Albatlanta

Sfidat - Dy vjet pas pavaresise
Albana Isufi
Arritjet e Kosovės nė rrafshin ndėrkombėtar nė dy vjet tė shtetėsisė sė saj janė 65 njohje, anėtarėsimi nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Sfidė e madhe shihet anėtarėsimi nė OKB. Nė rrafshin vendor, analistėt vlerėsojnė se ende nuk janė pėrmbushur pritjet.

Pėrvjetori i dytė i pavarėsisė, Kosovėn e gjen si njė shtet qė njihet nga 65 vende, si anėtare tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe tė Bankės Botėrore, por edhe si njė vend qė pėrballet me sfida, si nė rrafshin vendor, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar.

Juristėt dhe njohėsit e sė drejtės ndėrkombėtare e vlerėsojnė pavarėsinė si fakt qė nuk zhbėhet.

Megjithatė, ata nėnvizojnė se Kosova duhet ta pėrforcojė subjektivitetin ndėrkombėtar dhe ta shtrijė kontrollin nė tėrė vendin, veēanėrisht nė veri, ku kėtė kontroll e mban Serbia, pėrmes strukturave paralele tė saj.

Akademik Esat Stavileci thekson njė nga sfidat mė tė mėdha tė shtetit tė ri.

“Ne, sot, pas dy vjetėsh, kemi shtetin qė nuk e kishim, por ende nuk e kemi shtetin qė prisnim ta kishim”.

“Kosova posa ka nisur tė ecė me kėmbėt e veta, ama mbajtur pėr dore nga ndėrkombėtarėt, sepse sfidėn mė tė madhe nė kėtė periudhė e pėrbėn njė element i pakapėrcyeshėm, kur bėhet fjalė pėr shtetin dhe ai ėshtė sovraniteti i tij”, thotė Stavileci.

Pavarėsia e Kosovės vazhdon tė mbikėqyret, ndėrsa disa fuqi ekzekutive mbeten nė duar tė misioneve ndėrkombėtare.

Akademik Stavileci tėrheq vėrejtjen se funksionalizimi i shtetit kėrkon veprime, si nga vendorėt, ashtu edhe nga ndėrkombėtarėt.

“Funksionaliteti i shtetit tė Kosovės, e para do tė nėnkuptonte veshjen e Kosovės me subjektivitet tė plotė politik, juridik, kushtetues ndėrkombėtar; sė dyti, me procese tė hapura tė anėtarėsimit tė saj nė OKB, qė pėrbėjnė synimet e ēdo shteti tė ri”.

“Dhe, sė treti, me shmangien e paqartėsive tė autoriteteve, qė pėrbėn njė nga sfidat, pikėrisht me pamundėsinė e shtrirjes efektive tė pushtetit nė gjithė territorin dhe nė mėnyrė tė veēantė, zbatimin unik tė ligjit nė tė”, shprehet Stavileci.

Stavileci konsideron se nėse vazhdojnė paqartėsitė e autoriteteve, atėherė do tė prodhohen dy realitete paralele tė pranisė ndėrkombėtare, qė si pasojė do tė kenė mungesėn e koordinimit tė tyre dhe dobėsimin e funksionimit shtetėror tė Kosovės.

Njė proces ende i hapur, i cili vlerėsohet se ka shkaktuar ngecje nė njohje, ėshtė ai i ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare, Eqrem Zenelaj, vlerėson se vendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės, nuk do tė ndikojė nė statusin politik tė Kosovės.

“Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme, ndėrsa GJND-ja nuk pritet tė marrė ndonjė vendim tė prerė pėr ose kundėr”.

“Janė dy mundėsi, ashtu siē kanė propozuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė ta lėnė tė qetė Kosovėn, gjegjėsisht GJND-ja tė mos deklarohet fare dhe mendimi i dytė, mė afėrmendsh ėshtė qė tė japė njė opinion neutral, i cili do t’i kėnaqė tė dyja palėt”, thekson Zenelaj.

Megjithatė, Zenelaj thotė se Kosova duhet tė punojė mė shumė pėr tė siguruar njohje tė reja.

“Kosova duhet tė punojė mė tepėr pėr rritjen e numrit tė shteteve, tė cilat do ta njohin pavarėsinė e Kosovės”.

“Gjithashtu, duhet punuar nė plotėsimin e kritereve, qė i ka pėrcaktuar Konferenca e Kopenhagės, tė cilat edhe janė kusht pėr integrimin e Kosovės nė Unionin Evropian”, shprehet Zenelaj.

Anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian, ndėr tė tjera, kėrkon forcimin e institucioneve, si dhe tė sundimit tė ligjit. Nė kėtė kuadėr, sipas akademik Stavilecit, Kosova ēalon.

“Kosova ēalon nė procesin e qeverisjes, nė krijimin e shtetit demokratik dhe shtetit tė sė drejtės. Nė Kosovė ndihet nevoja pėr shtetin e sė drejtės, qė tė mos lė hapėsirė pėr anarki. Vetė organet e pushtetit t’u nėnshtrohen ligjeve”.

“Nė Kosovė ndihet nevoja pėr legjislacion tė formuluar mirė, tė qartė e preciz, nė mėnyrė qė normat tė jenė tė zbatueshme dhe jo abstrakte. Edhe kėtu ēalojmė, sepse si parim ėshtė marrė njė numėr i ligjeve tė vendeve tjera dhe nuk u janė pėrshtatur rrethanave tė Kosovės. Ligjet s’duhet tė jenė nė kundėrshtim me Kushtetutėn”, nėnvizon Stavileci.

Analistėt theksojnė se mungesa e zhvillimit ekonomik, rritja e varfėrisė dhe e papunėsisė, bien ndesh me pritjet e qytetarėve, tė cilėt konsideruan se pavarėsia do t’i zgjidhte tė gjitha problemet.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com