Albatlanta

Kosova u be nga qytetaret
Jakup Krasniqi
Nė prag tė Dyvjetorit tė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, qarqe tė caktuara nė Kosovė, qė kanė ende ndonjė lidhje nostalgjike mė sistemin e kaluar, nė tė cilin ēdo gjė shqiptare ishte e nėpėrkėmbur e shqiptarėt ishin mė tė pėrbuzurit nė Evropė, pėrveē pozitės sė tyre “elitare”, qė gėzonte privilegje e merrte ēmime tė ndryshme tė AVNO-it e 7 Korrikut, assesi nuk po mund ta gjejnė veten nė ndryshimet e reja pozitive, tė thella e pėrmbajtjesore, qė kanė ndodhur nė Kosovė, pas qershorit tė vitit 1999 dhe qė u formalizuan mė 17 shkurt 2008. Nuk e di, nėse kėta njerėz janė tė interesuar tė shėtisin nė hapėsirėn e Kosovės sė lirė, tė pavarur e sovrane, pėr tė parė frymėmarrjen e lirė tė njerėzve, nė shtėpi, nė rrugė, nė punė, nė shkollė, nė autobus, nė tren, nė tregje, e kudo tjetėr. Askujt nga policia e shtetit nuk i cenohet e as nuk i rrezikohet jeta familjare a individuale, pse ėshtė i njė kombi tjetėr ose pse e ka fyer a sharė qeveritarin a shtetin dhe as pse bėn propagandė tė gėnjeshtėrt ndaj vendit tė vet. Nuk e di nėse kėta njerėz i shohin ndėrtimet e shumta private e publike qė janė bėrė gjatė kėtyre viteve nė Kosovė; nuk e di nėse kanė pasur mundėsi a kanė dashur t’i shohin shkollat, ambulancat, rrugėt e shumta tė asfaltuara dhe autostradat, qė janė bėrė nė Republikėn e Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe biznesin privat, gjėra qė po e ndryshojnė cilėsinė e jetės sė qytetarit tonė nga dita nė ditė.

Shkolla tė shumta tė fshatit e tė qytetit, universitetet e fakultetet tona po gumėzhijnė si kosheret e bletėve nga fėmijėt tanė, nga rinia e studentėt, qė janė pasuria jonė, qė nuk mund tė matet e vlerėsohet me asnjė ēmim. Ēdo fshat e qytet, gjatė kėtyre viteve tė lirisė nė Kosovė, ėshtė bėrė kantier ndėrtimi e zhvillimi. Kėto tė arritura Kosova nuk i ka pėrjetuar gjatė gjithė shekullit tė kaluar, edhe atėherė kur ka pasur ndonjė zhvillim.

Nuk jam prej atyre qė nuk i shohin e i njohin vėshtirėsitė e shumta qė i kanė qytetarėt e Kosovės dhjetė vjet pas ēlirimit dhe dy vjet pas shpalljes sė Pavarėsisė. Nuk e parashoh se do tė kemi jetė idilike e male tė mbushura me “mjaltė e qumėsht”, se nuk do tė kemi pengesa e vėshtirėsi tė ndryshme, por jam i bindur se po e ndėrtojmė e do ta ndėrtojmė njė Kosovė tė lirė, sovrane e demokratike, njė Kosovė ku sundon rendi e ligji, njė Kosovė me qytetarė tė barabartė e tė dinjitetshėm. Kėto vėshtirėsi qė po i kalojmė janė, para sė gjithash e mbi tė gjitha, pasojė e pushtimit mė se 90 vjeēar serbo/jugosllav nė Kosovė. Nuk dua tė kem dhe askush nuk duhet tė ketė nė Republikėn tonė, asgjė tė pėrbashkėt me mjeranėt ose me shpirtshiturit, qė i mohojnė ndryshimet rrėnjėsore, qė kanė ndodhur pas Luftės Ēlirimtare nė Kosovė. Kėta zėra, qė fatkeqėsisht, po bashkohen me krrokatjet e korbave tė Serbisė dhe tė miqve tė saj, qė pėrpiqen me tė gjitha mjetet ta ndalin procesin e Pavarėsisė sė Kosovės. Askush nuk duhet tė jetojė me iluzionin se ndonjė udhėheqės, njeri-mesi ose institucion fantom, brenda dy vjetėve tė qeverisjes do ta bėnte Kosovėn tokė tė premtuar, parajsė pėr tė jetuar me frymėn dhe me aromėn e luleve tė xhenetit tė kohės se Ademit (Adamit).

Nė Republikėn e Kosovės, dy vjet pas Pavarėsisė, kanė ndodhur ndryshime tė shumta. Kėto ndryshime janė vepėr e brezave qė kanė punuar nė vazhdimėsi pėr liri e pavarėsi, tė brezave qė kanė kaluar mė se 600 shekuj burg, tė mėse 80 mijė tė flijuarve pėr Ēlirim (vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore), pėr jetė tė lirė e tė pavarur; janė tė mijėra dėshmorėve tė Kombit tė rėnė nė Luftėn e fundit, tė dhjetėra mija vetave, qė kanė luftuar mė armė nė dorė dhe tė qindra e mija tė tjerėve, qė i kanė mbėshtetur luftėtarėt e lirisė, duke e ndarė edhe kafshatėn e fundit me ta. Republika e Kosovės ėshtė vepėr edhe e drejtuesve tė institucioneve tė pavarura e sovrane tė shtetit tė sotshėm tė Kosovės qė, pak ditė para Pėrvjetorit tė Dytė tė Pavarėsisė, nė Vjenė morėn njė shtytje tė fuqishme nė rrugėn e shtetndėrtimit, garancinė pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės dhe njė urim shumė domethėnės nga Presidenti i SHBA-sė, zoti Barak Obama, nė mbėshtetje tė shtetit tonė. Para kėsaj mbėshtetjeje tė fuqishme ndėrkombėtare nė Vjenė nga KDN-i, duken tepėr hileqare e primitive akuzat e ndonjė nostalgjiku tė komunizmit jugosllav, se udhėheqėsit e shtetit tė Kosovės janė antievropianė. Dhe pėr kė thuhet kjo? Pėr ata qė Republikės sė Kosovės dhe qytetarėve tė saj ua hapen tė gjitha dyert e lirisė, tė zhvillimit, tė sigurisė pėr jetėn dhe tė perspektivės evropiane me vlerat e saj.

Republika e Kosovės e mbylli vitin e dytė dhe e filloi vitin e tretė tė Pavarėsisė, pos sukseseve tė shumta nė rrugėn e shtet ndėrtimit, edhe me sfida tė shumta. Po cili ėshtė ai shtet nė botė qė nuk pėrballet me sfidat e kohės? Shteti i Kosovės brenda dy vjetėsh arriti t’i ndėrtojė tė gjitha institucionet e shtetit tė pavarur, i miratoi mė se 140 ligje, bėri zgjedhje tė lira, tė vlerėsuara nga faktori i jashtėm, po e ndėrton identitetin qytetar e shtetėror, brenda e jashtė vendit. Kosovėn e kanė njohur 65 vende tė botės, ėshtė bėrė anėtare e FMN-sė dhe e BB-sė dhe se shpejti do tė bėhet edhe anėtare e Bankės Evropiane pėr Ndėrtim e Zhvillim.

Mė 17 shkurt 2008, Republika e Kosovės e kapėrceu suksesshėm sfidėn e saj kryesore, duke e hapur suksesshėm njė epokė tė re – Epokėn e Shtetit tė Pavarur, Sovran dhe Demokratik. Zėri i Kosovės, sot dėgjohet kudo. Dėgjohet nė Bruksel e nė Uashington, nė Nju Jork e nė Londėr, nė Vjenė, nė Bon e nė Paris, nė Romė e nė Ankara, nė Tokio e nė Otavė, nė Stokholm, nė Oslo e nė Helsinki; dėgjohet nė Ballkan e nė Evropė, nė Azi e nė Amerikė, nė Afrikė e nė Australi. Kudo njihet e do tė njihet shteti ynė. Kėshtu nuk ishte, vetėm para dy vjetėsh. Vetėm para dy vjetėsh, hartės sė Evropės iu shtua njė shtet i ri – Republika e Kosovės. Kjo duhet tė na ngulitet thellė nė kokat tona. Kėtė duhet tua pėrsėrisim ēdo natė pranė ekraneve televizive fėmijėve tanė.

Vitet e Pavarėsisė e kanė filluar numėrimin e tyre tė pandalshėm. Se ku do tė jemi pas njė viti, varet shumė nga energjitė tona pozitive, nga energjitė pozitive qė i kanė tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės, nga energjitė pozitive qė do t’i mbjellim tė fėmijėt tanė, nė familjet tona. Nė rrugėtim e sipėr, me mjete, me metoda e me procedura demokratike, mund dhe duhet tė ndryshojmė shumėēka. Kjo ėshtė njė fitore e madhe, qė duhet ta shfrytėzojmė. Ashtu si e shfrytėzon e gjithė bota demokratike, duhet tė dimė ta shfrytėzojmė edhe ne shqiptarėt.

Qytetarė tė Kosovės, burra e gra, politikanė, intelektualė, biznesmenė e rini, le tė na shėrbejė Dyvjetori i Pavarėsisė pėr t’i bashkuar tė gjitha energjitė e mundėsit tona pėr ta ndryshuar pozitivisht imazhin e shtetit tonė, nė Evropė e nė Botė. Nėse duam, bashkė mund ta bėjmė vendin tonė tė zhvilluar e tė pėrparuar, mund ta bėjmė edhe atė qė sot na duket e pamundshme. Po jo kėshtu, si e kemi nisur, nė prag tė Dyvjetorit tė Pavarėsisė, ku mbrojtėsit e institucioneve tė shtetit, tė rendit e tė ligjit, e shkelin ligjin mbi tė cilin janė ngritur. Kėsaj i thonė: “ta presėsh degėn mbi tė cilėn qėndron me tė dy kėmbėt!”
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com