Albatlanta

Besimi, njė paqe shpirtėrore, jo njė luftė kundėr tė gjithėve
ANA SHAHINI
Nė ka njė gjė qė realisht bota na i ka zili, ėshtė pikėrisht toleranca fetare. Ėshtė bukur tė mendosh se nė vendin tonė pėrkatėsia e dy feve tė ndryshme te dy njerėz qė duhen as nuk ka qenė dhe as nuk ėshtė faktor pengues nė bashkėjetesėn mes tyre.
Tė gjithė ne e dimė dhe jemi krenarė pėr faktin se nė historinė e vendit tonė ka ekzistuar kurdoherė njė marrėdhėnie bashkėjetese, mirėkuptimi dhe tolerance mes njerėzve qė u pėrkasin besimeve fetare tė ndryshme. Kjo ėshtė ajo ēka i pėrket sė kaluarės dhe sė tashmes, por nuk dimė nėse do tė vazhdojė tė jetė kėshtu edhe nė tė ardhmen, nėse ajo ēka ėshtė propozuar do tė pėrkrahet pėr tė qenė pjesė e legjislacionit, sipas tė cilit “ēdo qytetar duhet tė deklarojė paralelisht me tė dhėnat mbi moshėn, shtetėsinė… etj., edhe pėrkatėsinė fetare, si pjesė apo element i identitetit tė tij vetjak”. Kjo do tė ishte krejtėsisht korrekte, po t’i pėrmbahemi pikėpamjes sė njėrit prej pėrfaqėsuesve tė defuzionizmit, Frobjer Rus, sipas tė cilit “elementet e identitetit janė gjuha, krahina dhe besimi”.

Pavarėsisht kėsaj, mendoj se, nėse ky ndryshim do tė bėhet, atėherė do tė ketė mjaft pasoja negative pėr shoqėrinė tonė. Le tė shpresojmė qė kjo tė mbetet thjesht nė nivelin e njė propozimi dhe jo tė njė miratimi, pasi nė tė kundėrt ky ndryshim nė legjislacion do tė sjellė me vete edhe pėrkeqėsime nė situatėn paqėsore qė ekziston nė shoqėrinė tonė mes njerėzve me pėrkatėsi fetare tė ndryshme. Ėshtė lehtėsisht e parashikueshme se, nėse ky propozim do tė miratohet, njėkohėsisht do tė bėhet edhe faktor kryesor nė prishjen e kėsaj harmonie qė ekziston mes njerėzve me besime tė ndryshme. Tė mos harrojmė se nė mjaft vende tė ndryshme tė botės, vende mė tepėr tė zhvilluara dhe mė tė civilizuara se vendi ynė, vuajnė pikėrisht nga ky fakt, pra nga prishja e kėsaj harmonie mes njerėzve me pėrkatėsi fetare tė ndryshme.

Me kėto ndryshime qė duam tė bėjmė nė legjislacion, dashur apo padashur, direkt apo indirekt, ne humbasim njė ndėr vlerat tona kombėtare, me tė cilėn i krenohemi botės. Nuk ėshtė e hijshme qė dėshira pėr qartėsim tė identitetit vetjak tė shkaktojė pėrmbysjen e vlerave kombėtare. Po t’i referohemi njė ndėr mendimtarėve tė antikitetit, Helanikos Mitlen, sipas tė cilit “tri janė elementet e identitetit: gjuha, kultura dhe zakonet”, mund tė themi se toleranca fetare nė shoqėrinė tonė ėshtė pjesė e kulturės dhe pasurisė sonė kombėtare. Ndaj nuk duhet tė lejojmė qė tė cenohet kjo pasuri qė kemi, pėr tė cilėn mjaft vende perėndimore do tė donin ta kishin, por janė tė pafuqishėm ta fitojnė, pavarėsisht gjithė pėrpjekjeve tė tyre pėrmes veprimit tė politikave sociale, organizatave joqeveritare apo forumeve tė ndryshme mbi sensibilizimin e shoqėrisė pėr kėtė fenomen negativ, nga i cili ėshtė infektuar shoqėria e tyre.

Njė tjetėr arsye pse ky propozim do tė ishte mirė qė tė mos miratohej ėshtė se besimi ėshtė diēka vetjake, personale, e pavarur. Kėshtu, nėse bėhen kėto ndryshime nė legjislacionin shqiptar, ky raport i individit me vetveten prishet, sepse nė kėtė mėnyrė do tė vendosė prindi apo bashkėshorti pėr pėrkatėsinė fetare dhe jo vetė individi pėr veten, pėrkatėsi e cila ėshtė nė fakt njė zgjedhje shpirtėrore personale. Kjo nuk ėshtė e drejtė, sepse bie ndesh me tė drejtat e njeriut pėr tė zgjedhur vetė pėr vetveten. Gjithsecili prej nesh duhet tė jetė i lirė tė bėjė zgjedhjet e tij nė jetė, aq mė tepėr qė nė kėtė lloj zgjedhjeje ku ėshtė vetvetja qė e bėn individin tė zgjedhė, pasi besimi nuk ėshtė njė ēėshtje formale, teknike, politike apo ekonomike, por shpirtėrore.

Gjithashtu njė tjetėr arsye shumė e fortė ėshtė fakti qė te njeriu me kalimin e kohės besimi mund tė ndryshojė pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Ndaj nuk do tė ishte e drejtė qė individit t’i bėheshin kufizime tė tilla me anė tė kėtij ligji, sepse jemi qenie humane, ku pozicionimi ynė nė raport me fenė ėshtė i ndryshueshėm, ashtu sikurse edhe kombėsia.

Idealja do tė ishte qė pėrpara se tė vendosej mbi kėtė ēėshtje tė merrej mendimi i ēdo qytetari, por duke qenė se kjo ėshtė e pamundur, do tė ishte mirė qė tė bėheshin disa anketime apo sondazhe tė ndryshme, tė cilat tė shėrbenin si njė mėnyrė pėr tė kuptuar sadopak qėndrimin e qytetarėve dhe opinionin e tyre lidhur me kėtė ēėshtje, nėse vėrtet duam tė veprojmė si njė vend demokratik. Pėrfundimisht mund tė themi se ky propozim nuk duhet mbėshtetur pėr miratim pėr mjaft arsye qė i pėrmenda mė lart. Po e mbyll duke kujtuar njė fjalė tė urtė shqiptare, qė thotė se: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Ndaj duhet ta mbrojmė atė element qė na mban tė bashkuar tė gjithėve ne shqiptarėt.
Metropol | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com