Albatlanta

Historiani grek zbulon tė vėrtetėn historike
Petrika GROSI
Bota shqiptare” ka botuar sė fundi librin “Bashkėpatriotė tė padėshiruar”, tė historianit helen, Jorgos Margaritis

Vitrinės tė librit shqip i ėshtė shtuar njė tjetėr vėllim me mjaft interes. Bėhet fjalė pėr historinė dhe ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat kanė shkatėrruar minoritete tė ndryshme nė Greqi, e mes tyre flitet edhe pėr ēamėt e Ēamėrinė, madje sipas botuesit shqiptar, me tepėr objektivitet.

“Dalja nė qarkullim e librit tė historianit Jorgos Margaritis ‘Bashkėpatriotė tė padėshiruar’, tė dhėna mbi shkatėrrimin e minoriteteve tė Greqisė ėshtė ngjarje jo vetėm se plotėson njė boshllėk nė botimet pėr kėtė problem, por edhe se vjen nga njė historian i vendit fqinj”, shprehet botuesi Genti Gjonaj pėr gazetėn “Korrieri”. Ai vijon mė tej se “Pėr fat tė keq, ndryshe nga botimet letrare, lexuesi shqipar ėshtė mė pak i njohur me veprat e historianėve, grekė e veēmas me ato qė trajtojnė marrėdhėniet mes dy vendeve e popujve tanė apo fatin e minoritetit shqiptar ēam nė Greqi.”

Ndryshe nga qėndrimet e Athinės zyrtare apo pseudo-shkencėtarėve tė indoktrinuar, tė cilėt ngulmojnė qė Greqia nuk pa pasur kurrė ndonjėherė probleme me komunitetet, historiani Jorgos Margaritis sjell fakte mbi tė kundėrtėn, duke dėshmuar kėshtu ndėrhyrjet dhe padrejtėsitė qė shteti grek ka kryer ndaj minoriteteve ndėr vite dhe diskriminimin e vazhdueshėm tė tyre. I mbėshtetur nė tekste tė botuara dhe burime tė shumta arkivore, historiani Margaritis trajton fatet e komunitetit hebre dhe minoritetit shqiptar ēam nė Greqi.

Kjo trajtesė vjen nė rrafshin historiko- kronologjik, qė pas kryengritjes sė vitit 1821, pavarėsisė sė shtetit grek dhe deri nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Besnik i parimit tė tė vėrtetave qė jep historia, larg ndikimit tė politikės dhe nacionalizmit ekstrem, autori konkludon se shteti i pavarur grek qė nė fillimet e jetės sė tij nuk u mėsua tė jetojė me komunitetet dhe minoritetet e tjera, pra me fe tjetėr dhe me origjinė tjetėr kombėtare.

Sa i takon pėrmbajtjes tė kėtij libri, pjesa e parė me kapitujt “Antisemitizmi grek: njė udhėtim, 1821, 1891, 1931”, “Shfarosja e hebrenjve tė Greqisė: Ideologjia, tensionet shoqėrore dhe koniuktura”, “Hebraizmi grek dhe Rezistenca Antifashiste”, “Kisha Ortodokse Greke dhe Holokausti”, Jorgos Margaritis paraqet fakte tronditėse qė dėshmojnė mbi shkatėrrimin gradual tė komunitetit hebre nė Greqi, i cili arriti kulmin gjatė luftės sė Dytė Botėrore, veēanėrisht nė qytetin e Selanikut.

Sipas historianit helen, nė Selanik antisemitizmi grek mori formėn e tij mė luftarake dhe njėkohėsisht mė politike e teorike, duke ofruar nė kėtė mėnyrė materialin e parė pėr zhvillimin e organizatave me karakteristika nacionaliste, por edhe naziste. Qyteti i Selanikut u bė epiqendra e dramės sė hebrenjve nė Greqi, e pasuar nga Janina, ishulli i Korfuzit, Volos etj. Hebrenjtė e Greqisė, padyshim u bėnė pjesė e “zgjidhjes pėrfundimtare”, tė cilėn e frymėzuan, e organizuan dhe e realizuan nazistėt nė shkallė mbarė evropiane. Gjithsej, nga afro 70. 000 hebrenj grekė nė vitin 1940, mė shumė se 50. 000 prej tyre u shfarosėn nė kampet e vdekjes, pra shumė qė e tejkalon 70%.

Shifrat, shkruan autori parashtrojnė pyetje tė caktuara vendimtare, pėrgjigjia e tė cilave i referohet tėrthorazi ose drejtėpėrdrejt shoqėrisė greke, klimės qė mbizotėronte nė tė, si dhe koniukturat gjatė periudhės sė pushtimit. Ndėrsa nė pjesėn e dytė tė librit, “Peripecitė e ēamėve deri nė dėbimin e tyre gjatė dhjetėvjeēarit tė 40-ės”, Margaritis e njeh lexuesin me fatin tragjik tė minoritetit tjetėr historik nė Greqi (ēamėt). Periudha sė cilės i referohet autori janė vitet 1912-1944.

Historiani ndjek nė rrafshin historiko-kronologjik, politikėn e qeverive tė ndryshme greke ndaj minoritetit shqiptar tė Ēamėrisė, dėbimet sistematike tė kėtij minoriteti, egėrsinė e tmerrshme tė nacionalistėve grekė nė kurriz tė ēamėve deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Sipas historianit grek, shkatėrrimi i minoritetit ēam pėrbėn njė ngjarje unike nė Greqinė e vitit 1940.

Shkatėrrimi i kėtij minoriteti, dhuna e pėrdorur, dėbimi masiv i ēamėve nuk mund tė krahasohet me shkatėrrimin e komuniteteve hebraike, vepėr e nazistėve gjermanė nė kuadrin e “zgjidhjes pėrfundimtare”, me gjithė veprimet dhe bashkėveprimet pasive tė faktorėve grekė nė kėtė proces. Madje sipas tij, ndoshta ky akt i shėmtuar nuk mund tė krahasohet as me fatet e sllavomaqedonasve gjatė sė njėjtės periudhė, i cili u lidh me konfliktet e pėrgjithshme nė hapėsirėn greke dhe veēanėrisht me Luftėn Civile.

“Fati i ēamėve, shkruan Margaritis, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt as me peripecitė e asaj kohe tė autonomistėve vllahė dhe as me ato tė myslimanėve tė Trakės.” Del qartė se kemi tė bėjmė me spastrim etnik ose mė saktė njė shpėrthim tė dhunės, qė synonte mbylljen e ēėshtjeve tė minoriteteve me metodėn mė radikale, zhdukjen e popullsive minoritare. Tė rėqethin faktet tronditėse jo vetėm tė muajve tė parė tė vitit 1913 (pas rėnies sė Janinės dhe kur Ēamėria u pushtua nga ushtritė greke), tė viteve 1923-1926, 1930-1940, por veēanėrisht ato qė Jorgos Margaritis, jep pėr qytetin e Paramithisė mė 27 qershor 1944: “Me gjithė premtimet, mė 27 qershor qyteti u kthye nė thertore. Me qindra e qindra vetė, numri ėshtė i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesėqind personave, u vranė me mėnyrat mė ēnjerėzore brenda dhe pėrreth qytetit.

Keqtrajtimi i pėrgjithshėm i grave dhe rrėmbimi i pasurive, e plotėsonin kėtė kuadėr.” Gjithashtu, historiani Margaritis flet nė kėtė vėllim edhe mbi spastrimet e bėra nga grekėt mbi fshatrat myslimane nė jug tė Kalamait, me dėbimin e banorėve nė veri tė lumit dhe kryesisht nė zonėn e Sajadhės e tė Filatit.

Mė tej trajtohet rikthimi i shumė ēamėve nė dhjetorin e vitit 1944 dhe akti final i tragjedisė sė tyre; Pas marrėveshjes sė Varkizės, grupet e Lidhjes Demokratike Kombėtare Greke, qė ishin strehuar nė Korfuz, si grupe tė Gardės Kombėtare, u kthyen nė Ēamėri. Ata vazhduan veprėn kriminale tė lėnė pėrgjysmė dhe masakruan qindra ēamė tė tjerė nė Filat dhe nė rrethinat e tij. “Kėshtu mbyllet sipari i tragjedisė ēame, bashkėqytetarėve tanė tė vjetėr qė u vranė barbarisht nė emėr tė spastrimit kombėtar dhe fetar”, shprehet historiani grek.

Pėr ata qė nuk e njohin, historiani Jorgos Margaritis lindi nė Athinė nė vitin 1954. Ai jep historinė moderne nė degėn e shkencave politike nė Universitetin “Aristoteli” tė Selanikut. Nė veprat e tij, Margaritis, ėshtė marrė kryesisht me Luftėn e Dytė Botėrore nė Greqi, Rezistencėn Greke si dhe me njė nga periudhat mė tragjike tė popullit grek, Luftėn Civile.
Korrieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com