Albatlanta

Torreblanca: Spanja ka paragjykime
Interviste me JOSE IGNACIO TORREBLANCA
“Imazhi i Kosovės nė Spanjė ėshtė aq i keq dhe i bazuar aq shumė nė paragjykime. Ky shtet portretizohet si njė vend pėr hedhje mbeturinash”, thotė kreu i Zyrės nė Madrid tė KE-sė pėr Marrėdhėnie me Jashtė, Jose Ignacio Torreblanca.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Torreblanca, jeni kėtu me disa anėtarė tė Parlamentit tė Spanjės, nė njė mision fakt-mbledhės. Cili mendoni se ėshtė progresi, tė cilin e ka bėrė deri mė tani Kosova si shtet dhe cilat janė sfidat e ardhshme, ndonėse Spanja nuk e njeh Kosovėn si shtet?

JOSE IGNACIO TORREBLANCA
Ka njė ditė qė jam nė Kosovė, por ėshtė njė pėrvojė intensive. Kemi qenė dje nė Serbi, nė Beograd, e sot jemi kėtu. Mė duhet tė them se jam i befasuar pėr tė mirė nė lidhje me atė qė po shoh.

Imazhi i Kosovės nė Spanjė ėshtė aq i keq dhe i bazuar aq shumė nė paragjykime. Ky shtet portretizohet si njė vend pėr hedhje mbeturinash, njė gropė ujėrash tė zeza me shumė njerėz, tė cilėt sillen poshtė-lart dhe nuk bėjnė asgjė.

Pėrshkruhet si njė vend me krim dhe madje, sipas disa mediave, thuhet se ėshtė njė vend i ringjalljes sė islamizmit dhe fundamentalizmit, njė shtet narko-terrorist. Imazhi ėshtė shumė negativ pėr shkak tė mungesės sė kontakteve direkte.

Njerėzit do tė duhej tė vinin dhe tė shihnin, apo tė shkonin dhe tė shihnin dhe tė shkėmbenin. Unė jam njė person i informuar mirė nė Spanjė, por shumė spanjollė presin se gjetjet kėtu do tė jenė tė frikshme.

Pikėrisht pėr kėtė, jemi kėtu, qė tė gjejmė, tė mėsojmė dhe tė pėrpiqemi t’i luftojmė tė gjitha kėto klishe. Ka shumė probleme kėtu dhe askush nuk ka mohuar tė flasė me ne pėr kėto probleme. Problemet janė tė mėdha, disa janė praktike, disa tė tjera lidhen me ēėshtjen e statusit.

Por, njerėzit janė duke punuar nė kėto ēėshtje, janė shumė tė vetėdijshėm pėr to dhe nuk i mohojnė. Ata nuk tentojnė tė thonė se kjo ėshtė Gjermani apo Norvegji. Pra, shoh njė vetėdijesim pėr sfidat dhe problemet.

Ne ishim nė veri tė lumit Ibėr nė Mitrovicė dhe pamė se njerėzit, madje edhe ata tė minoritetit serb, janė tė vetėdijshėm pėr atė se sa e ngrirė ėshtė situata.

Pėr mua kjo ėshtė shumė me rėndėsi, sepse kėtu ndoshta ka mė pak njerėz qė janė nė njė situatė tė mohimit tė problemeve, sesa qė ka nė Spanjė. Ata do tė ishin tė befasuar me faktin qė njerėzit po i analizojnė problemet kėtu.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Spanja ėshtė nė radhėn e pesė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė nuk e njohin Kosovėn si shtet. Spanja gjithashtu po udhėheq presidencėn e radhės nė BE. A mund tė jetė njė problem qėndrimi i Spanjės mbi statusin e Kosovės nė rrugėn e saj drejt integrimit nė BE?

JOSE IGNACIO TORREBLANCA
Jo, nuk mendoj kėshtu. Sipas intervistave qė kemi pasur me njerėzit nė terren, presidenca po punon ashtu siē ėshtė pritur. Spanja ka udhėhequr presidencėn tri herė deri mė tani -kjo ėshtė hera e katėrt - dhe ata e dinė se si bėhet kjo punė.

Pavarėsisht pritjeve, ata do tė shpallin tė pavlefshėm ēfarėdo tentimi pėr tė pėrdorur presidencėn pėr ndonjė interes tė veēantė. Ata janė tė ndjeshėm nė lidhje me faktin se duhet tė jenė tė balancuar nė kėtė.

Presidenca koincidon me njė qeveri, e cila ka qėndrimin qė e ka. Pra, kjo nuk ndryshon asgjė, ata do tė jenė tė balancuar, sepse duhet tė jenė tė tillė. Kjo nuk ndikon as negativisht e as pozitivisht nė situatėn.

Problemi ėshtė se Spanja nuk ėshtė e pėrfshirė dhe nuk ėshtė e pranishme kėtu nė baza ditore. Spanja nuk ėshtė e pėrfshirė totalisht as nė EULEX, si mision neutral karshi statusit.

Fakti qė i kemi tėrhequr trupat (nga KFOR-i), qė kanė siguruar njė stabilitet pėr tė dyja komunitetet, nuk ėshtė qartėsuar se a ėshtė bėrė pėr shkak tė nevojės pėr resurse, pasi misioni ka pėrfunduar, apo se kemi pasur njė problem me statusin.

Ne ende nuk e dimė kėtė, se ēka qėndron prapa kėsaj, pra ėshtė njė konfuzitet qė paraqet njė problem.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēka duhet tė ndodhė pėr tė shtyrė Spanjėn qė ta njohė shtetėsinė e Kosovės, nė rrafshin kombėtar apo ndėrkombėtar?

JOSE IGNACIO TORREBLANCA
Do tė duhej qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė thotė se nuk ka asgjė nė Rezolutėn 1244 qė e bėn shpalljen e pavarėsisė legale apo jolegale. Kjo do tė thotė se Rezoluta 1244 nė vete ėshtė neutrale dhe se shpallja e pavarėsisė ėshtė njė fakt apo akt politik, e jo legal apo ilegal.

Kjo do tė ishte shumė ndihmuese pėr tė hapur njė debat nė Spanjė mbi aspektin politik dhe aspektin e kosto-dobisė. Deri mė tani, kemi pasur shumė argumente tė natyrės sė legalitetit, mbi ligjin ndėrkombėtar, dhe qėndrimi i Spanjės formalisht ėshtė i dominuar nga vlerėsimet e natyrės juridike.

Do tė ishte ndihmuese qė Gjykata tė thotė se ky nuk ėshtė njė diskutim qė ka tė bėjė me ligjin, porse ėshtė njė diskutim praktik. Atėherė do tė mund tė kishte njė diskutim mbi koston, pėrfitimet, qėllimet dhe pėrfundimet, tė cilin aktualisht nuk e kemi, pėr shkak tė kombinimit tė debatit mbi ligjshmėrinė dhe histerinė nė njė nivel tjetėr.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ka pasur kritika ndaj Spanjės qė thonė se Spanja po lobon kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Njė koment mbi kėtė?

JOSE IGNACIO TORREBLANCA
I kam dėgjuar kėto raporte qė thoshin se disa diplomatė po lobonin nė Amerikėn Latine pėr t’i mbajtur frontet sė bashku. Mė shumė se nė Amerikėn Latine thuhet se janė pėrdorur kontaktet nė Kombet e Bashkuara.

Por, kjo ėshtė njė gjė qė nuk mund ta konfirmoj personalisht, nuk e kam parė ndonjė memorandum me qėndrimin zyrtar.

Ekziston njė qėndrim zyrtar i Qeverisė, se pėrse nuk e mbėshtet pavarėsinė, por nėse pėrpiqeni ta gjeni nė faqen e internetit, nuk do ta gjeni. Pra, nuk mund ta deformojmė kėtė dhe ta argumentojmė pikė pėr pikė.

Kjo nuk ėshtė njė politikė, sepse po tė ishte politikė, do tė kishte tė bėnte me arsye dhe qėllime. Kjo ėshtė diēka tėrėsisht tjetėr, por shpresojmė se me kalimin e kohės do tė shndėrrohet nė politikė, tė cilėn pastaj do tė mund ta ndryshonim varėsisht fuqisė sė argumenteve.
RADIO EVROPA E LIRĖ, Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com