Albatlanta

Ngjarjet mė tė rėndėsishme qė pėrcollėn Kosovėn deri nė pavarėsi
Kreshnik Llabjani
Prej se ekziston si problematikė, ēėshtja e Kosovės nga historianėt vlerėsohet se edhe po tė shikohet nga ēfarėdo aspekti ajo nuk mund tė analizohet jashtė kontestit tė ēėshtjes shqiptare si tėrėsi. Pra, Kosova ėshtė pjesė e pandashme e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ndėrsa ēėshtja e Kosovės si e veēantė ka gjenezėn e saj nė kohėn e Krizės Lindore, pėrkatėsisht me Kongresin e Berlinit (1878), nė tė cilin u morėn vendime pėr ndarjen e territoreve etnike shqiptare dhe nga kėtu fillon edhe problematika e Kosovės.

Kongresi i Berlinit atėbotė pėrveē qė prodhoi dy shtete tė reja atė tė Serbisė dhe Malit tė Zi, mori edhe vendime pėr cungimin e viseve tė banuara nga populli shqiptar nė dobi tė shteteve fqinje. Po nė kėtė vit (1878) shqiptarėt organizuan Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nėn udhėheqjen e sė cilės deri nė vitin 1881 u luftua kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė trojeve etnike dhe pastaj edhe kundėr Perandorisė Osmane pėr tė krijuar njė shtet autonom shqiptar. Ndėrkohė qė kjo Lidhje nuk kishte ndonjė sukses pasi nuk gjeti pėrkrahje ndėrkombėtare tek fuqitė mė tė mėdha, edhe gjatė kohės sė rėnies sė Perandorisė Osmane shqiptarėt ishin pothuajse nė tė njėjtėn situatė. Por, pas shumė pėrpjekjeve dhe sakrifica tė bėra shqiptarėt nga tė gjitha viset etnike u mblodhėn nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės, i cili mė 28 nėntor 1912 shpalli Pavarėsinė Kombėtare tė Shqipėrisė dhe pėrfshirjen e mbarė viseve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar.

Pas vendimit qė mori Kuvendi historik i Vlorės, shqiptarėt shpresonin se me luftėn e tyre shekullore kundėr sundimit osman dhe me tė drejtėn legjitime qė kishin mbi trojet e tyre etnike, gjashtė Fuqitė e Mėdha tė kohės, tė cilat diktonin fatin e popujve tė kontinentit do tė njihnin pavarėsisė e Shqipėrisė duke pėrfshirė brenda kufijve mbarė trojet etnike. Por, pėr fatin e keq tė shqiptarėve ashtu sikurse Kongresi i Berlinit edhe Konferenca e Londrės (1912 – 1913) u bė instrument justifikues i vazhdimit tė copėtimit tė truallit etnik shqiptar.

Sipas kėsaj Konference nė kufijtė e shtetit tė ri u pėrfshi shumė mė pak se gjysma e trojeve etnike shqiptare, ndėrsa pjesa tjetėr u nda mes tri monarkive fqinje ballkanike. Prej tyre Serbia mori krejt Kosovėn historike me kryeqytetin e saj Shkupin; Greqia aneksoi rrethet e Follorinės dhe Kosturit sė bashku me Ēamėrinė dhe po ashtu Malit tė Zi i dhanė edhe Plavėn, Gucinė, Hotin e Grudėn. Pra shihet se Kosova dhe viset tjera shqiptare ndahen nė kėtė vit dhe nga kėtu Kosova mund tė trajtohet si ēėshtje e veēantė, e cila nga pakėnaqėsia nė vazhdimėsi bėri pėrpjekje e kryengritje pėr lirinė e saj.

Ndėrkohė qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore u mblodh nė Paris Konferenca e Paqes (1919 – 1920), e organizuar nga shtetet fituese tė luftės pėr tė vendosur mbi kushtet e paqes. Fatkeqėsisht edhe kjo konferencė pėrbėn njė edicion akoma mė tė shėmtuar me hartimin e planeve pėr padrejtėsi tė reja politike territoriale ndaj shqiptarėve duke mos shqyrtuar fare copėtimin e mėhershėm. Nga kjo situatė e re Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene (MSKS),e cila ishte themeluar mė 1 dhjetor 1918 bart nėn vete territorin e Kosovės sė atėhershme, duke pėrfshirė edhe territorin e Kosovės Lindore (rrethet e Bujanovcit, Preshevės dhe Medvegjės).

Gjatė periudhės sė robėrisė nga Mbretėria SKS (1918 – 1941), Serbia ushtron gjenocid dhe presione tjera shumė tė ashpra ndaj shqiptarėve, duke u pėrpjekur nė vazhdimėsi me format mė tė ndryshme tė ndėrrojė edhe strukturėn e popullatės nė Kosovė. Pushteti i SKS-sė gajtė kėsaj kohe bėri shpėrnguljen e organizuar tė mė shumė se 500 mijė shqiptarėve pėr nė Turqi. Ndėrkaq deri nė prag nė Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt e Kosovės vazhduan pėrpjekjet e tyre me kryengritje dhe luftėra tė shumta kundėr SKS-sė pėr liri dhe sovranitet, por pa ndonjė sukses meqė nuk gjetėn pėrkrahje ndėrkombėtare.

Nė Luftėn e Dytė Botėrore (1939 – 1945) shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhanė njė kontribut tė rėndėsishėm nė disfatėn e bllokut fashist italo-gjerman dhe deri nė fund tė luftės vetėm nė Shqipėri forcat antifashiste numėrorin rreth 70 mijė ushtarė, ndėrsa Kosova rreth 50 mijė. Duke u bazuar nė kėtė kontribut mjaft tė madh, por edhe nė deklaratėn e aleatėve tė mėdhenj antifashist me anėn e Kartės sė Atlantikut (gusht 1942) shqiptarėt si kėtej ashtu edhe andej kufirit prisnin qė pas pėrfundimit tė luftės tė respektohej parimi i vetėvendosjes dhe tė drejtat kombėtare tė popujve. Po ashtu duke u mbėshtetur nė parimet e Kartės sė Atlantikut, delegatėt komunistė dhe nacionalist tė Kosovės sė bashku me komunistė serbė dhe malazezė tė trevės sė Kosovės, vendosėn mė 1 janar 1944 nė Konferencėn qė u mblodh nė Bujan qė me mbarimin e luftės nė Kosovė tė respektohej parimi i vetėvendosjes. Por, shumė shpejt doli se premtimet pėr tė drejta tė barabarta tė kombeve qenė demagogji, sepse posa mbaroi lufta Jugosllavia ose autoritetet federative tė Beogradit nė shkurt tė vitit 1945 shpallėn administrimin ushtarak nė Kosovė duke dėrguar mbi 50 mijė ushtarė dhe teknikėn mė tė pėrsosur tė kohės pėr tė shtypur vullnetin e shqiptarėve dhe nė korrikun e vitit 1945 hodhėn poshtė rezolutėn e Bujanit. Nė kėto kushte dhe rrethana tė mbylljes hermetike tė se vėrtetės pėr Kosovėn dhe popullin shqiptar, Qeveria e Jugosllavisė sė atėhershme e udhėhequr nga Tito inskenoi e organizoi dhunshėm Kuvendin e Prizrenit (8-10 korrik 1945). Rezoluta pėr kėtė kuvend ishte nė gjuhėn serbe dhe e hartuar nė Beograd. Disa delegatė shqiptarė qė kundėrshtuan rezolutėn e kėtij kuvendi tė dhunshėm mė vonė u likuiduan nė aspektin politik e disa tė tjerė edhe fizikisht. Nė kėtė rezolutė midis tė tjerash thuhej: “Ēėshtja se ēfarė statusi do tė ketė Kosova dhe Metohija sot nė kėtė fazė tė lėvizjes popullore ėshtė ēėshtje administrative e jo politike”. Kėshtu dezinformohej opinioni botėror se rezoluta shprehte “dėshirėn e tė gjithė banorėve tė Krahinės qė kjo t’i aneksohet Serbisė federale si pjesė pėrbėrėse e saj”. Po ashtu nė kuadėr tė organizimeve tė atėhershme tė jugosllavėve kombe u konsideruan vetėm bashkėsitė sllave (serbėt, kroatėt, sllovenėt, boshnjakėt, maqedonėt dhe malazezėt), kurse shqiptarėt u konsideruan kombėsi, pra u pėrjashtuan si nga e drejta e vetėvendosjes, ashtu edhe nga e drejta pėr tė pasur njė republikė nė vete. Menjėherė pas kėtyre akteve edhe u caktuan kufijtė nė mėnyrė arbitrare nga lart, pa asnjė referendum popullor. Popullsia shqiptare nuk u pyet ashtu sikurse edhe udhėheqėsit e saj dhe si rrjedhim qė tė dobėsohej fuqia e rezistencės politike, jugosllavėt trojet e Kosovės historike i ndanė nė tri pjesė – midis republikave tė Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi.
Republika e Serbisė mori krahinėn e Kosovės (Kosovėn e ngushtė) sė bashku me rrethet e Bujanovcit, Preshevės dhe Medvegjės; Republika e Maqedonisė aneksoi pjesėn jugore tė Kosovės, pėrkatėsisht rrethet e Shkupit, Tetovės, Gostivarit, Kėrēovės, Kumanovės, Dibrės, Strugės, Ohrit, Prespės, Pėrlepit dhe Manastirit; ndėrsa Mali i Zi mori pjesėn veriperėndimore tė Kosovės si Plavėn, Gucinė, Rozhajėn, Ulqinin dhe Tivarin.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, me dominimin politik serb ēėshtja e Kosovės u tentua tė mbyllej nė mėnyrė tė panatyrshme dhe tė kurdisur politikisht. Me kėtė rast pas periudhės sė vitit 1945 mbyllet kufiri me Shqipėrinė dhe nė Kosovė fillon tė ushtrohet represion i madh ndaj popullatės shqiptare, si me likuidime, internime, burgosje, shantazhe dhe shpėrngulje masive tė familjeve me pamundėsi kthimi etj. Kjo kohė njihet edhe si periudha e Rankoviēit, gjatė tė cilės pushteti i Beogradit pėr herė tė dytė nė mėnyrė tė organizuar detyroi tė shpėrngulen qindra mijėra shqiptarė pėr nė Turqi dhe shumė vende tjera tė Evropės.

Nga rezultati i realitetit tė ri nė Kosovė lind rezistenca - lėvizja ilegale e cila vepron me shumė vėshtirėsi. Si vazhdimėsi e kėsaj lėvizje nė vitin 1968 ndodhin demonstratat e para pas luftės nė Kosovė, ku shqiptarėt dalin me kėrkesa kombėtare duke i dhėnė njė shtytje ēėshtjes sė Kosovės. Nė kėtė vit popullit tė Kosovės i njihet e drejta pėr tė pėrdorur flamurin kombėtar, ndėrsa pas dy viteve edhe pėr tė pasur shkollimin universitar. Falė organizimit dhe sakrificave tė shumta, nė vitin 1974 me kushtetutėn e re tė RSFJ-sė Kosova fiton autonominė si pjesė konstituive e Federatės jugosllave duke pasur tė drejtėn e pėrfaqėsimit tė barabartė me kushtetutėn dhe kuvendin e vet.

Mirėpo, nuk zgjati shumė dhe shqiptarėt ripėrsėritėn kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės nė demonstratat masive nė vitin 1981, me qė rast u vranė, rrahėn, arrestuan e burgosėn qindra e mijėra qytetarė. Kjo bėri qė ēėshtja e Kosovės tė shpėrthej kornizat jugosllave dhe tė bėhet objekt i shtypit dhe mediave ndėrkombėtare tė kohės. Pas demonstratave tė vitit 1981 statusi shoqėroro-politik e juridik i shqiptarėve dhe i vet Krahinės sė Kosovės erdhi duke u minimizuar. Ky fenomen u bė edhe mė i dukshėm pas ardhjes sė Sllobodan Millosheviēit nė pushtet si president i Serbisė (1985), i cili u mbėshtet nė forcat konservatore e nacionaliste serbe dhe filloi represionin shumė tė ashpėr kundėr kėrkesave tė shqiptarėve tė Kosovės. Nė rrjedhėn e kėsaj politike nė mars tė vitit 1989 nėn gjendje tė jashtėzakonshme dhe nėn mbikėqyrjen e rreth 20 mijė ushtarėve dhe 10 mijė policėve special tė policisė federale Beogradi i heq autonominė Kosovės, duke detyruar edhe disa deputetė shqiptarė qė tė votojnė kėto ndryshime. Pra Beogradi heqjen e autonomisė e bėri nė kundėrshtim me debatin e qytetarėve dhe vullnetin e tyre politik dhe e shpalli Kosovėn pjesė tė Serbisė, duke kryer njėherėsh edhe njė varg vrasjes, arrestime e burgosje tė qytetarėve tė Kosovės. Nga kjo situatė pasuan demonstratat dhe protestat gjithėpopullore, tė cilat nuk e ndaluan establishmentin politik tė Serbisė nė krye me Millosheviēit qė mė 28 mars po tė njėjtit vit tė miratojė kushtetutėn e saj tė re aneksioniste dhe tė pretendojė se Serbia sėrish u bė njė dhe e pandarė. Me kėtė akt u rrėzuan tė gjitha strukturat institucionale, politike, ekonomike, gjyqėsore, policore, shėndetėsore e kulturore autonome tė Kosovės dhe gjithēka u vu nėn pushtetin e Beogradit.

Dhuna antikushtetuese qė ndėrmori pushteti serb ndaj strukturave autonome tė Kosovės dhe masat represive ndaj popullsisė shqiptare, e pėrkeqėsuan situatėn dhe i bėn shqiptarėt mė tė vendosur nė rrugėn drejt shkėputjes. Mė 2 korrik 1990 si pėrgjigje ndaj politikės rrėnuese tė Beogradit, deputetėt shqiptarė tė Kosovės miratuan Deklaratėn Kushtetuese pėrmes sė cilės ‘de juro’ Kosova shkėputej nga Serbia dhe linte tė hapur mundėsinė e participimit nė Federatėn apo Konfederatėn Jugosllave si element konstituiv i sė cilės ishte edhe sipas Kushtetutės sė vitit 1974.

Nuk zgjati shumė dhe Kuvendi i Serbisė mė 5 korrik nė procedurė tė parregullt dhe pa mbėshtetje kushtetuese nxori vendimin mbi suspendimin e Kuvendit dhe Qeverisė sė Kosovės dhe vendosjen e administrimit tė dhunshėm nė Kosovė. Tė njėjtėn ditė me forca policore nga ndėrtesa e Kuvendit u dėbuan tė gjithė zyrtarėt e lartė, e punonjėsit e Kuvendit dhe tė Qeverisė sė Kosovės. Po ashtu me forcė u ndėrpre emetimi i RTP-sė, gazetave e radiove. Nė ditėt qė pasuan nga puna u larguan me dhunė tė gjithė tė punėsuarit nė administratėn qendrore, numri dėrrmues i pjesėtarėve shqiptarė tė policisė, si dhe filloi largimi nga puna i tė punėsuarve nė administratėn lokale. Mė nuk kishte dyshim se Serbia po vendoste njė aparat tė okupimit klasik nė Kosovė dhe se ajo dėshironte ta sundonte atė si njė koloni tė saj.

Ndaj kėtyre masave tė dhunshme tė Serbisė faktori shqiptar duke u mbėshtetur nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė 2 korrikut 1990, Kuvendi i Republikės sė Kosovės nxori Kushtetutėn e re, mė 7 shtator 1990. Nė nenin 1 tė saj, pėrkufizohej se Republika e Kosovės ėshtė shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesėtarėve tė kombeve tė tjera dhe i pakicave kombėtare, tė shtetasve tė vetė; serbėve, muslimanėve, malazezėve, kroatėve, turqve, romėve e tė tjerėve qė jetojnė nė Kosovė.

Ndėrkohė, agresiviteti i pushtetit serb vazhdoi tė rritej, pėr rrjedhojė njė vit mė vonė mė 26-30 shtator 1991 nė Kosovė u organizua Referendumi pėr t’ia dhėnė Republikės sė Kosovės legjitimitetin e nevojshėm, mirėpo tani jo brenda Federatės Jugosllave, por si shtet sovran dhe i pavarur. Represioni i vazhdueshėm serb, por mbi tė gjitha rezistenca e shqiptarėve gjatė atyre viteve bėri qė Kosova tė bėhet shqetėsim dhe temė diskutimi nė nivelet mė tė larta ndėrkombėtare, por jo edhe tė marr pėrmasat pėr njė zgjidhje mė tė shpjet. Derisa dhuna dhe terrori i forcave tė Serbisė rritej nga viti nė vit me rrahje e burgosje tė dhjetėra qindra shqiptarėve nė mėnyrėn mė brutale, veprimtarė tė lėvizjeve ilegale qė vepronin nė Kosovė kundrejt atyre publik dhe paqėsor, filluan organizmin e grupeve tė armatosura dhe aktivitetet konkrete kundėr pjesėtarėve tė ushtrisė dhe policisė serbe.
Nė kuadėr tė kėsaj nisme nė vitin 1993 mbas mbledhjes sė organizuar nga Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) nė lagjen “Kodra e Trimave” nė Prishtinė merret vendim qė tė kalohet edhe nė pėrgatitje dhe veprime ushtarake. Ndėrsa nė mbledhjen mbajtur mė 17 nėntor 1994 ky organizim ushtarak merr emėrim dhe themelohet Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe Shtabi Qendror i UĒK-sė.

Ndėrkaq shqiptarėt e Kosovės veē patėn filluar aktivitetet e para tė luftės guerile, nė vitin 1995 ndodh Marrėveshja e Dejtonit (SHBA) dhe i jepet fund luftės nė Bosnjė, por statusi i Kosovės pėrjashtohet nga diskutimet duke irrituar shqiptarėt e Kosovės edhe mė shumė. Pas kėsaj ngjarje kundrejt terrorit tė ushtrisė dhe policisė qė bėnte ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė grupet e armatosura intensifikojnė sulmet e tyre ndaj kėtyre forcave. Pas njė sėrė sulmesh kundėr stacioneve policore, paraushtarake dhe ushtarake serbe nė Kosovė, nė vitin 1996 - Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK) paraqitet pėr herė tė parė duke marrė pėrgjegjėsinė pėr disa sulme kundėr policisė serbe dhe bashkėpunėtorėve tė pushtetit serb. Luftėn e UĒK-sė e bėnė mė popullore dhe i jep njė pėrkrahje mė tė madhe njė vit mė vonė organizimi i demonstratave studentore mė 1 Tetor tė vitit 1997, tė cilat mė vonė kthehen nė demonstrata gjithėpopullore nė mbėshtetje tė luftės ēlirimtare. Mė 26 nėntor tė vitit 1997, nė relacionin Skenderaj-Llaushė-Rezallė e Re u zhvillua pėrleshja e parė frontale e luftėtarėve tė UĒK-sė nė krye me Adem Jasharin kundėr njėsive tė motorizuara serbe. Ndėrsa dy ditė mė vonė, mė 28 nėntor, me rastin e varrimit tė mėsuesit Halit Geci, i vrarė nga forcat serbe nė fshatin Llaushė tė Skenderajt, pjesėtarėt e UĒK-sė dalin publikisht para dhjetėra mijėra shqiptarėve pjesėmarrės nė varrim. Menjėherė Qeveria e Beogradit dėrgon numėr tė madh tė ushtarėve dhe armatim tė rėnd pėr tė thyer UĒK-nė. Si rrjedhojė nė vitin 1998 fillojnė edhe luftimet e drejtpėrdrejta mes forcave serbe dhe UĒK-sė. Nė luftė inkuadrohen edhe forcat e ushtrisė tė cilat zbatojnė sulm brutal ndaj mijėra civilėve shqiptar tė cilėt me dhunė largohen nga shtėpitė e tyre dhe ndodhin vrasje tė shumta dhe masakra tė papara qė prej Luftės sė Dytė Botėrore. Mė e goditura deri kėtė kohė ishte rajoni i Drenicės, ku mijėra pjesėtarė tė forcave serbe me armatim tė madh mė 5, 6 dhe 7 mars tė vitit 1998 rrethojnė Kullėn e Familjes Jashari nė Prekaz dhe pas tri ditė qėndrese titanike bien Komandanti Legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari me mbi 50 anėtarė tė gjerė tė familjes sė tij. Rėnia heroike e Familjes Jashari bėri qė lufta pėr ēlirim e shqiptarėve tė Kosovė tė marr pėrmasa gjithėkombėtare dhe tė rritet tej mase UĒK.

Luftimet e ashpra bėnė qė Kosova tė jetė temė kryesore e bisedimeve tek autoritetet ndėrkombėtare dhe nė qershor tė vitit 1998 emisari amerikan Riēard Hollbruk takohet me kreun e Serbisė Sllobodan Millosheviēin nė Beograd dhe me komandantėt e UĒK-sė nė Kosovė pėr tė mundėsuar ndėrprerjen e luftimeve. Ngase luftimet nuk ndaluan, nė shtator NATO i jep ultimatum Millosheviēit pėr t’i ndalur sulmet nė Kosovė dhe bashkėsia ndėrkombėtare nė muajin nėntor dėrgon nė Kosovė misioni verifikues tė OSBE-sė, tė cilin e drejtonte ambasadori Viliam Voker. Gjatė kėsaj kohe sa qėndronin nė Kosovė pėrfaqėsuesit e OSBE-sė, mė 16 janar tė vitit 1999 nė fshatin Reēak tė Shtimes zbulohen trupat e 46 shqiptarėve tė masakruar njė ditė mė parė nga forcat serbe, tė cilėn ambasadori Voker e quan krim kundėr njerėzimit.

Kjo ngjarje tronditi botėn demokratike dhe nėn presionin e faktorit ndėrkombėtar, mė 6 shkurt 1999 nė Rambuje tė Francės nėn patronatin e Grupit tė Kontaktit nisin bisedimet pėr paqen ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Bisedimet nė fjalė pas njė ndėrprerje dy javėshe vazhdojnė nė Paris, ku mė 19 mars shqiptarėt nėnshkruajnė marrėveshjen, ndėrsa serbėt e refuzojnė atė dhe vėzhguesit ndėrkombėtarė nisin tė largohen nga Kosova.
Pesė ditė mė vonė shtetet e paktit tė NATO-s tė udhėhequra nga SHBA-tė marrin vendim dhe mė 24 mars nisin fushatėn e sulmeve ajrore kundėr caqeve serbe, tė cilat zgjatėn 79 ditė. Gjatė kėsaj kohe sa vazhdonin sulmet ajrore tė NATO-s dhe luftimet e UĒK-sė nė tokė, forcat serbe si hakmarrje kryejnė masakra tė shumta dhe dėbojnė nga shtėpitė e tyre 1 milionė shqiptarė pėr nė vendet fqinje.

Mirėpo, pas bisedimeve maratonike nė kufirin e Kosovės me Maqedoninė, mė 9 qershor gjeneralėt jugosllav dhe ata tė NATO-s nėnshkruajnė marrėveshjen tekniko-ushtarake nė Kumanovė pėr tėrheqjen e forcave serbe nga Kosova. Vetėm tri ditė mė vonė, mė 12 qershor edhe hyjnė trupat e NATO-s nė Kosovė. Mė 10 qershor tė vitit 1999 Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė e miraton Rezolutėn 1244 duke e themeluar UNMIK-un, institucion i cili deri mė sot ka administruar Kosovėn.

Ndėrkaq, prej mė shumė se 8 vjet tė administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė nga UNMIK-u, janė krijuar Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės, ėshtė kryer transformimi i UĒK-sė nė TMK, themelimi i SHPK-sė dhe njė varg institucionesh tjera vendore. Gjatė kėtyre viteve janė mbajtur 5 palė zgjedhje lokale dhe qendrore. Ndėrkohė qė pas njė kohe tė gjatė nėn organizimin ndėrkombėtar tė disa takimeve ashtuquajtura teknike mes Prishtinės dhe Beogradit, vetėm mė 20 shkurt tė vitit 2006 fillojnė bisedimet e hapura pėr statusin final tė Kosovės nė Vjenė. Nga kėto pėrpjekje me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar edhe nxjerrėt dokumenti i kryenegociatorit Marti Ahtisari si propozim pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, e nė tė cilin parashihet pavarėsia e mbikėqyrur. Meqė Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė dėshton pėr tė kaluar kėtė dokument dhe Serbia nuk e pranon, krerėt e institucioneve tė Kosovės nė koordinim me SHBA-tė dhe vendet e tjera perėndimore, shpallin pavarėsinė e Kosovės mė 17 shkurt 2008.
/Autori eshte redaktor ne Agjencine e Pavarur te Lajmeve Kosova Press)
Kosova Press | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com