Albatlanta

Vdekja e shoqėrisė
Fatos Lubonja
“Dėshpėrimi mė i rėndė qė mund t’i bjerė njė shoqėrie, ėshtė kur atė e kap dyshimi se tė jetosh ndershmėrisht ėshtė njė punė e padobishme. Dhe ky dėshpėrim e ka kapluar vendin tim prej shumė kohėsh”.

Ky ėshtė njė reflektim qė e ka bėrė nga fundi i jetės sė tij shkrimtarit kalabrez Corrado Alvar, qė e citon Roberto Saviano nė njė shkrim tė kohėve tė fundit botuar nė “La Republica”.

Duke e lexuar nuk mund tė mos mė shkonte ndėrmend krahasimi me realitetin shqiptar, ku ndjenjėn e dėshpėrimit, si humbje shprese, e gjen tė pėrhapur nė masė, si njė epidemi. Dhe, duke u thelluar nė krahasimin midis dy realiteteve, personalisht nuk mund tė mos nxirrja njė pėrfundim edhe mė tė rėndė.

S’kisha sesi tė mos rėndohesha duke pasur parasysh faktin se te ne nuk mund tė flitet pėr “dyshimin” se “tė jetosh ndershmėrisht ėshtė e padobishme”, por pėr “bindjen” se “tė jetosh ndershmėrisht ėshtė e pamundur”. Dhe, midis tė dyjave, ka njė diferencė tė madhe.

Nuk ka shumė nevojė pėr ta provuar se kjo qė them s’ėshtė thjesht njė shprehje retorike. Sa pėr ilustrim, le tė kemi pėr shembull parasysh rrogat e ligjshme tė asaj kategorie qė pėrbėn atė qė nė ēdo vend quhet pjesa mė intelektuale (shtylla kurrizore) e shtresės sė mesme tė shoqėrisė, siē janė punonjėsit e administratės shtetėrore, mėsuesit e shkollave dhe tė universiteteve, gjykatėsit, prokurorėt, mjekėt dhe le t’i ballafaqojmė kėto me shpenzimet qė duhen pėr tė pasur njė jetė “normale”. E kam fjalėn, pra, pėr shpenzimet qė i duhen njė familjeje qė pėrbėhet, le tė themi, nga dy tė rritur dhe dy fėmijė pėr tė paguar ushqimin e pėrditshėm, elektrikun dhe ngrohjen, shėrbimin telefonik shtėpiak dhe celularin, veshmbathjen pėr veten dhe fėmijėt, kėstin e njė makine, si dhe karburantin e saj, njė a dy kafe nė ditė e ndonjėherė edhe ndonjė restorant e ndonjė pushim turistik apo fundjavė jashtė qytetit, ndonjė kėst shtėpie, pėr tė mos pėrmendur pastaj shpenzime shėndetėsore qė kėrkojnė operacione apo kura tė ndryshme. (Sikurse do tė vėrė re lexuesi, as nuk begenisa tė shtoj zėrin e shpenzimeve kulturore). Nėse dikush do tė mė thotė se tė gjitha kėto mund tė paguhen me 250 deri nė 450 euro nė muaj, saē ėshtė rroga mesatare e kategorisė qė pėrmenda (besoj se duke e shtuar ca), atėherė kėrkoj ndjesė, por mua mė del se edhe sikur tė dy tė rriturit nė familje tė kenė kėto rroga, ēka ėshtė mė e rrallė, prapė nuk del hesapi.

Ja pse, sipas meje, dėgjon pėr administratorė qė marrin ryshfete, pėr prokurorėt e gjykatėsit qė pasurohen duke bashkėpunuar me krimin dhe kriminelėt, pėr pedagogė shkollash e universitetesh qė marrin lekė nga studentėt pėr t’i kaluar, pėr mjekė qė marrin ryshfete, pėr gazetarė qė nė vend se tė jenė qeni roje i interesave tė publikut, bėjnė qenin e rojės sė padronit etj., etj. (Jam i bindur se nuk janė tė gjithė njėlloj dhe se ka edhe nga ata qė jetojnė me privime pėr tė ruajtur nderin, por jam po aq i bindur se nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr i gjithė ambienti ku ata mbijetojnė, ėshtė i helmuar me pandershmėri.)

Le tė ngjitemi pastaj pak mė lart, tek ata qė janė udhėheqėsit e kėsaj shtrese apo edhe punėdhėnėsit e tyre: kryesisht politikanėt e lartė. Pėr nivelin e tyre tė jetės sot tė flet ēdo shqiptar, por pakkush di tė tė thotė sesi mund tė arrihet ky me rrogat e tyre qė normalisht, edhe pse mė tė mėdha se tė tė parėve, nuk arrijnė as tė ardhurat e njė punėtori normal nė Perėndim, ndėrkohė qė ēmimet nė Shqipėri, nė mos tė krahasueshme me Perėndimin, janė pėr disa shėrbime bazė, si telefonat celularė, elektriku, ngrohja, por edhe mjaft ushqime, edhe mė tė larta. Si ka mundėsi qė kėta njerėz kanė vila e pasurira qė kalojnė miliona dhe bėjnė shpenzime qė mund t’ua kalojnė edhe atyre tė politikanėve nė Perėndim? E di qė njė pjesė do tė mė akuzojnė se po flas pa tė dhėna me thashetheme, dhe, e pėrsėris, nuk them se janė tė gjithė njėlloj. Por Shqipėria njė pėllėmbė vend ėshtė dhe informacioni herėt ose vonė mbėrrin rėndom nėpėr tryeza njerėzish qė janė afėr kėsaj kategorie. Dhe, pavarėsisht saktėsisė sė kėtyre qė thashė, njė gjė ėshtė e sigurt: sot ėshtė normale tė dėgjosh tė flitet pėr paturpėsinė me tė cilėn aksh ministėr kėrkon llokmėn e tij pėr firmat qė vendos nė tenderė e mė the e tė thashė; pėr aksh kryetar bashkie qė jep leje ndėrtimi, duke kėrkuar lekė ose apartamente, pėr mėnyrėn sesi shpėrndahen ryshfetet nė piramidėn e atyre qė kanė pushtetin e sesi abuzohet me paranė publike.

Ata tė pakėt qė mund ta justifikojnė luksin e tyre tė jetės, makinat 4x4 qė kushtojnė sa njė shtėpi, pushimet turistike jashtė shtetit, deri edhe jahtet, janė biznesmenėt e pasur. Por nuk di a gjen dot njė biznesmen qė tė tė thotė se ėshtė e mundur ta ēosh pėrpara biznesin pa lyer pandershmėrisht rrotat e pushtetit. Dhe ata qė ta thonė kėtė hapur, janė mė tė mirėt. Sepse ka njė mori nga ata qė s’mund t’ua shpjegosh pasurinė pa pasur parasysh trafiqet njerėzore tė drogės dhe prostitucionit. Por ende sot dėgjon rėndom pėr borxhe milionėshe tė papaguara bankave nga njė pjesė qė konsiderohen njerėzit mė tė pasur tė vendit. Dėgjon deri edhe pėr zhvillimin e njė “mafieje financiare”, qė ėshtė ajo qė pastron paratė e drogės, duke marrė pėrqindje tė larta interesi nga biznesmenėt e falimentuar .

Ky ėshtė realiteti nė kokėn e Shqipėrisė, qė pastaj zbret poshtė te njerėzit e thjeshtė, si shembull jete dhe vepre pėr shumicėn, si ambicie apo si zili tek tė tjerė, dhe si nėnshtrim ndaj kėtij realiteti tek ata pak qė dje mund tė kenė pasur edhe ndjenja revoltė ndaj kėsaj padrejtėsie. Pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė realiteti ėshtė ky dhe se ēfarė lloj dėshpėrimi mund qė quhet ai qė ngjall ky nė krahasim me njė vend si Italia ku, siē thotė Saviano, duke cituar Corrado Alvaron, shoqėria jeton me dyshimin se “tė jetosh ndershmėrisht ėshtė e padobishme”, duke e quajtur kėtė “dėshpėrimin mė tė madh pėr njė shoqėri”. Besoj se midis situatės qė pėrshkruan Saviano dhe situatės sonė ka njė ndryshim jo tė vogėl. Dėshpėrimi nėnkupton tė paktėn dy gjėra: e para ekzistencėn ende tė njė ndjeshmėrie dhe, e dyta, ekzistencėn e njė shprese qė, si tė thuash, ka ardhur duke u fikur apo sapo ėshtė fikur. Kurse duke pėrshkruar situatėn tonė, do tė thosha se fjala “dėshpėrim” duhet zėvendėsuar me diēka tjetėr dhe kjo tjetra duhet tė jetė njė fjalė qė nėnkupton edhe humbjen e ndjeshmėrisė, edhe humbjen prej kohėsh tė shpresės. Duke kėrkuar ndonjė fjalė nuk gjeta mė tė mirė sesa fjalėn “vdekje”.

Duke e perifrazuar citimin i Savianos do tė thosha: “Vdekja e njė shoqėrie vjen atėherė kur ajo nuk ka mė asnjė shpresė se mund tė jetohet ndershmėrisht”. Dikush mund ta gjejė shumė tė rėndė dhe tė mė thotė se fjala “vdekje” mund tė pėrdoret ndoshta vetėm metaforikisht, sepse njė shoqėri gjithsesi jeton. Po, por kėtu nuk bėhet fjalė pėr vdekjen fizike tė individėve, por pėr vdekjen e asaj qė bėn qė njė numėr i madh individėsh tė quhet shoqėri. Kjo ėshtė e vdekur nė Shqipėri dhe nuk thashė kot “ėshtė e vdekur” dhe jo “ka vdekur”, sepse personalisht gjykoj se duhet tė flitet pėr njė vdekje qė ka ndodhur prej shumė e shumė kohėsh. Problemi i shoqėrisė sonė ėshtė se ajo ėshtė vrarė prej kohėsh nga diktatura dhe nuk ka mundur dot tė ringjallet. Ka pasur pa dyshim disa momente shprese ringjalljeje, 1991, 1997, 2005, por larg sė merituari kėtė fjalė. Ato kanė qenė vetėm pėrpėlitje sysh qė janė mbyllur pėrsėri. Saviano, duke folur pėr realitetin italian, nė shkrimin qė pėrmenda thotė: “Padrejtėsia te ne ka njė shije qė nuk tė neverit mė, nuk ta pėshtjellon stomakun dhe as krenarinė”. Dhe pastaj vazhdon: “Sikur vetėm dyshimi se ēdo pėrpjekje ėshtė e padobishme, se tė shprehėsh opinionin tėnd ėshtė e kotė, mbyt dhe varros tė drejtėn. Tė drejtėn qė ėshtė nė themel tė jetės civile, por ky dyshim mbyt edhe njė tė drejtė tjetėr qė e tejkalon kėtė: tė drejtėn pėr tė qenė i lumtur”. Nuk di nėse mund tė flitet te ne pėr ekzistencėn ndonjėherė tė sė drejtės, prandaj edhe pėr ekzistencėn e lumturisė shoqėrore.

Jam i vetėdijshėm se njė numėr lexuesish do tė mė thonė se po pėrsėris gjėra qė tashmė i kam thėnė, se ata nuk duan denoncime, por rrugėzgjidhje. Dhe u jap edhe tė drejtė, sepse edhe kėtė kėrkesė e shoh si pjesė tė sėmundjes. Sa pėr rrugėzgjidhjen, mund tė them se Saviano, duke folur pėr Italinė, thotė se ajo nuk mund t’ia dalė vetėm dhe kėrkon ndihmėn e pjesė mė tė qytetėruar tė botės. “Tė dalėsh nga kriza do tė thotė tė kėrkosh alternativa ndaj ekonomisė kriminale”, - thotė Saviano. Dhe ndihma e botės duhet, sipas tij, edhe pėr arsye se ekonomia kriminale, ajo e ndragėtės dhe e “Camorra”-s ėshtė e shtrirė ndėrkombėtarisht.

Edhe ringjallja e shoqėrisė shqiptare mendoj se kėrkon alternativa ndaj ekonomisė kriminale. Alternativa shumėplanėshe qė duhet tė fillojnė qė nga edukimi i fėmijėve me vlera shpirtėrore e principe morale e deri te riformatimi i sistemit qė krijon hapėsirat pėr lulėzimin e krimit dhe pandershmėrisė si forma sė tė padrejtės dhe palumturisė. Dhe kjo nuk ėshtė punė e njė gazetari. Kjo duhet tė jetė punė e tė gjithė atyre, qė duke u ngritur nga kjo ndjenjė vdekjeje shoqėrore, do tė punojnė pėr alternativat e ringjalljes.
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com