Albatlanta

Mbi Institutin e Kujtesės, memorien dhe harresėn
Ndriēim Kulla
Si kultura, si grupe kolektivė e si shoqėri, e shkuara po qe se vlerėsohet automatikisht nuk mund tė na mėsojė asgjė. Ajo mund tė na mėsojė vetėm nėse arrin tė ri-interpretohet nė mėnyrė konstante, e po kėshtu tė ri-investohet kah sė ardhmes. Kjo na shtyn ta rihapim vazhdimisht idenė e sė ardhmes, por ta hapim jo me mendjemadhėsinė e vėnies nė skenė tė njė projekti tė madh transformimi. Lipset tė kėrkojmė t’u japim udhė projekteve ndėrgjegjshmėrisht tė limituar, ndėrgjegjshmėrisht tė pjesshėm, qė tė jenė tė aftė tė hapen kah horizonteve tė mundshėm, pra aty ku ėshtė e mundur tė thuhet e tė shtohet diēka e re a tė korrigjohet apo zėvendėsohet diēka e vjetėr ose e gabuar.

Vetėm nėse kėto projekte rishikimi do tė arrijmė t’i hapim pėrkundėr horizonteve tė sė mundshmes, ne do tė arrijmė tė jemi subjekte tė duhur tė historisė e jo thjesht subjekte tė pėrkulur nga e shkuara dhe nga ripėrpunimi parazitar i asaj ēfarė na ka transmetuar tradita. E diktuar nga urgjenca qė pėrcakton ky mėsim i nxjerrė nga interpretimi kritik i epokės, duhet tė shikohet edhe lindja nė skenėn e debateve, qoftė midis specialistėve tė fushave tė ndryshme tė mendimit, qoftė midis mediave tė tė gjitha llojeve, i njė neologjizme tė re tė tillė si “krijimi i institutit tė kujtesės”, e artikuluar kohėt e fundit nga Kryeministri i vendit z. Berisha, nga intelektualė por sidomos nga pėrfaqėsues tė spikatur tė shtresės sė ish-tė pėrndjekurve politik tė diktaturės komuniste.

Debati i rikthyer sėrish nė ambientin tonė shoqėror ėshtė reflektimi i drejtpėrdrejtė i njė debati goxha tė zjarrtė, qė pėrfshiu njė komunitet tė tėrė pėr disa vite me radhė, tė pėrbėrė jo vetėm nga shqetėsimi i shprehur nė mėnyrė mjaft tolerante dhe njerėzore i kėsaj shtrese, nga intelektual, historianė apo pėrfaqėsues tė shkencave politike, nga gazetarė, analistė e kėshtu me radhė, por sidomos nga institucionet ndėrkombėtare si O.K.B dhe Kėshilli i Evropės. Ky shqetėsim serioz ka tė bėj me njė punė qė e lamė pėrgjysmė, ku pėr pasojė lamė tė ngucur auditorin e kėtyre vlerave tė mėdha njerėzore, kulturore dhe shkencore, qė krijuan njerėzit e menēur, trima dhe guximtarė nė ndeshjen me diktaturėn komuniste.

Kjo histori e dhimbshme, ende e pa ndriēuar qartėsisht, pėr tė dalė jashtė, drejtė sallave tė universiteteve, qarqeve akademike e atyre tė kėrkimeve shkencore, pėr tė arritur nė vendet publike, nė bibliotekat e shkollave, nė sallat e gazetave, radiove dhe televizioneve, duhet ringjallur. E pėrballė kėsaj “jashtė-dalje” tė njė kapitulli tė tillė, krijimi i pėrfolur i njė Instituti Kujtese mbi pėrjetėsimin e kėsaj periudhe tragjike tė kombit tonė, ėshtė njė projekt i domosdoshėm dhe i mirėpritur me kohė, qė fillimisht ėshtė vlerėsim njerėzor, por dhe historik e kulturor.

Por, sipas mendimit tim, nuk duhen harruar rastet kur historia del nga vendet e caktuara tė kėrkimit, ndriēimit tė fakteve dhe dėnimit tė tyre shkencor, dhe ‘njolloset” e “pėrdoret” nė lojėn mė vulgare tė pasioneve politike dhe korrupsionit. E them kėtė sepse edhe nė aspektin praktik gjendemi nė njė situatė kontradiktore. Paradoksi konsiston nė faktin se bashkėjetojnė nė tė tashmen dy fenomene nė dukje kundėrshtues: njė theks i shumė-pėrhapur i ērrėnjosjes tė sė shkuarės komuniste nga njėra anė dhe njė hipertrofi e referimeve dhe rikujtimeve historike tė ligjeratave publike mbi tė shkuarėn komuniste nga ana tjetėr.

Prandaj puna e kėtij institucioni tė paralajmėruar duhet tė ngrihet rigorozisht nė rangun e njė instituti tė vėrtet rivlerėsimi me tė gjitha dimensionet shkencore dhe etike. Pėrderisa rrojnė ende protagonistėt e kėsaj historie - si nė rastin tonė protagonistėt e epokės sė komunizmit dhe viktimat e tyre - atėherė detyrimisht qė ata mund tė pėrfshihen nė fakte tė drejtpėrdrejtė kronikash, nė ekzistencėn e kujtimeve qė nuk janė fosilizuar kurrė e qė i pėrkasin eksperiencave individuale, qė ēdokush i pėrpunon vazhdimisht nė memorien e vet.

Raporti midis kronikės dhe interpretimit, ashtu si dhe ai midis historisė dhe memories, janė relacione qė shpleksen nga fijet qė i mbajnė tė lidhura, dora-dorės e qė do nisin tė ngacmojnė ish-regjimtarėt, bashkė me fėmijėt e nipėrit e tyre. Historia nė thelb tė saj, por sidomos nė epoka tė tilla tranzicionale, midis dy epokave tė kundėrta nė mes tyre, nuk mund tė mos ofrojė debate politike, ku nostalgjikėt dhe anti-regjimtarėt tė mos pėrpiqen me tė gjitha forcat ta pėrdorin historinė pėr qėllime tė tjera. Kjo nuk duhet tė na skandalizojė, por jo tė na diktojė energjitė dhe tė ardhmen. Pėr kėtė arsye, metoda dhe teknika mė e mirė pėr tė mos shpėrdoruar kohė, tensione deri nė armiqėsi dhe copra tė sė ardhmes tė hedhura nė lojėra pazaresh, ėshtė pikėsėpari qė ky institut tė jetė hulumtues, shkencor, objektiv dhe tė ketė qėllim tė vetėm kujtesėn. Domethėnia finale e gjithė kėtij procesi kėshtu, mund tė sjellė njė histori tė pėrbashkėt, tė pėrgjithshme, ku tė gjithė, ku, mė shumė se ne brezat e ardhshėm do kuptojnė shėrbimin historik, se ēfarė ka ndodhur me paraardhėsit e tyre pėr 50 vjet me radhė, nėpėrmjet fakteve tė seleksionuara, qė duhen zgjedhur dhe sigurisht edhe analizės sė urtė qė duhet bėrė.

Vetėm kėshtu mund tė realizohet njė dialektikė historike, brenda sė cilės arsyet e tė gjithėve tė shprehen me mė shumė qetėsi, me mė shumė objektivitet, pa grindje e me mėnyra civile, por kurrsesi tė unifikohen memoriet. Sepse memoria, kuptohet, s’ėshtė veēse njė materie bazė, njėra nga materiet me tė cilat punojnė shkronjėsit e historisė, si e tillė ajo mund t’i ngjajė njė balte, qė pėrmban gjithēka, gabimin, mos-kujtimin e deri dhe harrimin e vetėdijshėm. Por i gjithė ky vėrshim i paparė informacioni; kujtime, biseda, histori, kronika, tregime, romane, vepra e kryevepra albanologjike ende tė pa botuara, do pasojnė drejtpėrdrejt rreziqe akoma dhe mė tė mėdha, qė tė mbetemi pėrjetėsisht tė ndarė dhe tė harruar nė raport me kėtė periudhė, n.q.s ne nuk do tregohemi veprues ta matrealizojmė kujtesėn e kėsaj periudhe. Vetėm kėshtu memoria e sė shkuarės nuk do ta mbysė kurrė ndėrgjegjen e sė tashmes, vetėm kėshtu do cakėzohet liria dhe do t’i hapet udhė determinizmit tė sė ardhmes nga e shkuara.

Por gjithmonė duhet tė respektojmė parimin etik tė kujtesės. Nėse do tė pretendohet tė kujtohet gjithēka, mundet edhe ta shembim vetveten nga pesha e sė shkuarės. Prandaj si rrugėdalje, nga shkenca e sotme historike, politike dhe sociologjike ėshtė nėnvizuar ideja e ekzistencės sė njė tė drejte tė harrimit, qė ėshtė si njė nėn-lloj a nėn-produkt i sė drejtės sė memories, e qė ka tė bėjė me dimensionin etik tė saj. Nuk mund tė kujtohet gjithēka, ashtu siē nuk mund tė harrohet gjithēka. Identiteti kolektiv i njė populli formohet edhe nėpėrmjet tė harruarit, pra edhe ajo qė harrojmė arrin tė plazmojė identitetit tonė kolektiv.

Ėshtė fakt se memoria dhe harrimi janė tė pandashėm nė mpleksjen tonė historike, e se - nė pėrmasa tė ndryshme - ne kemi nevojė pėr tė dyja qė tė jetojmė, pėrderisa nė njė lloj mėnyre jemi si emigrantė tė kohės, qė pėrdorin kujtimet e sė shkuarės pėr tė shkuar drejt sė ardhmes sė panjohur.

Ndaj duhet tė sillemi po njėlloj si emigrantėt, qė pėr ta bėrė sa mė pak tė ashpėr impaktin me atė tokė tė panjohur, i quanin qytetet e rinj me emrat e qyteteve tė vjetėr. E dinin shumė mirė qė nuk ishin po tė njėjtit, por nė kėtė mėnyrė udhėtimi drejt sė resė, drejt sė ardhmes iu bėhej mė i thjeshtė.
Gazeta Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com