Albatlanta

Rauf Ficoja: Diplomati shqiptar qė bėri Adolf Hitlerin ta nderonte
PROF.DR.URAN ASLLANI
23 Nentor Adolf Hitler shprehet: “Sot kam takuar dy diplomatė, njėri ishte njė diplomat i madh i njė shteti tė vogėl dhe tjetri njė diplomat i vogėl i njė shteti tė madh". I pari ishte Rauf Fico dhe, i dyti, ambasadori japonez. Nė vitin 1938, ku dhe ėshtė shėnuar takimi me Hitlerin, Rauf Fico dekretohet ministėr fuqiplotė nė Berlin, duke plotėsuar vendin e titullarit tė asaj legate tė hapur qysh nė vitin 1936 e tė mbetur deri atėherėe vetėm me sekretarin Thoma Luarasi. Aty ai qėndroi deri nė pushtimin e vendit. Duke qenė ministėr fuqiplotė nė Berlin, ai ishte akredituar edhe nė Pragė dhe po ashtu edhe nė Budapest.

Prezantimi shumė dinjitoz i kėtij diplomati tė shkėlqyer e detyruan kancelarin gjerman Adolf Hitlerin tė shprehet me superlativa pėr tė. Pas kėsaj, Faik Konica do tė thoshte se Rauf Fikoja ishte shqiptar edhe atėherė kur nuk kishte Shqipėri. Ky diplomat i madh shqiptar, historia e tė cilit do tė shkruhej mė pas, ishte fėmija e ēiftit Tahmaz dhe Hava nė Jemeni tė Turqisė, qė pas lindjes sė djalit vijnė nė Shqipėri.

....

Rauf Ficoja ishte njė personalitet i rėndėsishėm shtetėror, diplomatik dhe shoqėror shqiptar. Nė radhėn e diplomatėve tė shquar shqiptarė si Faik Konica, Mehmed Konica, Iljaz Vrioni, Fuad Asllani, Lec Kurti, Xhaferr Vila e tė tjerė, Rauf Ficoja ishte diplomati mė i shkėlqyer. Ai ka lindur mė 13 mars 1881, nė Sana tė Jemenit, por ėshtė regjistruar nė Gjirokastėr, mbasi i ati, kadiu Tahmaz Remzi Fico dhe e shoqja Hava, u transferuan menjėherė pas lindjes sė djalit nga Jemeni pėr nė Shqipėri, konkretisht nė Shkodėr, si kryekadi i vilajetit. Arsimin e filloi nė shkollėn ryzhdie tė Shkodrės, mė pas ai u dėrgua pėr studimet e mesme nė Stamboll, fillimisht nė Idadien Mylqije dhe mė tej nė Shkollėn e Lartė Administrative "Mylqie", tė cilėn e mbaroi nė korrik tė vitit 1903, me vlerėsimin "Shkėlqyshėm".

Nė tetor tė atij viti, Rauf Fico emėrohet si nėpunės stazhier pranė administratės sė vilajetit tė Janinės dhe mbas pėrfundimit tė stazhit ai dekretohet me ofiqin e kajmakanit (nėnprefekt). Nė prill tė vitit 1906 ai emėrohet kajmakan nė Konicė. Rauf Ficoja ende nė moshė tė re ishte njė atdhetar i shquar. Ai dhe pse ishte funksionar i lartė osman, duke qenė nė qytetin e Konicės, nyje ndėrmjetėse nė rrugėn Manastir pėr nė Gjirokastėr e deri nė Janinė, ishte nė lidhje tė ngushtė me atdhetarėt shqiptarė Bajo Topulli, Memduh Zavalani, Qamil Panaritin, Sali Butkėn e tė tjerė, me tė cilėt kryente veprimtari atdhetare. Nė nėntor tė vitit 1908, Rauf Ficoja sė bashku me Bajo Topullin pėrfaqėsuan Gjirokastrėn nė Kongresin e Manastirit.

Xhonturqit pėr kėtė veprim atdhetar i mbajtėn qėndrim zyrtar. Qeveria xhonturke, pėr ndėshkim, e transferoi nga trojet shqiptare si kajmakan nė qytetin e Gjymyshhaxhiqoj tė vilajetit Sivash, e prej aty nė Kangall tė Anadollit. Nė kėtė periudhė ai njeh dhe krijoi miqėsira me gazetarėt anglezė filoshqiptarė Henry Brailsford, Henry Nevinson, me Lordin Noel Buxton, diplomatėt Edward Boyle, Charles Roden Buxton, lord Dickinson dhe veēanėrisht me deputetin dhe kolonelin Aubrey Herbert, Merry Edith Durhamin. Ai i mbėshteti dhe i ndihmoi ata nė veprimtarinė e tyre, por edhe ata e mbėshtetėn atė si diplomat, madje, ata mbėshtetėn edhe miq tė tij, diplomatė tė rinj e tė vjetėr shqiptarė.

Aty nga fillimi i majit tė vitit 1909, Rauf Ficoja dėrgohet kajmakan nė atdhe, nė Himarė, ndėrsa pesė muaj mė vonė ai ishte nėnprefekti i Margelliēit (Margaritit) nė Ēamėri. Aty nė Margelliē, nė verėn e vitit 1910, Rauf Ficoja me rastin e njė feste osmane ka mbajtur njė fjalim nė gjuhėn shqipe.

Ky gjest atdhetar e konfliktoi pėrsėri me qeverinė osmane, e cila nė shtator tė atij viti e transferoi nga trojet amtare pėrsėri kajmakan, nė Kizillhamam, 70 km mė tutje Ankarasė dhe e mbajnė aty gati njė vit.

Nė korrik tė vitit 1911, pėrsėri R.Ficoja kthehet kajmakan nė trojet tona, pikėrisht nė Kėrēovė. Asokohe kishin filluar kryengritjet shqiptare nė Kosovė e Maqedoni dhe pėrsėri Rauf Ficoja si atdhetar merr pjesė aktive nė shumė nga kėto veprimtari. Ai mban lidhje me atdhetarėt e Dibrės, Tetovės dhe tė Shkupit.

Qeveria osmane nė prill tė vitit 1912 e largoi nga trevat kryengritėse edhe dėrgon si mytesarif (prefekt) nė qytetin Kaiseri tė Anadollit tė largėt, por aty qėndroi pak muaj. Sapo Shqipėria mė 28 nėntor u shpall e pavarur dhe Ismail Qemali krijoi Qeverinė e Pėrkohshme, Rauf Ficoja ishte njė nga funksionarėt e parė tė saj. Ai u emėrua si kėshilltar nė Ministrinė e Brendshme, ndėrsa nė nėntor tė vitit 1913 e deri nga fundi i janarit tė vitit 1914 shėrbeu si prefekt i Beratit.

Me ardhjen e princ Wiedit dhe krijimit tė Qeverisė sė Turhan Pashė Pėrmetit, Rauf Ficoja ishte emėruar shef i kabinetit tė kryeministrit. Rauf Ficoja sė bashku me Abdyl Ypīn u pėrpoqėn pėr njė normalizim tė marrėdhėnieve qeveri dhe kryengritės tė Haxhi Qamilit, por pa sukses. Ata u zunė rob dhe u rrahėn egėrsisht nga bashibozukėt turkoshake.

Me pushtimin ushtarak austro-hungarez, nė shkurt tė vitit 1916, Rauf Ficoja u dekretua nėnprefekt i Tiranės dhe si i tillė ai shėrbeu deri nė Kongresin e Lushnjės. Duke qenė me atė funksion, R.Ficoja qysh nė vitin 1917 urdhėroi qė e gjithė veprimtaria zyrtare shkresore dhe verbale tė kryhesh, domosdoshmėrisht, nė gjuhėn shqipe, duke i paraprirė vendimeve tė "Qarkut Literar" tė Shkodrės dhe urdhėrit tė Feldmareshallit Ignaz Trollmann, qė u realizuan vetėm nė vitin 1918.

Si njė nėpunės i ndėrgjegjes, i ndershėm dhe i aftė, ai dekorohet nga Perandoria Austro-hungareze, me urdhėrin e Franz Josefit tė kl I.

Duke qėnė nėnprefekt i Tiranės, Rauf Ficoja dhe gjashtė atdhetarė tė tjerė, shokė tė tij, si Abdyl Ypi, Sotir Peci, Ismail Ndroqi, Mytehesim Kėlliēi, Myslim Beshiri dhe Sinan Hoxha, nė 7 dhjetor 1918 pėrpiluan njė thirrje apo program politik, e firmosur nga vetė R.Ficoja, me synim mbajtjen e njė mbledhjeje apo kongresi, ku tė diskutohej e tė vendosej pėr veprimet qė duheshin marrė pėr bashkimin e kombit dhe pėr luftėn kundra propagandave tė huaja, me qėllim pėrēarjen e popullit. Kjo mbledhje u mbajt mė 19 dhjetor edhe ishte prekursorja e Kongresit tė Durrėsit. Aty morėn pjesė delegatė nga Tirana, Elbasani, Peqini, Kavaja, Durrėsi, Kruja e Dibra, dhe u morėn vendime tė rėndėsishme pėr atė periudhė historike...

Rauf Ficoja ishte jo vetėm njė administrator i shkėlqyer, njė politikan i mirorientuar, njė shqiptar atdhetar, njė nėpunės i pakorruptueshėm, por ai ishte edhe njė njeri me zemėr tė madhe. Nėn nismėn dhe kėmbėnguljen e tij nė Tiranė, nė vitin 1917 u hap streha vorfnore e parė pėr fėmijėt jetimė qė kishin mbetur rrugėve.

Mbas Kongresit tė Lushnjės, mė 30 janar 1920, ai u emėrua sekretar shteti i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme me titullar Ahmet Zogun dhe si i tillė qėndroi deri nė fund tė vitit 1922, kur jep dorėheqjen pėr tė bėrė kandidaturėn si deputet.

Nė kėtė kohė, pėr shkak tė veprimtarisė shoqėrore dhe personalitetit tė tij, me propozim tė Ministrisė sė P.Jashtme Franceze, mė 1922, Rauf Ficos i akordohet dekorata “Palma e Artė Akademike”, ndėrsa Akademia Ndėrkombėtare e Letėrsisė dhe Shkencės sė Napolit, mė 16 korrik 1925, mbasi i ka dhėnė gradėn shkencore tė Doktorit tė Nderit, e zgjedh edhe anėtar korrespondent tė asaj akademie.

Po e asaj periudhe ėshtė edhe dekorimi italian me “Kryqin e Nderit pėr merita nė letėrsi e shkencė”, i akorduar nga Akademia Mbretėrore Italiane. Nga dhjetori i vitit 1923 e deri nė janar tė vitit 1926, ai ishte zgjedhur deputet i Durrėsit nė Asamblenė Kushtetuese.

Rauf Ficoja ishte deputeti i Parlamentit Shqiptar qė nė vitin 1924, kur vdiq presidenti amerikan Wodrow Villson kėrkoi tė mbahej 5 minuta zi.

Nė shėrbimin diplomatik shqiptar, Rauf Ficoja u fut nė shkurt tė vitit 1926, kur u dekretua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė pėr Turqinė dhe Bullgarinė, me rezidencė nė Ankara. Nė Sofje, ai paraqiti letrat kredenciale nė 27 gusht 1926. Me atė funksion qėndroi deri nė 18 prill tė vitit 1928. Pikėrisht nė kėtė kohė, Rauf Ficoja dekretohet ministėr fuqiplotė nė Beograd, ku shėrbeu deri nė fillim tė vitit 1929. Rauf Ficoja ishte dekoruar nga mbreti bullgar me "Urdhėrin e Borisit“ dhe nga Franca nė vitin 1926, me medaljen e "Oficerit tė Legjionit tė Nderit“. Rauf Ficoja ishte njė poliglot, ai zotėronte shumė mirė turqishten e osmanishten, frėngjishten dhe gjermanishten, persishten dhe arabishten, greqishten dhe italishten. Mė 14 janar 1929, Rauf Ficoja u dekretua ministėr i Punėve tė Jashtme dhe si i tillė shėrbeu deri nė 6 mars 1930. Pikėrisht nė kėtė kohė njė incident diplomatik e detyroi atė tė kėrkonte tė jepte dorėheqjen. Nė njė intervistė tė dhėnė gazetės “Shqipėria e Re” e Konstancės, nė shprehjen e tij, rrethi italofil i oborrit dhe diplomatėt italianė, e trajtuan sikur ministri kishte fyer italianėt dhe Italinė. Fakt ky qė nuk ishte i saktė. Kjo dorėheqje pati njė jehonė kundėrshtimi shumė tė fortė. Gazeta hungareze “Pester Lloyd” nė datėn 18 mars shkruante: “Rauf Fico, njeriu mė i kulturuar i atij vendi, kur u desh tė krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbulluan njerėzit mė tė aftė qė organizuan Shqipėrinė e sotme. Ministėr Rauf Fico ėshtė njeri me kulturė tė shquar tė pėrmsave evropiane, ai zotėon gjashtė gjuhė tė huaja. Ai ėshtė njė diplomat nga mė tė zotėt”. Ndėrsa, “The Near East and India“, nė 4 dhjetor 1930 shkruante: “Me personin e zotit Fico, kabineti ministror humbi anėtarin mė pėrparimtar dhe mė energjik”. Dorėheqja nuk u pranua nga mbreti, pėrkundrazi ai e dekretoi me dy funksione: atė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme dhe atė tė ministrit tė Brendshėm, ku shėrbeu deri nė 20 prill tė vitit 1931. Ndonėse kishte njė arsimim osman, Rauf Ficoja ishte njė simpatizant i kulturės dhe arsimimit evropian e anglosakson. Duke qenė ministėr u bė nisiatori i dekorimit tė kryeinfermieres amerikane Margaret Grey, mėsueseve Margarette Moseley Williams dhe Grace MacLam, shkrimtarėve Rose Wilder Lane dhe Ana Mile Upjohn, Lady Carnarvon, M.Edith Durhamit, Miss Pennington me dekoratėn “Oficere e Urdhėrit tė Skėnderbeut”.

Diplomatėt e huaj kishin njė vlerėsim shumė tė lartė pėr Rauf Ficon. Ministri fuqiplotė anglez, Sir Robert Hodgson, kishte relatuar nė Forin Ofis se, “Rauf Fico ėshtė njė nga personalitetet mė tėrheqės tė jetės publike shqiptare dhe njė burrė me njė ndershmėri dhe atdhetarizėm tė padiskutueshme. Me bindje republikane, ai ishte i bindur se monarkia i duhet Shqipėrisė dhe i qėndroi besnik mbretit Zog”. Me po tė njėjtat mbresa pėr Rauf Ficon kishin ikur nga Shqipėria edhe dy ministrat fuqiplotė amerikanė, Herman Bernstein e Hught Grant, madje, ky i fundit ishte shprehur diplomatit shqiptar Fuad Asllanit se, Rauf Ficoja ishte njė nga diplomatėt e shkėlqyer jo vetėm ballkanikė, por edhe evropianė.

Mė 27 janar tė vitit 1932, Rauf Ficoja ishte dekoruar nga mbreti Zog me dekoratėn e "Urdhėrit tė Komandarit tė Skėnderbeut“.

Nė njė nga ardhjet zyrtare tė tija nė Tiranė, nė mars tė vitit 1933, nga Beogradi, Rauf Ficoja porosit me njė dashamirėsi atėrore, por edhe profesionale diplomatin e ri, dr.Fuad Asllanin, tė sapo dekretuar ministėr fuqiplotė, mėnyrė tė veēantė rekomandoi Sir Edward Boylen e lord Dikinsonin. Sugjerimet e kėshillat e Rauf Ficos, diplomatit tė ri i rezultuan atij shumė pėrcaktuese nė shumė drejtime gjatė gjithė veprimtarisė diplomatike tė tij nė Londėr, nė vitet 1933-1935.

Diplomati Fuad Asllani shumė vite mė vonė pėr personalitetin dhe vlerėn e Rauf Ficos tha: “Nga personalitetet e jetės publike tė viteve 1920-1940 qė unė kam njohur, kam bindjen e plotė se mė atdhetarėt ishin Rauf Ficoja, Bahri Omari e Kolė Tromara”.

R.Ficoja vdiq nė Tiranė mė 23 janar 1944, pak muaj mbasi ishte kthyer nga internimi nė Itali. Varrimi i tij ishte nga mė madhėshtorėt qė kanė ndodhur nė Shqipėri, si pėr nga numri shumė i madh i pjesėmarrėsve, por edhe nga pjesėmarrja e tė gjitha shtresave tė popullsisė shqiptare brenda e jashtė kufirit tė vitit 1913.
Forumi Shqiptar | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com