Albatlanta

Ne fakt, fajin e kanė femrat…
Edlira Cepani
Barazia gjinore, njė nga termat mė tė lakuara nė vitet e fundit nė tė gjithė botėn. Barazia e shumė-kėrkuar, barazia e ėndėrruar, barazia mbi tė cilėn diskutohet nė tryeza e konferenca e qė ėshtė pikėsynim i qindra studimeve. Sot nė botė kemi arritur tė hedhim hapa gjigandė nė kėtė drejtim, gjithsesi ende vetėm nė disa shtete dhe vetėm nė disa aspekte.

Fatkeqėsisht nė Shqipėri, jemi ende larg barazisė sė vėrtetė gjinore. Ndoshta nė sferėn profesionale femrat qė kanė pasur vullnet, forcė dhe pak mė tepėr mbėshtetje, kanė arritur tė bėjnė njė ndryshim, por nė sferėn sociale, jemi ende shumė larg. Ndėrkohė qė shumė fenomene tė pabarazisė gjejnė zgjidhje, barazia gjinore ėshtė ende njė “kafshatė e hidhur” pėr t’u pėrtypur nė shoqėrinė shqiptare. Kam pasur fatin e keq qė tė shoh me sytė e mi, se cilat janė problemet e pabarazisė gjinore tė femrave shqiptare dhe fatin e mirė tė njoh nga afėr realitetin dhe jetėn e vėshtirė tė shumė prej tyre, forcėn dhe vullnetin qė kanė pėr tė ecur pėrpara.

Njė pikturė nė murin e shtėpisė sime, me njė grua e njė gomar tė ngarkuar njėsoj, rrugėve pėr tė transportuar dru, mė kujton shpesh se pas dyerve tė shumė shtėpive, nė rrugėt e shumė qyteteve e nė jetėt e shumė njerėzve, ekziston ende njė realitet ku tė drejtat e njeriut, e nė kėtė rast tė njeriut me gjini femėrore, shkelen shumė shpesh pa marrė asnjė dėnim. Para mijėra vitesh, e drejta romake i jepte femrave tė drejta mbi pasurinė e tyre (tė sjellė si pajė pėr martesė), por vetėm para shumė pak vitesh, gruaja pėrfitoi tė drejtėn pėr tė votuar, pėr tė thėnė fjalėn e saj mbi politikat e vendit ku jetonte edhe ajo. Para akoma mė pak vitesh, gruaja arriti tė hynte nė organet vendimmarrėse, por sot, ka ende gra e vajza qė nuk mund ta jetojnė jetėn sipas vullnetit tė tyre, por sipas vullnetit tė tė tjerėve. Ka ende qindra mijėra gra e vajza, tė cilat janė viktima tė dhunės psikologjike dhe fizike, qė trafikohen si mallra dhe qė nuk gėzojnė asnjė respekt si qenie njerėzore. Sot, nė vitin 2010, dhuna nė familje dhe mosbarazia gjinore janė ende terma aktualė, qė pengojnė progresin e plotė tė shoqėrisė.

Tė gjithė fajin e kanė burrat, thuhet shpesh nė takime tė ndryshme grash e vajzash pėr barazinė gjinore - burrat e kanė fajin se vajzat nuk arsimohen, burrat e kanė fajin se grave u mbeten punėt mė tė rėnda, burrat e kanė fajin se nuk i respektojnė gratė, etj. Por sot, kemi fatin e mirė qė jetojmė nė njė periudhė nė tė cilėn, i kemi nė njė farė mėnyre mundėsitė pėr tė luftuar pabarazinė gjinore dhe nėse nuk arrihen rezultatet e duhura, nuk mund t’ua vėmė mė fajin meshkujve.

Sot, nė fakt, fajin nė njė farė mėnyre e kanė vetė femrat, mbi tė gjitha, pėr shkak tė konformizmit dhe luftės brenda llojit. Prej qindra mijėra vitesh, femrat janė mėsuar tė trajtohen nė njė mėnyrė tė caktuar dhe bėjnė shumė pak pėr tė ndryshuar rrjedhėn e jetės sė tyre. Shpesh kanė tendencėn tė bėhen pjesė e paragjykimit, mė tepėr se ta luftojnė atė. Nėnat kanė shpesh tendencėn tė trajtojnė ndryshe bijat nga bijtė. Disa koncepte tė edukatės bazė merren qė nė fėmijėri dhe janė pikėrisht nėnat qė u mėsojnė bijave tė tyre tė jenė tė nėnshtruara ndaj meshkujve, ndaj shoqėrisė, ndaj tė gjithėve. Sot ka ende familje qė gėzojnė mė shumė kur lind njė djalė, se kur lind njė vajzė. Nė vitin 2010, disa femrave u duket ende normale qė vetėm pėr shkak tė gjinisė, meshkujt tė kenė mė shumė tė drejta se ato.

Nė vitin 2010 ka ende prindėr qė preferojnė tė mbrojnė para opinionit dhėndurėt, nė vend tė bijave tė tyre tė dhunuara, ka ende vėllezėr qė ndikojnė plotėsisht negativisht nė lirinė e jetės sė motrave tė tyre, ka ende bashkėshortė qė keqpėrdorin nė mėnyrė tė shėmtuar pozicionin e tyre. Lufta ndaj njė opinioni shoqėror, qė nuk ėshtė aspak konstruktiv e qė i shėrben veē grupeve tė caktuara qė dinė ta pėrdorin mirė atė, nuk ėshtė njė luftė e lehtė, por ėshtė gjithsesi njė luftė qė fitohet. Lufta ligjore kundėr dhunės, ėshtė njė luftė e vėshtirė dhe e gjatė, por ėshtė e nevojshme! Nga ana tjetėr, nėse nuk do tė kishte njė luftė kaq tė ashpėr brenda llojit, nuk do tė luftohej me kaq pasion pėr tė zėnė ato pak kuota tė femrave nė pozicione tė ndryshme, qoftė drejtuese nė fushėn profesionale, qoftė nė aspekte tė ndryshme tė jetės sociale, por pėr ta rritur kėtė numėr.
Qėllimi i luftės nuk do tė ishte eliminimi i konkurrentėve, por krijimi i mundėsive dhe alternativave. Nėse femrat do ta kishin vėnė nė jetė metodėn e bashkimit qė bėn fuqinė, sot do tė kishte shumė mė tepėr alternativa, shumė mė tepėr barazi dhe mbi tė gjitha mė pak dhunė, mė tepėr liri e shumė mė tepėr respekt pėr tė drejtat e tyre. Se nė fakt, kush kėrkon, e arrin atė qė kėrkon tė gjejė!

Sot ėshtė bukur kur festohen festa si 8 Marsi, por ėshtė akoma mė bukur tė shohėsh qė fuqizimi social, ekonomik e politik i gruas, ėshtė plotėsisht i mundur. Femrat duhet veēse tė dinė dhe tė kėrkojnė tė drejtat e tyre, tė bėhen koshiente pėr fuqinė e tyre dhe mbi tė gjitha, tė dinė tė bashkėpunojnė, pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
*Juriste - Aktiviste nė Shoqėrinė Civile
Gazeta Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com