Albatlanta

Konsulli Amerikan, qė shpėtoi Shqipėrinė nga ndarja e dytė
'AuLoNa'
Pėr konsullin amerikan Joseph Haven, populli shqiptar nuk ka as mė tė voglėn ide se cili ka qenė dhe ēfarė roli ka lozur nė prishjen e planeve shoviniste greke, nė pretendimet e silogjeve greke deri nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Jemi pėrpjekur tė mėsonim pėr biografinė e kėtij diplomati amerikan dhe pėr tė mėsuar pak gjėra dhe vetėm nė lėmin e karrierės sė tij diplomatike.

Kėshtu mėsojmė se si konsull amerikan nė Evropė e ka nisur karrierėn e tij nė vitin 1914, nė qytetin Roubaix, mbas dy viteve shėrbim atje, transferohet si konsull nė Katania tė Siēilisė, ku shėrbeu vetėm njė vit, sepse nė fillim tė vitit 1917 e gjejmė konsull nė Torino. Nė Torino punoi deri nė fund tė janarit tė vitit 1919. Asokohe nė Paris kishte muaj qė po zhvillonte punimet Konferenca e Paqes. Nė atė konferencė morėn pjesė delegacionet e tė gjitha shteteve qė morėn pjesė nė Luftėn I Botėrore. Midis tyre edhe Greqia me Jugosllavinė e sapokrijuar, tė cilat konsideroheshin shtete qė kishin fituar luftėn. Pretendimet e tyre tokėsore nė kurriz tė tokave shqiptare ishin jashtėzakonisht tė mėdha. Ishin harruar plotėsisht vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913. Delegacioni i SHBA-sė nė Konferencėn e Paqes, i kryesuar nga president W.Willsoni, pėr tė pasur njė ide tė qartė mbi Shqipėrinė, problemet shqiptaro-greke dhe shqiptaro-jugosllave, nė fillim tė shkurtit tė vitit 1919 emėroi konsullin amerikan tė Torinos, Joseph Haven, si konsull nė Vlorė duke pasur kėshtu mundėsinė e vėzhgimeve tė nevojshme drejtpėrsėdrejti nė Shqipėri. Konsulli J.Haven me tė ardhur nė Romė, filloi informacionet e nevojshme paraprake. Ai ishte vėnė nė kontakt me misionarin amerikan Telford Erickson, i cili ishte njė mik i madh i shqiptarėve dhe qė vite mė parė kishte qenė drejtor i shkollave amerikane nė Korēė dhe nė Elbasan.

Asokohe ai ishte ngarkuar nga kolonitė shqiptare tė SHBA-sė tė mbronte tė drejtat e Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes. Misionari amerikan e takoi konsullin me Mehmed Konicėn, ministėr i Jashtėm dhe me Turhan Pashė Pėrmetin, Kryeministėr, tė cilėt ngarkuan Tefik Mborjen, asokohe sekretar i Kėshillit tė Ministrave, ta shoqėronte konsullin amerikan nėpėr Shqipėri. Gjatė udhėtimit nga Brindizi pėr nė Vlorė, me njė torpedinier italian, Tefik Mborja i shpjegoi me hollėsi konsullit Haven Shqipėrinė etnike, atė shoqėrore, politike, ekonomike si edhe aspiratat greko-jugosllave-italiane mbi territoret shqiptare. Konsulli amerikan, pak i informuar pėr Shqipėrinė, i dėgjoi me shumė vėmendje, madje ai i dėgjoi edhe me shumė dashamirėsi. Kur ata mbėrritėn nė Vlorė, nė port i priste njė kolonel italian, i cili i uroi mirėseardhjen nė emėr tė gjeneral Piacentinit dhe i tregoi atij se komanda ushtarake i kishte vėnė nė dispozicion njė kapiten si edhe njė vilė tė vogėl. Konsulli qėndroi disa ditė nė Vlorė. Tefik Mborja fshehurazi nga italianet e vė konsullin amerikan nė kontakt me shumė atdhetarė vlonjatė me nė krye Qazim Kokoshin. Atdhetarėt vlonjatė nė shtėpinė e Ali Asllanit organizuan njė mbasdite ēaji pėr nder tė tij, ku morėn pjesė edhe bashkėshortet e atdhetarėve. “Konsulli mbeti shumė i kėnaqur, - shkruan nė kujtimet e tija Sejfi Vllamasi - sepse jo vetėm burrat, por edhe gratė e tyre bisedonin lirisht me konsullin nė gjuhė italisht. Si burrat po ashtu edhe gratė i dhanė tė kuptonte konsullit se Vlora me rrethinat e saj do tė mbrohej me gjak dhe kurrė nuk do t’a pranojė dominacionin italian”.

Mbi kėtė pikė me sugjerimin e Tefik Mborjes, konsullit amerikan iu dorėzua njė memorandum i nėnshkruar nga shumica e parisė sė Vlorės dhe nga kryepleqtė e fshatrave. Qazim Kokoshi dhe Tefik Mborja ēuan nė kėmbė gjithė popullin e Vlorės dhe pėr ta bindur konsullin Haven se vlonjatėt kishin plotėsisht tė drejtė dhe, nė qoftė se italianėt nuk do tė heqin dorė nga pretendimet e tyre, lufta do tė ishte e paevitueshme. Asokohe autoritetet italiane thoshin se «populli shqiptar ka tė drejtė tė jetojė i lirė e i pavarur, por pėr disa kohė duhet tė vihet nėn mandatėn e Italisė». Mbas Vlorės konsulli Haven niset pėr nė Gjirokastėr dhe Korēė. Para nisjes Tefik Mborja u dėrgoi letra konfidenciale tė gjithė atdhetarėve qė ai i njihte mirė, ku i porosiste qė konsullin amerikan ta prisnin me demonstrata e mitingje tė organizuara mirė dhe kur ata do tė viheshin nė kontakt me tė, t’i dorėzonin atij memorandume pėr ēėshtjet kombėtare.

Nė Tepelenė, sado qė ajo nėnprefekturė ishte shume e vogėl, me iniciativėn e nėnprefektit, Qazim Koculit, u mblodhėn gjithė fshatarėt e zonės tė veshur me kostume kombėtare, duke folur dhe protestuar pėr ēėshtjen kombėtare, edhe duke shfaqur edhe simpatinė e tyre pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė Gjirokastėr, kryetari i baskisė, Javer Hurshiti, nė bashkėrendim me atdhetarėt e tjerė, i bėnė konsullit njė pritje tė jashtėzakonshme, me demonstrata simpatie shumė tė nxehta pėr Amerikėn. Konsulli mbeti shumė i kėnaqur nga kjo pritje. Ai priti edhe njė delegacion atdhetarėsh, i cili nė emėr tė popullit tė Gjirokastrės iu lut t’ia transmetonte Presidentit W.Willson qė edhe shqiptarėt kanė dėshirė tė zjarrtė tė jetonin edhe ata tė lirė e tė pavarur.

Ky delegacion i dhuroi Presidentit Willson dhe vet konsullit peshqeshe me shumė vlera artistike, si kostume kombėtare dhe punime ari e argjendi, tė cilat ai i priti me shumė kėnaqėsi. Nė kėtė delegacion rol tė rėndėsishėm kanė lozur atdhetarėt kristianė Thoma Papapano dhe Jorgji Meksi. Ndėrkohė me konsullin kėrkuan tė takoheshin disa tė krishterė tė tjerė filogrekė si Lame Karecoja, Efthim Cakoja, av. Dhimoja. Nė emėr tė kėtij delegacioni foli Lame Karecoja i cili tha: “Dėshira e pjesės mė tė madhe tė ortodokseve ishte pėr t’u bashkuar me Greqinė ose tė jenė nėn mandatin e Italisė, mbasi bashkėjetesa me muhamedanėt ishte e pamundur, duke qenė se plagėt janė tė hapura qysh nga koha e Turqisė, prej qindra vjetėsh”. Ata paraqitėn edhe njė memorandum, por demonstrata e fuqishme antigreke e bėrė nga gjirokastritet, e paralizoi nismėn e grekomanėve. Nė ēdo veprimtari dhe takim tė konsullit amerikan, Tefik Mborja ishte prezent dhe frymėzues, ndėrsa kapiteni italian i shoqėronte vetėm gjatė udhėtimit. Nė Pėrmet pritja u bė madhėshtore, mbasi kėtu, pėrveē zėrit atdhetar, nuk doli asnjė zė tjetėr. Para se konsulli tė mbėrrinte atje nga Gjirokastra, me njė korrier lajmėrohen Dhimitėr Kacimbro e Koēo Tasi. Ata nė emėr tė atdhetarėve kėrkonin me insistim pėrkrahjen e Amerikės nė Konferencėn e Paqes, qė t’i jepej Shqipėrisė vetėqeverimi i plotė. Ashtu si gjirokastritėt dhe atdhetarėt pėrmetarė nė emėr tė popullit tė Pėrmetit, i dhanė peshqeshe konsullit amerikan Haven, pėr tė cilat konsulli mbeti i kėnaqur. __________________

Edhe nė Leskovik e Kolonjė konsullit i bėnė po ato pritje dhe demonstrata entuziaste dhe po ato kėrkesa dhe lutje qė ishin bėrė nė Tepelenė, Gjirokastėr e Pėrmet. Udhėtimi nėpėr zonėn e pushtimit italian mbaroi nė fshatin Selenicė tė Kolonjės. Udhėtimi pati njė sukses tė plotė. Konsulli Haven i kishte thėnė Mborjes: “...Nga sa pashė dhe nga sa dėgjova tė gjitha pretendimet greke janė krejt tė kota…”. Nė Korēė, Mborja kishte menduar qė konsulli tė qėndronte nė shtėpinė e ēiftit Kenedi, misionarė amerikanė, i cili kishte bėrė shumė pėr Shqipėrinė. Konsulli e pėlqeu atė mendim dhe u vendos atje tek ata, ku qėndroi tri ditė. Nė Korēė autoritetet ushtarake franceze ndaluan ēdo manifestim qė do tė bėhej nė favor tė ēėshtjes shqiptare. Pėrkundėr kėsaj mase, korēarėt tek konsulli amerikan u paraqitėn me shumė delegacione dhe tė gjithė me njė zė, kėrkuan pavarėsinė e Shqipėrisė duke shfaqur njėkohėsisht simpatinė e tyre tė veēantė pėr SHBA-nė. Konsulli Haven nė Korēė mbeti shumė i kėnaqur, sepse midis delegatėve ai kishte takuar me njerėz qė kishin qenė nė Amerikė, me tė cilėt ai bashkėbisedoi vetėm nė gjuhėn angleze. Tė gjitha pėrpjekjet e dhespotit grek Jakov dhe ato tė sekretarit tė Mitropolitit, Efrem Gjini, shkuan kot dhe qėllimet e tyre dėshtuan. Dhespoti iu lut me letėr konsullit qė t’i bėnte njė vizitė nė mitropoli, mbasi ai vetė nuk mund tė vinte tek ai, duke qenė se ky i fundit banonte nė shtėpinė e njė misionari protestan amerikan. Konsulli i pėrgjigjet negativisht dhe me njė ton tė thatė e tė prerė. Grekomanėt e Korēės nėn udhėheqjen e Efraimit i kėrkuan takim konsullit, duke iu lutur nga ana tjetėr qė Mborja tė mos ndodhej prezent nė bisedimet qė do tė zhvilloheshin, sepse sipas tyre, i ati i Mborjes ishte shkaktari i djegies sė Voskopojės dhe familjes sė tij si antikristiane; Nėn insistimin e T.Mborjes, konsulli i takoi grekomanėt dhe kur ata filluan tė shpifnin pėr familjen Mborja ai ua preu fjalėn duke i quajtur «gėnjeshtare». Me ketė fjalė i nxori jashtė. Ketė skenė tragjike pėr grekomanėt Mborjes ia kishin treguar si konsulli Haven, po ashtu dhe ēifti Kenedi. Konsulli i bėri njė vizitė zyrtare edhe komandantit tė ushtrisė franceze, kolonelit Descoins, i cili qe shprehur nė favor tė popullit shqiptar. Pas dy ditėsh shkojnė nė Pogradec, ku komandanti i asaj zone major Mortier, mbėshtet tė drejtat e vendit tonė, sa njė shqiptar shumė i mirė. Ai foli edhe kundra grekėve, serbėve dhe italianėve, si edhe kundra politikės franceze qė i pėrkrahte ata dhe pretendimet e tyre. Konsulli dhe Mborja mbetėn shumė tė kėnaqur nga ato qė dėgjuan nga goja e njė oficeri madhor frėng. Nė Delvinė ishte paralajmėruar Leonidha Frashėri, nėnprefekt i Delvinės, njė nga atdhetarėt mė tė mirė tė asaj kohe. Edhe atje tė gjitha kėrkesat tė paraqitura ishin pėr pavarėsinė kombėtare. Vetėm nė fshatin Himarė u shfaqėn disa persona qė kėrkuan protektoratin italian, ndėrsa nė fshatin Vuno grupi mė i madh i fshatit i kryesuar nga i vėllai i Spiro Kolekės, kėrkoi me kėmbėngulje vetėqeverimin e Shqipėrisė. Josef Haveni nga Delvina shkoi nė Vlorė, ku qėndroi pėr tė pėrgatitur raportin pėr fazėn e udhėtimeve nėpėr Shqipėrinė jugore, duke u dhėnė plotėsisht tė drejtė shqiptarėve, duke vėnė nė dukje edhe ēėshtjen e Vlorės, si njė e drejtė qė i takon Shqipėrisė. Atė raport Tefik Mborja, me motoskaf e ēoi urgjentisht nė ambasadėn amerikane nė Romė dhe menjėherė u kthye pėrsėri tek konsulli nė Vlorė. Pak ditė mė vonė konsulli me Mborjen nisen me vapor pėr nė Durrės, ku ndodhej komandanti italian i veriut, gjeneral Ferrero. Konsulli Haven u paraqit tek gjenerali, por pritja nuk ishte si ajo e gjeneral Piacentinit. Nė Durrės ishte qeveria e Turhan Pashės, dhe ministrat qė u gjetėn atje, Sami Vrioni dhe Mehdi Frashėri, u shprehėn nė favor tė protektoratit italian, ndėrsa atdhetarėt durrsakė bėnė po atė gjė qė kishin bėrė edhe atdhetarėt e qyteteve tė tjera. Nė Tiranė konsulli Haven u takua me tė gjithė atdhetarėt qė kishin nė krye Sotir Pecin, tė cilėt u shprehėn si tė gjithė atdhetarėt e tjerė shqiptarė.

Mė datėn 13 prill 1919 konsulli u nis pėr nė Shkodėr ku qėndroi vetėm njė natė. Atje francezėt ashtu si edhe nė Korēė, nuk lejuan tė bėhet asnjė demonstratė, por Komiteti i Kosovės bashkė me komitetin veprues, sė bashku me atdhetarėt shkodranė, formuan njė delegacion i cili kontaktoi me konsullin dhe i shprehu atij po atė kėrkesė sikurse tė gjithė atdhetarėt e tjerė Nė kėtė kohė, mbas vrasjes sė Preng Bibė Dodės nė Krujė dhe plagosjes sė majorit Eden, udhėtimet nė zonėn e Shkodrės duhej tė bėheshin me kujdes. Me masat qė u morėn nga atdhetarėt, konsulli mbėrriti shėndoshė e mirė nė Krujė, ku iu rezervua njė pritje shumė e ngrohtė. Me konsullin u takua edhe njė delegacion i kryesuar nga Babai i bektashinjve, i cili pati po ato kėrkesa sikurse tė gjitha kėrkesat e atdhetarėve tė qyteteve tė tjera. Nga Kruja shkoi nė Vlorė, ku mori fund edhe udhėtimi i tij nėpėr Shqipėri. Atje, nė Vlorė konsulli Haven pėrpiloi edhe raportin e fundit.

Nė kėtė raport pėrfundimtar ai shfaqte mendimin se «Shqipėria ėshtė njė vend qė qeveriset vet, sepse i ka tė gjitha elementet e duhura qė i nevojiten pėr vetėqeverim dhe nuk ėshtė i nevojshėm ndonjė protektorat». Mbasi e mbaroi raportin ia jep Mborjes pėr ta dorėzuar ne ambasadėn e ShBA-sė nė Romė, duke e porositur qė tė jetė shumė vigjilent deri nė dorėzimin e raportit. Mborja e dorėzoi raportin nė ditėt e para tė muajit maj dhe detyra e tij si edhe ajo e konsullit morėn fund. Pas 4-5 muajve Athina i dėrgoi Washingtonit njė memorandum, sipas tė cilit konsullin amerikan Haven e kishin blerė shqiptarėt dhe se qeveria greke i quante gėnjeshtra tė gjitha informacionet qė jepte raporti i konsullit. Gjatė periudhės sė zhvillimit tė Konferencės sė Paqes nė Paris, konsulli Haven kishte qenė nė dispozicion tė delegacionit amerikan dhe personalisht tė Presidentit W.Willson. Konsulli Joseph Emerson Haven nė vitin 1921 kthehet sėrish nė shėrbimin konsullor amerikan dhe shėrbeu deri nė vitin 1924 si konsull i SHBA-sė nė Trieste, mė pas deri nė vitin 1929 ai ishte konsulli amerikan nė Firence. Vitet e fundit tė jetės sė tij, afėrsisht tetė vite, ai i kaloi pothuaj nė qetėsi, me shumė pak punė, si konsull pranė Republikės sė San Marinos, ku edhe vdiq mė 24.05.1937.

__________________





__________________ «Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».

" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) Journalist
www.albanian.com | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com