr marrėveshjes ndėrkohė qė vetė ka bėrė me mė shumė zell dhe efikasitet rolin e presidentit tė klubit tė Tiranės sesa tė Shqipėrisė. Po kėshtu ministri i jashtėm i ka quajtur ekstreme dhe folklorike shqetėsimet e shprehura ( tashmė tė justifikuara) pėr pacėnueshmėrinė e territorit tė Republikės sė Shqipėrisė ndėrkohė qė ai vetė ka qenė kritikuar kushedi sa herė se ėshtė drejtues i njė partie krahinore dhe se bėn emėrime zyrtare klanore. Nė vendin tonė po dėgjohet gjithnjė e mė tepėr tė pėrmenden krahinat e madje sistemi i ri elektoral, proporcional-rajonal ėshtė njė ndėr ilustrimet mė domethėnėse nė kėtė fushė. Po ashtu qesharake e provinciale ėshtė edhe orvatja pėr tė krijuar identitetin e ri kombėtar kosovar, duke nėpėrkėmbur atė shqiptar. Sa absurde do iu dukej Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinės qė luftuan dhe kėrkuan njė Shqipėri tė pavarur prej 55 mijė kilometrash katrorė po tė mėsonin se 100 vjet mė pas stėrnipat e tyre duan ta zėvendėsojnė identitetin kombėtar tė larė prej dekadash me gjak martirėsh, me njė identitet krahinor e dialektal. Provincializmi dhe zjarri i pėrēarjes po ngrihet edhe nė dimensionin fetar duke kėrcėnuar rėndė harmonine tradicionale shqiptare me anėn e regjistrimit fetar. Gjithmonė e mė tepėr nė kėtė linjė po lulėzojnė nė ligjėrimin publik pretendime naive tė tipit Evropa s’na do se jemi me shumicė muslimanė, e juve, muslimanėve, duhet t’ju vijė turp qė jua quajnė gjyshin Et’hem apo Hajdėr, prandaj ja ky e ke kryqin “puthe qė tė shpėtosh” e tė shkosh drejt perėndimit. Ndėrkohė nga ana tjetėr rishfaqjet njė tjetėr prirje e rrezikshme historike pėr shtetin shqiptar e qe vjen nga krijimi i njė sistemi ekonomiko-politik oligarkėsh. Ashtu sikundėr njė shekull mė parė kapriēiot e disa bejlerėve apo familjeve tė mėdhaja me shum autoritet nė rajone tė caktuara, ishin njė pengesė e madhe pėr centralizimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar, edhe nė kėto kohėra po shohim tė rishfaqet e njėjta tendencė. Edhe sot po shihet qė interesat mė tė larta tė shtetit dhe kombit po kėrcėnohen nga interesat e ngushta e meskine tė disa individėve tė pėrveēėm si dhe tė klaneve qė i rrethojnė.

Fatkeqėsisht po shihet qartė qė nė vend qė shteti ynė tė bėj pėrpara, e tė pėrmbushi ėndrat e rilindasve dhe tė respektojė preambulėn e kushtetutės duke u kujdesur pėr ēėshtjen kombėtare dhe fatin e bashkombasve tė ngelur jashtė shtetit tonė; ne jemi duke bėrė njė regres epokal nė nivelin e etapave tė zhvillimit tė njerėzimit. Nė vend qė debati sot tė vėrtitej midis universalizmit dhe relativizmit lokal kulturor, midis kozmpolitanizmit dhe patriotizmit, del qė mbizotėrues po del provincializmi.

Mirėpo fatmirėsisht gjendemi nė zemėr tė Evropės e sado tė zgjasė ky regres, me hir e pahir ai do tė marr fund njė ditė sepse edhe neve do bėhemi pjesė e debateve bashkekohore. Shqipėria ėshtė tepėr e vogėl dhe provincialėt qė po gėlojnė nė kėto momente janė tepėr tė dobėt pėr tė lundruar pafundim kundėr rrymės sė zhvillimit historik njerėzor dhe valės mbarėkontinentale tė evropianizimit, sikurse po ndodh tani. Nė kėto momente kur e vėmė re kėtė regres, dhe nė kushtet kur smund tė bėjmė gjė tjetėr pėr tė pėrveēse tė flasim por pa mundur qė ta ndalim, tė vetmin ngushėllim qė kemi ėshtė fakti qė pėrfshirja e vendit tonė nė Bashkimin Evropian ėshtė i pashmangshėm. Kur tė ndodhė integrimi Evropian i shqiptarėve tė jemi tė sigurtė qė kėtė periudhė qė po kalojmė edhe kėta aktorė politik qė mbizotėrojnė historia ka pėr ti parė me turp e pėrēmim.
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com